Author: Momenti

  • Malaj në prag të 28 Nëntorit: Kosova dhe Shqipëria kanë një histori e vizion të përbashkët për të ardhmen

    Malaj në prag të 28 Nëntorit: Kosova dhe Shqipëria kanë një histori e vizion të përbashkët për të ardhmen

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspiratën për integrim të plotë në institucionet euroatlantike.

    Burimi: Dukagjini

  • Andonovski: Maqedonia duhet të bëhet qendër për inovacione dhe investime digjitale

    Andonovski: Maqedonia duhet të bëhet qendër për inovacione dhe investime digjitale

    Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase janë disa nga prioritetet e theksuara nga Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pas pjesëmarrjes në konferencën e Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmCham).

    Andonovski tha se Maqedonia duhet të krijojë kushte për zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale dhe tërheqjen e investimeve me vlerë të shtuar më të lartë.

    “Ne kemi njerëz të talentuar dhe kompani vendase me përvojë ndërkombëtare. Detyra jonë është të sigurojmë rregulla të parashikueshme, infrastrukturë digjitale të sigurt dhe institucione që veprojnë në kohën e duhur”, theksoi Ministri.
    Ai theksoi se digjitalizimi i shërbimeve është i lidhur me reformat administrative, përmirësimin e sigurisë kibernetike dhe harmonizimin me standardet evropiane.

    Përmes iniciativave “Vezilka”, “DIGITMAK” dhe “INNOFEIT EDIH”, sipas Andonovskit, krijohen mundësi për kompanitë e vogla që të përdorin inteligjencën artificiale, të zhvillojnë produkte të reja dhe të përmirësojnë aftësitë e punonjësve.

    Ministri theksoi se suksesi i transformimit digjital në dy-tre vitet e ardhshme duhet të matet përmes rezultateve konkrete – procedurave më të digjitalizuara plotësisht, afateve më të shkurtra dhe një numri më të madh kompanish që aplikojnë teknologji të reja.

    Andonovski gjithashtu pret të forcojë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit për të kapërcyer pengesat ekzistuese, për të zhvilluar personelin dhe për të krijuar zgjidhje praktike për qytetarët dhe ekonominë./Telegrafi/

  • BlackBerry rikthehet me një shfletues të sigurt për Windows

    BlackBerry rikthehet me një shfletues të sigurt për Windows

    Kompania BlackBerry, e njohur dikur për telefonat e saj me tastierë fizike dhe shërbimin BlackBerry Messenger (BBM), ka lansuar një produkt të ri për përdoruesit e kompjuterëve me sistemin Windows: BlackBerry Access Secure Browser.

    Shfletuesi i ri, i bazuar në teknologjinë Chromium, synon të ofrojë mbrojtje më të avancuar të të dhënave të punës, veçanërisht për kompanitë dhe institucionet që u lejojnë punonjësve të përdorin kompjuterët e tyre personalë për punë.

    Ndryshe nga zgjidhjet tradicionale të sigurisë, të cilat kërkojnë administrimin e të gjithë pajisjes, BlackBerry Access u mundëson organizatave të kontrollojnë vetëm aktivitetet që zhvillohen brenda shfletuesit. Kjo do të thotë se kompania mund të mbrojë të dhënat e saj pa pasur qasje në fotografitë, dokumentet dhe skedarët personalë të përdoruesit.

    Produkti i ri i bashkohet versioneve të BlackBerry Access për iOS dhe Android, ndërsa zëvendëson klientin e mëparshëm për kompjuterët desktop.

    Një prej veçorive kryesore është ruajtja e skedarëve të punës në një hapësirë të mbrojtur brenda shfletuesit, në vend që ata të shkarkohen drejtpërdrejt në dosjet personale të kompjuterit.

    Gjithashtu, platforma përfshin mbështetje për aplikacionet progresive të uebit (PWA), duke mundësuar përdorimin e shërbimeve si Microsoft Outlook, Teams dhe OneDrive pa pasur nevojë për instalimin e versioneve tradicionale të tyre.

    Përdoruesit mund të kenë qasje edhe në aplikacionet e brendshme të kompanive pa përdorur domosdoshmërisht një klient VPN. Për më tepër, integrimi i LibreOffice mundëson redaktimin e dokumenteve edhe kur kompjuteri nuk ka lidhje me internetin.

    BlackBerry synon që produkti të përdoret edhe nga institucionet qeveritare, rregullatorët dhe operatorët e infrastrukturës kritike, të cilët kanë kërkesa të veçanta për ruajtjen dhe kontrollin e të dhënave.

    Një prej veçorive të rëndësishme është mundësia që organizatat ta instalojnë dhe menaxhojnë sistemin në serverët e tyre, duke mbajtur kontrollin mbi politikat e sigurisë dhe identitetin e përdoruesve, pa u varur nga infrastruktura e jashtme e kompanisë. /Telegrafi/

  • Prishtina blindon dy talentet e saj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti rinovojnë deri në vitin 2030

    Prishtina blindon dy talentet e saj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti rinovojnë deri në vitin 2030

    Prishtina blindon dy talentet e saj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti rinovojnë deri në vitin 2030

    FC Prishtina ka vazhduar të investojë në talentet e reja, duke rinovuar kontratat me dy futbollistët Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës bardhekaltër deri në vitin 2030.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar potencialin dhe kontributin e dy futbollistëve.

    Prishtina ka theksuar se kontratat e reja janë një dëshmi e besimit që klubi ka në cilësitë dhe perspektivën e Ahmetit dhe Mehmetit, të cilët synon t’i bëjë pjesë të rëndësishme të së ardhmes së skuadrës.

    “FC Prishtina ka rinovuar kontratat me dy futbollistët e talentuar, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës deri në vitin 2030. Të dy futbollistët janë shpërblyer me kontrata të reja, si vlerësim për potencialin dhe kontributin e tyre me fanellën bardhekaltër. Vazhdimi i kontratave deri në vitin 2030 është një tjetër dëshmi e besimit të klubit në talentet e reja dhe në futbollistët që synojnë të jenë pjesë e së ardhmes së FC Prishtinës dhe futbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • SHBA-ja përgatitet të rrisë tarifat doganore ndaj Kinës dhe BE-së

    SHBA-ja përgatitet të rrisë tarifat doganore ndaj Kinës dhe BE-së

    SHBA-ja përgatitet të rrisë tarifat doganore ndaj Kinës dhe BE-së

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj Kinës dhe dhjetëra vendeve të tjera, të cilat i akuzon se po dëmtojnë kompanitë amerikane përmes subvencioneve dhe mbështetjes shtetërore për prodhimin industrial.

    Sipas burimeve të gazetës The Wall Street Journal, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, pritet të prezantojë gjatë kësaj jave rezultatet e një hetimi disa mujor mbi subvencionet industriale në Kinë, Bashkimin Evropian dhe 14 vende të tjera. Megjithatë, afati i shpalljes së masave mund të ndryshojë.

    Greer ka argumentuar se subvencionet dhe format e tjera të mbështetjes nga qeveritë kanë krijuar mbikapacitete industriale në këto ekonomi. Sipas tij, kjo u mundëson kompanive të huaja të furnizojnë tregjet globale me produkte me çmime më të ulëta, duke vënë në vështirësi prodhuesit amerikanë.

    Kina dhe dhjetëra ekonomi të tjera në shënjestër

    Masat e reja pritet të përfshijnë shumicën e produkteve të eksportuara nga Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, disa kategori të produkteve industriale, përfshirë çelikun, aluminin dhe automobilat, mund të përjashtohen nga tarifat e reja, pasi ato tashmë i nënshtrohen detyrimeve doganore të vendosura në bazë të një legjislacioni të veçantë për sigurinë kombëtare.

    Nivelet përfundimtare të tarifave ende nuk janë bërë të ditura. Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar vazhdimisht se synojnë të rikthejnë norma të ngjashme me ato të vendosura nga Trump në vitin 2025, përpara se Gjykata Supreme të rrëzonte paketën fillestare të tarifave në shkurt të vitit 2026.

    Ndërkohë, vendet që kanë arritur marrëveshje tregtare me administratën Trump pritet të përballen me tarifa që pasqyrojnë kushtet e negociuara më herët.

    Për Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Korenë e Jugut, tarifat e përgjithshme mund të jenë në nivelin 15 për qind ose më të ulëta, ndërsa vende si Vietnami dhe India mund të përballen me norma më të larta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

    Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

    Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti i parë i ndryshimeve tashmë është përgatitur dhe se në dhjetor pritet të ndërmerret një nismë tjetër ligjore, me synimin që ligji i plotë të hyjë në fuqi.

    Tahiri, i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se ligji i ri do të jetë sipas kërkesës së ekspertëve që e përcjellin dhe njohin procesin në Hagë.

    “Drafti i parë veç është tash dhe në grupin strategjik do të diskutohet dhe aty, përmes grupit të deputetëve, do të niset nisma tjetër ligjore, që besoj se brenda muajit dhjetor do të jetë ligji i plotë në fuqi, sipas kërkesës së atyre që e përcjellin procesin dhe vlerësojnë se do të jetë ligj që i kontribuon procesit”, u shpreh Tahiri.

    Ai pranoi se vendimi për kthimin e ligjit ka pasur kosto politike për PDK-në, por tha se kjo është bërë me vetëdije dhe me qëllim që të kontribuohet në procesin gjyqësor në Hagë.

    “Është një goditje politike për PDK-në që është bërë me vetëdije, por në shërbim të diçkaje për të cilën realisht jemi të angazhuar. Kjo nuk ka qenë agjendë politike as kauzë politike, por kauzë kombëtare”, deklaroi Tahiri.

    Burimi: Insajderi

  • Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

    Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

    Kilaj, i cili javën e kaluar u shpall i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të për pengim të drejtësisë në rastin Thaçi dhe të tjerët, ka treguar se arrestimi i tij më 2 nëntor 2023 ishte krejtësisht i papritur.

    Ai ka thënë se rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish kishin trokitur në derën e shtëpisë së djalit të tij në Prishtinë, ku ai po qëndronte atë natë.

    “Absolutisht s’kam pasur asnjë ide”, ka deklaruar Kilaj në RTK Prime, duke treguar se autoritetet i kishin njoftuar vetëm për ekzistimin e një urdhërbastisjeje nga Dhomat e Specializuara.

    Sipas tij, bastisja kishte zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës pasuese. Gjatë kësaj kohe, hetuesit kishin kontrolluar dokumente dhe libra, ndërsa djemtë e tij i kishin shoqëruar gjatë kontrolleve.

    Kilaj ka zbuluar se pas bastisjes ishte intervistuar nga hetuesit pa praninë e avokatit, pasi, siç ka thënë, nuk e kishte marrë seriozisht mundësinë se mund të kishte ndonjë problem ligjor.

    “Si të pafajshëm e kam ditur që s’mund me pasur kurrgjë dhe s’mund me gjetur asgjë në sirtarët e mi ose në dokumentet e mia”, ka rrëfyer ai.

    Gjatë intervistimit, hetuesit e kishin pyetur edhe për emra të dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë. Një prej çështjeve që kishte ngritur dyshime ishte një dokument i grisur, i gjetur në shportën e mbeturinave.

    Kilaj ka treguar se dokumentin e kishte marrë përmes internetit, nga kureshtja për të mësuar më shumë rreth ish-bashkëluftëtarëve dhe procesit gjyqësor në Hagë. Ai ka thënë se dokumentin e kishte grisur dhe hedhur në mbeturina, ndërsa hetuesit më vonë kishin arritur t’i bashkonin copëzat përmes ekspertizës.

    Megjithatë, sipas tij, arsyeja kryesore e interesimit të autoriteteve kishte qenë vizita që ai i kishte bërë Hashim Thaçit më 6 tetor 2023 në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

    Ai ka deklaruar se biseda gjatë asaj vizite ishte regjistruar dhe se Prokuroria kishte pretenduar se ai mund të ishte i përfshirë në përpjekje për pengimin e drejtësisë.

    Në RTK Prime, Kilaj ka rrëfyer edhe momentet e para të transferimit në objektin e EULEX-it në Prishtinë dhe më pas në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke e cilësuar gjithë përvojën si një periudhë të rëndë për të dhe familjen e tij.

    Pas një përballjeje trevjeçare me Dhomat e Specializuara, Kilaj është shpallur i pafajshëm për akuzat ndaj tij në rastin e pengimit të drejtësisë.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor s'mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

    Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor s’mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

    Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor s'mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit.

    Në fjalën e saj, ajo tha se flamuri kuq e zi përfaqëson simbolin e shtetit shqiptar dhe të gjithë kombit shqiptar, duke rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare.

    Presidentja theksoi rëndësinë e 28 Nëntorit, duke përmendur Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ajo vlerësoi sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, duke iu referuar edhe procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të saj. Sipas saj, asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe sakrificën mbi të cilën u ndërtua ajo.

    Shiroka Pula përgëzoi Shqipërinë për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe kujtesës historike, si dhe për nderimin e flamurit përmes punës dhe përkushtimit, transmeton Klankosova.tv

    Në fund, ajo u bëri thirrje për forcimin e lidhjeve dhe integrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë:

    “Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel!”

  • De Jong: Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pa Yamal

    De Jong: Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pa Yamal

    De Jong: Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pa Yamal

    Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka folur për gjendjen e skuadrës para ndeshjes me Sabahun në Ligën e Kampionëve, duke prekur edhe mungesën e Lamine Yamalit, raportet me trajnerin Hansi Flick dhe ambiciet për këtë sezon.

    Holandezi tha se ndihet mirë pas periudhës së vështirë me lëndime dhe se raportet me Flickun janë të mira. Ai theksoi se pozita e tij e preferuar është mesfusha, por është i gatshëm të luajë edhe në mbrojtje nëse ka nevojë skuadra, shkruan Barca Universal.

    Duke folur për Yamalın, De Jong pranoi se mungesa e tij do të ndihet, por beson se Barcelona ka cilësinë e duhur për të fituar edhe pa yllin spanjoll.

    Sa i përket Ligës së Kampionëve, ai tha se fitimi i këtij trofeu mbetet objektiv i Barcelonës, ndërsa e cilësoi PSG-në si favoriten kryesore, transmeton Klankosova.tv.

    De Jong gjithashtu vlerësoi se Barcelona duhet të përmirësohet, por ka besim se mund të konkurrojë për trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

  • Infeksioni viral lë shenja në sistemin imunitar edhe pas shërimit

    Infeksioni viral lë shenja në sistemin imunitar edhe pas shërimit

    Shkencëtarët në Universitetin Pompeu Fabra në Barcelonë kanë zbuluar se infeksioni akut viral te minjtë mund ta dobësojë sistemin imunitar shumë kohë pas shërimit. Te kafshët e vaksinuara para infeksionit, ky dëmtim nuk ndodhi.

    Hulumtimi u drejtua nga Laboratori i Biologjisë së Infeksioneve të këtij universiteti spanjoll, dhe rezultatet u botuan në revistën shkencore Cell Death & Disease.

    Infeksionet akute virale, të tilla si ftohja ose virusi i stomakut, shihen nga shumica e njerëzve si sëmundje kalimtare: virusi hyn në trup, shkakton simptoma, sistemi imunitar e kapërcen atë dhe shërimi konsiderohet i plotë. Studiuesit donin të shihnin nëse ky është vërtet rasti.

    Minjtë në eksperiment e mposhtën virusin dhe u shëruan nga faza akute e sëmundjes, por sistemi i tyre imunitar mbeti i ndryshuar për shumë më gjatë. Ndryshime u gjetën në shpretkë, një organ që luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e mbrojtjes imunitare.

    Ndërsa sistemi imunitar luftonte virusin, në shpretkë u zhvillua fibroza, ose ind i ngjashëm me plagë. Shpërndarja e qelizave imune në këtë organ u ndërpre gjithashtu. Kjo e bëri të vështirë që qelizat të komunikonin me njëra-tjetrën, gjë që është e nevojshme për aktivizimin e qelizave T, të cilat janë përgjegjëse për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave të infektuara. Kafshët më pas reaguan më ngadalë ndaj sfidave të reja.

    Udhëheqësi i hulumtimit, Andreas Meyerhans, profesor në UPF dhe studiues në institutin katalanas ICREA, thekson se infeksionet akute virale përgjithësisht konsiderohen të lehta dhe kalimtare, por se një kuptim i tillë mund të nënvlerësojë pasojat që nuk janë menjëherë të dukshme dhe vazhdojnë edhe pasi infeksioni të ketë kaluar.

    Studiuesit më pas testuan nëse kjo mund të parandalohej. Minjtë e vaksinuar para infeksionit nuk zhvilluan ndonjë dëmtim të shpretkës ose çrregullime të sistemit imunitar. Struktura e shpretkës së tyre mbeti e paprekur dhe qelizat e tyre T funksionuan njësoj si tek minjtë që nuk ishin infektuar kurrë.

    Autorja e parë e studimit, Paula Cebollada Rica, thotë se kapërcimi i infeksionit nuk do të thotë domosdoshmërisht një shërim të plotë të organizmit dhe se vaksinimi ruajti aftësinë e sistemit imunitar për t’u përballur me sfidat e reja.

    Hulumtimi u krye te minjtë, kështu që mbetet e hapur nëse të njëjtat ndryshime ndodhin edhe te njerëzit. Deklarata e universitetit nuk specifikoi se cili virus u përdor në eksperiment ose sa kohë zgjatën saktësisht ndryshimet. /Telegrafi/