Author: Momenti

  • Shkolla Digjitale fiton çmimin “Biznesi më Përkrahës i Vitit”

    Shkolla Digjitale fiton çmimin “Biznesi më Përkrahës i Vitit”

    Shkolla Digjitale u vlerësua për nismën përmes së cilës solli edukimin falas për inteligjencën artificiale te mbi 30 mijë nxënës dhe 700 mësimdhënës të shkollave publike të Prishtinës.

    Shkolla Digjitale u shpall fituese e çmimit “Biznesi më Përkrahës i Vitit” më 24 nëntor, në ceremoninë e Çmimeve të Vullnetarizmit 2026, të organizuar nga TOKA, Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim.

    Çmimin bashkëthemeluesit të Shkollës Digjitale, Darsej Rizaj, ia dorëzoi Alexis Hupin, zëvendësudhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Në fjalimin e tij, Hupin veçoi bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës, përmes të cilit Shkolla Digjitale solli edukimin për inteligjencën artificiale drejtpërdrejt në klasat e shkollave publike.

    Përmes këtij programi, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë mësuan se si funksionon inteligjenca artificiale dhe si ta përdorin atë në mënyrë të përgjegjshme. Nisma përfshiu edhe trajnime falas për mësimdhënësit.

    Në realizimin e programit u angazhuan 16 instruktorë dhe nëntë vullnetarë. Hupin theksoi se vullnetarët fituan përvojë praktike në mësimdhënie, ndërsa tre prej tyre u punësuan më pas me kohë të plotë në Shkollën Digjitale.

    “BE-ja është krenare që mbështet nisma që krijojnë mundësi për të rinjtë dhe ndihmojnë në ndërtimin e një Kosove më gjithëpërfshirëse, vendi i së cilës është në BE”, tha Hupin, sipas një publikimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

    E themeluar në Prishtinë në vitin 2015, Shkolla Digjitale ofron programe të edukimit teknologjik për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 8 deri në 18 vjeç. Ajo përditëson rregullisht kurrikulën në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe i përfshin risitë në projektet që nxënësit realizojnë gjatë procesit mësimor.

    Përmes bashkëpunimeve me institucionet publike, Shkolla Digjitale synon të vazhdojë të mbështesë komunitetin me nisma që zgjerojnë qasjen në edukimin teknologjik.

    Një fragment nga fjalimi i Alexis Hupin dhe momenti i pranimit të çmimit mund të ndiqen në videon nga ceremonia.

  • Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi gjatë fluturimit stërvitor, nisin operacionet e kërkim-shpëtimit

    Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi gjatë fluturimit stërvitor, nisin operacionet e kërkim-shpëtimit

    Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi gjatë fluturimit stërvitor, nisin operacionet e kërkim-shpëtimit

    Një helikopter ushtarak i tipit AS-532 Cougar është rrëzuar pasditen e së martës në provincën e Eskisehirit, në Turqi, teksa po kryente një fluturim stërvitor.

    Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë lokalizuar rrënojat e helikopterit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Në zonë janë angazhuar disa ekipe emergjence dhe shpëtimi.

    Sipas njoftimit të ministrisë, helikopteri i Forcave Ajrore Turke ishte ngritur nga Eskisehiri për të zhvilluar një fluturim stërvitor, por është rrëzuar gjatë këtij operacioni.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione për gjendjen e personave që ndodheshin në bord, ndërsa as shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit nuk janë bërë të ditura.

    AS-532 Cougar është helikopter ushtarak me dy motorë, i cili përdoret për transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe misionet e kërkim-shpëtimit. Në varësi të kushteve të fluturimit, ai mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht.

    Ky është aksidenti i dytë me një helikopter ushtarak në Turqi brenda pak javësh. Më 12 nëntor, një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën e Malatyas, ku humbën jetën katër ushtarë.

    Shkaku i atij aksidenti ende nuk është përcaktuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Th

    Burimi: Sinjali

  • Në pritjen e ambasadorit Malaj, Haradinaj flet për rëndësinë e 28 Nëntor

    Në pritjen e ambasadorit Malaj, Haradinaj flet për rëndësinë e 28 Nëntor

    Në pritjen e ambasadorit Malaj, Haradinaj flet për rëndësinë e 28 Nëntor

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në prag të shënimit të 114 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se në këtë pritje u përkujtua akti sublim i shpalljes së Pavarësisë që i dha jetë shtetit shqiptar të lirë e sovran.

    Haradinaj, e përmend rëndësinë e datës 28 Nëntor, duke e lidhur me ngjarje historike të shqiptarëve, si Pavarësinë e Shqipërisë, daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1997, si dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

    “28 Nëntori si kryefestë e shqiptarëve që nga viti 1443, për të vazhduar më 28 nëntor 1912 me aktin shpalljes së pavarësisë e deri tek 28 nëntori i 1997 me daljen e parë publike të UÇK-së, dhe njëkohësisht ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari, është emocioni më sublim i çdo shqiptari”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund të postimit, ai ka theksuar se shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë bashkë gjithmonë në përpjekjet për të drejtat e tyre.

  • A e dini se sa është buxheti shtetëror i Arabisë Saudite?

    A e dini se sa është buxheti shtetëror i Arabisë Saudite?

    Arabia Saudite miratoi të martën buxhetin e saj shtetëror për vitin 2027, duke parashikuar shpenzime prej 1.392 trilionë SR (371.2 miliardë dollarë) dhe të ardhura prej 1.202 trilionë SR (320.4 miliardë dollarë), me qeverinë që ruan angazhimin e saj ndaj projekteve të zhvillimit dhe diversifikimit ekonomik.

    Buxheti parashikon një deficit prej 190.56 miliardë SR (50.8 miliardë dollarë), ekuivalent me 3.6 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB), nga rreth 245 miliardë SR, ose 4.9 për qind të PBB-së, të vlerësuar në vitin 2026.

    Buxheti u miratua në një mbledhje të kabinetit në Riad të kryesuar nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit.

    Princi i Kurorës u drejtua ministrave dhe zyrtarëve qeveritarë që të intensifikojnë përpjekjet për të zbatuar programe zhvillimi dhe sociale, duke përdorur në mënyrë efektive burimet kombëtare për të çuar përpara zhvillimin e mbretërisë dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj.

    Ai theksoi qëndrueshmërinë e ekonomisë saudite gjatë gjithë vitit 2026, duke ia atribuar aftësinë e saj për të përballuar sfidat ekonomike dhe gjeopolitike themeleve të forta, politikave fiskale fleksibile, planifikimit afatgjatë dhe investimeve të qëndrueshme në infrastrukturë dhe logjistikë.

    Princi Mohammed tha se buxheti i vitit 2027 është pjesë e një strategjie fiskale afatgjatë të hartuar për të balancuar rritjen e qëndrueshme ekonomike, prioritetet e zhvillimit kombëtar dhe stabilitetin e financave publike, duke siguruar financim të vazhdueshëm për projekte me përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe sociale.

    Ai theksoi se përmirësimi i efektivitetit të programeve të mbrojtjes sociale, drejtimi i ndihmës financiare drejt atyre që kanë më shumë nevojë dhe rritja e standardeve të jetesës mbeten qendrore për politikat fiskale dhe ekonomike të mbretërisë.

    Ministria e Financave e Arabisë Saudite pret që PBB-ja reale të rritet me 10,9 për qind në vitin 2027, pas një tkurrjeje të parashikuar prej 2,1 për qind në vitin 2026, e mbështetur nga rimëkëmbja e prodhimit të naftës dhe zgjerimi i vazhdueshëm i aktiviteteve ekonomike jo-naftë.

    Borxhi publik parashikohet të arrijë në 1,923 trilionë rialë sauditë (SR) deri në fund të vitit 2027, që është e barabartë me 35,9 për qind të PBB-së, krahasuar me një nivel të vlerësuar prej 34,5 për qind në fund të vitit 2026.

    Rezervat qeveritare, të mbajtura në Bankën Qendrore Saudite, pritet të mbeten në nivelin e përafërt prej 399 miliardë rialësh sauditë (SR) deri në fund të vitit 2027. /Telegrafi/

  • Vitia takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

    Vitia takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

    Gjatë takimit, ministri Vitia prezantoi prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua trajnimit të profesionistëve shëndetësorë dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore në Kosovë, shkruan Telegrafi.

    Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen ndërmjet organizatës gjermane GIZ dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), e cila parasheh mbështetje gjermane për modernizimin e sistemit shëndetësor të vendit.

    Në fund të takimit, Vitia falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite./Telegrafi/

  • Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, katër persona ishin në bord

    Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, katër persona ishin në bord

    Një helikopter ushtarak i Forcave Ajrore të Turqisë, i tipit AS-532, është rrëzuar të martën në provincën e Eskişehirit, gjatë një fluturimi stërvitor.

    Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, e cila ka bërë të ditur se helikopteri ishte ngritur nga Eskişehiri për të zhvilluar një ushtrim stërvitor.

    Sipas njoftimit zyrtar, ekipet kanë arritur të lokalizojnë rrënojat e helikopterit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

    Deri në informacionet e bëra publike në njoftimin fillestar, nuk janë dhënë detaje të plota për shkakun e aksidentit apo gjendjen e katër personave që ndodheshin në bord.

    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lagjes Yörükakçayır, në distriktin Tepebaşı të provincës së Eskişehirit.

    Pas marrjes së informacionit për rrëzimin e një mjeti ajror, në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shumta të xhandarmërisë, policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente.

    Autoritetet turke ende nuk kanë bërë të ditur se sa persona ndodheshin në helikopter dhe nëse ka viktima apo të lënduar. Po ashtu, nuk është konfirmuar nëse aksidenti ka ndodhur menjëherë pas ngritjes apo gjatë fazës tjetër të fluturimit.

    Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë ende informacione për shkaqet e rrëzimit. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga ndonjë problem teknik, gabim gjatë fluturimit apo faktorë të tjerë. /Telegrafi/

  • PLD: Të drejtat e punonjësve të kulturës nuk duhet të jenë subjekt i llogaritjeve politike, Qeveria duhet të hapë një dialog social

    PLD: Të drejtat e punonjësve të kulturës nuk duhet të jenë subjekt i llogaritjeve politike, Qeveria duhet të hapë një dialog social

    Partia Liberale Demokratike (PLD) shprehu shqetësim serioz për pasigurinë që rrethon Marrëveshjen Kolektive për Kulturën dhe pasojat e mundshme që shfuqizimi ose anulimi i saj përfundimtar do të kishte mbi të drejtat e punës së punonjësve në institucionet kulturore, njoftojnë nga PLD.

    Prandaj, ata kujtojnë se pas 15 vitesh luftë sindikale, punonjësit e kulturës në vitin 2020 fituan një Marrëveshje Kolektive që përmirësoi të drejtat dhe kushtet e tyre të punës, duke theksuar se pas gjashtë vitesh zbatimi të saj të vazhdueshëm, këto të drejta nuk duhet të bëhen objekt i llogaritjeve institucionale dhe politike.

    Nga PLD thonë se Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të vlerësojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve, por veprimet e saj duhet të jenë transparente, të arsyetuara dhe të lira nga çdo ndikim i jashtëm. Në të njëjtën kohë, PLD thotë se Qeveria nuk duhet ta zhvendosë përgjegjësinë mbi institucionet gjyqësore, por duhet të tregojë përgjegjësi dhe të respektojë detyrimet e saj ndaj punëtorëve.

    “Ne besojmë se mbrojtja e dinjitetit të punës, e drejta për kompensim adekuat dhe negociatat kolektive janë vlerat themelore të një shoqërie moderne demokratike dhe evropiane. Institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të paanshme, dhe qeveria duhet të hapë një dialog real social me sindikatat, në vend që të ofrojë zgjidhje të përkohshme që nuk i adresojnë të drejtat tashmë të fituara anëtarëve të PD-së”, tha Boban./Telegrafi/

  • Sonte zgjidhet Miss Universe e re, agjencitë e basteve i shohin përfaqësueset e Kubës dhe Kilit si favorite

    Sonte zgjidhet Miss Universe e re, agjencitë e basteve i shohin përfaqësueset e Kubës dhe Kilit si favorite

    Miss Universe e re do të zgjidhet sonte në Porto Riko. 116 konkurrente po garojnë për kurorën dhe, sipas agjencive të basteve dhe ekspertëve të konkurseve të bukurisë, përfaqësueset nga Kuba, Kili, Porto Riko dhe Filipinet kanë shanset më të mira.

    Finalja e përzgjedhjes së 75-vjetorit do të mbahet në Coliseo de Puerto Rico Jose Miguel Agrelot në San Juan. Sipas orarit të raportuar nga mediat latino-amerikane, ajo do të fillojë në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës lokale, ose në orën 1 të mëngjesit të mërkurën, sipas kohës boshnjake.

    Shfaqja do të prezantohet nga prezantuesi amerikan Mario Lopez dhe Miss Universe 2022 R’Bonney Gabriel, ndërsa kurorën do t’ia dorëzojë pasardhëses fituesja e vitit të kaluar, Fatima Bosch nga Meksika. Sipas American TV Insider, këtë vit po garojnë përfaqësues nga 116 vende dhe territore.

    Garuesit garuan me kostume kombëtare të shtunën dhe në raundin paraprak të dielën para finales. Ishin kostumet ato që shkaktuan një sërë diskutimesh në mediat sociale këtë vit, nga përfaqësuesi izraelit deri te përfaqësuesi libanez.

    Agjentët e basteve nuk mund ta dallojnë Kubën nga Kili

    Sipas kuotave të publikuara nga faqja britanike e krahasimit të basteve OLBG, favoritët kryesorë janë Mia Dio e Kubës dhe Domingo Lopez i Kilit, të dy me 5/2. Pas tyre është prezantuesja Jennifer Barreto me 3/1, e ndjekur nga Bea Millan-Windorski e Filipineve (7/2).

    Shanset janë 4/1 për Melissa Nunez të Republikës Dominikane, Maria Lopez të Kolumbisë dhe Clara Vegas të Venezuelës. Kuba nuk e ka fituar kurrë titullin e Miss Universe, Kili fitoi kurorën e saj të vetme në vitin 1987, Porto Riko ka pesë dhe Filipinet kanë katër.

    Eksperti i konkurseve të bukurisë në Venezuelë, Osmel Sousa, i cili quhet “perandori i bukurisë”, në një bisedë me gazetarin Rodner Figueroa veçoi pesë të preferuarat. Lista e tij përfshin Vegas, Millan-Windorski, përfaqësuesen franceze Garance Authie, përfaqësuesen e Zelandës së Re Georgia Waddington dhe Barreto.

    Siç raporton portorikanja El Nuevo Dia, Sousa tha se një nga të pestat do të jetë Miss Universe. /Telegrafi/

  • Ardian Hoxha dhuron 250 mijë dollarë për Fondacionin Rotary dhe themelon Fondin e Përhershëm “Remzi Hoxha”

    Ardian Hoxha dhuron 250 mijë dollarë për Fondacionin Rotary dhe themelon Fondin e Përhershëm “Remzi Hoxha”

    Ardian Hoxha dhuron 250,000 dollarë për Fondacionin Rotary dhe themelon Fondin e Përhershëm “Remzi Hoxha”

    Filantropi dhe ndërmarrësi Ardian Hoxha ka zotuar 250 mijë dollarë për Fondacionin Rotary, duke u bërë anëtari i dytë i Arch Klumph Society në Distriktin 2485, Shqipëri dhe Kosovë.

    Një pjesë e donacionit do të krijojë një fond të përhershëm në emër të babait të tij, Remzi Hoxha.

    Një zotim prej 250 mijë dollarësh për Fondacionin Rotary e ka bërë Ardian Hoxha, ndërmarrës dhe filantrop, si dhe një nga themeluesit e Rotary Club Prishtina. Me këtë kontribut, Hoxha bëhet anëtari i dytë i Arch Klumph Society në Distriktin 2485 të Rotary-t, që përfshin Kosovën dhe Shqipërinë.

    Zotimi u nënshkrua më 21 nëntor, gjatë Darkës Gala të Samitit të Fondacionit Rotary për Zonën 21, të mbajtur në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, në praninë e drejtuesve të Rotary International, Fondacionit Rotary, Guvernatores së Distriktit 2485, Florentina Dushi, dhe rotarianëve nga Kosova, Shqipëria e rajoni.

    Një pjesë e donacionit do të përdoret për themelimin e Fondit të Përhershëm Remzi Hoxha, në kujtim të babait të tij. Fondi do të investohet nga Fondacioni Rotary, ndërsa të ardhurat e tij do të mbështesin çdo vit projekte të Rotary-t në Distriktin 2485 dhe në mbarë botën.

    Pjesa tjetër e donacionit do t’i dedikohet Fondit Vjetor të Fondacionit Rotary, duke kontribuar në financimin e projekteve të klubeve në Kosovë dhe Shqipëri, në fusha si arsimi, të rinjtë, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik.

    “Babai im nuk dha kurrë vetëm. Gjithmonë ftonte të tjerët të jepnin bashkë me të, dhe ata e ndiqnin. Ky fond do të japë në emrin e tij, çdo vit, për sa kohë të ekzistojë Rotary”, tha Hoxha gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

    Ai u bëri thirrje edhe ndërmarrësve dhe rotarianëve në Kosovë e Shqipëri që t’i bashkohen nismave filantropike, duke theksuar se madhësia e distriktit nuk duhet të kufizojë ambiciet e tij.

    “Jemi një distrikt i ri, por nuk kemi pse të mendojmë si të vegjël. Ftoj çdo ndërmarrës dhe çdo rotarian në Kosovë dhe Shqipëri të na bashkohet”, u shpreh ai.

    Guvernatorja e Distriktit 2485, Florentina Dushi, e cilësoi zotimin si një arritje të rëndësishme për Rotary-n në Kosovë dhe Shqipëri, veçanërisht duke pasur parasysh se distrikti është themeluar vetëm para dy vitesh.

    “Vetëm dy vjet pas themelimit, Distrikti 2485 ka tashmë dy anëtarë të Arch Klumph Society. Kjo është një arritje historike për Rotary-n në Kosovë dhe Shqipëri. Dhurata e Ardian Hoxhës do të forcojë kapacitetin e klubeve tona për të shërbyer në komunitet për shumë vite me radhë dhe do të frymëzojë një kulturë të re të dhënies në distriktin tonë”, tha Dushi.

    Arch Klumph Society është niveli më i lartë i njohjes për donatorët e Fondacionit Rotary, që u dedikohet individëve të cilët kanë kontribuar me të paktën 250 mijë dollarë gjatë jetës së tyre. Anëtarësimi është i përhershëm dhe ndahet me bashkëshorten, ndërsa portretet dhe biografitë e anëtarëve vendosen në galerinë e kësaj shoqërie në selinë e Rotary International në Evanston, SHBA.

    Ardian Hoxha është anëtar i Rotary-t që nga viti 2004. Ai është themelues dhe Kryetar i Bordit të American School of Kosova (ASK), President i ReHox Group dhe Keiretsu Forum Southeast Europe, si dhe Konsull Nderi i Letonisë në Kosovë. Aktiviteti i tij filantropik zhvillohet edhe përmes Fondacionit Remzi Hoxha.

    Fondacioni Rotary mbështet projekte humanitare në mbarë botën, në fushat e paqes, shëndetësisë, ujit, arsimit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe në përpjekjet globale për çrrënjosjen e poliomielitit./Katror.info/

  • “Shkatërruesja e sheqerit”, bima tropikale që mund të frenojë dëshirën për ëmbëlsira

    “Shkatërruesja e sheqerit”, bima tropikale që mund të frenojë dëshirën për ëmbëlsira

    “Shkatërruesja e sheqerit”, bima tropikale që mund të frenojë dëshirën për ëmbëlsira

    Një bimë tropikale, e përdorur prej mijëra vjetësh në mjekësinë tradicionale indiane, mund të ndihmojë në kontrollin e dëshirës për sheqer dhe konsumimin e ëmbëlsirave. Bëhet fjalë për Gymnema sylvestre, e njohur në Indi si “gurmar”, që përkthehet “shkatërruesja e sheqerit”, shkruan The New York Post.

    Studimet e fundit sugjerojnë se ekstrakti i kësaj bime mund të zvogëlojë dëshirën për çokollatë dhe produkte të tjera të ëmbla. Në njërin prej studimeve, pjesëmarrësit konsumuan 21 për qind më pak çokollatë vetëm 15 minuta pasi përdorën një mente që përmbante katër miligramë ekstrakt të bimës.

    Efekti ishte edhe më i theksuar te personat që kishin dëshirë të madhe për ëmbëlsira. Ata raportuan se çokollata u dukej më pak e shijshme dhe se kishin më pak dëshirë për të vazhduar konsumimin e saj.

    Rezultate të ngjashme u vunë re edhe në një studim tjetër, i cili zgjati dy javë. Pjesëmarrësit me prirje për konsum të lartë të sheqerit, të cilët përdorën disa mente me ekstrakt të kësaj bime gjatë ditës, raportuan ulje të dëshirës për ushqime të ëmbla.

    Si ndikon kjo bimë në perceptimin e shijes?

    Efekti i Gymnema sylvestre lidhet me përbërësit e saj aktivë, të njohur si acide gjimnemike. Këto substanca ndikojnë te receptorët e shijes në gjuhë, duke dobësuar përkohësisht perceptimin e shijes së ëmbël.

    Kur ekstrakti merret para konsumimit të ushqimeve me sheqer, ai mund ta bëjë çokollatën, karamelet dhe ëmbëlsirat më pak tërheqëse. Kjo mund të ndihmojë në kontrollimin e dëshirës për sheqer dhe në zvogëlimin e sasisë së ushqimit të konsumuar.

    Studiuesit po shqyrtojnë edhe ndikimin në nivelin e sheqerit në gjak

    Përveç ndikimit në dëshirën për ëmbëlsira, studiuesit po analizojnë edhe efektet e mundshme të kësaj bime në kontrollin e glukozës në gjak.

    Disa studime sugjerojnë se acidet gjimnemike mund të pengojnë përthithjen e sheqerit në zorrë, duke ndihmuar në uljen e nivelit të glukozës pas vakteve. Po ashtu, të dhënat paraprake tregojnë se ekstrakti mund të ndikojë në prodhimin e insulinës nga pankreasi dhe të ndihmojë funksionimin e qelizave që e prodhojnë këtë hormon.

    Megjithatë, provat shkencore deri më tani nuk janë të mjaftueshme që Gymnema sylvestre të rekomandohet si trajtim i pavarur për diabetin.

    Disa kërkime kanë shqyrtuar edhe ndikimin e mundshëm të kësaj bime në nivelin e yndyrave në gjak. Në një studim me persona me mbipeshë të moderuar, përdorimi i ekstraktit u shoqërua me ulje prej 20 për qind të triglicerideve, rënie prej 19 për qind të kolesterolit LDL, të njohur si yndyra e dëmshme, si dhe rritje prej 22 për qind të kolesterolit HDL, që konsiderohet yndyrë e shëndetshme.

    Megjithëse këto rezultate janë premtuese, studiuesit theksojnë se nevojiten studime më të mëdha për të konfirmuar përfitimet e mundshme të bimës.

    Përdorimi i saj mund të ketë edhe rreziqe

    Pavarësisht se është produkt natyral, ekstrakti i Gymnema sylvestre nuk është pa rreziqe. Ai mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe, nëse përdoret njëkohësisht me barna për diabetin, mund të shkaktojë hipoglicemi, pra rënie të tepruar të glukozës.

    Për këtë arsye, personat me diabet ose ata që përdorin barna për kontrollin e sheqerit në gjak duhet të konsultohen me mjekun përpara se të përdorin këtë ekstrakt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali