Author: Momenti

  • Tahiri: PDK-ja ishte kundër kthimit të Ligjit për Specialen në lexim të tretë, por u bindëm nga ekspertët

    Tahiri: PDK-ja ishte kundër kthimit të Ligjit për Specialen në lexim të tretë, por u bindëm nga ekspertët

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka folur për vendimin e kthimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, duke thënë se fillimisht PDK-ja dhe deputetët e saj kishin qenë kundër kësaj nisme.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

    Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

    Në fjalën e saj, Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë historike të kësaj date për shqiptarët, duke theksuar se flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare është simbol i shtetit shqiptar dhe i gjithë kombit shqiptar, kudo që jeton.

    Ajo ka rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, duke veçuar kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin.

    Presidentja ka theksuar se flamuri kuq e zi u bë gjithashtu simbol i qëndresës dhe luftës çlirimtare të Kosovës, ndërsa 28 Nëntori përfaqëson katër ngjarje me rëndësi të veçantë historike për shqiptarët: Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Duke folur për sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së, Shiroka Pula ka thënë se ajo ishte luftë për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet.

    Në këtë kontekst, duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja ka deklaruar se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar ajo.

    Në fjalimin e saj, Shiroka Pula ka përgëzuar Shqipërinë për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur shpresën që flamuri kuq e zi së shpejti të valëvitet edhe në Bruksel.

    Ajo ka bërë thirrje që flamuri të nderohet përmes punës, dijes dhe përkushtimit, si dhe të ruhen gjuha, identiteti dhe kujtesa historike.

    Sipas saj, flamuri që valëvitet sot përfaqëson amanetin e brezave që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë.

    Në fund, presidentja ka theksuar nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe integrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel!”, ka thënë Shiroka Pula.

  • Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë

    Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit.

    Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula tha se flamuri kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, përfaqëson simbolin e shtetit shqiptar dhe të gjithë kombit shqiptar, kudo që jeton.

    Ajo rikujtoi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në krye me Ismajl Qemajlin, duke theksuar kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin.

    Presidentja theksoi se flamuri kuq e zi u bë simbol i qëndresës dhe i luftës çlirimtare të Kosovës, ndërsa 28 Nëntori përfaqëson katër ngjarje të rëndësishme: Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë në vendin e vet.

    Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Presidentja Shiroka Pula tha se asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën u ndërtua ajo.

    Presidentja përgëzoi Shqipërinë për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur urimin që flamuri kuq e zi së shpejti të valëvitet edhe në Bruksel.

    Presidentja Shiroka Pula bëri thirrje që flamuri të nderohet me punë, dije dhe përkushtim, të ruhen gjuha, identiteti dhe kujtesa historike, si dhe të mos harrohet çmimi i lirisë.

    Ajo theksoi se flamuri që valëvitet sot është amanet i brezave që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për të.

    Në fund, ajo u bëri thirrje për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për më shumë integrim ndërmjet dy vendeve: “Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel!

    Burimi: RTKLive

  • “Pse nuk vesh kurrë pantallona në skenë?”, Jennifer Lopez zbulon reagimin e të birit për veshjet e saj

    “Pse nuk vesh kurrë pantallona në skenë?”, Jennifer Lopez zbulon reagimin e të birit për veshjet e saj

    “Pse nuk vesh kurrë pantallona në skenë?”, Jennifer Lopez zbulon reagimin e të birit për veshjet e saj

    Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, ka ndarë një histori gazmore nga jeta e saj familjare, duke zbuluar pyetjen e drejtpërdrejtë që djali i saj, Max, i bëri pas një prej performancave të saj në Las Vegas, kur ishte vetëm shtatë vjeç.

    Gjatë një interviste në emisionin “The Drew Barrymore Show”, në muajin nëntor, artistja kujtoi natën e parë të rezidencës së saj muzikore “All I Have”, e cila nisi në janar të vitit 2016 në teatrin Zappos, në kompleksin Planet Hollywood Resort & Casino.

    Në atë kohë, binjakët Max dhe Emme, fëmijët që Lopez i ka nga martesa me këngëtarin Marc Anthony, ishin rreth shtatë vjeç dhe po mbushnin tetë.

    Pas përfundimit të shfaqjes, Max iu afrua nënës së tij me një pyetje që e zuri krejtësisht në befasi.

    “Pas shfaqjes, djali im Max vjen tek unë dhe më thotë: ‘Mami!’ Mendova se do të më thoshte: ‘Shfaqja ishte shumë e bukur!’, por ai më pyeti: ‘Pse nuk vesh kurrë pantallona në skenë?’”, tregoi Jennifer Lopez duke qeshur.

    Këngëtarja pranoi se e kuptonte habinë e të birit, por përgjigjja e saj ishte po aq spontane dhe plot humor.

    “Unë jam një showgirl. Jam kërcimtare, zemër, jam një showgirl. Kjo është ajo që bëj”, iu përgjigj ajo.

    Kjo histori është një nga kujtimet familjare që Lopez ka ndarë publikisht, duke treguar edhe një anë më spontane të jetës së saj larg skenës.

    Pavarësisht ndryshimeve në jetën personale, artistja vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe televizion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Berisha: Fjalën e fundit e ka sovrani, 28 Nëntori do të nderohet më mirë se kurrë

    Berisha: Fjalën e fundit e ka sovrani, 28 Nëntori do të nderohet më mirë se kurrë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot në Durrës “Foltoren e Ripërtëritjes”, ku foli për protestat e studentëve dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se në përballjen mes pushtetit dhe qytetarëve, fjalën e fundit e ka sovrani.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si “narkodiktaturë”, duke e krahasuar situatën politike me periudhën e fundit të regjimit komunist. Berisha solli në vëmendje protestat studentore të dhjetorit 1990 dhe mënyrën se si studentët kishin zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre.

    “Edhe atëherë studentët u ngritën kundër regjimit. Regjimi ishte i dyzuar, të përdorë forcën apo të kërkojë marrëveshje me ta”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në atë kohë studentët i kishin zgjedhur vetë përfaqësuesit e tyre.

    Kreu i PD-së kritikoi mënyrën e trajtimit të protestave të fundit studentore, ndërsa shprehu mbështetjen për studentët dhe pedagogët e universiteteve në Durrës, Tiranë dhe në të gjithë vendin.

    “Në emër tuaj dua t’u jap një përshëndetje të përzemërt studentëve, pedagogëve të Universitetit të Durrësit, të universiteteve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për lëvizjen e tyre, për revoltën e tyre”, deklaroi Berisha.

    Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai tha se protestat nuk mund të ndalen përmes forcës dhe u shpreh se vendimi përfundimtar u takon qytetarëve.

    “Në qoftë se ata udhëhiqen nga vetëpërmbajtja, e cila është trimëri, është guxim, i bindur edhe një herë se fjalën e fundit në të gjitha këto lloj betejash midis tiranit dhe sovranit, e ka thënë sovrani”, deklaroi Berisha.

    Ai theksoi se studentët do të vijojnë të jenë pjesë e protestave. Berisha u ndal edhe te protesta e 28 Nëntorit, duke deklaruar se këtë vit Dita e Flamurit do të nderohet nga shqiptarët në një mënyrë të veçantë.

    “Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do t’i kesh në shesh të pamposhtur. Data 28 Nëntor po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, përfundoi Berisha.

    Burimi: RTKLive

  • Ryshfeti që i çoi në burg zyrtarët e MPB-së dhe punonjësit e poligoneve

    Ryshfeti që i çoi në burg zyrtarët e MPB-së dhe punonjësit e poligoneve

    Ryshfeti që i çoi në burg zyrtarët e MPB-së dhe punonjësit e poligoneve

    Ndërsa muaj më parë, Prokuroria Themelore e Prishtinës pati arrestuar dy zyrtarë të MPB-së përgjegjës për lëshimin e lejeve të armëve, pasi të njëjtit në bashkëpunim me poligonet dyshohet se i kishin mundësuar një qytetari pajisjen me certifikata përmes ryshfetit, pa marrë pjesë në testin me shkrim dhe atë praktik.

    “Punëtori: Veç të gjuetisë a trijat?
    Qytetari: Vallai se di qysh shkon ajo punë.

    Punëtori: A don me nxjerr veç për allti, a edhe llovaqkë (nuk kuptohet), a veç për llovaqka?
    Qytetari: Jo për allti ma mirë u kanë.

    Punëtori: Apo trijat?
    Qytetari: Trijat.

    Punëtori: Me kon ke fol ti?
    Qytetari: A?

    Punëtori: Me kon ke fol?
    Qytetari:
    Unë te liqeni,

    Punëtori: Po.
    Qytetari: Jom zatet me njëfar plaku i Lipjanit, e kish pas revolën me veti. Oo tha me leje e kom. Tani më kallxoj tha e kom marrë. Qysh merret? Tani më kallxoj tha kqyre merre qet numër e thirre tha ta kryn. E me marrë ma mirë u kanë për trijat se veç për njo. Po a lun çmimi a qysh?

    Punëtori: Lun pak çmimi se kqyre oshtë 600 euro. A din vet me dhanë ti?
    Qytetari: A?

    Punëtori: A din vet me dhanë ti?
    Qytetari: Po?

    Punëtori: Testin?
    Qytetari: Vallai se di.

    Punëtori: A don me ardh vet a don?
    Qytetari: Unë nuk shoh bash mirë

    Punëtori: Eeh qajo keq.
    Qytetari: Unë nuk shoh bash mirë

    Punëtori: A don me kry shpejtë a kadale?
    Qytetari: Jo me kry shpejt ma mirë u kanë, me kry shpejt ma mirë

    Punëtori: Ngo trijat bohen 600 euro.
    Qytetari: 600 a”.

    Në takimin e dytë të 10 dhjetorit 2025, punëtori i poligonit ishte takuar me qytetarin për t’i marrë parat.

    Në këtë takim ai i kishte thënë qytetarit se ishte bashkë me anëtarët e komisionit për armë, të cilët thoshte t’i ketë të ftuar për drekë.

    “Qytetari: Shoq qysh je a je mirë?
    Punëtori: A je lodh hiç? Qe bash me komision jom.

    Qytetari: Po a?
    Punëtori: I qita në drekë. Veç mos e folme kërkon.

    Qytetari:  Jo, jo, tamon puna.
    Punëtori: Eh qashtu.

    Qytetari: E qysh shkon kjo, certifikatën e marrë
    Punëtori: Tri certifikatat i merr, me llovaqk me revole, qëto trija i bon. Edhe i merr qëto edhe ki me i krye nën hetime me e-kosova ose në gjykatë, një vërtetim në qendrën sociale edhe certifikatën e mjekut.

    Qytetari: Do me thanë u kry me ka krejt.
    Punëtori: Me qeto po, do me thanë a ki me dalë në gjueti naj herë?

    Qytetari: Po.
    Punëtori: Duhet tani me e kry njëfarë vërtetimi me nxjerr prej shoqatës së gjuetarëve. Tani ata e kryn ti.

    Qytetari: Po e regjistrojnë atje qysh shko
    Punëtori: Të qoj të një shok i jemi ta kryn shpejt.

    Qytetari: E për sa bohet kjo a qysh a?
    Punëtori: Po të thom që shumë shpejtë bahet për njo dy javë ditë.

    Qytetari: Për dy javë ditë bohet a?
    Punëtori: Veç mos fol me njeri të gjallë.

    Qytetari: Paj tamon puna.
    Punëtori: As mos e fol me kërkon, veç shpirti yt.

    Qytetari: Kqyre dy, katra, gjashtë. Fundit i vitit boll vështir veç.
    Punëtori: Shihemi e mos ta ninë

    Qytetari: Ajt pra për të mirë. Lajmron për..
    Punëtori: Si të bohet t’i bi të tri certifikatat të kryme i ki.

    Qytetari: U kry hajt tung”.

    Dosja ka tentuar te marre përgjigje edhe nga personi ne fjale, Faton Gerbeshi, mirëpo nuk ka pranuar te deklarohet.

    Më pas, si rezultat i hetimeve ishin arrestuar edhe gjashtë punëtorë të poligoneve të cilët kishin lëshuar dokumentin e testit me shkrim dhe atij praktikë pa qenë prezent qytetari.

    Aktualisht në duar të qytetarëve gjenden mbi 50 mijë armë me leje.

    Prej tyre, mbi 500 kanë leje të veçantë për armëmbajtje, që nënkupton bartjen e saj me vete kudo.

    Rasti i Suharekës është një tjetër dëshmi se posedimi i armëve me leje nuk garanton domosdoshmërish sigurinë publike.

    Përderisa institucionet nuk arrijnë të shkëmbejnë informacione dhe të zbatojnë kontrollet e parapara me ligj, rreziku mbetet i pranishëm.

    Prandaj, shtrohet pyetja se kush mban përgjegjësi kur armët u lejohen personave që nuk i plotësojnë kriteret ligjore?

    Dhe, mbi të gjitha, sa raste të tjera duhet të ndodhin që institucionet të reagojnë?

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mbi 99 për qind e Gazës është e ndotur, territori po kthehet në një vend toksik

    Mbi 99 për qind e Gazës është e ndotur, territori po kthehet në një vend toksik

    Rripi i Gazës po përballet me një katastrofë të rëndë mjedisore, pasi më shumë se 99 për qind e territorit të tij është prekur nga ndotja si pasojë e luftës, paralajmëron organizata humanitare Oxfam.

    Sipas një raporti të përgatitur nga Oxfam në bashkëpunim me organizatën britanike Conflict and Environment Observatory, shkatërrimet e shkaktuara nga ofensiva ushtarake izraelite kanë lënë pas sasi të mëdha të materialeve të rrezikshme, të cilat mund të përbëjnë kërcënim serioz për shëndetin e popullsisë edhe për shumë vite pas përfundimit të luftës.

    Në mesin e ndotësve të identifikuar janë metalet e rënda, mbetjet e eksplozivëve, asbesti nga ndërtesat e shkatërruara, dioksinat dhe ndotësit biologjikë. Raporti është mbështetur në imazhe satelitore, të dhëna publike dhe teknologji të vëzhgimit në distancë.

    Oxfam paralajmëron se kjo ndotje mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e banorëve, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes, kancerit, dëmtimeve të organeve dhe komplikimeve gjatë shtatzënisë.

    Situata është rënduar edhe më shumë nga shkatërrimi i infrastrukturës së ujërave të zeza. Të gjashtë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Gaza janë jashtë funksionit, duke bërë që ujërat e patrajtuara të depërtojnë në tokë, në ujërat nëntokësore dhe në Detin Mesdhe.

    Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, operacionet ushtarake kanë gjeneruar më shumë se 61 milionë tonë mbeturina dhe rrënoja, rreth 15 për qind e të cilave mund të përmbajnë materiale të rrezikshme.

    Pasojat tashmë po vërehen edhe në shëndetin e popullsisë. Mjekët në Gaza kanë raportuar rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, sëmundjeve të lëkurës dhe problemeve gastrointestinale, të lidhura me pluhurin, ujin e ndotur dhe kushtet e rënda sanitare në kampet ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur.

    Përveç rrezikut shëndetësor, ndotja po kërcënon edhe sigurinë ushqimore. Fermerët dhe peshkatarët kanë raportuar vështirësi në prodhimin e ushqimit të sigurt për konsum, për shkak të ndotjes së tokës dhe ujërave.

    Oxfam ka kërkuar një vlerësim të pavarur të gjendjes mjedisore në Gaza dhe një plan të posaçëm për pastrimin e territorit, duke paralajmëruar se procesi do të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar.

    Ndërkohë, Izraeli ka kundërshtuar përfundimet e raportit, duke vënë në pikëpyetje metodologjinë e përdorur dhe duke pretenduar se analiza mbështetet në imazhe satelitore dhe supozime të paverifikuara.

    Organizata paralajmëron se edhe nëse luftimet përfundojnë, pasojat e ndotjes mund ta shoqërojnë popullsinë e Gazës për dekada. /Telegrafi/

  • Galatasaray e fiton derbin ndaj Aston Villas

    Galatasaray e fiton derbin ndaj Aston Villas

    Galatasaray ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj skuadrës angleze, Aston Villa.

    Edhe pse ishin pa disa nga lojtarët kryesorë, si Victor Osimhen që mungoi shkaku i lëndimit, Galata arriti një fitore prej 1-0.

    Aston Villa ishte shumë më e mirë në fillim për të krijuar disa raste shënimi por që dështuan t’i konkretizojnë.

    Maatsen dhe Harwood-Bellis kishin disa raste të mira shënimi mirëpo s’ia dolën ta mposhtin portierin e Galatas.

    Kur askush nuk e priste, Galatasaray e zhbllokoi rezultatin. Pas një tollovie në zonë, Deniz Gul u gjend në vendin e duhur për të shënuar me kokë pas harkimit nga këndi (77’).

    Villa e provoi që ta barazonte rezultatin mirëpo assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e Galatas.

    Kësisoj, Galatasaray shkon në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Villa pas pesë xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • 13 vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi për rrahjen brutale të një 17 vjeçari në Athinë

    13 vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi për rrahjen brutale të një 17 vjeçari në Athinë

    Një 13 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, së bashku me tre të mitur të tjerë, nën dyshimin për përfshirje në rrahjen brutale të një 17 vjeçari në lagjen Gudi të Athinës.

    Sipas mediave greke, të arrestuarit janë dy shtetas nga Filipinet, të moshës 13 dhe 17 vjeç, një 14 vjeçar nga Gjeorgjia dhe një 13-vjeçar shqiptar. Për rastin janë arrestuar edhe prindërit e katër të miturve, nën dyshimin për neglizhencë në mbikëqyrjen e fëmijëve.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, më 21 nëntor, në sheshin Agios Thomas, ku 17 vjeçari ndodhej së bashku me të dashurën dhe disa shokë.

    Një grup prej pesë deri në gjashtë të rinjsh iu afrua dhe fillimisht nisi t’i provokonte verbalisht. Situata më pas eskaloi në dhunë fizike, shkruan mediumi grek Newsit.gr

    Sipas hetimeve paraprake, viktima dhe të dyshuarit njiheshin mes vete dhe dyshohet se kishin pasur mosmarrëveshje personale.

    17 vjeçari ndërhyri për të mbrojtur të dashurën e tij, por grupi u vërsul ndaj tij, duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.

    Si pasojë e sulmit, i riu pësoi thyerje të hundës dhe lëndime të rënda në njërin sy, ndërsa për pak sa nuk e humbi shikimin, transmeton Telegrafi.

    Sulmuesit dyshohet se tentuan edhe ta shtynin në rrugë, ku në atë moment po qarkullonin automjete, si dhe t’ia merrnin paratë.

    Një mjek që ndodhej në afërsi ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa i riu u transportua me ambulancë në spital.

    Katër të miturit përballen me akuza për formim grupi kriminal, lëndim të rëndë trupor dhe tentativë vjedhjeje.

    Policia greke është duke kërkuar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në sulm./Telegrafi/

  • Spitali në Prizren: Pacientët ankohen për komunikimin e stafit (VIDEO)

    Spitali në Prizren: Pacientët ankohen për komunikimin e stafit (VIDEO)

    Spitali në Prizren: Pacientët ankohen për komunikimin e stafit (VIDEO)

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit janë vendosur 30 kuti fizike të ankesave, ndërsa pritet të shtohen edhe 20 të tjera.

    Drejtori i spitalit u ka bërë thirrje pacientëve të raportojnë çdo shkelje, duke garantuar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj tyre. Ankesat më të shpeshta lidhen me komunikimin e stafit shëndetësor.

    Ndërsa për mungesën e barnave, nga dhjetori pritet të nisë monitorimi në kohë reale i stokut farmaceutik, për të identifikuar mungesat dhe mundësinë e huazimit ndërmjet reparteve.

    Ndiqni kronikën e mëposhtme për më shumë detaje: