Author: Momenti

  • 10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

    10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

    10 shqiptarë kapen me qëndrim të paligjshëm në Gjermani, shoferit i sekuestrohen para

    Policia gjermane ka ndaluar një furgon me 12 persona në autostradën A7, pranë qytetit Dinkelsbühl, ku gjatë kontrollit ka zbuluar se 10 udhëtarë kishin tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, ndaj shoferit shqiptar janë hapur dy procedura penale, njëra prej tyre nën dyshimin për pastrim parash.

    Kontrolli është zhvilluar natën e së dielës, më 22 nëntor, rreth orës 00:30, në kuadër të kontrolleve policore në autostradë, raporton mediumi gjerman SWP.de.

    Në furgon ndodheshin 10 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Automjeti drejtohej nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili gjatë kontrollit paraqiti patentë të kategorisë B. Megjithatë, kjo kategori nuk ishte e mjaftueshme për drejtimin e automjetit, për shkak të numrit të ulëseve.

    Gjatë verifikimit të dokumenteve, policia konstatoi se 10 nga 11 udhëtarët kishin tejkaluar afatin maksimal të lejuar të qëndrimit në zonën e Bashkimit Evropian, prej 90 ditësh.

    Për këtë arsye, ndaj tyre janë nisur procedura për qëndrim të paligjshëm në Gjermani. Secili prej tyre ka marrë një dokument përmes të cilit duhet të dëshmojë largimin nga vendi brenda një afati të shkurtër.

    Ndërkohë, edhe shoferi është përballur me pasoja ligjore. Ndaj tij është ngritur kallëzim për drejtim të automjetit pa patentën përkatëse.

    Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur atij edhe një shumë të konsiderueshme parash, për prejardhjen e së cilës 26-vjeçari nuk ka arritur të japë një shpjegim bindës.

    Në koordinim me Prokurorinë e Ansbachut, paratë janë sekuestruar, ndërsa ndaj shoferit është hapur edhe një procedurë tjetër penale, nën dyshimin për pastrim parash.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hoti viziton universitetin në Zagreb, në fokus zhvillimi i aftësive digjitale

    Hoti viziton universitetin në Zagreb, në fokus zhvillimi i aftësive digjitale

    Gjatë vizitës, ministri Hoti është njoftuar me praktikat dhe modelet e këtij institucioni në përgatitjen e kuadrove profesionale, duke u fokusuar në programet që synojnë t’i përshtatin aftësitë e kandidatëve me nevojat konkrete të kompanive dhe tregut të punës.

    Hoti ka theksuar rëndësinë e avancimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Qendrave të Aftësimit Profesional dhe Zyrave të Punësimit, përmes transformimit dhe reformimit të shërbimeve, me theks të veçantë në zhvillimet teknologjike dhe inteligjencën artificiale.

    Sipas tij, zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë ndikuar ndjeshëm edhe në marrëdhëniet në tregun e punës, duke e bërë të domosdoshëm përshtatjen e institucioneve që merren me aftësimin profesional dhe ndërmjetësimin e punësimit me kërkesat e reja të punëdhënësve.

    “Përvojat, hulumtime dhe ekspertizat e ndryshme që na u prezantuan në Universitetin “Algebra Bernays University” në Zagreb do të na ndihmojnë në hartimin e politikave të favorshme dhe frytdhënëse, me fokus në praktikat e mira në zhvillimin e aftësive digjitale, arsimin për të rritur dhe aftësimin profesional”, ka theksuar ai.

    Burimi: RTKLive

  • Kosova njihet për fustanet e nusërisë, po dhëndri ku mbetet?

    Kosova njihet për fustanet e nusërisë, po dhëndri ku mbetet?

    Ndërsa Kosova është bërë një destinacion i preferuar për përzgjedhjen e fustaneve të nusërisë, një vëmendje gjithnjë e më e madhe po i kushtohet edhe elegancës, stilit dhe individualitetit të dhëndrit.

    Çdo vit, veçanërisht gjatë muajve të verës, mijëra shqiptarë nga diaspora kthehen në Kosovë për të organizuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre: dasmën.

    Nga Zvicra, Gjermania dhe Austria, deri në vendet skandinave e më gjerë, shumë çifte zgjedhin Kosovën jo vetëm për të festuar pranë familjarëve, por edhe për të realizuar përgatitjet e ceremonisë.

    Industria e modës në Kosovë, veçanërisht ajo e fustaneve të nusërisë, ka ndërtuar ndër vite një reputacion që tejkalon kufijtë e vendit. Kreativiteti i dizajnerëve vendorë, mjeshtëria e punimit dhe mundësia e personalizimit janë ndër arsyet që tërheqin klientë nga vende të ndryshme të Evropës.

    Por, ndërsa përzgjedhja e fustanit të nusërisë shpesh fillon muaj përpara ceremonisë, një element tjetër po aq i rëndësishëm rrezikon të mbetet në plan të dytë: kostumi i dhëndrit.

    Përtej kostumit klasik: dhëndri dhe identiteti i tij

    Foto: Mr. Rex/Instagram

    Moda mashkullore nuk kufizohet më vetëm te kostumi tradicional i zi, këmisha e bardhë dhe kravata klasike. Dhëndri modern kërkon gjithnjë e më shumë një pamje që reflekton personalitetin, shijen dhe karakterin e tij.

    Një kostum dasme nuk është thjesht një veshje formale. Ai është pjesë e identitetit vizual të çiftit, e atmosferës së ceremonisë dhe e kujtimeve që do të mbeten për dekada në fotografitë familjare.

    Prerja, materiali, ngjyra dhe detajet e vogla mund të bëjnë diferencën ndërmjet një kostumi të zakonshëm dhe një veshjeje që duket sikur është krijuar pikërisht për personin që e mban.

    Në këtë kontekst, rrobaqepësia bespoke, që nënkupton krijimin e një kostumi tërësisht të personalizuar, përbën një alternativë për meshkujt që kërkojnë diçka më shumë sesa një veshje të gatshme.

    Kur kostumi bëhet një shprehje e personalitetit

    Foto: Mr. Rex/Instagram

    Edhe në Kosovë, mundësitë për personalizimin e veshjeve mashkullore po krijojnë hapësirë për një qasje tjetër ndaj përgatitjeve të dasmës.

    Një shembull i kësaj qasjeje është MR.REX, brend me seli në Prishtinë, i specializuar në kostume për meshkuj dhe rrobaqepësi bespoke, me fokus të veçantë në veshjet për dhëndrin.

    Përmes një procesi të personalizuar, klienti ka mundësinë të përzgjedhë materialin, ngjyrën, prerjen, astarin, kopsat dhe elementet e tjera që përcaktojnë karakterin e kostumit.

    Nga kostumet klasike trepjesëshe dhe smokingët elegantë, deri te kombinimet bashkëkohore me ngjyra dhe tekstura më të guximshme, çdo krijim përshtatet sipas përmasave dhe preferencave individuale.

    Edhe detajet që nuk janë gjithmonë të dukshme për të tjerët, si inicialet e personalizuara apo astarët me dizajn të veçantë, mund t’i japin veshjes një domethënie më personale.

    Në fund të fundit, eleganca nuk qëndron domosdoshmërisht te ajo që bie më shumë në sy, por te mënyra se si çdo detaj harmonizohet me personin që e vesh.

    Një udhëtim në Kosovë, dy përgatitje të rëndësishme

    Foto: Mr. Rex/Instagram

    Për çiftet nga diaspora që tashmë planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës për përzgjedhjen e fustanit të nusërisë, realizimi i kostumit të dhëndrit gjatë së njëjtës vizitë mund të jetë një zgjidhje praktike.

    Përveç kursimit të kohës në organizimin e dasmës, kjo krijon mundësinë që të dyja veshjet të harmonizohen me stilin e ceremonisë, ambientin, sezonin dhe konceptin estetik të festës.

    Një dasmë në ambient të hapur gjatë verës, për shembull, mund të kërkojë materiale më të lehta dhe ngjyra më të buta, ndërsa një ceremoni klasike në mbrëmje mund të favorizojë tonalitete më të errëta dhe prerje më formale.

    Kështu, veshja e dhëndrit bëhet pjesë e konceptit të përgjithshëm të dasmës, në vend që të trajtohet si një vendim i minutës së fundit.

    Dasma ka dy protagonistë

    Ashtu si përzgjedhja e fustanit të nusërisë, edhe krijimi i një kostumi të personalizuar kërkon kohë, planifikim dhe kujdes.

    Për kostumet bespoke, rekomandohet që përgatitjet të fillojnë disa muaj përpara ceremonisë, duke lënë kohë të mjaftueshme për konsultimet, përzgjedhjen e materialeve, punimin dhe provat përfundimtare.

    Për ata që dëshirojnë të eksplorojnë mundësitë e personalizimit të kostumit në Kosovë, më shumë informacione rreth koleksioneve dhe përvojës bespoke të MR.REX mund të gjenden në www.mrrexshop.com.

    Kosova tashmë ka dëshmuar se di t’i veshë nuset me elegancë dhe kreativitet. Ndoshta ka ardhur koha që të njëjtën vëmendje t’ia kushtojmë edhe dhëndrit.

    Sepse në një dasmë ka dy protagonistë. Dhe eleganca nuk duhet të jetë privilegj vetëm i njërit prej tyre.

  • Spalletti e quan “gjeni”, por Juventusi mund ta shesë Edon Zhegrovën

    Spalletti e quan “gjeni”, por Juventusi mund ta shesë Edon Zhegrovën

    Pavarësisht vlerësimeve të mëdha nga trajneri Luciano Spalletti, e ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të mbetet e pasigurt.

    Burimi: Dukagjini

  • ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

    ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

    ATK-ja zbulon shkelje në 85 për qind të bizneseve online, shqipton 24 gjoba

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka konstatuar parregullsi tatimore në rreth 85 për qind të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë përmes internetit dhe shërbimeve postare, pas inspektimit të rreth 60 subjekteve.

    Sipas njoftimit të ATK-së, shkeljet e evidentuara përfshijnë biznese të paregjistruara, punëtorë të padeklaruar, si dhe shitje të mallrave pa lëshimin e kuponëve fiskalë.

    Si rezultat i këtyre kontrolleve, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa për 24 raste janë shqiptuar gjoba.

    ATK-ja ka bërë të ditur se së fundmi ka intensifikuar mbikëqyrjen ndaj bizneseve që operojnë përmes platformave online, me qëllim të formalizimit të këtij sektori dhe sigurimit të respektimit të obligimeve ligjore e tatimore.

    Në njoftim theksohet se, ndonëse një numër i konsiderueshëm i bizneseve online janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të rregullt, në treg vazhdojnë të jenë të pranishme subjekte që zhvillojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme pa i përmbushur të gjitha detyrimet ligjore.

    “Përkundër numrit të konsiderueshëm të bizneseve që tashmë janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të formalizuar, tregu vazhdon të karakterizohet edhe nga subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme online, pa i përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

    Administrata Tatimore rikujton se edhe bizneset që shesin përmes internetit janë të obliguara të regjistrojnë veprimtarinë, të formalizojnë punëtorët, të deklarojnë të ardhurat dhe të përmbushin detyrimet tatimore.

    Shitja online apo shpërndarja e produkteve përmes shërbimeve postare nuk i përjashton bizneset nga këto obligime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry

    Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry

    Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry

    Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, ka dalë nga objekti i gjykatës me pranga në duar, duke tentuar ta mbulonte fytyrën nga kamerat.

    Ajo është pyetur nga gazetarët nëse ndihet fajtore për vrasjen e Arlindës, të cilën e kreu djali i saj, Albert Sylaj.

    “Nuk ndihem fajtore, dihet kush e ka kry”, është përgjigjur Nurije Sylaj.

    Ish-vjehrra e Arlindës dyshohet nga Prokuroria se ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e vrasjes, duke fotografuar dhe incizuar vazhdimisht viktimën, si dhe duke përcjellë lëvizjet e saj.

    Po ashtu, sipas dyshimeve të Prokurorisë, ajo ishte e pranishme në shtëpi gjatë kohës kur Arlinda po sulmohej me sëpatë, por nuk kishte ndërhyrë për ta ndaluar sulmin.

    Ndaj saj, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

    Burimi: Insajderi

  • Modriç mungon ndaj Olympiacosit, Jashari pritet ta zëvendësojë

    Modriç mungon ndaj Olympiacosit, Jashari pritet ta zëvendësojë

    Modriç mungon ndaj Olympiacosit, Jashari pritet ta zëvendësojë

    Luka Modriç pritet të mungojë në ndeshjen e së enjtes ndaj Olympiacosit në Europa League.
    Mesfushori kroat, i cili luajti për 90 minuta në fitoren e Milanit ndaj Frosinones, pritet të pushojë për të menaxhuar ngarkesën fizike.

    Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, trajneri Ruben Amorim ka vendosur të aktivizojë Ardon Jasharin nga minuta e parë në vend të veteranit kroat.

    Modriç pritet të rikthehet në formacion për ndeshjen e ardhshme kampionale ndaj Cagliarit./Klankosova.tv.

  • Demokratët nisin hetimet për bizneset e djalit të Trumpit

    Demokratët nisin hetimet për bizneset e djalit të Trumpit

    Demokratët në Kongresin amerikan kanë zgjeruar hetimet ndaj bizneseve dhe investimeve të Donald Trump Jr., djalit të presidentit Donald Trump, nën dyshimet se kompanitë e lidhura me fondin e tij investues kanë përfituar nga kontratat qeveritare dhe vendimet favorizuese të administratës amerikane.

    Jamie Raskin, demokrat që pritet të marrë drejtimin e Komitetit për Drejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve, u ka kërkuar disa kompanive të dorëzojnë dokumente dhe komunikime që lidhen me fondin investues 1789 Capital, ku Trump Jr. është partner.

    Në mesin e kompanive që janë vënë nën hetim janë platforma e basteve politike Polymarket, prodhuesi i cigareve elektronike Juul, shitësi online i armëve GrabAGun dhe kompania prodhuese Hadrian Automation.

    Hetimi synon të përcaktojë nëse Trump Jr. dhe partnerët e tij kanë shfrytëzuar informacione të brendshme ose ndikimin politik për të investuar në kompani që më pas kanë përfituar nga vendimet e administratës së babait të tij.

    Raskin ka vënë në pikëpyetje kohën e investimeve të fondit 1789 Capital, duke theksuar se disa prej tyre janë bërë pak para se kompanitë përkatëse të përfitonin nga vendime rregullatore ose kontrata të mëdha shtetërore, shkruan reuters.

    “Donald Trump Jr. ose ka fituar aftësi të jashtëzakonshme për të parashikuar të ardhmen, ose jemi përballë një komploti për të manipuluar politikat publike dhe tregjet në mënyrë që familja e parë amerikane të pasurohet”, ka deklaruar Raskin.

    Një prej rasteve që po shqyrtohet është investimi prej pesë milionë dollarësh në kompaninë Juul, i realizuar në mars të vitit 2025. Katër muaj më vonë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi shitjen e pesë produkteve të kompanisë, përfshirë cigaret elektronike me shije mentoli, pasi më parë kishte vendosur kufizime të rëndësishme ndaj saj.

    Në rastin e Polymarket, demokratët po shqyrtojnë investimin e 1789 Capital pas mbylljes së hetimeve federale ndaj platformës dhe miratimit të një blerjeje që i hapi rrugën rikthimit të saj në tregun amerikan.

    Ndërkohë, GrabAGun është në fokus për shkak të propozimeve të administratës Trump që synojnë lehtësimin e dërgimit të armëve drejtpërdrejt te blerësit. Kompania kishte deklaruar se mund të përfitonte nga ndryshimet e propozuara.

    Një tjetër rast është Hadrian Automation, e cila ka marrë një partneritet prej 900 milionë dollarësh me Marinën amerikane për prodhimin e pjesëve të nëndetëseve, si dhe një kontratë prej 80 milionë dollarësh për një fabrikë të prodhimit të armëve.

    Hetimi po zhvillohet në një kohë kur demokratët përgatiten të marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan në janar, pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit. Ata kanë paralajmëruar hetime më të gjera ndaj administratës Trump, përfshirë kontratat qeveritare dhe konfliktet e mundshme të interesit.

    Trump Jr. dhe drejtuesi i 1789 Capital, Omeed Malik, i kanë mohuar akuzat për parregullsi. Edhe përfaqësuesit e fondit kanë kundërshtuar pretendimet e demokratëve.

    Nga kompanitë e përfshira, Juul ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën për dokumente dhe se do të bashkëpunojë me Kongresin, ndërsa GrabAGun i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe hetimin si politik.

    Rasti ka marrë një dimension tjetër pasi presidenti Trump javën e kaluar nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u kërkon kompanive me kontrata federale të njoftojnë Shtëpinë e Bardhë para se t’i dorëzojnë Kongresit informacione dhe dokumente të caktuara.

    Megjithatë, demokratët argumentojnë se Kongresi ka të drejtë kushtetuese të mbikëqyrë administratën dhe të kërkojë dokumentacion në kuadër të hetimeve të tij. /Telegrafi/

  • Bayern Munichut po i dhemb bonusi i çmendur që mori Jamal Musiala me rinovimin e kontratës

    Bayern Munichut po i dhemb bonusi i çmendur që mori Jamal Musiala me rinovimin e kontratës

    Një bonus prej plot 22 milionë eurosh. Kjo është shuma marramendëse që Jamal Musiala ka përfituar nga Bayern Munich në momentin e rinovimit të kontratës, në shkurt të vitit 2025, duke i shtuar edhe më shumë peshë marrëveshjes së tij me gjigantin gjerman.

    Sipas raportimit të revistës gjermane “Stern”, përveç pagës vjetore prej 25 milionë eurosh bruto, Musiala ka marrë edhe një bonus besnikërie prej 22 milionë eurosh vetëm për firmosjen e kontratës së re.

    Një shumë e jashtëzakonshme, që rrallë shihet në futboll dhe që bie veçanërisht në sy te një klub si Bayern Munich, i njohur për kujdesin ndaj financave.

    Me marrëveshjen e re, shpenzimet e Bayern Munich për yllin gjerman parashikohet të kalojnë shifrën e 150 milionë eurove gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

    Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të papritur për shkak të problemeve shëndetësore të 23-vjeçarit. Shqetësimet neurologjike dhe pasiguria rreth rikthimit të tij në nivelin më të lartë kanë ngritur pikëpyetje për të ardhmen e futbollistit, ndërsa investimi i madh i klubit tashmë po shihet me një tjetër perspektivë.

    Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge kanë shprehur dëshirën që të ulen në diskutime me lojtarin për të shqyrtuar kushtet e marrëveshjes dhe mundësinë e reduktimit të shpenzimeve.

    Në kohën kur u nënshkrua kontrata, në shkurt të vitit 2025, klubi nuk mund ta parashikonte se problemet shëndetësore të Musialës do të merrnin përmasa të tilla.

    telegrafi.com

    Sipas raportimit, kontrata përmban edhe disa kushte të veçanta, përfshirë më shumë ditë pushimi për arsye shëndetësore dhe një pagë fikse me më pak varësi nga sukseset sportive të klubit. Pikërisht këto detaje, së bashku me bonusin prej 22 milionë eurosh, e bëjnë marrëveshjen e Musialës një nga investimet më të mëdha të Bayern Munich. /Telegrafi/

  • Nusja indiane befason të ftuarit në dasmën e saj, ngre shtangën prej 100 kilogramësh

    Nusja indiane befason të ftuarit në dasmën e saj, ngre shtangën prej 100 kilogramësh

    Një nuse në Indi ka tërhequr vëmendjen në dasmën e saj, duke shfaqur aftësitë e saj fizike para të ftuarve.

    Në vend të paraqitjes tradicionale, ajo vendosi të demonstronte forcën e saj, duke ngritur një shtangë me peshë prej 100 kilogramësh dhe duke bërë disa tërheqje në shufër.

    Momenti u regjistrua në video dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ku mori vëmendje të madhe. Pamjet tregojnë nusen duke realizuar ushtrimet e forcës, ndërsa të pranishmit e shikojnë me habi.

    Veprimi i saj e shndërroi një moment të zakonshëm të ceremonisë martesore në një spektakël të pazakontë, duke dëshmuar se pasioni për fitnesin mund të jetë pjesë edhe e ditës së dasmës. /Telegrafi/