Author: Momenti

  • Sela: Gojën e kanë plot respektim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa punojnë orë e çast për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Sela: Gojën e kanë plot respektim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa punojnë orë e çast për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Kryetari i Lidhjes Shqiptare (LSH), Ziadin Sela ka akuzuar politikanët shqiptarë në qeveri se po punojnë për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    Ai tha se disa politikanë e kanë gojën plot respektim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa punojnë orë e çast për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke keqpërdorur edhe Komisionin e Venecias.

    “Dhe me lojëra konceptesh politike, të cilët gojën e kanë plot respektim Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërkohë punojnë orë e çast, siç është partia kryesore që qeveris dhe udhëheq sot koalicionin OBRM-PDUKM-ja, duke çmontuar Marrëveshjen e Ohrit nëpërmjet gjoja ligjeve që i sjell.

    Natyrisht që duhet të zëjë vend të rëndësishëm në kuadër të këtij raport-progresi keqpërdorimi i Komisionit të Venedikut, për të kapur vetëm një fjalë, një fjali nga ajo që thuhet në këtë raport, dhe për të hedhur për tokë gjithçka tjetër te ky raport.

    Natyrisht që është shqetësuese dhe nuk duhet ta lejojmë, dhe duhet të jetë edhe në raport-progres që po keqpërdoret Komisioni Venecian si arbitrazh, duke ju bërë arbitrazh Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Sela./Telegrafi/

  • Ekskluzive: Kur u pajisje me leje për armën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen Rrahman Hoti?

    Ekskluzive: Kur u pajisje me leje për armën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen Rrahman Hoti?

    Ekskluzive: Kur u pajisje me leje për armën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen Rrahman Hoti?

    Por, arma me të cilën dyshohet se e kreu vrasjen Hoti, ishte armë me leje e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Krejt kjo përkundër se Hoti kishte të kaluar kriminale.

    Hoti ishte shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij në shtetin e Zvicër dhe ishte dënuar me 19 vjet burgim.

    Burime të emisionit hulumtues DOSJA kanë thënë se Hotit i ishte ndërprerë vuajtja e dënimit me burgim në korrik të vitit 2024, dhe ishte dëbuar në Kosovë duke iu ndaluar hyrja në Zvicër deri në vitin 2039.

    Një vit pasi ishte dëbuar nga Zvicra, Hoti në vitin 2025 kishte aplikuar për tu pajisur me leje për armë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Në mars të vitit 2026 Ministria e Punëve të Brendshme i kishte lëshuar lejen për armë.

    Ndërsa në muajin korrik ai e kishte tërhequr lejen fizikisht.

    Kësisoj, katër muaj pasi kishte tërhequr fizikisht lejen e armës, Hoti dyshohet se kreu vrasjen e rëndë në parkingun e qendrës tregtare në Suharekë, në prezencë të bashkëshortes dhe fëmijës të mitur të viktimës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nisin ndryshimet në përfaqësitë diplomatike, katër kandidatë në pritje të dekretimit për ambasadorë

    Nisin ndryshimet në përfaqësitë diplomatike, katër kandidatë në pritje të dekretimit për ambasadorë

    Ministria e Punëve të Jashtme ka vazhduar me propozimet për zëvendësimin e ambasadorëve të Kosovës. Nga të propozuarit, siç merr vesh televizioni, deri tani vetëm ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica është dekretuar nga presidentja për ambasador të Japonisë. Të tjerat kandidatura, po ashtu shumica të lidhura me VV-në, janë në pritke. Sipas ligjit, partia në pushtet ka të drejtë emërimi të një numri të caktuar diplomatësh politikë.

    Burimi: Dukagjini

  • Helikopteri ushtarak turk rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor, humbin jetën 5 anëtarë të ekuipazhit

    Helikopteri ushtarak turk rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor, humbin jetën 5 anëtarë të ekuipazhit

    Helikopteri ushtarak turk rrëzohet gjatë fluturimit stërvitor, humbin jetën 5 anëtarë të ekuipazhit

    Një helikopter i Forcave Ajrore Turke u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Turqinë perëndimore të martën në mbrëmje, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

    Ky ishte aksidenti i dytë me helikopter që goditi Forcat e Armatosura Turke brenda dy javësh, raporton Agjencia Ndwrkombwtare e lajmeve The Associ AS-532 Cougar u rrëzua pasi u ngrit nga Eskisehir, shtëpia e Komandës së Parë Kryesore të Bazës së Avionëve të Forcës Ajrore.

    “Një helikopter i tipit AS-532 që i përket forcave tona ajrore, i cili u ngrit nga Eskisehiri për qëllime trajnimi, është rrëzuar,” tha ministria në një deklaratë.

    “Mbetjet e helikopterit janë arritur dhe operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë.”

    Ministria më vonë konfirmoi viktimat, duke thënë: “Pesë nga shokët tanë heroikë të armëve që shërbenin në helikopterin e forcave ajrore që u rrëzua … janë martirizuar.” Pamjet mediatike treguan ekipet e emergjencës në vendin e aksidentit pranë Yorukakcayir, një fshat rreth 15 kilometra (9 milje) në perëndim të qendrës së qytetit Eskisehir.

    Trupi i helikopterit që tymoste dukej se ishte shkatërruar kryesisht. Cougar është një helikopter me dy motorë, shumëfunksional, i përdorur gjerësisht nga ushtritë në mbarë botën. Më 12 nëntor, një avion ushtarak Sikorsky S-70 u rrëzua pranë Malatyas në jug të Turqisë, duke vrarë katër anëtarë të ekuipazhit./Klankosova.tv

  • "Na jena asi që s’dina me bo bukë", Zoja ironizon pas përplasjes me Editën (VIDEO)

    “Na jena asi që s’dina me bo bukë”, Zoja ironizon pas përplasjes me Editën (VIDEO)

    "Na jena asi që s’dina me bo bukë", Zoja ironizon pas përplasjes me Editën (VIDEO)

    Gjatë ditës së sotme, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka pasur debate mes Zojës dhe Editës, kryesisht rreth përgatitjes së bukës.

    Edita, teksa po gatuante me petë, përdori ironi duke thënë se banorët e tjerë, përfshirë edhe Zojën, do t’i presë dhe përcjellë me radhë.

    “Kam me ju rënë me radhë, prite e përcjellë, ty specifikisht”, u shpreh Edita ndaj Zojës.

    Debati mes tyre vazhdoi, ku Zoja akuzohej nga Edita se nuk di të gatuajë, ndërsa kjo e fundit iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk ia kushtëzon askujt nëse duhet të hajë apo jo, transmeton Klankosova.tv.

    Zoja foli me ironi, duke iu drejtuar kamerës:

    “Na jena asi që s’dina me bo bukë, se s’kemi ditë prej së pari që kena hi… Du mu mësu me qitë pite, nana jem, du mu mësu me qitë pite, pite, Mamasita…”

    Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

  • Të paktën 24 të lënduar pas shpërthimit të bombës në Kolumbinë qendrore

    Të paktën 24 të lënduar pas shpërthimit të bombës në Kolumbinë qendrore

    Të paktën 24 të lënduar pas shpërthimit të bombës në Kolumbinë qendrore

    Të paktën 24 persona raportohet se janë lënduar pas shpërthimit të një veture bombë në Villavicencio, në pjesën qendrore të Kolumbisë.

    Shpërthimi ka dëmtuar edhe një pjesë të një baze rajonale qeveritare, si dhe disa ndërtesa përreth.

    Kryetari i qytetit të Villavicencios, Alexander Baquero, ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të motoçikletave në disa nga rrugët kryesore të qytetit, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

    Ndërkaq, presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka mbërritur në qytetin ku ndodhi ngjarja rreth orës 9:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Ai pritet të mbajë një mbledhje për të diskutuar çështjet e sigurisë, si dhe të vizitojë vendin e shpërthimit.

    “Narkoterrorizmi është në dëshpërim, sepse po përballemi me të me vendosmëri”, shkroi de la Espriella në një postim në rrjetet sociale.

    “Ai synon të na frikësojë dhe të na detyrojë të tërhiqemi, në mënyrë që të ndjekë një tjetër proces të rremë paqeje”, u shpreh ai. /Klankosova.tv

  • U shtir si viktimë dhe kërkoi para për protezën e syrit, por kur u zbulua, nisi me kërcënime (VIDEO)

    U shtir si viktimë dhe kërkoi para për protezën e syrit, por kur u zbulua, nisi me kërcënime (VIDEO)

    U shtir si viktimë dhe kërkoi para për protezën e syrit, por kur u zbulua, nisi me kërcënime (VIDEO)

    Një kërkesë për ndihmë financiare prej 3 mijë eurosh, e bërë publikisht nga Kushtrim Dervishi për ndërrimin e protezës së syrit, përfundoi me një sërë paqartësish, kundërthëniesh dhe përplasjesh me redaksinë e KIKS Kosova.

    Gjithçka nisi me një telefonatë të tij në emisionin “Hallakamë” në radion Klan FM, ku Dervishi, duke u prezantuar si invalid civil i luftës dhe person me humbje të shikimit në të dy sytë, kërkoi ndihmë financiare për një trajtim që pretendonte se duhej ta realizonte në Beograd.

    Ai deklaroi se ndërrimi i protezës kushtonte rreth 6 mijë euro dhe se i mungonin edhe 3 mijë euro për ta plotësuar shumën për operacionin që Kushtrimi ptretendonte se do të kryhej me 13 tetor. Pas publikimit të historisë në KIKS Kosova, qytetarët reaguan duke ofruar ndihmë financiare, ushqime dhe veshmbathje për familjen e tij.

    Nga kontributet e mbledhura në terren u siguruan 510 euro, ndërsa një çift pensionistësh nga Livoqi i Gjilanit, që jeton në Zvicër, dhuroi edhe 3 mijë euro. Kështu, shuma e përgjithshme arriti në 3 mijë e 510 euro.

    Paratë u siguruan me qëllim që të përdoreshin për trajtimin e syrit të Dervishit. Megjithatë, pikëpyetjet nisën kur redaksia kontaktoi me personin që ai e kishte përmendur si ndërmjetësues për trajtimin në Beograd, doktor Kastriot Dedën.

    Ky i fundit sqaroi se nuk kishte kontaktuar me mjekun serb për ndonjë trajtim të ri dhe se nga aspekti shëndetësor nuk merrej me rastin e Dervishit që nga viti 2013. Ai deklaroi gjithashtu se protezën e fundit ia kishte siguruar në atë kohë, kur ajo kishte kushtuar rreth 630 deri në 700 euro.

    Kjo ngriti pikëpyetje për koston prej 6 mijë eurosh që kishte përmendur Dervishi, por edhe për pretendimin se trajtimi ishte planifikuar në Beograd. Për më tepër, nuk ekzistonte një datë e konfirmuar për ndërhyrjen.

    Për të mos lejuar që paratë e donatorëve të përdoreshin për një qëllim tjetër nga ai për të cilin ishin dhuruar pasi ishte kërkesë e vet tyre, KIKS Kosova nisi të kërkonte alternativa për trajtimin e tij. Redaksia kontaktoi specialistë në Shqipëri dhe një qendër të specializuar për proteza okulare në Turqi, e cila më 18 tetor shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar Dervishin me një protezë të personalizuar.

    Më 26 tetor, qendra turke konfirmoi se procedurat mund të realizoheshin edhe në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut, përmes klinikave me të cilat bashkëpunonte. Për të vazhduar procesin, kërkoi raporte mjekësore, dokumente dhe fotografi të syrit.

    Por, sipas komunikimeve të redaksisë, Dervishi nuk i dërgonte dokumentet e kërkuara dhe njëkohësisht insistonte që t’i dorëzoheshin paratë.

    Të gjitha detajet rreth këtij rasti i kuptoni përmes kronikave të realizuara nga Kiks Kosova:

  • Disa të plagosur, automjete të shkatërruara dhe rrënoja – pasojat e shpërthimit të makinës bombë në Kolumbi

    Disa të plagosur, automjete të shkatërruara dhe rrënoja – pasojat e shpërthimit të makinës bombë në Kolumbi

    Autoritetet njoftuan se të paktën 24 persona mbetën të plagosur pasi një makinë bombë shpërtheu të hënën në Villavicencio, në Kolumbinë qendrore.

    Shpërthimi dëmtoi selinë e qeverisë rajonale, si dhe ndërtesat fqinje.

    Pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin grumbuj rrënojash pranë automjeteve të shkatërruara, si dhe një krater të madh në rrugë.

    Sulmi, për të cilin deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi asnjë grup, ndodh në një kohë kur vendi amerikano-jugor po përballet me një valë dhune.

    Alexander Baquero, kryetari i bashkisë së Villavicencio-s – qytet që shërben edhe si kryeqendër e departamentit Meta – ka vendosur një ndalim të përkohshëm të qarkullimit të motoçikletave në disa rrugë kryesore të qytetit.

    Në zonë është dislokuar gjithashtu Brigada e Shtatë e ushtrisë kolumbiane.

    Si zyra e kryetarit të bashkisë, ashtu edhe qeveria rajonale, ofrojnë një shpërblim deri në 150 milionë peso kolumbiane (rreth 38,000 euro) për informacione që çojnë te autorët përgjegjës.

    Presidenti kolumbian, Abelardo de la Espriella, mbërriti në Villavicencio të martën, rreth orës 09:00 me orën lokale, për të zhvilluar një takim mbi sigurinë dhe për të vizituar vendin e shpërthimit.

    Në një reagim të mëvonshëm, ai theksoi se “nuk do të tërhiqet dhe nuk do të negociojë me kriminelët”. /Telegrafi/

  • Worcesteri në SHBA ngre flamurin kuqezi në nder të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

    Worcesteri në SHBA ngre flamurin kuqezi në nder të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

    Qyteti i Worcesterit në shtetin e Massachusettsit, në SHBA, do të ngrejë flamurin shqiptar para ndërtesës së Bashkisë, në shenjë nderimi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Ceremonia është organizuar më 24 nëntor nga të rinjtë e Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, ndërsa në aktivitet pritet të marrin pjesë kryetari i qytetit, Joe Petty, sekretari i Bashkisë, Niko Vangjeli, si dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak.

    Programi përfshin ngritjen e flamurit kuqezi para Bashkisë në orën 18:00 në Amerikë, shoqëruar me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare.

    Grupi i valltarëve ValleTona do të prezantojë vallet shqiptare, ndërsa vëllezërit Delia do të interpretojnë këngë tradicionale folklorike

    Në aktivitet do të ketë gjithashtu recitime poezish dhe intonimin e himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan First Ballkan Media.

    Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, në orën 18:30, programi do të vazhdojë brenda ndërtesës së Bashkisë, ku përfaqësuesit e komunitetit shqiptar do t’i drejtohen Këshillit Bashkiak.

    Aktiviteti shënon 114 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, dhe nderon gjithashtu historinë e flamurit shqiptar dhe figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, transmeton Telegrafi.

    Ngritja e flamurit kuqezi në një institucion të rëndësishëm të qytetit përbën një tjetër dëshmi të pranisë dhe kontributit të komunitetit shqiptar në jetën shoqërore e kulturore të Shteteve të Bashkuara./Telegrafi/

  • Komandanti Hoxha: Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë i Policisë çuan në arrestimin e të dyshuarit

    Komandanti Hoxha: Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë i Policisë çuan në arrestimin e të dyshuarit

    Komandanti Hoxha: Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë i Policisë çuan në arrestimin e të dyshuarit

    Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Safet Hoxha, tregon se identifikimi i të dyshuarit është bërë falë bashkëpunimi të qytetarëve, ndërsa arrestimi i tij nga patrulla policore e stacionit është bërë një orë pasi ishte njoftuar policia për ngjarjen.

    “Identifikimi i të dyshuarit është bërë fal qytetarëve, të cilët shfrytëzojë rastin me i falenderu se e kanë fotografu edhe të dyshuarin edhe veturën që për neve e kanë kryer një punë të madhe realisht edhe u kanë shumë lehtë me vepru, sepse neve veprimet e para hetimore i bajmë për me identifiku të dyshuarin dhe atë punë neve na kanë kry qytetarët. Brenda 1 ore saktë në ora 13:10 minuta është lokalizu, në ora 13:14 është arrestuar i dyshuari”.

    Burime të emisionit DOSJA kanë bërë të ditur se fillimisht Hoti ishte larguar në drejtim të panjohur.

    Megjithatë, gjatë largimit, ai ishte vërejtur nga patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, zyrtarët e së cilës e kishin urdhëruar të ndalonte.

    Por, i njëjti kishte tentuar të ikte në drejtim të fshatit të tij, Samadrexhë.

    Me qëllim të shmangies së ndjekjes dhe arrestimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari ishte futur me veturën e tij në oborrin e një shtëpie.

    Megjithatë, pavarësisht rrezikshmërisë së lartë të situatës, zyrtarët policorë të patrullës së Stacionit Policor në Suharekë kishin arritur ta lokalizonin të dyshuarin.

    Nën drejtimin e armëve dhe përmes komandave verbale, ata kishin arritur që me sukses t’ia sekuestronin armën dhe ta arrestonin.

    “Në raste të randa neve edhe këto ndaljet e arrestimet për rrezikshmëri të lartë kur janë neve përdorim taktika të llojit të tillë që është për rrezikshmëri të lartë. Nuk ka pas mundësi me rezistu sepse njësia që ka reaguar ka qenë me tre persona, janë detyru ata me i drejtu armët tek i dyshuari i kanë dhënë komanda të qarta verbale, që mos me lëviz mos me bë diçka që e kish rreziku sigurinë e policëve dhe ai ju ka bind urdhrave, policët ja kanë hek armën prej trupit se e kanë pyt ku e ki armën, e ka pas në trup policët ia kanë hek armën prej trupit dhe e kanë arrestu”.

    Si rezultat i plagëve të marra nga të shtënat e armës së zjarrit, viktima S.D kishte ndërruar jetë.

    Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet ndaj Rrahman Hotit në drejtim të veprës penale “vrasje e rëndë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali