Author: Momenti

  • Shiroka Pula në pritjen për 28 Nëntorin: Kjo ditë bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

    Shiroka Pula në pritjen për 28 Nëntorin: Kjo ditë bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë kombëtar

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit.

    Burimi: Dukagjini

  • Aksident në Skenderaj, përfshihen dy automjete – policia në vendin e ngjarjes

    Aksident në Skenderaj, përfshihen dy automjete – policia në vendin e ngjarjes

    Aksident në Skenderaj, përfshihen dy automjete – policia në vendin e ngjarjes

    Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Skenderaj, ku janë përfshirë dy automjete.

    Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa në lokacion vërehet edhe prania e zyrtarëve policorë.

    Në këtë aksident dyshohet se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Megjithatë, kjo informatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë, por deri në momentin e publikimit është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dy persona arrestohen për vjedhje në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit

    Dy persona arrestohen për vjedhje në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit

    Dy burra janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në rezidencën e fshatit të Princit dhe Princeshës së Uellsit, në pronën Sandringham, në Norfolk të Anglisë.

    Policia e Norfolkut bëri të ditur se kishte marrë një telefonatë pak para orës 18:00 të së hënës, pas raportimit për aktivitet të dyshimtë në rezidencën Anmer Hall.

    Policia angazhoi qen nuhatës, dronë dhe një helikopter për të kontrolluar zonën. Dy burra u arrestuan në pronën mbretërore dhe vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

    Sipas policisë, në momentin e incidentit, rezidenca nuk kishte banorë. Pallati Kensington tha se nuk komenton çështjet që lidhen me sigurinë.

    Princi William dhe bashkëshortja e tij, Catherine, nuk jetojnë gjatë gjithë kohës në Anmer Hall, por e përdorin atë si rezidencë pushimi gjatë festave.

    Val Blackmur, 83-vjeçare, e cila jeton në rrugën që të çon drejt kësaj rezidence, i tha BBC-së se do të ishte e pabesueshme nëse dikush do të kishte qenë aq i pamend sa të tentonte të hynte me forcë në të.

     

    Burimi: RTKLive

  • Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

    Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti i parë i ndryshimeve tashmë është përgatitur dhe se në dhjetor pritet të ndërmerret një nismë tjetër ligjore, me synimin që ligji i plotë të hyjë në fuqi.

    Burimi: Dukagjini

  • Prokuroria Publike forcon kapacitetet e saj të kuadrove, mundësi për avancimin e 28 punonjësve

    Prokuroria Publike forcon kapacitetet e saj të kuadrove, mundësi për avancimin e 28 punonjësve

    Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.

    Në kuadër të Shpalljes së Brendshme Nr. 1/2026, është parashikuar ngritja në detyrë e 28 prokurorëve publikë, si dhe janë publikuar listat e renditjes nga përzgjedhja administrative për Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Duke hapur mundësi për avancim në karrierë, krijohen parakushte për motivim më të madh të punonjësve, profesionalizim të shërbimit dhe përmirësim të efikasitetit institucional.

    Forcimi i burimeve njerëzore është një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi të prokurorisë publike më të fortë, më efikas dhe funksional./Telegrafi/

  • Vrau nënën e katër fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

    Vrau nënën e katër fëmijëve, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

    Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, pasi vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare, M.N, nënë e katër fëmijëve të tyre, në qytetin e Volosit.

    Krimi i rëndë kishte ndodhur në gusht të vitit 2025, në prani të fëmijëve të çiftit.

    Vendimi është marrë nga Gjykata e Jurisë në Trikala, e cila e shpalli të pandehurin fajtor edhe në shkallën e dytë për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë psikologjike.

    Përveç burgimit të përjetshëm, atij iu shqiptua edhe një vit burgim për armëmbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armës.

    Sipas mediave greke, 41-vjeçari e kishte sulmuar bashkëshorten me një mjet të mprehtë nga një set për pjekje, duke e goditur disa herë.

    Gruaja kishte tentuar të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por ai e kishte ndjekur deri te shkallët e ndërtesës ku jetonin, ku edhe e kishte vrarë. Një nga plagët, në zonën e zemrës, rezultoi fatale.

    Në seancat gjyqësore ishin të pranishëm edhe katër fëmijët e çiftit, të moshës 19, 17, 14 dhe 6 vjeç, shkruan mediumi grek Enikos.gr

    Ata e ndoqën procesin në një atmosferë tejet të rëndë emocionale, ndërsa nuk shkëmbyen asnjë fjalë me babanë e tyre, i cili ndodhej në bankën e të akuzuarve.

    Gjatë mbrojtjes, shqiptari pretendoi se kishte probleme me shëndetin mendor dhe kërkoi që kjo të merrej parasysh në përcaktimin e përgjegjësisë penale, transmeton Telegrafi.

    Ai gjithashtu pretendoi se gjendja e tij psikologjike dhe sjellja e bashkëshortes kishin ndikuar në ngjarje.

    Megjithatë, gjykata i hodhi poshtë pretendimet për përgjegjësi të zvogëluar penale dhe kërkesat për rrethana lehtësuese, duke pranuar kërkesën e prokurores për dënimin e tij për vrasje të kryer me dashje dhe në gjendje të qetë psikologjike.

    Avokatja e familjes së viktimës kishte deklaruar gjatë procesit se 36-vjeçarja kishte përjetuar dhunë psikologjike, verbale dhe fizike nga bashkëshorti i saj.

    Sipas palës akuzuese, krimi ishte i planifikuar dhe autori e kishte ndjekur gruan derisa e kishte arritur dhe vrarë. /Telegrafi/

  • Ngrihen dyshime për ndryshime të shpejta të ligjit që do t’i mundësonte komandantit të FSK-së një mandat të dytë

    Ngrihen dyshime për ndryshime të shpejta të ligjit që do t’i mundësonte komandantit të FSK-së një mandat të dytë

    Ngrihen dyshime për ndryshime të shpejta të ligjit që do t’i mundësonte komandantit të FSK-së një mandat të dytë

    Kenan Gashi nga AVONET ka ngritur shqetësimin për informacionet se Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësinë e ndryshimit të Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me qëllim që komandantit aktual t’i mundësohet edhe një mandat i dytë.

    Në një reagim në ‘Facebook’, Gashi ka rikujtuar se neni 21, paragrafi 7, i Ligjit Nr. 06/L-123 përcakton se komandanti i FSK-së emërohet me mandat pesëvjeçar, pa të drejtë riemërimi.

    Ai ka kërkuar që, nëse ekziston një nismë e tillë, ajo të mbështetet në një analizë të mirëfilltë ligjore dhe institucionale, duke marrë parasysh edhe praktikat e vendeve evropiane dhe shteteve anëtare të NATO-s.

    “Institucionet e sigurisë nuk duhet të ndërtohen rreth individëve, por rreth ligjit dhe institucioneve”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Vrau bashkëshorten para syve të katër fëmijëve, 41-vjeçari shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

    Vrau bashkëshorten para syve të katër fëmijëve, 41-vjeçari shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

    Gjykata Penale e Trikalasë në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 40-vjeçarin shqiptar Pandeli Nakoleci, i shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marjola Nakoleci, në fund të gushtit të vitit 2025, në qytetin e Volosit.

    Sipas mediave greke, krimi i rëndë ndodhi në banesën e familjes, ku Nakoleci goditi disa herë me sende të forta bashkëshorten e tij 36-vjeçare, në prani të katër fëmijëve të tyre.

    Procesi gjyqësor nisi të enjten e kaluar dhe përfundoi të hënën, me shpalljen e vendimit. Gjykata e shpalli të pandehurin fajtor për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë shpirtërore. Krahas burgimit të përjetshëm, ndaj tij u dha edhe një dënim prej një viti burg për mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armëve.

    Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe katër fëmijët e çiftit, por ata nuk u thirrën për të dëshmuar gjatë procesit.

    Gjatë gjykimit, pala që mbështeste akuzën ngriti pretendimet për dhunë të vazhdueshme psikologjike, verbale dhe fizike që Pandeli Nakoleci dyshohet se ushtronte ndaj bashkëshortes së tij. Sipas akuzës, vrasja ishte planifikuar paraprakisht dhe ishte kryer me dashje.

    Nga ana tjetër, gjatë mbrojtjes së tij, 40-vjeçari pretendoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor, të cilat, sipas tij, së bashku me konfliktet dhe sjelljen e bashkëshortes, kishin ndikuar në kryerjen e krimit.

    Prokurorja kërkoi shpalljen e tij fajtor për vrasje me dashje, duke kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për njohjen e përgjegjësisë së reduktuar penale për shkak të gjendjes së tij psikike.

    Avokati i të pandehurit argumentoi se klienti i tij kishte një çrregullim psikik të diagnostikuar dhe se vijonte të merrte trajtim me medikamente edhe gjatë qëndrimit në burg.

    Megjithatë, gjykata pranoi kërkesën e prokurores, rrëzoi pretendimet e mbrojtjes për uljen e përgjegjësisë penale dhe nuk pranoi as rrethanat lehtësuese të kërkuara nga avokati.

    Në përfundim, Pandeli Nakoleci u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes, Marjola Nakoleci, si dhe me një vit burg për veprat e tjera penale.

  • Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

    Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

    Rasti i rëndë i 13-vjeçares shqiptaro-amerikane në Shkodër, arrestohen dy persona për trafikim të të miturve

    Dy persona, të moshave 46 dhe 49-vjeçare, janë arrestuar në Tiranë dhe Fier, nën dyshimin për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, në kuadër të hetimeve për rastin e rëndë të 13-vjeçares shqiptaro-amerikane.

    Rasti u zbulua pas kallëzimit të familjarëve për largimin nga banesa të vajzës 13-vjeçare. Pas disa ditësh kërkimesh, në bashkëpunim me strukturat policore të Tiranës dhe Fierit, si dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane, e mitura u lokalizua në Tiranë.

    Në kuadër të veprimeve hetimore, autoritetet arrestuan A. Q., 46-vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49-vjeç, banues në Fier.

    Për të dy të dyshuarit, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm në këtë rast.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ASK: Çmimet e prodhimit në Kosovë u rritën për 1,2 për qind

    ASK: Çmimet e prodhimit në Kosovë u rritën për 1,2 për qind

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë të vitit 2026, sipas të cilave çmimet e prodhimit në Kosovë janë rritur për 1,2 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa në nivel vjetor shënojnë rritje prej 5,9 për qind.

    Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 1,2 % ndërmjet TM3 2026 dhe TM2 2026. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. (14,8 %); nxjerrja e xehes së metalit (11,3 %), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (4,9 %); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (2,5 %); përpunimi i produkteve ushqimore (1,0 %); prodhimi i produkteve kimike (0,8 %); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (0,7 %); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,6 %); prodhimi i tekstilit (0,6 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0,5 %); prodhimi i mobilieve (0,5 %); prodhimi i veshjeve (0,4 %); prodhimi i pijeve (0,1 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0,1 %).

    Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove(-3,7 %); prodhimi i metaleve (-1,0 %); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (-0,9 %); xeherorët dhe guroret e tjera (-0,9 %).

    Tremujori i tretë 2026  –  Tremujori i tretë 2025,       5,9 %

    Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,9 %, ndërmjet TM3 2026 dhe TM3 2025.

    Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (32,2 %); prodhimi tjetër p.k.t. (26,1 %); prodhimi i pijeve (20,1 %); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (15,5 %); nxjerrja e xehes së metalit (11,4 %); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (7,3 %); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (4,4 %); përpunimi i produkteve ushqimore (4,2 %); prodhimi i metaleve (3,6 %); prodhimi i mobilieve (3,1 %); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2,9 %); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2,4 %); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (2,3 %); prodhimi i pajisjeve elektrike (1,9 %); prodhimi i produkteve kimike (1,4 %); prodhimi i tekstilit (1,2 %); xeheroret dhe guroret e tjera (1,0 %); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (0,3 %).

    “Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i veshjeve (-6,0 %); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3,6 %); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1,5 %); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-0,4 %); veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave (-0,8 %); dhe prodhimi i pijeve (-0,9 %)”, njofton ASK.

    Burimi: RTKLive