Author: Momenti

  • Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

    Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

    Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

    Familjarët e diplomatit amerikan, Frank Wisner udhëtuan nga Amerika në Prishtinë për të marrë pjesë në përurimin e rrugës që mban emrin e tij. Iniciativa, e miratuar pa kundërshtim nga Kuvendi Komunal, i emocionoi familjarët, të cilët shprehën mirënjohje për këtë nderim.

    Në ceremoni u vlerësua kontributi i Wisnerit në proceset që çuan drejt pavarësisë së Kosovës, duke u theksuar se ai mbetet pjesë e kujtesës së vendit.

    Tabela me emrin e diplomatit amerikan u zbulua solemnisht në lagjen Arbëria, ndërsa e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

    Për më shumë detaje, ndiqni kronikën e mëposhtme:

  • Gjakova vendos tavolina nga materialet e ricikluara dhe tabela informuese në disa zona natyrore

    Gjakova vendos tavolina nga materialet e ricikluara dhe tabela informuese në disa zona natyrore

    Në kuadër të nismave për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit të gjelbër, në disa zona natyrore të Komunës së Gjakovës janë vendosur tavolina dhe ulëse nga materialet e ricikluara, si dhe tabela informuese për vizitorët.

    Sipas njoftimit të organizatorëve të projektit, “1thesmeveti”, në fshatin Guskë janë vendosur katër tavolina me tetë ulëse të punuara nga materiale të ricikluara, ndërsa në disa lokacione të tjera janë vendosur gjithsej 10 tabela informuese.

    Tabelat janë vendosur në fshatrat Devë, Duzhnje dhe Guskë, si dhe te Ura e Fshajt në lumin Drin, te Ura e Tabakëve dhe në Kodrën e Çabratit.

    Këto ndërhyrje vijnë pas aktiviteteve të pastrimit të hapësirave natyrore dhe brigjeve të lumenjve, me synimin që përveç largimit të mbeturinave, këto zona të shndërrohen në hapësira më të përshtatshme për vizitorët dhe komunitetin.

    Tavolinat dhe ulëset nga materialet e ricikluara synojnë t’u ofrojnë qytetarëve dhe vizitorëve vende për pushim, ndërsa tabelat informuese kanë për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë e mbrojtjes së ekosistemit dhe promovimin e turizmit të gjelbër.

    Sipas organizatorëve, qëllimi i nismës është që hapësirat e pastruara të mos mbeten vetëm zona të mirëmbajtura, por të shndërrohen në vende takimi, rekreacioni dhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës.

    Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komunën e Gjakovës.

  • Pianistja shqiptare Greisi Voja debuton në Carnegie Hall, fiton çmimin e parë për të dytin vit radhazi

    Pianistja shqiptare Greisi Voja debuton në Carnegie Hall, fiton çmimin e parë për të dytin vit radhazi

    Pianistja shqiptare Greisi Voja ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore, duke debutuar në skenën prestigjioze të Carnegie Hall në New York, pasi fitoi çmimin e parë në kategorinë Soloiste në garën ndërkombëtare NY Classical Debut Awards për të dytin vit radhazi.

    Artistja shqiptare u ngjit në skenën e Weill Recital Hall më 14 nëntor 2026, gjatë koncertit gala të organizuar nga kjo garë, ku interpretoi pjesën e katërt, “Presto con fuoco”, nga Sonata për piano nr. 18 në Mi bemol madhor, Op. 31, nr. 3, e kompozitorit të njohur Ludwig van Beethoven.

    E lindur në Tiranë dhe me vendbanim të përhershëm në Fier, Greisi Voja kishte fituar çmimin e parë në të njëjtën garë edhe në vitin 2025, por atëherë nuk kishte mundur të pranonte ftesën për të performuar në Carnegie Hall, për shkak të pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Saarburg të Gjermanisë.

    Fitorja e dytë në vitin 2026 i dha mundësinë që ta realizonte këtë synim, shkruan Einpresswire.com

    Voja ka përfunduar studimet bachelor në Performancë Pianistike në Universitetin e Gjeorgjisë Veriore në vitin 2025, me rezultate të shkëlqyera, ndërsa aktualisht është duke përfunduar studimet master në të njëjtën fushë në Georgia State University, ku pritet të diplomohet në maj të vitit 2027, transmeton Telegrafi.

    Gjatë vitit 2026, pianistja shqiptare ka fituar edhe çmime të tjera ndërkombëtare, përfshirë vendin e parë në Charleston International Music Competition, si dhe është vlerësuar në garat Medici International Music Competition, Global International Music Competition dhe Royal Resonance International Music Competition.

    Përveç karrierës si pianiste solo, ajo angazhohet edhe si shoqëruese pianistike dhe mësimdhënëse e muzikës në Atlanta të SHBA-së.

    Aktualisht, po përgatitet për aplikim në programet e doktoratës në muzikë, duke synuar zgjerimin e karrierës së saj në skenat ndërkombëtare.

    Debutimin në Carnegie Hall, Greisi Voja e ka cilësuar si realizimin e një ëndrre të kahershme dhe një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik./Telegrafi/

  • Fernandes, Vinicius e Dembele, Arabia Saudite planifikon ‘sulmin’ e madh në vitin 2027

    Fernandes, Vinicius e Dembele, Arabia Saudite planifikon ‘sulmin’ e madh në vitin 2027

    Liga Profesionale e Arabisë Saudite mund të përgatitet për një tjetër ofensivë të madhe në tregun evropian të transferimeve në vitin 2027, me Cristiano Ronaldon dhe klubin e tij Al Nassr në qendër të planeve të mundshme për ndryshimin e rregullave të futbollistëve të huaj.

    Ronaldo ishte figura kryesore e valës së parë të investimeve të mëdha saudite, pasi u transferua te Al Nassr në fund të vitit 2022, pas largimit nga Manchester United. Në verën pasuese, klubet saudite shpenzuan kolektivisht mbi një miliard dollarë për transferimin e emrave të mëdhenj si Neymar, Ruben Neves dhe Riyad Mahrez.

    Megjithatë, ky mbetet kulmi i investimeve të ligës saudite. Në sezonin e kaluar, shpenzimet e përgjithshme për transferime ranë në rreth 545 milionë dollarë. Madje, Ronaldo thuhet se ishte i pakënaqur me mungesën e përforcimeve të rëndësishme te Al Nassr gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Tani, një ndryshim i mundshëm në rregulloren për futbollistët e huaj mund të rikthejë investimet e mëdha.

    Aktualisht, klubet e Ligës Saudite lejohen të kenë tetë futbollistë të huaj në listën prej 25 lojtarësh, si dhe dy talente të tjerë nën moshën 21-vjeçare.

    Sipas gazetës The Times, është duke u shqyrtuar mundësia që kuota e futbollistëve të huaj të rritet deri në 14, ndërsa një vendim pritet të merret para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

    Edhe pse një ndryshim i tillë arsyetohet brenda vendit si mënyrë për të zhvilluar talentet vendore, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2034, raportimi sugjeron se kjo mund të hapë rrugën për një tjetër valë të madhe transferimesh nga Evropa.

    Bruno Fernandes, objektivi kryesor i mundshëm

    Në mesin e emrave që mund të jenë në shënjestër të klubeve saudite është kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.

    Portugezi përfaqëson një prej objektivave më të mëdhenj të Ligës Saudite, pasi gjatë tri verave të fundit ka marrë oferta shumë të majme nga klubet e këtij vendi, por ka vendosur të qëndrojë në Old Trafford.

    Fernandes ka pranuar publikisht se ka refuzuar të paktën një ofertë për vazhdimin e kontratës me Manchester Unitedin, duke theksuar se prioritet për të mbetet suksesi sportiv.

    Nëse Manchester United nuk bindet për ta lejuar largimin e kapitenit të tij, një tjetër mundësi për klubet saudite mund të jetë mbrojtësi Lisandro Martinez.

    Argjentinasi, i cili ka kritikuar publikisht departamentin e rekrutimit të klubit, është në vitin e fundit të kontratës, ndërsa afati kalimtar i janarit mund të përfaqësojë mundësinë e fundit për Unitedin që të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.

    Yjet e tjerë që mund të përfundojnë në Arabinë Saudite

    Përveç transferimeve me shuma të mëdha, klubet saudite kanë realizuar edhe disa marrëveshje me futbollistë si lojtarë të lirë, duke u ofruar paga jashtëzakonisht të larta.

    Në këtë kategori mund të përfshihen Virgil van Dijk dhe Alisson Becker, dy futbollistët e Liverpoolit, kontratat e të cilëve përfundojnë verën e ardhshme.

    Të njëjtën mundësi mund ta kenë edhe Brahim Diaz i Real Madridit, Marcos Llorente i Atletico Madridit dhe mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, kontratat e të cilëve gjithashtu po shkojnë drejt përfundimit.

    Një tjetër emër i madh është Vinicius Junior. Braziliani ka qenë prej kohësh në radarët e klubeve saudite, por së fundmi ka vazhduar kontratën me Real Madridin, duke e bërë më të vështirë një transferim të mundshëm.

    Megjithatë, interesimi nga Arabia Saudite nuk është shuar, ndërsa edhe Arsenali raportohet se ka rifilluar interesimin për sulmuesin brazilian.

    Një tjetër objektiv potencial është fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, i cili aktualisht luan te Paris Saint-Germaini.

    Sulmuesi francez mund të jetë një prej emrave më të mëdhenj që Liga Saudite do të synonte për ta kthyer në figurën kryesore të projektit të saj, ngjashëm me atë që ishte Cristiano Ronaldo në vitin 2023.

    Bisedimet për vazhdimin e kontratës së Dembele nuk kanë përfunduar ende, ndërsa marrëveshja e tij aktuale skadon pas rreth një viti e gjysmë.

    Nëse ndryshimet e propozuara në rregulloren për futbollistët e huaj miratohen, klubet saudite mund të kenë më shumë hapësirë për të ndërtuar skuadra me yje nga kampionatet më të mëdha evropiane, duke paralajmëruar një tjetër verë të bujshme në tregun e transferimeve./Telegrafi/

  • Bytyqi: Qeveria i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e LSDM-së

    Bytyqi: Qeveria i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e LSDM-së

    Qeveria ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet e LSDM-së në tre ditët e debatit të deritanishëm për amendamentet e buxhetit, përfshirë propozimin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pavarësisht faktit se ato lidhen me përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe avancimin e disa fushave të rëndësishme, theksoi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke vlerësuar se buxheti i propozuar ka mangësi serioze dhe nuk ofron një perspektivë zhvillimi.

    “Të mos harrojmë, patëm një propozim për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Edhe pse kemi një bindje se do ta bëjnë vetë disi, do ta shohim në periudhën në vijim. Por duket se në këtë vend, propozimet kur vijnë nga opozita nuk u sjellin dobi qytetarëve, por paratë nga shumica qeverisëse janë më të mira për qytetarët”, tha Bytyqi.

    Ai theksoi se qeveria nuk ka treguar asnjë gatishmëri për të pranuar asnjë nga amendamentet e propozuara, megjithëse, siç tha ai, këto janë propozime serioze që do të përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve.

    “Në tre ditët e debatit për amendamentet, shumica qeverisëse nuk ka treguar asnjë interes për asnjë amendament të vetëm, megjithëse ka amendamente serioze dhe të mira që duhet të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

    Ne, si opozitë, do të luftojmë deri në fund për të treguar anën tjetër të medaljes, pra të vërtetën se nuk ka asnjë projekt zhvillimi pas kësaj, se ka mangësi serioze dhe se shteti nuk po shkon në drejtimin e duhur, veçanërisht në menaxhimin e financave publike”, tha Bytyqi./Telegrafi/

  • Kreu disa vepra penale me armën me leje, Gjykata në Pejë ia konfiskoi vetëm njërën prej tyre

    Kreu disa vepra penale me armën me leje, Gjykata në Pejë ia konfiskoi vetëm njërën prej tyre

    Kreu disa vepra penale me armën me leje, Gjykata në Pejë ia konfiskoi vetëm njërën prej tyre

    Në vitin 2019 Bashkim Kelmendi kishte qenë i pajisur me dy leje për armë, pistoletë për shenjëtari dhe me pushkë për gjueti.

    Mirëpo, me qëllim të qërimit të hesapeve me fqinjët e tij për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kishte përdorur armën e zjarrit me leje për shenjëtari.

    “Edhe pse i pajisur me leje të armës- pistoletës për shenjëtari në datën 16.05.20219 të njëjtën pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armë e ka përdorur pistoletës e prodhimit Turk Girsan 9 mm së bashku me një karikator dhe 14 fishekë duke e bartë dhe duke shtënë nga e njëjta në ditën kritike gjashtë herë me ç’rast me dy presha i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarës L.B dhe me tytë të postoletës e godet në kokë të dëmtuarin G.B duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe në vendin e ngjarjes gjenden gjashtë gëzhoja, tre fishekë të gjallë”, thuhet në aktgjykim.

    Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit me leje, viktimës L.B i kishte shkaktuar lëndime të rënda.         

    “Në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarve e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme në mes të pandehurit në njërën anë dhe të dëmtuarve L.B dhe G.B vëlla e motër, në anën tjetër me dashje i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarës L.B në atë mënyrë që pasi vjen deri tek përleshja në mes tyre i pandehuri në një moment e nxjerrë nga brezi pistoletën e modelit Girsan Regard M.C me numër serik të calibrit 9 mm dhe fillimisht shtënë dy herë në drejtim të këmbëve të të dëmtuarës L.B, me çrast të njëjtën e godet me dy predha dhe atë në regjionet e dy kërcinjve (nën gjunjëve) të këmbëve dhe atë me një predhë në këmbën e djathtë në pjesën e nën gjurit me hyrje nga lartë poshtë dhe me një predhë në zogun e këmbës së majtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore e pastaj shtënë edhe katër herë nga pistoleta në drejtim të tokës”, thuhet në aktgjykim.

    Më pas me po të njëjtën armë, e kishte goditur në kokë viktimën G.B, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    “..në anën tjetër me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit G.B në atë mënyrë që gjatë përleshjes i pandehuri në një moment me tytë të pistoletës e godet të dëmtuarin në pjesën e sipërme të kokës duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndrydhje me plagë çarëse të indeve të buta në regjionin muror të majës së kokës i cili pas pastrimit dhe qepjes së plagës nga Spitali Publik i Pejës lirohet po të njëjtën ditë nga spitali”, thuhet në aktgjykim.

    Përveç armës së përdorur për kryerjen e veprave penale, hetuesit policor i kishin sekuestruar edhe armën tjetër atë të gjuetisë si dhe gjashtë fishekë të kalibrit 12 mm.

    Gjykata Themelore në Pejë për kryerjen e veprave penale lëndim i rëndë trupor dhe lëndim i lehtë trupor e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim, i cili më pas me pëlqimin e tij ishte zëvendësuar me 4 mijë euro gjobë.

    Ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” me 1 mijë euro gjobë.

    Pasi të njëjtit i ishte llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, gjykata i kishte shqiptuar dënimin unik prej 2620 euro.

    Por Gjykata nuk i kishte shqiptuar dënim plotësuar përmes së cili do t’i revokonte lejen e armën tjetër, atë të gjuetisë, dhe t’ia pamundësonte të njëjtit pajisjen me leje të tjera, përkundër se i njëjti kishte përdorur armën në kundërshtim me ligjin, dhe mund të paraqiste rrezik potencial për personat e tjerë.

    Në urdhrin e siguruar nga Dosja, gjykata këtë përgjegjësi ia kishte hedhur prokurorisë, meqë e njëjta nuk  kishte kërkuar dënim plotësues.

    “..sipas shkresave të lëndës e bashkangjitur aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë dhe për sendet e përshkruara si në dispozitiv të kësaj urdhërese nga Prokuroria Themelore në Pejë nuk është kërkuar dënim plotësues për konfiskim, dhe të njëjtat nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit në bazë të aktakuzës poashtu që bazuar në dispozitat e nenit 116 par 1 të KPPRK0-së, i dënuari ka të drejtë që të njëjtat t’i kthehen në posedim të lirë”, thuhet në urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë.

    Bazuar në dokumentin e siguruar nga Dosja, shihet se më 16 shtator 2020, Kelmendit i ishte lëshuar vërtetimi nga Gjykata Themelore në Pejë se pas pagesës së gjobës prej 2620 euro aktgjykimi ishte bërë i plotfuqishëm më 11 nëntor 2019.

    Sipas këtij vërtetimi dënimi me gjobë nuk prodhonte pasoja juridike për të.

    I kontaktuar nga Dosja, Kelmendi ka treguar se përveç që e ka rimarrë armën e gjuetisë, sipas tij pas përfundimit të procedurave ka arritur të marrë dhe një armë tjetër me leje.

    Dosja ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Gjykata Themelore në Pejë, mirëpo nuk janë përgjigjur.

    Njësoj ka vepruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore

    Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore

    Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore

    Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike. Në Prizren, në disa shkolla ora mësimore u shkurtua nga 45 në 30 minuta. KEDS-i arsyetohet me me kushtet atmosferike.

    Fatura e energjisë elektrike mbërrin thuajse çdo herë me kohë në këtë shkollë të fshatit Gjonaj të Prizrenit.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti nuk tregon nëse janë pranuar rekomandimet e ekspertëve për Ligjin për Specialen

    Kurti nuk tregon nëse janë pranuar rekomandimet e ekspertëve për Ligjin për Specialen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është deklaruar nëse rekomandimet e ekspertëve juridikë janë pranuar në draftin e ri të Ligjit për Dhomat e Specializuara, të njohur si Ligji për Specialen.

    Burimi: Dukagjini

  • Reduktimet e rrymës godasin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore

    Reduktimet e rrymës godasin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore

    Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike. Në Prizren, në disa shkolla ora mësimore u shkurtua nga 45 në 30 minuta. KEDS-i arsyetohet me me kushtet atmosferike.

    Fatura e energjisë elektrike mbërrin thuajse çdo herë me kohë në këtë shkollë të fshatit Gjonaj të Prizrenit.

    Por, pavarësisht se a paguhet me kohë apo jo, kjo nuk po ua garanton këtij institucioni furnizimin me energji elektrike.

    Vetëm javën e kaluar, për dy ditë radhazi, shkolla fillore “Zenun Çoçaj” u detyrua ta shkurtojë orën mësimore për 15 minuta, si pasojë e mungesës së rrymës.

    Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, zgjidhja e vetme është ndërhyrja e KEDS me një trafo të re elektrike.

    Probleme të tilla me ndërprerje të rrymës janë adresuar një ditë më parë edhe para zyrave të KEDS në Prizren, ku pati protestë.

    Kryetarët e Bashkësive Lokale, tregojnë se furnizimi i parregullt me energji elektrike është i shpërndarë edhe nëpër zona të tjera të Prizrenit.

    Televizioni Dukagjini i është drejtuar me pyetje edhe KEDS-it për këtë problematikë.

    Përmes një përgjigje me shkrim këta bënë me dije se janë takuar me kryetarët e Bashkësive Lokale të Prizrenit, dhe janë dakorduar që të bashkëpunojnë sa i përket adresimit të problemeve që kanë, me synim ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.

    Sipas KEDS, ndërprerjet e energjisë në këtë zonë të Kosovës kanë ardhur si shkak i kushteve atmosferike.

    Kuvendi votoi javën e kaluar masat emergjente në lidhje me furnizim me energji elektrike, që i propozoi Qeveria, e cila ka paralajmëruar për dimër të vështirë sa i përket reduktimeve.

    – YouTube www.youtube.com

  • Michelle Pfeiffer do ta fshinte nga historia rolin e saj të vitit 1979: Një përvojë paksa poshtëruese

    Michelle Pfeiffer do ta fshinte nga historia rolin e saj të vitit 1979: Një përvojë paksa poshtëruese

    Michelle Pfeiffer, tre herë e nominuar për çmimin Oscar, e filloi karrierën e saj si aktore me një rol të përsëritur në një serial ku personazhi i saj nuk kishte as emër. Më vonë ajo e përshkroi përvojën si poshtëruese, por edhe vendimtare për gjithçka që pasoi.

    Në vitin 1979, në moshën 21-vjeçare, aktorja mori një rol të përsëritur në sitcom-in e ABC-së “Delta House”, bazuar në komedinë kult të John Landis “Animal House”. Ajo luajti rolin e një bjonde naive, dhe personazhi quhej vetëm “The Bombshell”. Seriali u anulua pas një sezoni me 12 episode, sipas revistës Far Out.

    Pfeiffer foli për fejesën në një intervistë me revistën Backstage dhe e përshkroi atë si “në fakt një përvojë paksa përulëse”.

    “Ishte një situatë e përzier, sepse ishte një mundësi e madhe për mua. U zhvendosa në Los Angeles dhe kisha të ardhura të rregullta. Dhe në të njëjtën kohë, ishte një ndjenjë përulësie”, tha ajo.

    Në shesh xhirimi, ajo ishte e rrethuar nga aktorë shumë të suksesshëm të skenës, ndërsa ajo ishte thjesht “Bomba”. Ishte atëherë që ajo mori një vendim që përcaktoi rrugën e saj të ardhshme.

    “I thashë vetes: Nuk dua atë lloj karriere. Nuk dua atë lloj jete”, tha ajo.

    Nga konkurset e bukurisë në Hollywood

    Më parë, ajo ia kishte besuar dëshirën e saj për të aktruar vetëm një personi dhe ky person i sugjeroi të aplikonte për një konkurs bukurie. Pfeiffer, sipas Backstage, mezi përmbahej dhe nuk e nxori jashtë. Asaj iu shpjegua se në këtë mënyrë mund të takonte agjentin që shpesh bënte pjesë në juri.

    Në vitin 1978, ajo fitoi konkursin e bukurisë Miss Orange County, nënshkroi një kontratë me një agjent dhe filloi të ndiqte kurse aktrimi. Po atë vit, ajo bëri paraqitjen e saj të parë në ekran, në një episod të serialit “Fantasy Island”.

    “Delta House” u pasua nga filmat e saj të parë, “The Hollywood Knights” (1980) dhe “Grease 2” (1982), në të cilët ajo mori rolin e saj të parë kryesor. Vazhdimi i hitit me John Travolta dhe Olivia Newton-John nuk e përsëriti suksesin e origjinalit. Megjithatë, zbulimi i saj erdhi vitin pasardhës, me rolin e Elvira Hancock në “Scarface” të Brian De Palma-s, përballë Al Pacino-s.

    Një dekadë pas rolit të saj pa emër, ajo u nominua për çmimin Oscar. Sot, ajo ka tre nominime për këtë çmim dhe fitoi një Glob të Artë. /Telegrafi/