Arrestohet polici në Kllokot, dyshohet për sulm dhe kanosje ndaj një qytetari

Arrestohet polici në Kllokot, dyshohet për sulm dhe kanosje ndaj një qytetari

Written by

in

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), incidenti ka ndodhur të premten paradite, ndërsa i dyshuari është zyrtar i Stacionit Policor në Kllokot, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e mbledhura deri më tani, dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe sulmuar qytetarin me një mjet të fortë, si pasojë e së cilës viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi: RTKLive