ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

Written by

in

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë shtatorit janë realizuar 2 mijë e 548 fluturime, që paraqet rritje prej 6.5 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Ndërkaq, numri i udhëtarëve në transportin ajror arriti në 393 mijë e 360, apo 4.9 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në transportin hekurudhor, gjatë këtij muaji janë regjistruar 7 mijë e 167 udhëtarë, që paraqet rënie prej 12.8 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025. ASK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është transportuar asnjë sasi e mallrave përmes hekurudhës.

Sa i përket telefonisë fikse, numri i përdoruesve arriti në 72 mijë e 905, me rritje prej 7.1 për qind. Megjithatë, trafiku telefonik ra për 12.2 për qind, duke arritur në 1 milion e 722 mijë e 676 minuta.

Në telefoninë mobile, numri i përdoruesve me parapagim ishte 1 milion e 646 mijë e 103, ose 2.19 për qind më pak se një vit më parë.

Ndërsa përdoruesit me kontratë arritën në 325 mijë e 120, duke shënuar rritje prej 1.18 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025.

Burimi: RTKLive