Author: Momenti

  • BlackBerry rikthehet me një shfletues të ri për Windows, synon të mbrojë të dhënat e kompanive

    BlackBerry rikthehet me një shfletues të ri për Windows, synon të mbrojë të dhënat e kompanive

    BlackBerry rikthehet me një shfletues të ri për Windows, synon të mbrojë të dhënat e kompanive

    Kompania BlackBerry, e njohur dikur për telefonat me tastierë fizike dhe shërbimin BlackBerry Messenger (BBM), ka prezantuar një produkt të ri për kompjuterët me sistemin Windows, të quajtur BlackBerry Access Secure Browser.

    Shfletuesi, i bazuar në teknologjinë Chromium, është krijuar për të ofruar siguri më të avancuar për të dhënat e punës, veçanërisht në kompanitë që u lejojnë punonjësve të përdorin kompjuterët e tyre personalë.

    Ndryshe nga sistemet tradicionale të sigurisë që kërkojnë kontrollin e plotë të pajisjes, BlackBerry Access u mundëson organizatave të menaxhojnë vetëm aktivitetet brenda shfletuesit, pa pasur qasje në fotografitë, dokumentet dhe skedarët privatë të përdoruesve.

    Një nga veçoritë kryesore është ruajtja e dokumenteve të punës në një hapësirë të mbrojtur brenda shfletuesit, ndërsa platforma mbështet edhe aplikacione si Microsoft Outlook, Teams dhe OneDrive përmes teknologjisë PWA.

    Përmes tij, punonjësit mund të përdorin edhe aplikacionet e brendshme të kompanive pa pasur nevojë domosdoshmërisht për VPN, si dhe të redaktojnë dokumente jashtë linje përmes integrimit me LibreOffice.

    Produkti i ri plotëson versionet ekzistuese për iOS dhe Android dhe zëvendëson klientin e mëparshëm për kompjuterët desktop.

    BlackBerry synon që këtë zgjidhje ta ofrojë edhe për institucione qeveritare, rregullatorë dhe operatorë të infrastrukturës kritike. Organizatat do të kenë mundësi ta instalojnë dhe menaxhojnë sistemin në serverët e tyre, duke ruajtur kontrollin mbi politikat e sigurisë dhe identitetin e përdoruesve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pse udhëtarët me përvojë vendosin letër higjienike në fund të valixhes?

    Pse udhëtarët me përvojë vendosin letër higjienike në fund të valixhes?

    Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më parë

    Paketimi i valixhes shpesh është më i ndërlikuar nga sa duket. Përveçse përpiqemi të sistemojmë gjithçka që na nevojitet, dëshirojmë që rrobat të mbeten të rregullta dhe të freskëta, produktet kozmetike të padëmtuara, ndërsa objektet e thyeshme të sigurta gjatë transportit.

    Megjithatë, edhe kur i sistemojmë gjërat me kujdes, pas mbërritjes në destinacion mund të përballemi me rroba të rrudhosura, produkte kozmetike të derdhura ose aroma të pakëndshme.

    Prandaj, udhëtarët me përvojë përdorin zgjidhje praktike që nuk kërkojnë pajisje të posaçme apo shpenzime shtesë. Njëra prej tyre përfshin një produkt që pothuajse të gjithë e kemi në banjë: letrën higjienike.

    Mund të përthithë lagështinë e tepërt në valixhe

    Gjatë udhëtimit, bagazhi mund të ekspozohet ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë së ajrit. Në kushte të caktuara mund të krijohet kondensim, duke shkaktuar lagështi në brendësi të valixhes.

    Letra higjienike ka aftësi të përthithë sasi të vogla lagështie, prandaj vendosja e disa shtresave në fund të valixhes mund të shërbejë si mbrojtje shtesë, veçanërisht kur paketoni peshqirë ose veshje që nuk janë tharë plotësisht.

    Megjithatë, letra nuk mund të parandalojë formimin e mykut. Rrobat duhet të paketohen pasi të jenë tharë plotësisht, ndërsa letra duhet të ndërrohet nëse laget.

     BeeBonnet

    Me disa pika vaji esencial, valixhja mund të marrë aromë të këndshme

    Në tubin prej kartoni të letrës higjienike ose në një copë letre mund të hidhni disa pika vaji esencial livande, limoni, menteje apo peme çaji.

    Aroma e lehtë mund ta freskojë brendësinë e valixhes dhe t’u japë veshjeve një aromë më të këndshme.

    Megjithatë, vajrat esencialë nuk duhet të aplikohen drejtpërdrejt mbi rroba, sepse mund të lënë njolla yndyrore. Letra e aromatizuar duhet të vendoset veçmas, në një qese që mundëson qarkullimin e ajrit.

    Mbrojtje shtesë për objektet e thyeshme

    Letra higjienike mund të jetë e dobishme edhe gjatë paketimit të objekteve delikate. Shishet e parfumeve, enët e vogla prej qelqi, zbukurimet dhe suveniret mund të mbështillen me disa shtresa letre për të zbutur goditjet e lehta gjatë transportit.

    Për objektet veçanërisht të brishta ose me vlerë, është më mirë të përdoren mbështjellës mbrojtës ose ambalazhe të forta.

    Letra higjienike shërben si mbrojtje plotësuese, por nuk zëvendëson paketimin e sigurt.

    Mund t’ju nevojitet edhe pas mbërritjes në destinacion

    Në apartamente, hostele dhe kampe ndonjëherë mund të mungojë letra higjienike ose furnizimi me të të mos jetë i mjaftueshëm.

    Prandaj, është praktike të keni letër higjienike rezervë, veçanërisht nëse udhëtoni në disa destinacione ose qëndroni në ambiente ku duhet t’i siguroni vetë produktet e higjienës personale.

    Një detaj i vogël që lehtëson paketimin

    Megjithëse letra higjienike nuk është zgjidhje për të gjitha problemet gjatë udhëtimit, përdorimet e saj mund të jenë mjaft praktike.

    Ajo mund të përthithë sasi të vogla lagështie, të shërbejë për mbështjelljen e objekteve delikate, të ndihmojë në freskimin e valixhes dhe të përdoret si rezervë higjienike.

    Ndonjëherë, pikërisht gjërat më të zakonshme rezultojnë më të dobishme kur ndodhemi larg shtëpisë. Prandaj, përpara udhëtimit të ardhshëm, lini pak hapësirë në valixhe edhe për letër higjienike. /Telegrafi/

  • Gjermania fiton qasje në sistemin luftarak ukrainas DELTA

    Gjermania fiton qasje në sistemin luftarak ukrainas DELTA

    Gjermania do të bëhet vendi i parë që fiton qasje në sistemin digjital ukrainas të menaxhimit të operacioneve luftarake DELTA, një teknologji e zhvilluar dhe e testuar në kushtet e luftës kundër Rusisë.

    Marrëveshja u arrit në Berlin, ku ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij ukrainas, Yevhenii Khmara, nënshkruan një deklaratë të qëllimit për bashkëpunim në zhvillimin dhe përdorimin e kësaj platforme.

    Në bazë të marrëveshjes, ushtria gjermane do të mund ta përshtatë DELTA-n sipas nevojave të saj, të kontribuojë në zhvillimin e funksioneve të reja dhe të bashkëpunojë me Ukrainën për përmirësimin e sistemit.

    Megjithatë, Berlini nuk do të ketë qasje në të dhënat luftarake dhe operacionale të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raportojnë mediat.

    Sistemi DELTA është një platformë dixhitale që bashkon informacione nga burime të ndryshme, përfshirë radarët, sensorët, dronët dhe satelitët, duke krijuar një pamje të përbashkët të situatës në fushëbetejë në kohë reale.

    Përmes tij, komandantët mund të përcjellin pozicionet e forcave ukrainase dhe atyre armike, të identifikojnë objektivat dhe të koordinojnë operacionet ushtarake. Platforma është zhvilluar duke u bazuar në përvojën e drejtpërdrejtë të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

    Ministri gjerman Pistorius ka theksuar rëndësinë e bashkimit të informacioneve nga burime të ndryshme në një pamje të vetme të fushëbetejës, ndërsa pala ukrainase e konsideron marrëveshjen një hap të rëndësishëm për zgjerimin ndërkombëtar të teknologjive të saj të mbrojtjes.

    Sistemi ishte testuar edhe nga ushtria gjermane në tetor, me mbështetjen e ekspertëve ukrainas.

    Marrëveshja shënon një zhvillim të rëndësishëm në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve, pasi Ukraina, përveçse përfiton nga ndihma ushtarake perëndimore, tashmë po eksporton edhe përvojën dhe teknologjinë e zhvilluar gjatë luftës. /Telegrafi/

  • Ahmeti për PDK-në: Është e padrejtë ndaj Thaçit e Veselit të pritet që ata ta mundin Kurtin

    Ahmeti për PDK-në: Është e padrejtë ndaj Thaçit e Veselit të pritet që ata ta mundin Kurtin

    Analisti Shpend Ahmeti, në një përballje me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në emisionin “Debat Plus”, ka kritikuar organizimin dhe orientimin politik të kësaj partie.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë

    Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë

    Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është shtet i pavarur, nuk është e shkëputur nga kombi shqiptar, duke theksuar lidhjet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

    Këto komente Kurti i bëri në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Gjatë fjalimit të tij, ai tha se Republika e Kosovës përfaqëson pjesën e kombit shqiptar që jeton në Kosovë, si dhe pakicat kombëtare e etnike që përbëjnë qytetarinë e saj.

    “Republika jonë është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë dhe i pakicave kombëtare dhe etnike që përbëjnë qytetarinë e saj. Republika përpiqet që të realizojë aspiratën e 28 Nëntorit për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Kurti.

    Duke folur për raportet ndërmjet dy shteteve, kryeministri i cilësoi ato si vëllazërore dhe strategjike, duke theksuar se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka rëndësi jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për paqen dhe sigurinë në Evropën Juglindore.

    “Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar, prandaj marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore dhe strategjike për kombin tonë mbarë, por njëkohësisht edhe për paqen e sigurinë në Evropën Juglindore”, ka shtuar ai.

    Kurti bëri të ditur se deri më tani Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar gjithsej 190 marrëveshje bashkëpunimi, të cilat përfshijnë fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, ekonominë, energjinë, infrastrukturën, shëndetësinë dhe sigurinë.

    Në fjalimin e tij, kryeministri ritheksoi edhe synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë.

    Ai theksoi se Kosova, ndonëse ende nuk është anëtare e NATO-s, për katër vjet radhazi ka përmbushur kriterin e investimeve në siguri në nivelin prej dy për qind të Bruto Produktit Vendor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

    Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

    Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

    Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi.

    Ndryshe, dje Policia Rajonale e Gjilanit ka dhënë detaje për veprimet policore që janë marrë në rastin ku Endrit Azemi dyshohet se përfitoi mbi 189 mijë euro, duke gënjyer se vuan nga leukemia.

    Për rastin në fjalë, Policia thotë se fillimisht ishte informuar përmes rrugëve operative.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

    Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një pritjeje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, tha se Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar, prandaj marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore dhe strategjike për kombin tonë mbarë, por njëkohësisht edhe për paqen e sigurinë në Evropën Juglindore.

    “Më 28 Nëntor 1912 Kuvendi i përfaqësuesve të kombit shqiptar i mbledhur në Vlorë shpalli një aspiratë që ka mbetur e tillë edhe në ditët tona. Ajo është që Shqipëria “të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”. Për më se një shekull nga ajo ditë, shqiptarët nuk kanë qenë më vete, të lirë e të mosvarur. Ata janë pushtuar nga shtetet fqinje, nga ushtritë ndërluftuese gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas kanë lënguar nën regjime shtypëse e totalitare që nuk i kanë lënë të jenë më vete, të lirë e të mosvarur”, tha Kurti.

    Ai tha se gjenocidi më i fundit ndaj kombit tonë shqiptar u ndërmor në vitet 1998-1999 në Kosovë, mandej në qershor u çliruam me luftë dhe Republika e Kosovës u shpall shtet sovran në shkurt të vitit 2008.

    “Republika jonë është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë dhe i pakicave kombëtare dhe etnike që përbëjnë qytetarinë e saj. Republika përpiqet që të realizojë aspiratën e 28 Nëntorit për të gjithë qytetarët e saj. Ne sot jemi një demokraci funksionale që garanton liritë e njeriut dhe liritë civile, dhe po bëjmë përpjekje që të zhvillohemi në të njëjtin drejtim e së bashku me demokracitë përparimtare të Bashkimit Evropian, të Amerikës së Veriut e të demokracive të tjera në rajon dhe në mbarë botën. Ne dëshirojmë që të bëhemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe po ndërmarrim hapat e nevojshëm institucionalë mu për këtë qëllim. Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar, prandaj marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore dhe strategjike për kombin tonë mbarë, por njëkohësisht edhe për paqen e sigurinë në Evropën Juglindore”, tha ai.

    Sipas tij, ne i përjetojmë ngjarjet politike në Shqipëri dhe, anasjellas, qytetarët e Shqipërisë i përjetojnë ngjarjet në Kosovë.

    “E si institucione, posaçërisht si Qeveri, ne bashkëpunojmë: janë nënshkruar, zbatuar apo po zbatohen, 190 marrëveshje gjithsej ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ato përfshijnë fusha të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë: arsimin, ekonominë, energjinë, infrastrukturën, bujqësinë, shëndetësinë, sigurinë, kulturën, diasporën dhe shumë fusha të tjera. Ne nuk e harrojmë kurrë po ashtu ndihmesën e aleatëve perëndimorë për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe gjithnjë punojmë për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe e shumëpalëshe me Shtetet e Bashkuara, me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar, me Kanadanë, Turqinë, Japoninë, Zvicrën e të tjera. Bashkëpunime të ngushta kemi me ShBA-të, Gjermaninë e Francën, Mbretërinë e Bashkuar e Italinë, Turqinë e Poloninë, Izraelin, Kroacinë, Bullgarinë, shtetet arabe e të tjera, qoftë në fushën e sigurisë, të ekonomisë, çështjeve kulturore e të diasporës, apo të marrëdhënieve rajonale”, tha Kurti.

    Kreu u qeverisë, theksoi se Kosova, porsi Shqipëria, e ka treguar veten si një partner i besueshëm për ruajtjen dhe promovimin e paqes, në Evropë dhe në botë. Ajo ka dhënë ndihmesën e vet në dënimin e pushtimit rus të Ukrainës dhe në stërvitjet e NATO-s e të partnerëve të saj për sigurinë në Evropë.

    “Kosova, edhe pa qenë anëtare e NATO-s, tash e 4 vjet rresht e ka plotësuar kriterin e investimeve për sigurinë në nivelin 2% të Bruto Produktit Vendor. Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor 1878, Kongresi i Alfabetit në Manastir më 22 nëntor 1908 dhe 28 Nëntori i shumëfishtë – i Flamurit dhe Skënderbeut në Krujë në 1443, i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Qemalit në Vlorë në 1912, e i UÇK-së e kryekomandantit Adem Jashari në Drenicë në fund të shekullit të kaluar – janë dhe do të jenë përgjithmonë themelet e kombit tonë, që në shekullin XXI e më tej, do të na bëjnë gjithnjë krenarë e të gëzuar, por edhe përherë të na mbushin me përgjegjësi e detyra. Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe të gjithë miqtë tanë të huaj për Ditën e Flamurit, që simbolizon vullnetin e kombit për mëvetësi, liri e pavarësi!”, tha Kurti.

     

    Burimi: RTKLive

  • Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri

    Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri

    Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri

    Së shpejti pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, pas më shumë se tre vitesh prej kur është mbajtur e fundit. Këtë e ka konfirmuar në emisionin  Rubikon, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    Malaj ka thënë se strukturat përkatëse të të dyja vendeve tashmë janë duke punuar për organizimin e këtij takimi, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.

    Ai ka theksuar se, pavarësisht mungesës së mbledhjeve të përbashkëta në vitet e fundit, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve nuk është ndërprerë dhe janë arritur marrëveshje të ndryshme në nivel qeveritar dhe ministror.

    “Strukturat përkatëse të të dyja vendeve po punojnë dhe kemi hedhur idenë për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet së shpejti. Pa dyshim do të kemi diskutime për tema të caktuara, marrëveshje të caktuara. Ne duam që këtë ta bëjmë në Shqipëri”, ka deklaruar Malaj.

    Ai ka përmendur marrëveshjet në fushën e sportit, sigurisë dhe fusha të tjera që, sipas tij, kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të dyja anët e kufirit. /Klankosova.tv

  • Hoxhaj takon ish-kancelarin gjerman në Berlin

    Hoxhaj takon ish-kancelarin gjerman në Berlin

    Hoxhaj takon ish-kancelarin gjerman në Berlin

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është takuar me ish-kancelarin gjerman, Olaf Scholz gjatë pjesëmarrjes së tij në Berlin Foreign Policy Forum 2026.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj theksoi rëndësinë e prezencës së Kosovës në forume ku zhvillohen diskutime për të ardhmen e Evropës, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me miqtë dhe aleatët tradicionalë të vendit.

    “Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, Kosova duhet të jetë aty ku zhvillohen debatet për të ardhmen, pranë miqve dhe aleatëve të saj tradicionalë”, ka shkruar deputeti, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund të postimit, ai ka theksuar rëndësinë e Gjermanisë në historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

  • PSV e “trondit” Real Madridin në shtëpi, i shënon gol

    PSV e “trondit” Real Madridin në shtëpi, i shënon gol

    PSV e “trondit” Real Madridin në shtëpi, i shënon gol

    PSV ka shënuar gol kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për grupe në Ligën e Kampionëve.

    Nga pika e bardhë i saktë u tregua Ivan Perisic, goditja e të cilit ishte e pa arritshme dot për portierin belg, Thibaut Cortouis, shkruan Insajderi.

    Goli u shënua në minutën e 32′, teksa PSV po e dominon Madridin në “Santiago Bernabeu”.

    Penalltia u shkaktua nga Aurilien Tchouameni, duke u ndëshkuar me karton të verdhë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi