Author: Momenti

  • ​“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    ​“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prishtinë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale për parandalimin e vrasjes së grave.

    Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Përmes kësaj proteste, RrGK kërkon ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, krijimin e mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimin e buxhetit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

    Organizata ka theksuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënimet, përndjekja, kontrolli dhe forma të tjera të dhunës, duke kërkuar që institucionet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë.

    Ndër kërkesat e tjera janë zbatimi i plotë i legjislacionit, koordinimi më i mirë ndërinstitucional, vlerësimi i rrezikut dhe llogaridhënia e institucioneve përgjegjëse.

    Sipas RrGK-së, përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk duhet të bjerë mbi gratë që kërkojnë ndihmë, por mbi institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë ato.

    Organizata ka theksuar se deklaratat dhe premtimet pas çdo vrasjeje nuk janë të mjaftueshme, duke kërkuar ndryshime konkrete ligjore dhe institucionale.

    Protesta organizohet më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

    Ndryshe, Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

  • Ish-gjenerali rus: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet

    Ish-gjenerali rus: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet

    Rusia mund të shpërbëhet brenda dy vjetësh si pasojë e luftës kundër Ukrainës dhe kostove gjithnjë e më të mëdha që po rëndojnë mbi vendin.

    Kështu vlerëson gjenerali rus në pension, Leonid Ivashov, i cili paralajmëron se vazhdimi i konfliktit mund ta çojë shtetin rus drejt një krize ekzistenciale.

    Në një intervistë për mediat britanike, Ivashov tha se dëmet e shkaktuara nga lufta janë të jashtëzakonshme dhe se barra ekonomike dhe njerëzore po bëhet gjithnjë e më e rëndë për qytetarët rusë.

    Ai parashikon se Rusia mund të shpërbëhet deri në vitin 2027 ose 2028, nëse nuk ndërmerren masa urgjente për ndryshimin e kursit politik, raportojnë mediat.

    “Gjithçka po shkon sipas planit, por jo sipas planit rus. Dëmet që ka shkaktuar lufta janë të jashtëzakonshme. Përfundimi im është se Rusisë do t’i vijë fundi në vitin 2027 ose 2028. Ajo do të shpërbëhet”, deklaroi gjenerali.

    Ivashov, 83 vjeç, i cili më herët ka shërbyer në strukturat ushtarake ruse dhe ka drejtuar Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, bëri thirrje për një ndryshim paqësor të pushtetit në Moskë.

    Ai vlerësoi se presidentit Vladimir Putin duhet t’i ofrohet një mundësi për t’u larguar nga pushteti pa dhunë, duke paralajmëruar se një kryengritje do të kishte pasoja të rënda.

    Si shenjë të dobësimit të mbështetjes për Kremlinin, gjenerali përmendi edhe zhdukjen graduale të simbolit “Z”, i cili është përdorur për të shprehur përkrahjen ndaj pushtimit të Ukrainës.

    Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë se Moska nuk e ka nisur luftën, por vetëm po përpiqet t’i japë fund asaj.

    Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një adresim para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, paralajmëroi se nuk ka arsye të besohet se Rusia do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj fqinjëve në të ardhmen e afërt.

    “Gjithçka tjetër në 100 vjetët e fundit të historisë ruse është karakterizuar nga kërcënimet”, deklaroi Zelensky.

    Sipas të dhënave të mediumit të pavarur rus Mediazona, deri më tani është konfirmuar vdekja e të paktën 285.881 ushtarëve rusë në luftën kundër Ukrainës.

    Parashikimi i Ivashovit mbetet një vlerësim personal dhe nuk përbën një konstatim të konfirmuar për të ardhmen e Rusisë. /Telegrafi/

  • Albin Prapashtica shkëlqen ndaj Dritës, shënon gol dhe asiston në humbjen 4:3 të Feronikelit

    Albin Prapashtica shkëlqen ndaj Dritës, shënon gol dhe asiston në humbjen 4:3 të Feronikelit

    Albin Prapashtica po kalon një periudhë shumë të mirë të formës, ndërsa këtë e dëshmoi edhe në përballjen ndaj Dritës, ku ishte protagonist kryesor te Feronikeli, pavarësisht humbjes dramatike me rezultat 4:3.

    Burimi: Dukagjini

  • A e dinin MPB dhe Policia e Kosovës se Rrahman Hoti e kishte vrarë bashkëshorten në Zvicër?

    A e dinin MPB dhe Policia e Kosovës se Rrahman Hoti e kishte vrarë bashkëshorten në Zvicër?

    A e dinin MPB dhe Policia e Kosovës se Rrahman Hoti e kishte vrarë bashkëshorten në Zvicër?

    ILECU është zyrë ndërlidhëse me shtetet e tjera në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila ndër të tjera, bën verifikimin e personave të cilët aplikojnë për t’u pajisur me leje për armë.

    DOSJA ka tentuar të marrë përgjigje nga Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në MPB, Mensur Hoti, nëse zyra e ILECU në kuadër të Policisë së Kosovës kishte kryer verifikimin ndërkombëtar dhe i kishte njoftuar se i njëjti ishte dëbuar nga Zvicra, pas vuajtjes së një pjese të dënimit për vrasjen e bashkëshortes.

    Mirëpo, Hoti përmes telefonit ka thënë se verifikimit nga ILECU i nënshtrohet cdo aplikues pa përjashtim.

    “Gazetarja: Një pyetje deshta shkurt të lutem zotëri Hoti, verifikim a keni pas prej ILECU-së lidhur me këtë personin që dyshohet se e kreu vrasjen në Suharekë?

    Hoti: Po dëgjo na të përgjigjemi, po secili rast i nënshtrohet edhe qëtij verifikimi pa përjashtim.

    Gazetarja: A bëhet verifikimi edhe në shtetin ku ka jetu?

    Hoti: Jo, sa e di unë jo po te shohim si procedurë të lutna mos me merr për fjale, se nuk e di saktë a po e di në rastin konkret a ka shku tutje a jo, po jau kthejmë përgjigjen”.

    Megjithatë, i pyetur se a do duhej t’i bëhej verifikimi ndërkombëtar nga ILECU Hotit duke qenë se ka jetuar në Zvicër dhe jo në Kosovë, drejtori i Departamentit për Siguri Publike thotë se i di detyrat e ILECU-së, mirëpo kërkon që këtë përgjigje ta ofrojë me shkrim.

    Mirëpo, përkundër premtimit për të ofruar përgjigje me shkrim, kjo nuk u ofrua nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në realizimin e këtij emisioni.

    Dosja ka tentuar të marrë këtë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.

    Por përveç në verfikim, burime të emisionit DOSJA kanë bërë të ditur se, lidhur me Hotin, zyrtarët policorë, përmes raporteve inteligjente, e kishin njoftuar institucionin se ai kishte qenë i dëbuar nga Zvicra për shkak të vrasjes së bashkëshortes së tij.

    Mirëpo, Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse këto informacione ishin trajtuar nga institucioni.

    “Bazuar në ligjet e aplikueshme, respektivisht duke iu referuar Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të dhënave personale, iu bëjmë me dije se të dhënat e personave fizik janë të mbrojtura me ligj dhe ato mund t’u ofrohen vetëm organeve të drejtësisë, personit fizik apo të autorizuarit të tij. Sa i përket qeshtjes se armeve ju mund ti referoheni autoriteteve kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

    Por rasti i 18 nëntorit, nuk është rasti i izoluar në komunën e Suharekës.

    Në vitin 2023 ishin regjistruar 19 raste kur ishin përdorur armët e zjarrit, dhe nga to 4 armë kishin qenë me leje.

    Në vitin 2024 nga 19 raste, 5 armë kishin qenë me leje.

    Në vitin 2025 nga 27 raste, 7 armë kishin qenë me leje.

    Ndërsa, aktualisht mbi 4 mijë qytetarë të Suharekës janë të pajisur me armë me leje.

    “Si rast fatkeqësisht nuk është rast i izoluar. Neve vitin e kaluar i kemi nxjerr në statistika, mbi 25 përqind të incidenteve me armë, na ka dalë që janë armë me leje. Kështu që konsideroj edhe ky rast fatkeqësisht nuk është rast i izolum, prej personave me leje dhe janë përdorur për vepra të ndryshme penale”, ka thënë komandanti Hoxha.

    Situatë më e mirë nuk qëndron as në qytetet e tjera të këtij rajoni.

    Në stacionin policor në Prizren të dhënat tregojnë se në vitin 2023 nga 75 raste, në 6 prej tyre ishin përdorur 6 armë me leje.

    Në vitin 2024, nga 62 raste, në 6 raste ishin përdorur 13 armë me leje.

    Në vitin 2025, nga 78 raste, në 10 prej tyre ishin përdorur 11 armë me leje.

    Në Stacionin Policor Veri në Prizren në vitin 2023 nga 14 raste ishin sekuestruar 17 armë zjarri pistoleta dhe pushkë, prej tyre 2 armë me leje.

    Në vitin 2024, nga 15 raste ishin sekuestruar 18 armë zjarri, prej tyre 6 me leje.

    Ndërsa në vitin 2025 nga 24 armë të sekuestruara në 18 raste, 5 prej tyre rezultuan të kenë qenë më leje nga ministria.

    Nga kjo rezulton se nga 59 armë të sekuestruara në tre vjet, 22 përqind e tyre ishin armë me leje nga ky stacion.

    Mirëpo, me këtë problematik nuk përballet vetëm regjioni i Prizrenit.

    Madje, në disa raste problematika institucionale qëndron edhe më e thellë, pasi institucionet nuk i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat ligjor për tua revokuar lejet dhe larguar armët nga duart qytetarëve të cilët veçse i kanë përdorur ato për të kryer vepra penale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Sterilizimi i të miturave mes ligjit dhe jurisprudencës fetare

    Sterilizimi i të miturave mes ligjit dhe jurisprudencës fetare

    Sterilizimi i të miturave mes ligjit dhe jurisprudencës fetare

    Kur një vajzë nën moshën 18-vjeçare nuk mund të martohet pa lejen e gjykatës, si mund të parashihet me ligj që ajo të sterilizohet dhe të humbasë mundësinë për t’u bërë nënë?

    Autor: Zyhdi Hajzeri – Jurist dhe Imam

    Një projektligj që prek shëndetin riprodhues, familjen dhe mundësinë për të pasur fëmijë nuk mund të trajtohet si një çështje e zakonshme administrative. Ai lidhet drejtpërdrejt me jetën dhe dinjitetin e njeriut, me të ardhmen e familjes dhe me të drejtat që një person i bart gjatë gjithë jetës. Për këtë arsye, Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor kërkon shqyrtim serioz juridik, mjekësor dhe shoqëror. Nuk mjafton të diskutohet vetëm si një rregullim i shërbimeve shëndetësore. Duhet të shihet edhe nëse zgjidhjet që propozon janë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtat themelore të njeriut.

    Kundërshtimi im nuk ka të bëjë me informimin për shëndetin riprodhues dhe as me kujdesin shëndetësor për gratë. Përkundrazi, shteti ka detyrim të kujdeset për shëndetin e gruas, nënës dhe fëmijës. Shqetësimi lind kur sterilizimi përfshihet në të njëjtën kategori me metodat e zakonshme të planifikimit familjar. Kjo nuk është një ndërhyrje e zakonshme, sepse mund të sjellë humbjen e përhershme të aftësisë për të pasur fëmijë. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme kur projektligji e parashikon një mundësi të tillë edhe për vajzat nën moshën 18-vjeçare.

    Çfarë nënkupton planifikimi familjar në këtë projektligj? Neni 8 mban titullin “Planifikimi i familjes”. Në paragrafin e parë përcaktohet e drejta e individëve dhe çifteve për informim, këshillim, edukim shëndetësor dhe zgjedhje të lirë të metodave të planifikimit familjar. Kjo pjesë është e kuptueshme dhe nuk paraqet ndonjë problem në vetvete. Çdo individ dhe çdo çift duhet të kenë mundësi të informohen, të marrin këshilla mjekësore dhe të vendosin me përgjegjësi për kohën dhe numrin e fëmijëve.

    Mirëpo, në paragrafin 11 të të njëjtit nen, projektligji përcakton: “Sterilizimi artificial është metodë për planifikim familjar dhe kryhet me kërkesë individuale me shkrim dhe pas vlerësimit mjekësor.”

    Pikërisht këtu qëndron problemi. Planifikimi familjar dhe sterilizimi nuk janë e njëjta gjë. Planifikimi familjar përfshin informimin, këshillimin dhe përdorimin e metodave të ndryshme për të planifikuar shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve. Sterilizimi, ndërkaq, është ndërhyrje mjekësore që synon të ndërpresë aftësinë riprodhuese. Në dallim nga metodat e përkohshme të kontracepsionit, ai mund të ketë pasoja të përhershme dhe t’ia pamundësojë një personi të bëhet prind në të ardhmen. Për këtë arsye, është e nevojshme të sqarohet pse projektligji e vendos sterilizimin në të njëjtën kategori me metodat e tjera të planifikimit familjar, pa e trajtuar veçmas natyrën dhe pasojat e tij.

    Një tjetër çështje që kërkon vëmendje është neni 3, ku janë paraqitur përkufizimet e termave të përdorur në projektligj. Në këtë nen nuk gjendet një përkufizim i qartë i sterilizimit. Nuk sqarohet nëse bëhet fjalë për sterilizim të përhershëm, cilat metoda përfshihen, çfarë pasojash mund të ketë ndërhyrja dhe në cilat raste mund të rikthehet aftësia riprodhuese. Mungojnë edhe kufijtë dhe kushtet që duhet të plotësohen për një ndërhyrje të tillë. Kjo nuk është një mangësi e thjeshtë teknike. Kur një ligj përdor një term që lidhet drejtpërdrejt me integritetin fizik dhe të ardhmen riprodhuese të njeriut, ai duhet ta përcaktojë qartë kuptimin dhe përmbajtjen e tij. Përndryshe, krijohet pasiguri juridike dhe hapësirë për interpretime të ndryshme në zbatimin e ligjit.

    Pas këtyre paqartësive, shtrohet një pyetje edhe më e rëndësishme: si mund të parashihet sterilizimi i një vajze të mitur? Pika 8 e nenit 8 është njëra nga dispozitat që kërkon shqyrtimin më të kujdesshëm. Sipas saj, vajzat nën moshën 18-vjeçare mund të sterilizohen me lejen e Komisionit për Vlerësim Mjekësor, nëse shtatzënia mund ta rrezikojë shëndetin e tyre ose nëse fëmija i ardhshëm mund të ketë pasoja shëndetësore në zhvillim. Kjo dispozitë nuk duhet të kalojë pa u analizuar me kujdes. Ajo duhet të kuptohet jo vetëm nga juristët dhe mjekët, por edhe nga qytetarët, sepse pasojat e saj mund të prekin jetën e një vajze për shumë vite.

    Bëhet fjalë për një vajzë që ligji e konsideron fëmijë, ndërsa projektligji parashikon mundësinë që ajo t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje që mund t’ia kufizojë përgjithmonë aftësinë për të pasur fëmijë. Këtu lindin disa pyetje që nuk mund të lihen pa përgjigje. Kush e vlerëson rrezikun? Cilat janë kriteret mjekësore që duhet të plotësohen? A duhet të shqyrtohen më parë mundësitë e tjera të trajtimit? Dhe, mbi të gjitha, a është vërtet e domosdoshme që një vajze t’i ndërpritet aftësia riprodhuese, kur mund të ekzistojë një zgjidhje tjetër mjekësore?

    Për mendimin tim, projektligji duhet ta përcaktojë shumë më qartë se në cilat rrethana mund të merret në konsideratë një ndërhyrje e tillë te një e mitur. Sterilizimi nuk duhet të lejohet si metodë e zakonshme e planifikimit familjar. Çdo përjashtim duhet të lidhet me një domosdoshmëri të vërtetë mjekësore, me rrezik serioz për jetën ose shëndetin e vajzës dhe me mungesën e alternativave të tjera më pak ndërhyrëse. Vetëm leja e Komisionit për Vlerësim Mjekësor nuk mjafton. Komisioni mund ta vlerësojë gjendjen shëndetësore, por vendimmarrja duhet të garantojë edhe respektimin e dinjitetit, integritetit fizik dhe interesit më të mirë të fëmijës.

    Martesa nën moshën 18-vjeçare dhe sterilizimi i të miturave janë dy çështje që, ndonëse kanë natyrë të ndryshme juridike, ngrenë një shqetësim të përbashkët për mënyrën se si mbrohen të drejtat e të miturve. Ligji për Familjen i Kosovës, nr. 2004/32, në nenin 16, përcakton se martesa lidhet pasi personi të ketë mbushur 18 vjet. Megjithatë, paragrafi 2 i këtij neni parasheh një përjashtim: gjykata mund t’ia lejojë martesën personit që ka mbushur 16 vjet, nëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme dhe vërtetohet pjekuria e nevojshme fizike dhe psikike. Pra, martesa para moshës 18-vjeçare nuk lejohet automatikisht. Ajo kërkon vendim të gjykatës dhe vlerësim të rrethanave konkrete.

    Këtë rregullim duhet ta krahasojmë edhe me atë që parasheh pika 8 e nenit 8 të projektligjit. Për martesën e një personi të mitur, ligji kërkon vlerësimin e gjykatës dhe shqyrtimin e rrethanave konkrete, përfshirë pjekurinë e të miturit dhe mendimin e personave përgjegjës për mbrojtjen e tij. Ndërsa në rastin e sterilizimit të një vajze nën moshën 18-vjeçare, projektligji përmend lejen e Komisionit për Vlerësim Mjekësor. Kjo ngre një çështje serioze: pse për një vendim që lidhet me martesën parashihen procedura të posaçme mbrojtëse, ndërsa për një ndërhyrje që mund të ketë pasoja të përhershme në aftësinë riprodhuese të vajzës nuk përcaktohen po aq qartë të gjitha garancitë ligjore?

    Natyrisht, martesa dhe sterilizimi nuk janë e njëjta gjë dhe nuk duhet të trajtohen si të tilla. Megjithatë, sterilizimi prek drejtpërdrejt aftësinë riprodhuese dhe mund të ketë pasoja që zgjasin gjatë gjithë jetës. Pikërisht për këtë arsye, ligjvënësi duhet të tregojë kujdes edhe më të madh kur parashikon një ndërhyrje të tillë për një të mitur. Një vajzë që ligji e konsideron fëmijë duhet të ketë mbrojtje të posaçme para se të merret një vendim që mund t’ia ndryshojë përgjithmonë të ardhmen riprodhuese. Nuk do të ishte e arsyeshme që për martesën të kërkohen procedura të qarta mbrojtëse, ndërsa për një ndërhyrje me pasoja kaq të rënda të mos përcaktohen garanci po aq të forta.

    Një tjetër pyetje që lind nga formulimi i kësaj dispozite është: a mund të konsiderohet sterilizimi zgjidhje për një shtatzëni që paraqet rrezik për shëndetin e vajzës?

    Pika 8 e nenit 8 e lidh mundësinë e sterilizimit me rrezikun që shtatzënia mund t’i paraqesë shëndetit të vajzës. Por këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm. Nëse një vajzë është tashmë shtatzënë dhe vazhdimi i shtatzënisë rrezikon jetën ose shëndetin e saj, kemi të bëjmë me një gjendje konkrete mjekësore. Për këto raste ekziston Ligji nr. 03/L-110 për Ndërprerjen e Shtatzënisë. Neni 15 i tij rregullon ndërprerjen e shtatzënisë për arsye mjekësore, kur vazhdimi i saj ose lindja e fëmijës paraqet rrezik për jetën apo shëndetin e gruas, në kushtet dhe sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

    Pra, ligji tashmë e rregullon mënyrën e trajtimit të rasteve kur një shtatzëni paraqet rrezik mjekësor. Për këtë arsye, duhet të sqarohet pse sterilizimi paraqitet si zgjidhje për një rrezik që lidhet me shtatzëninë. Sterilizimi nuk e trajton një shtatzëni ekzistuese. Ai ndikon në aftësinë e personit për të mbetur shtatzënë në të ardhmen. Nëse shqetësimi lidhet me rrezikun e një shtatzënie të ardhshme, para se të merret në konsideratë një ndërhyrje e përhershme duhet të shqyrtohen alternativat mjekësore, metodat e kthyeshme të kontracepsionit dhe trajtimi i gjendjes shëndetësore. Një rrezik që mund të shfaqet në të ardhmen nuk duhet të shndërrohet automatikisht në arsye për një ndërhyrje që mund të ketë pasoja të përhershme. Nuk duhet përdorur një ndërhyrje kaq e rëndë kur ekziston një zgjidhje më pak ndërhyrëse.

    Mund të shtrohet edhe një pyetje tjetër: çfarë ndodh nëse ekziston rreziku që fëmija i ardhshëm të lindë me probleme të rënda shëndetësore? Edhe pjesa e dytë e pikës 8 kërkon sqarim. Aty përmendet mundësia që fëmija i ardhshëm të ketë pasoja shëndetësore në zhvillim. Por duhet të shpjegohet se si ky rrezik e arsyeton sterilizimin e vajzës. Në rastet kur dyshohet për sëmundje trashëguese, duhet të shqyrtohen këshillimi gjenetik dhe mundësitë mjekësore për vlerësimin e rrezikut. Edhe vetë projektligji, në nenin 10, parasheh fertilizimin e asistuar për parandalimin e bartjes së sëmundjeve të rënda trashëguese. Prandaj, para se sterilizimi të paraqitet si zgjidhje, duhet të sqarohet pse nuk do të mjaftonin alternativat e tjera mjekësore.

    Pse atëherë të mos përcaktohen më parë kritere të qarta për diagnostikim, këshillim gjenetik dhe trajtim, në vend që sterilizimi i një vajze të mitur të paraqitet si zgjidhje? Mundësia që një fëmijë i ardhshëm të ketë një sëmundje nuk duhet të jetë, pa një vlerësim të plotë mjekësor dhe juridik, arsye për t’ia ndërprerë një vajze aftësinë riprodhuese.

    Duhet bërë dallim edhe ndërmjet sëmundjeve të lehta, aftësive të kufizuara dhe keqformimeve të rënda që janë të papajtueshme me jetën. Këto nuk janë kategori të njëjta dhe nuk mund të trajtohen me të njëjtin standard. Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë, në nenin 15, paragrafin 2, parasheh kushte të veçanta për rastet kur fetusi ka keqformime të papajtueshme me jetën ose gjendje të rënda shëndetësore. Kjo dispozitë nuk nënkupton se çdo problem shëndetësor i fetusit e arsyeton ndërprerjen e shtatzënisë. Në të njëjtën mënyrë, as çdo rrezik i mundshëm për një shtatzëni të ardhshme nuk mund të përdoret si arsye për sterilizimin e nënës.

    Mund të thuhet se projektligji e kërkon pëlqimin me shkrim të individit. Por, a mjafton kjo kur bëhet fjalë për një vajzë nën moshën 18-vjeçare? Paragrafi 12 i nenit 8 e përcakton pëlqimin me shkrim si kusht për sterilizimin. Megjithatë, për një të mitur duhet të sqarohet se si sigurohet që pëlqimi është dhënë lirshëm, pas informimit të plotë dhe pa asnjë formë presioni. Kush e vlerëson nëse vajza i kupton pasojat e ndërhyrjes? A duhet të dëgjohet mendimi i saj dhe i prindit ose kujdestarit? A duhet t’i garantohet mundësia për të marrë një mendim tjetër mjekësor? Mbi të gjitha, a i shpjegohen qartë pasojat që mund të ketë sterilizimi për aftësinë e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen?

    Projektligji nuk jep përgjigje të mjaftueshme për këto çështje. Për këtë arsye, dispozita duhet të shqyrtohet edhe në raport me Ligjin nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës. Neni 5 i këtij ligji përcakton interesin më të mirë të fëmijës si parim që duhet të merret parasysh në vendimet që e prekin atë. Neni 6 lidhet me zhvillimin gradual të aftësive të fëmijës, ndërsa neni 7 garanton të drejtën e tij për t’i shprehur pikëpamjet dhe për t’u dëgjuar, duke marrë parasysh moshën dhe pjekurinë. Këto janë detyrime ligjore për institucionet, jo vetëm parime që mund të zbatohen sipas dëshirës. Prandaj, vlerësimi i një komisioni mjekësor nuk mund të jetë i vetmi kusht. Duhet të respektohen edhe garancitë që ligji ia njeh çdo fëmije.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë pikënisja e çdo rregullimi ligjor që prek të drejtat themelore të njeriut. Neni 23 garanton dinjitetin e njeriut, neni 24 barazinë para ligjit, ndërsa neni 26 mbron integritetin personal. Në këtë analizë duhet të merret parasysh edhe neni 50, i cili garanton mbrojtjen e fëmijëve dhe përcakton se interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë konsideratë parësore në të gjitha veprimet që lidhen me të. Po ashtu, neni 55 përcakton kushtet në të cilat mund të kufizohen të drejtat dhe liritë themelore. Këto dispozita duhet të shqyrtohen së bashku për të vlerësuar nëse rregullimi i propozuar ofron mbrojtje të mjaftueshme për vajzat e mitura.

    Kur një ndërhyrje mund t’ia heqë një vajze të mitur mundësinë për t’u bërë nënë në të ardhmen, pëlqimi me shkrim nuk mund të jetë garancia e vetme. Duhet të ketë vlerësim të plotë mjekësor dhe juridik, si dhe të shqyrtohen të gjitha alternativat e mundshme. Nuk po pretendoj se çdo sterilizim përbën automatikisht shkelje kushtetuese. Në raste të veçanta, një ndërhyrje mund të jetë e domosdoshme për arsye serioze mjekësore. Por një gjë është ndërhyrja e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin ose jetën dhe krejt tjetër është paraqitja e sterilizimit si metodë e zakonshme e planifikimit familjar për të miturat. Kjo e fundit kërkon arsyetim shumë më të fortë dhe garanci të qarta ligjore.

    Të njëjtat çështje duhet të vlerësohen edhe në dritën e konventave ndërkombëtare që zbatohen drejtpërdrejt në rendin juridik të Kosovës, sipas nenit 22 të Kushtetutës. Konventa për të Drejtat e Fëmijës kërkon që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore, që fëmija të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij dhe që të mbrohet nga dëmtimi i shëndetit dhe mirëqenies (nenet 3, 12, 19 dhe 24). Ndërsa Konventa CEDAW, në nenin 16, paragrafin 1, pikën e), njeh të drejtën e grave dhe burrave për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe hapësirën ndërmjet fëmijëve. Edhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, në nenin 17, mbron jetën private dhe familjare nga ndërhyrjet arbitrare ose të paligjshme. Këto instrumente nuk e përjashtojnë ndërhyrjen mjekësore kur ajo është e domosdoshme, por kërkojnë respektimin e të drejtave, dinjitetit dhe garancive ligjore të personit.

    Çfarë qëndrimi mban jurisprudenca islame ndaj sterilizimit dhe planifikimit familjar?

    Kjo çështje nuk ka vetëm dimension mjekësor dhe juridik. Ajo lidhet edhe me një nga objektivat themelore të jurisprudencës islame, ruajtjen e pasardhësve (hifz al-nasl). Në traditën islame, familja ka një rëndësi të veçantë për shoqërinë, ndërsa lindja dhe edukimi i fëmijëve shihen si mirësi dhe përgjegjësi. Në Kuran thuhet: “Allahu për ju krijoi bashkëshorte nga vetë lloji juaj dhe nga bashkëshortet tuaja ju dhuroi fëmijë e nipër” (En-Nahl, 72). Në një ajet tjetër ndalohet vrasja e fëmijëve nga frika e varfërisë (El-Isra, 31). Këto parime e bëjnë të nevojshme që çdo ndërhyrje që prek aftësinë riprodhuese të shqyrtohet me kujdes, duke marrë parasysh jetën, shëndetin dhe dinjitetin e njeriut.

    Megjithatë, këto parime nuk duhet të kuptohen sikur jurisprudenca islame e ndalon çdo metodë të planifikimit familjar. Ajo bën dallim ndërmjet shtyrjes së përkohshme të shtatzënisë dhe ndërprerjes së përhershme të aftësisë riprodhuese. Në këtë drejtim, Akademia Ndërkombëtare e Jurisprudencës Islame, pranë Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka trajtuar çështjen e kontrollit të lindjeve në Rezolutën nr. 39 (1/5), të vitit 1988. Në thelb, qëndrimi i saj dallon kontrollin e përkohshëm të lindjeve nga sterilizimi i përhershëm. Ky i fundit nuk lejohet, përveç rasteve të domosdoshmërisë së pranuar sipas kritereve përkatëse. Po ashtu, kontrolli i përkohshëm i lindjeve mund të lejohet kur bëhet për arsye të arsyeshme, me pëlqimin e bashkëshortëve dhe pa shkaktuar dëm.

    Në këtë kuptim, sterilizimi i një vajze të mitur pa një domosdoshmëri të vërtetë mjekësore ngre çështje serioze edhe nga këndvështrimi i jurisprudencës islame. Një prej parimeve të njohura të kësaj tradite është hadithi profetik: «Nuk ka dëm dhe as dëmtim (as vetes, as tjetrit)». Ky parim kërkon që mbrojtja e shëndetit të mos bëhet në një mënyrë që shkakton një dëm tjetër të panevojshëm. Prandaj, çdo ndërhyrje që prek aftësinë riprodhuese duhet të mbështetet në një arsye të fortë dhe të vlerësohet në raport me pasojat që mund të sjellë për personin.

    Një çështje tjetër që duhet të shqyrtohet është raporti ndërmjet ligjit aktual dhe projektligjit të ri. Kosova ka në fuqi Ligjin nr. 02/L-76 për Shëndetin Riprodhues. Neni 17 i këtij ligji e trajton sterilizimin artificial si metodë të planifikimit familjar dhe rregullon mundësinë e sterilizimit kirurgjik. Ndërkaq, neni 54 i projektligjit parasheh shfuqizimin e ligjit aktual. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me plotësimin e disa dispozitave ekzistuese, por me zëvendësimin e një kornize ligjore me një rregullim të ri. Në këto rrethana, ligjvënësi duhet të shpjegojë arsyet e ndryshimeve, bazën mjekësore dhe juridike mbi të cilën janë mbështetur ato dhe ndikimin që mund të kenë në të drejtat e individit. Nuk mjafton të thuhet se synohet modernizimi i legjislacionit. Kur ndryshohet një rregullim që prek integritetin fizik dhe aftësinë riprodhuese të njeriut, arsyetimi duhet të jetë i qartë dhe i mbështetur në të dhëna.

    Në këtë pikë shtrohet edhe një pyetje më e gjerë: ku përfundon planifikimi familjar dhe ku mund të fillojë ndërhyrja e tepruar e shtetit në vendimet riprodhuese të qytetarëve? Nuk do të ishte e drejtë të thuhej se vetëm nga përmbajtja e këtij projektligji mund të provohet ndonjë synim për zvogëlimin e popullsisë. Për një përfundim të tillë do të nevojiteshin prova dhe të dhëna konkrete. Megjithatë, është plotësisht e arsyeshme të kërkohet që ligjvënësi të sqarojë kufijtë e ndërhyrjes shtetërore në një fushë kaq personale dhe të ndjeshme.

    Detyra e shtetit është të krijojë kushte që familjet të mund t’i rrisin fëmijët në një mjedis të sigurt, me kujdes shëndetësor, mbështetje sociale dhe siguri ekonomike. Nuk duhet të krijohet një qasje ku ndërhyrjet me pasoja të përhershme paraqiten si zgjidhje e zakonshme për probleme që mund të trajtohen edhe në mënyra të tjera. Nëse synimi është mbrojtja e shëndetit të gruas, atëherë vëmendja duhet të përqendrohet te diagnostikimi i hershëm, këshillimi gjenetik, trajtimi mjekësor dhe mbështetja e nënave. Mbrojtja e shëndetit nuk duhet të barazohet me ndërprerjen e aftësisë riprodhuese, kur ekzistojnë alternativa të tjera.

    Duke pasur parasysh të gjitha këto çështje, konsideroj se neni 8 i projektligjit duhet të rishikohet në tërësi. Në veçanti, pika 8 duhet të hiqet ose të riformulohet në mënyrë të tillë që të përcaktojë qartë rastet e jashtëzakonshme kur mund të merret në konsideratë një ndërhyrje e tillë, kushtet mjekësore që duhet të plotësohen dhe garancitë juridike për mbrojtjen e të miturës.

    Për këtë arsye, ligjvënësi duhet të ndërmarrë disa hapa konkretë. Së pari, në nenin 3 duhet të përfshihet një përkufizim i qartë i sterilizimit, duke sqaruar llojet e tij, pasojat dhe mundësinë e rikthimit të aftësisë riprodhuese. Së dyti, duhet të përcaktohet se sterilizimi i të miturave nuk mund të përdoret si metodë e planifikimit familjar. Çdo përjashtim duhet të kufizohet në raste të jashtëzakonshme të domosdoshmërisë mjekësore, kur nuk ekziston alternativë tjetër më pak ndërhyrëse. Së treti, ligji duhet të garantojë që vajza të informohet dhe të dëgjohet, që mendimi i saj të merret parasysh sipas moshës dhe pjekurisë, si dhe të respektohen garancitë e tjera të mbrojtjes së fëmijës. Në fund, të gjitha këto dispozita duhet të harmonizohen me Kushtetutën, Ligjin për Familjen dhe konventat ndërkombëtare.

    Askush nuk e kundërshton të drejtën e qytetarëve për informim, kujdes shëndetësor dhe vendimmarrje të përgjegjshme për jetën familjare. Por duhet të bëhet një dallim i qartë ndërmjet planifikimit të lindjes së fëmijëve dhe ndërprerjes së aftësisë për t’u bërë prind. Po ashtu, trajtimi i një sëmundjeje nuk është i njëjtë me sterilizimin e një vajze për shkak të një rreziku që mund të shfaqet në të ardhmen. Një rrezik i tillë duhet të vlerësohet me kujdes dhe nuk mund të jetë, pa shqyrtuar alternativat e tjera, arsye e mjaftueshme për një ndërhyrje me pasoja të mundshme të përhershme.

    Termi “planifikim familjar” nuk mund të përdoret si arsyetim i përgjithshëm për çdo ndërhyrje që prek aftësinë riprodhuese të njeriut. Ligji duhet të përcaktojë qartë se cilat metoda lejohen, në çfarë kushtesh dhe me çfarë garancish. Mbi të gjitha, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, konventat ndërkombëtare dhe parimet që mbrojnë të drejtat e fëmijës.

    Në fund, hartuesit e këtij projektligji duhet t’i japin përgjigje një pyetjeje themelore:

    Nëse një vajzë nën moshën 18-vjeçare nuk mund të vendosë e vetme për martesën pa plotësuar kushtet që kërkon ligji, atëherë me çfarë arsyetimi juridik, mjekësor dhe etik parashihet mundësia që ajo t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje që mund t’ia heqë përgjithmonë aftësinë për të pasur fëmijë?

    Kjo pyetje meriton përgjigje të qartë nga institucionet dhe nga hartuesit e projektligjit. Shëndeti riprodhues duhet të shërbejë për mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe dinjitetit të njeriut. Ai nuk duhet të shndërrohet në një rregullim që, pa garanci të mjaftueshme juridike dhe mjekësore, mund t’ia kufizojë një vajze të mitur mundësinë për t’u bërë nënë në të ardhmen.

    Burimi: Insajderi

  • Liverpool pa Gakpo dhe Gravenberch ndaj Club Brugge

    Liverpool pa Gakpo dhe Gravenberch ndaj Club Brugge

    Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, i cili ka bërë të ditur se të dy futbollistët nuk kanë qenë të gatshëm as për fitoren ndaj Manchester United, të dielën.

    Gakpo është kthyer nga angazhimet me përfaqësuesen e Holandës me një lëndim. Sipas Iraola, bëhet fjalë për një lëndim të muskulit në pjesën e pasme të këmbës.

    Trajneri spanjoll ka thënë se lëndimi nuk është serioz, por sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm as për derbin e fundjavës ndaj Evertonit.

    Ndërkohë, Gravenberch vazhdon të mungojë për shkak të një frakture në thembër. Mesfushori holandez i ka humbur tri ndeshjet e fundit të Liverpool dhe ende po përballet me dhimbje.

    Iraola ka pranuar se rikuperimi i tij është më i vështirë për t’u parashikuar, ndërsa klubi po kërkon mënyrën më të mirë për ta menaxhuar lëndimin dhe për ta ndihmuar në rikthimin e tij.

    Liverpool aktualisht zë vendin e tetë në fazën e ligës së Champions League, me nëntë pikë pas katër ndeshjeve. Skuadra angleze i kishte fituar tri ndeshjet e para, para se të pësonte humbje nga Fenerbahce në Stamboll.

    Burimi: RTKLive

  • Vitia pranoi mungesën, SHSKUK thotë që ka furnizim 100% me barna, përplasje në komision

    Vitia pranoi mungesën, SHSKUK thotë që ka furnizim 100% me barna, përplasje në komision

    Me përplasje mes deputetëve të pozitës e opozitës është përcjell sot mbledhja e Komisionit. Shkas u bë raporti i ShSKUK-së rreth mungesës së barnave e listës së pritjes. Raporti paraqet të kundërtën e asaj që vet ministri Vitia e pati pranuar që ka mungesë të disa llojeve të barnave në Klinikë Onkologjike.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndërprerja e rrymës, në Prizren disa shkolla shkurtojnë orët mësimore për 15 minuta

    Ndërprerja e rrymës, në Prizren disa shkolla shkurtojnë orët mësimore për 15 minuta

    Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike. Në Prizren, në disa shkolla ora mësimore u shkurtua në 30 minuta. KEDS-i arsyetohet me me kushtet atmosferike.

    Burimi: Dukagjini

  • A duhet të bësh check-in në recepsion në çdo hotel?

    A duhet të bësh check-in në recepsion në çdo hotel?

    Në fund të pushimeve, shumë njerëz pyesin veten nëse duhet të ndalen në pritje kur largohen nga hoteli apo nëse thjesht mund të lënë çelësat dhe të largohen. Përgjigja varet nga lloji i hotelit, thotë Hilary Altman, themeluese e agjencisë WAC Travel.

    Siç shpjegon ai, rrjetet e mëdha hotelesh shpesh ofrojnë të ashtuquajturin largim ekspres. Në shtëpinë e tij, mysafirët thjesht lënë çelësat e dhomës dhe largohen.

    “Nëse është ky rasti, recepsioni ka shumë të ngjarë t’ju informojë për këtë opsion gjatë regjistrimit. Të gjitha blerjet në minibar dhe shpenzimet shtesë ngarkohen automatikisht në kartën që keni lënë. Nëse largoheni shumë herët në mëngjes, ky është një opsion i shkëlqyer”, thotë Altman.

    Nga ana tjetër, shumë hotele më të vogla dhe familjare kërkojnë që klientët të regjistrohen në recepsion para se të largohen. Ata kanë më pak staf, kështu që është e rëndësishme që ata të dinë kur një klient është larguar. Në këtë mënyrë, ata mund të fillojnë pastrimin e dhomës dhe punët e tjera shtëpiake.

    “Ata mund të kenë më pak staf dhe duan të dinë saktësisht se kur janë larguar klientët, ose zakonisht i mbledhin faturat gjatë largimit. Sidomos në Evropë, është e zakonshme që taksat e qytetit dhe rajonale të paguhen pas largimit”, thotë Altman.

    Altman këshillon të ndaloni te recepsioni edhe kur arkëtimi është opsional, përveç nëse jeni me nxitim të vërtetë.

    Siç thotë ai, atëherë mund t’i tregoni stafit se si u ndjetë dhe ata mund t’i zgjidhin menjëherë çdo kundërshtim. Nëse duhet të paguani një faturë, mund të rishikoni artikujt dhe të siguroheni që gjithçka është në rregull. Pastaj ka dikë pranë jush që mund t’ju ndihmojë nëse diçka nuk shkon. Stafi mund të rekomandojë transportin, restorantet dhe mjediset në zonë ose të thërrasë një taksi për në destinacionin tuaj të ardhshëm.

    “Nëse asgjë tjetër, largimi direkt nga hoteli e plotëson qëndrimin tuaj me një takim miqësor”, shton Altman. /Telegrafi/

  • Sela: Gojën e kanë plot respektim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa punojnë orë e çast për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Sela: Gojën e kanë plot respektim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa punojnë orë e çast për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Kryetari i Lidhjes Shqiptare (LSH), Ziadin Sela ka akuzuar politikanët shqiptarë në qeveri se po punojnë për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    Ai tha se disa politikanë e kanë gojën plot respektim të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa punojnë orë e çast për çmontimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke keqpërdorur edhe Komisionin e Venecias.

    “Dhe me lojëra konceptesh politike, të cilët gojën e kanë plot respektim Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërkohë punojnë orë e çast, siç është partia kryesore që qeveris dhe udhëheq sot koalicionin OBRM-PDUKM-ja, duke çmontuar Marrëveshjen e Ohrit nëpërmjet gjoja ligjeve që i sjell.

    Natyrisht që duhet të zëjë vend të rëndësishëm në kuadër të këtij raport-progresi keqpërdorimi i Komisionit të Venedikut, për të kapur vetëm një fjalë, një fjali nga ajo që thuhet në këtë raport, dhe për të hedhur për tokë gjithçka tjetër te ky raport.

    Natyrisht që është shqetësuese dhe nuk duhet ta lejojmë, dhe duhet të jetë edhe në raport-progres që po keqpërdoret Komisioni Venecian si arbitrazh, duke ju bërë arbitrazh Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Sela./Telegrafi/