Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Written by

in

Audi zbulon superveturën me 987 kuaj fuqi, çmimi prej 700 mijë dollarësh lë pa fjalë

Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë në dispozicion edhe për tregun amerikan, por në një numër shumë të kufizuar.

Nga gjithsej 499 njësi që pritet të prodhohen në mbarë botën, vetëm 182 do të rezervohen për SHBA-në. Çmimi fillestar i këtij modeli luksoz do të jetë rreth 700 mijë dollarë.

Nuvolari do të pajiset me një motor V8 biturbo, i cili prodhon 789 kuaj fuqi, të kombinuar me tre motorë elektrikë. Në total, supervetura arrin fuqinë prej 987 kuajsh.

Performanca e saj është po aq mbresëlënëse: përshpejtimin nga 0 në 96 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale shkon deri në 350 kilometra në orë.

Modeli përfshin teknologji të frymëzuara nga Formula 1, aerodinamikë aktive dhe sistemin inteligjent Quattro, me tërheqje në të katër rrotat.

Përveç performancës, Audi ka paraparë edhe mundësi të shumta personalizimi, duke ofruar mbi 50 ngjyra të jashtme, variante të ndryshme për enterierin dhe elemente të punuara nga fibra karboni.

Porositë për Nuvolari tashmë janë hapur për një periudhë të kufizuar, ndërsa dorëzimet e para pritet të nisin në gjysmën e parë të vitit 2028.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali