Author: Momenti

  • Xhaka nuk është ende gati për rikthim në lojë

    Xhaka nuk është ende gati për rikthim në lojë

    Xhaka nuk është ende gati për rikthim në lojë

    Sunderlandi mund të jetë sërish pa kapitenin Granit Xhaka në një ndeshje të rëndësishme, pasi mesfushori shqiptar rrezikon të mos jetë i gatshëm për derbin ndaj Newcastle United, raportojnë mediat angleze.

    Përballja mes dy skuadrave është planifikuar të zhvillohet më 6 dhjetor, në stadiumin “St James’ Park”.

    Xhaka, 34-vjeçar, u lëndua më 8 nëntor në ndeshjen kundër Chelseat dhe që nga ajo kohë nuk ka arritur të rikthehet në fushë. Për shkak të këtij dëmtimi, ai mungoi edhe në ndeshjet e fundit të Zvicrës në Ligën e Kombeve.

    Kapiteni i Sunderlandit këtë edicion ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar një asistim.

    Mbetet të shihet nëse mesfushori do të arrijë të rikuperohet në kohë për njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit për Sunderlandin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • FC Prishtina blindon dy talentet e saj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti rinovojnë deri në vitin 2030

    FC Prishtina blindon dy talentet e saj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti rinovojnë deri në vitin 2030

    FC Prishtina ka vazhduar strategjinë e saj për të ruajtur dhe zhvilluar talentet e reja, duke rinovuar kontratat me dy futbollistët e rinj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës bardhekaltër deri në vitin 2030.

    Klubi kryeqytetas ka vendosur t’i shpërblejë të dy futbollistët me marrëveshje të reja, si vlerësim për potencialin, paraqitjet dhe kontributin e tyre me fanellën e Prishtinës.

    Ahmeti dhe Mehmeti konsiderohen si dy prej talenteve që mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit.

    Përveç angazhimit me skuadrën e parë, të dy janë pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës në grupmosha te U19 dhe U21.

    Vazhdimi i kontratave deri në vitin 2030 është një dëshmi e besimit që FC Prishtina ka te potenciali i tyre dhe një sinjal se klubi synon të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur edhe te futbollistët e rinj.

    Përmes këtyre rinovimeve, Prishtina siguron vazhdimësinë me dy lojtarë që përfaqësojnë një investim për të ardhmen, si në nivelin e klubit, ashtu edhe në futbollin kosovar. /Telegrafi/

  • Mësohen emrat e zyrtarëve të gjykatave dhe avokatit që ranë në pranga në operacionin e sotëm

    Mësohen emrat e zyrtarëve të gjykatave dhe avokatit që ranë në pranga në operacionin e sotëm

    Mësohen emrat e zyrtarëve të gjykatave dhe avokatit që ranë në pranga në operacionin e sotëm

    Insajderi ka mësuar emrat e dy të arrestuarve të tjerë në operacionin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili lidhet me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe ryshfet.

    Bëhet fjalë për Skender Jetishin, avokat nga Ferizaj, dhe Artan Dervishin, zyrtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    Më herët, Insajderi ka raportuar se në mesin e të arrestuarve janë edhe Emin Plakaj dhe Sulltan Mehmeti.

    Sipas Prokurorisë, katër të dyshuarit dyshohet se kanë pasur role në dy çështje: kërkimin e 10 mijë eurove për të ndikuar në një rast shpronësimi në Gjykatën e Apelit dhe ndikimin në konkursin për punësimin e një familjari në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, Plakaj dhe Skender Jetishi dyshohet se i kanë kërkuar 10 mijë euro një personi me inicialet M.S., në këmbim të ndikimit në vendimmarrjen e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit, lidhur me një kontest shpronësimi.

    Të dëmtuarit dyshohet se i është thënë se 5 mijë euro do t’i jepeshin gjyqtarit që do të merrte vendimin, ndërsa 5 mijë eurot e tjera do të ndaheshin në mënyrë të barabartë mes dy të dyshuarve, Emin Plakajt dhe Skender Jetishi.

    Në rastin tjetër, që lidhet me punësimin në gjykata, Prokuroria dyshon se Emin Plakaj dhe Artan Dervishi., në cilësinë e zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Ferizaj, së bashku me Sulltan Mehmetin, zyrtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kanë ndikuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën “Zyrtar për Shërbime” në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    Prokuroria bën të ditur se Emin Plakaj. dhe Skender Jetishi dyshohen për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe pranim të ryshfetit në sektorin privat.

    Ndërkaq, Artan Dervishi dhe Sulltan Mehmeti dyshohen për ushtrim të ndikimit.

    Prokuroria thotë se hetimet janë zhvilluar për disa muaj, ndërsa operacioni është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

    Në njoftim u bë bërë të ditur se të katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Gjermania ia ndalon hyrjen një 25 vjeçari shqiptar në vend, dyshime për mospërputhje në deklarimet e tij

    Gjermania ia ndalon hyrjen një 25 vjeçari shqiptar në vend, dyshime për mospërputhje në deklarimet e tij

    Autoritetet gjermane ia kanë refuzuar hyrjen një shtetasi 25 vjeçar nga Tirana në aeroportin e Memmingenit, pasi gjatë kontrollit kufitar janë konstatuar mospërputhje në deklarimet e tij lidhur me qëllimin e udhëtimit.

    Rasti ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor, gjatë kontrolleve të udhëtarëve në aeroportin e Memmingenit.

    Sipas policisë kufitare, i riu shqiptar kishte deklaruar se po udhëtonte drejt Gjermanisë për qëllime turistike, por shpjegimet e tij nuk përputheshin me dokumentet e paraqitura.

    Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, efektivët konstatuan kundërthënie të dukshme mes deklarimeve të tij dhe dokumentacionit, shkruan mediumi Bsaktuell.de

    Për këtë arsye, autoritetet vendosën t’ia refuzojnë hyrjen në Gjermani dhe e kthyen atë nga kishte ardhur, transmeton Telegrafi.

    Në të njëjtin aeroport, policia kufitare ndaloi edhe një shtetas 46 vjeçar nga Beogradi, i cili nuk arriti të jepte shpjegime të qarta për arsyen e udhëtimit.

    Gjatë marrjes në pyetje u shfaqën dyshime konkrete se ai synonte të punonte ilegalisht në Gjermani, ndaj edhe atij iu refuzua hyrja në vend.

    Rastet janë bërë të ditura nga Inspektorati i Policisë Kufitare në Memmingen./Telegrafi/

  • Eisenkot vendos afatin për njoftimin e presidentit për formimin e qeverisë - a do ta largojë Netanyahun nga pushteti?

    Eisenkot vendos afatin për njoftimin e presidentit për formimin e qeverisë – a do ta largojë Netanyahun nga pushteti?

    Kandidati për kryeministër të Izraelit, Gadi Eisenkot, planifikon ta njoftojë presidentin Isaac Herzog javën e ardhshme lidhur me formimin e qeverisë, raportoi të martën portali i lajmeve “Walla”.

    Sipas “Walla”-s, Eisenkot, kreu i partisë “Yashar”, synon t’i përmbyllë negociatat me partinë “Likud” të kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu, si dhe me partitë ultra-ortodokse, deri në fund të kësaj jave.

    Nëse këto bisedime dështojnë, ai planifikon të ecë përpara me një qeveri që mbështetet nga jashtë prej partive arabe dhe nuk do të kërkojë zgjatje të mandatit të tij, thuhet në raportim.

    Eisenkot nuk dha asnjë koment lidhur me këtë raportim.

    Mandati i tij fillestar 28-ditor për formimin e qeverisë skadon më 6 dhjetor dhe mund të zgjatet edhe për 14 ditë të tjera.

    Sipas Ligjit Themelor të Izraelit, njoftimi i presidentit se është formuar një qeveri nuk nënkupton marrjen automatike të detyrës nga ana e saj.

    Votëbesimi

    Kabineti i propozuar, programi i tij dhe ndarja e portofoleve ministrore duhet t’i paraqiten “Knesset”-it (parlamentit) për një votëbesim, në një seancë që mbahet brenda shtatë ditësh nga momenti kur parlamenti njoftohet për formimin e qeverisë.

    “Walla” raporton se Eisenkot është i vendosur ta largojë Netanyahun nga pushteti dhe të vazhdojë me formimin e qeverisë, edhe nëse dështojnë negociatat me “Likud”-in dhe partitë ultra-ortodokse.

    Sipas portalit, vonesa në shpalljen e qeverisë lidhet kryesisht me përpjekjet e Eisenkot-it për të përmbushur kërkesat e dy prej partnerëve të tij kryesorë.

    Ish-kryeministri Naftali Bennett këmbëngul që të shterojnë të gjitha mundësitë për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar me “Likud”-in, ndërsa kreu i partisë “Yisrael Beiteinu”, Avigdor Lieberman, dëshiron të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së partive ultra-ortodokse në koalicion.

    “Kampet e Eisenkot-it synojnë t’i përmbyllin bisedimet në të dyja drejtimet deri në fund të kësaj jave, me qëllim që ta njoftojnë presidentin – ndoshta në fillim të javës së ardhshme – se ai ka arritur të formojë një qeveri”, shkruan “Walla”.

    Qeveria e pakicës

    Axhenda mund të ndryshojë me një ose dy ditë, por tha se ky është kursi aktual që po ndiqet nga Blloku i Ndryshimit i Eiseknot, i cili kishte vendosur të mos i zgjaste negociatat pa nevojë ose të kërkonte një zgjatje nga Herzog, shtoi faqja e internetit.

    Nëse negociatat me Likud dhe partitë ultra-ortodokse dështojnë, Eisenkot synon të formojë një qeveri minoritare të përbërë nga partitë e Bllokut të Ndryshimit dhe të mbështetet në mbështetjen e jashtme nga partitë arabe në votën e besimit në Knesset, tha Walla.

    Blloku i Ndryshimit përfshin partinë Yashar të Eisenkot, partinë Together të Bennett, Yisrael Beiteinu të Lieberman dhe Demokratët e udhëhequr nga Yair Golan. Të katër partitë mbajnë 48 vende në Knessetin me 120 anëtarë.

    Lista e Përbashkët dhe Lista e Bashkuar Arabe, ose Ra’am, së bashku mbajnë 19 vende, që do të thotë se mbështetja nga ligjvënësit e tyre do t’i jepte një qeverie të udhëhequr nga Eisenkot mbështetjen e 67 anëtarëve.

    Mbështetja arabe pa koalicion

    Lidhur me premtimin e fushatës së Eisenkot për të mos u mbështetur në partitë arabe, Walla tha se ai do ta konsideronte veten se e kishte mbajtur atë angazhim për sa kohë që këto parti nuk ishin partnerë koalicioni ose anëtarë të vetë qeverisë.

    “Nëse anëtarët arabë të Knessetit zgjedhin të votojnë në favor të formimit të kësaj qeverie, Eisenkot do ta bëjë të qartë se ky është vetëm vendimi i tyre”, tha faqja e internetit.

    Partitë arabe në Knessetin e Izraelit po sinjalizojnë gatishmërinë për të mbështetur Gadi Eisenkot në zëvendësimin e Benjamin Netanyahut, duke i lejuar atij potencialisht të formojë një qeveri minoritare pa u bashkuar me koalicionin.

    Lista e Përbashkët ka treguar se do të ndihmonte në rrëzimin e qeverisë së Netanyahut, ndërsa udhëheqësi i Ra’am, Mansour Abbas ka shprehur besim se dallimet mund të kapërcehen për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

    Edhe pse partitë arabe nuk e konsiderojnë një qeveri të udhëhequr nga Eisenkot si opsionin e tyre të preferuar, ato e shohin atë si të preferueshme ndaj një qeverie tjetër Netanyahu ose zgjedhjeve të reja që mund të zgjasin mandatin e tij të përkohshëm të kryeministrit, raportoi Walla. /Telegrafi/

  • Sokolova: Zjarri nisi te dera e pasme, rrëmuja u krijua në hyrjen kryesore

    Sokolova: Zjarri nisi te dera e pasme, rrëmuja u krijua në hyrjen kryesore

    Burimi i zjarrit në diskoteken “Pulse” në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të futeshin në panikë dhe të drejtoheshin drejt hyrjes kryesore, ku ndodhi një rrëmujë, tha një punonjëse me kohë të pjesshme që ishte në turn si bariste në mbrëmjen kritike të 16 marsit.

    Dëshmitarja Anastasia Sokolova, e propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit të parë Dejan Jovanov Deko, tha sot në sallën e gjyqit në burgun “Idrizovë” në Gjykatën Themelore Penale në Shkup se kishte vënë re vetëm fikëse zjarri në diskotekën “Pulse” në sportelin e biletave.

    Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Dekos, Sokolova tha se kishte punuar me kohë të pjesshme në “Pulse” gjatë fundjavave nga viti 2022 deri në vitin 2025 dhe se në mbrëmjen kritike të 16 marsit, ajo punonte në bar, me një pagë ditore, dhe se Deko ishte përgjegjës për punën, i cili u jepte atyre urdhra dhe detyra pune.

    “Askush tjetër nuk na dha detyra përveç Dekos”, tha dëshmitarja.

    Ai theksoi se diskoteka u rinovua në vitin 2024, pas së cilës tarracat sipër barit u hoqën dhe u instaluan kabina në të majtë dhe të djathtë të skenës./Telegrafi/

  • “Unë s’e kom kry, djali e ka kry”, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt dërgohet e prangosur në gjykatë

    “Unë s’e kom kry, djali e ka kry”, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt dërgohet e prangosur në gjykatë

    “Unë s’e kom kry, djali e ka kry”, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt dërgohet e prangosur në gjykatë

    Ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, Nurije Sylaj, është dërguar e prangosur në gjykatë, pas ndalimit të saj në kuadër të hetimeve për vrasjen e 35-vjeçares në Pejë.

    E pyetur nëse ndihet fajtore për vrasjen e Arlindës, ajo ka mohuar përgjegjësinë, duke deklaruar: “Unë nuk e kom kry, djali e ka kry”.

    Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht sot për arrestimin e personave të tjerë të dyshuar në këtë rast, përfshirë ish-vjehrrën dhe kunatin e Arlindës. Sinjali ka zbuluar gjithashtu identitetet e tyre, si dhe ka raportuar për dyshimet se disa prej të arrestuarve e kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kërkuan 10 mijë euro për një rast shpronësimi, dyshohet se ndikuan edhe në punësimin e familjarëve në gjykatë- Cili ishte roli i të dyshuarve?

    Kërkuan 10 mijë euro për një rast shpronësimi, dyshohet se ndikuan edhe në punësimin e familjarëve në gjykatë- Cili ishte roli i të dyshuarve?

    Kërkuan 10 mijë euro për një rast shpronësimi, dyshohet se ndikuan edhe në punësimin e familjarëve në gjykatë- Cili ishte roli i të dyshuarve?

    Katër persona janë ndaluar për 48 orë në një operacion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe pranim të ryshfetit në sektorin privat.

    Në mesin e të ndaluarve janë Emin Plakaj dhe Sulltan Mehmeti, për të cilët Insajderi ka raportuar më herët se janë dy nga katër personat e arrestuar.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, Plakaj dhe S.J. dyshohet se i kanë kërkuar 10 mijë euro një personi me inicialet M.S., në këmbim të ndikimit në vendimmarrjen e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit, lidhur me një kontest shpronësimi.

    Të dëmtuarit dyshohet se i është thënë se 5 mijë euro do t’i jepeshin gjyqtarit që do të merrte vendimin, ndërsa 5 mijë eurot e tjera do të ndaheshin në mënyrë të barabartë mes dy të dyshuarve, Emin Plakajt dhe S.J.

    Në rastin tjetër, që lidhet me punësimin në gjykata, Prokuroria dyshon se Emin Plakaj dhe A.D., në cilësinë e zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Ferizaj, së bashku me Sulltan Mehmetin, zyrtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kanë ndikuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën “Zyrtar për Shërbime” në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e konkursit, duke u krijuar favore të padrejta kandidatëve të caktuar, në dëm të kandidatëve të tjerë. Si rezultat, në këtë pozitë dyshohet se është punësuar një familjar i Sulltan Mehmetit.

    Prokuroria bën të ditur se Emin Plakaj. dhe S.J. dyshohen për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe pranim të ryshfetit në sektorin privat.

    Ndërkaq, A.D. dhe S.M. dyshohen për ushtrim të ndikimit.

    Prokuroria thotë se hetimet janë zhvilluar për disa muaj, ndërsa operacioni është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

    Në njoftim u bë bërë të ditur se të katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore

    Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore

    Nurije Sylaj, ish-vjehrra e të ndjerës, Arlinda Zekaj, ka dal nga gjykata me pranga në duar.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

    Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

    Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor, me koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore dhe filma që vendosin në qendër trashëgiminë historike, krijimtarinë artistike dhe lidhjet mes dy vendeve.

    Programi i Javës Kombëtare 2026, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, është prezantuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja.

    Aktivitetet shtrihen në Tiranë, Prishtinë, Vlorë, Berat, Korçë, Krujë, Lezhë dhe Tropojë, ndërsa disa veprimtari përfshijnë edhe Pogradecin e Manastirin.

    Në qendër të kalendarit janë festat e 28 dhe 29 Nëntorit, por programi përfshin edhe përkujtimin e figurave historike, promovimin e letërsisë dhe prezantimin e krijimtarisë bashkëkohore.

    Më 21 nëntor, Galeria e Artit në Tiranë pret ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

    Një tjetër aktivitet është ekspozita “Kosova e Kadaresë”, e cila hapet më 24 nëntor në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe qëndron e hapur deri më 6 dhjetor.

    Ajo përfshin dorëshkrime, artikuj dhe letra nga arkivi personal i Ismail Kadaresë, kushtuar Kosovës gjatë afro gjashtë dekadave.

    Po më 24 nëntor, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” organizon ekspozitën përkujtimore “Firmëtarët e Pavarësisë mes lavdisë dhe përndjekjes”, kushtuar delegatëve të vitit 1912 që u përndoqën më vonë nga regjimi komunist.

    Festimet muzikore përfshijnë koncertin “Tradita që na bashkon”, më 27 nëntor në Sheshin Skënderbej, si dhe programin “Për ty, Atdhe”, që do të interpretohet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve më 28 nëntor në Tiranë dhe më 29 nëntor në Vlorë.

    Në program janë përfshirë edhe artistë nga Kosova. Më 30 nëntor, Kuarteti Harkor i Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë në Tiranë koncertin “Quartet in Colors”, ndërsa më 3 dhe 4 dhjetor zhvillohet festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”.

    Kinemaja zë gjithashtu një vend të rëndësishëm, me shfaqjen e filmave “Kur pranvera vonohet”, “Rojet e mjegullës” dhe “Kukumi”, si dhe dokumentarit “Shtëpia e Kombit”, që trajton mikpritjen e familjeve kosovare gjatë luftës së vitit 1999.

    Programi përfshin edhe ekspozita etnografike, aktivitete për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe nisma për promovimin e traditave shqiptare.

    Sipas Gonxhes, Java Kombëtare synon të krijojë një hapësirë shkëmbimi kulturor ku artistët dhe institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës ndajnë përvoja dhe praktika artistike, duke forcuar bashkëpunimin përmes artit.