Author: Momenti

  • Rrëzohet një helikopter ushtarak turk gjatë një fluturimi stërvitor, pesë të vdekur

    Rrëzohet një helikopter ushtarak turk gjatë një fluturimi stërvitor, pesë të vdekur

    Një helikopter i Forcave Ajrore Turke u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Turqinë perëndimore të martën në mbrëmje, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes turke.

    Një helikopter ushtarak AS-532 i Forcave Ajrore të Turqisë u rrëzua pasi u ngrit nga Eskişehiri për një mision stërvitor, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes.

    “Një helikopter AS-532 i Forcave tona Ajrore u rrëzua pasi u ngrit nga Eskişehiri për qëllime stërvitore”, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë në një deklaratë.

    Ministria bëri të ditur se mbetjet e helikopterit janë lokalizuar dhe se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë, raporton TRT Balkan.

    Burimi: RTKLive

  • “Ke kqyrë mu rreh me refera”, Nichi ia përplas në fytyrë Akilit (VIDEO)

    “Ke kqyrë mu rreh me refera”, Nichi ia përplas në fytyrë Akilit (VIDEO)

    “Ke kqyrë mu rreh me refera”, Nichi ia përplas në fytyrë Akilit (VIDEO)

    Dinamika dhe debate të shumta po vazhdojnë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, veçanërisht mes dy banorëve, Nichit dhe Akilit, të cilët po tregohen gjithnjë e më të ashpër ndaj njëri-tjetrit, edhe pas debateve lidhur me pëlqimet e shprehura ndaj Antonetës.

    Një prej kundërpërgjigjeve të Nichit ndaj Akilit gjatë debatit kishte të bënte me periudhën kur ky i fundit ushtronte profesionin e futbollistit, të cilën Nichi e konsideron si një dështim të tij.

    “Po e kuptoj pse nuk ke ndezur në futboll. Puna që ti ke kqyrë mu rreh me refera”, i tha Nichi.

    Ndërkohë, Akili e ka pohuar se kjo ngjarje ka ndodhur vërtetë.

    Për më shumë, ndiqni videon në linkun e mëposhtëm:

  • Kurti në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë: Jemi një komb me lidhje të veçanta

    Kurti në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë: Jemi një komb me lidhje të veçanta

    Kurti në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë: Jemi një komb me lidhje të veçanta

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është shtet më vete, por jo e pavarur nga kombi shqiptar, duke i cilësuar marrëdhëniet me Shqipërinë si vëllazërore dhe strategjike.

    Këto deklarata Kurti i bëri në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar, prandaj marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë i kemi konsideruar gjithnjë vëllazërore dhe strategjike për kombin tonë mbarë”, ka thënë Kurti.

    Ai ka bërë të ditur se ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar, zbatuar apo janë në proces zbatimi gjithsej 190 marrëveshje, në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, ekonominë, energjinë, infrastrukturën, shëndetësinë dhe sigurinë.

    Në fjalimin e tij, Kurti ka theksuar edhe synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa ka përmendur edhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.

    Në fund të fjalimit, Kurti ka përmendur edhe ngjarjet që i cilësoi si themele të kombit shqiptar, përfshirë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Kongresin e Manastirit, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljen e parë publike të UÇK-së.

    “Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe të gjithë miqtë tanë të huaj për Ditën e Flamurit, që simbolizon vullnetin e kombit për mëvetësi, liri e pavarësi”, ka përfunduar Kurti.

  • Dënimi i katërshes së UÇK-së, Malaj: Vendim i trishtë, UÇK-ja luftoi për lirinë e popullit të Kosovës

    Dënimi i katërshes së UÇK-së, Malaj: Vendim i trishtë, UÇK-ja luftoi për lirinë e popullit të Kosovës

    Dënimi i katërshes së UÇK-së, Malaj: Vendim i trishtë, UÇK-ja luftoi për lirinë e popullit të Kosovës

    “Të trishtë” e ka quajtur vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    I ftuar në emisionin Rubikon, Malaj ka thënë se ky vendim ka shkaktuar trishtim te shqiptarët kudo që ndodhen, duke ritheksuar qëndrimin se UÇK-ja zhvilloi një luftë të drejtë për çlirimin e Kosovës.

    “Ishte i trishtë vendimi që u mor në Gjykatën Speciale për katër çlirimtarët e Kosovës. Ishte vendim i cili padyshim te shqiptarët, kudo që ndodhen, sjell trishtim. Sepse ne kemi vlerësuar gjithmonë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ushtri që luftoi për Kosovën, lirinë e popullit dhe ky mendim i yni vazhdon të jetë edhe sot, që UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Malaj.

    Duke komentuar zhvillimet lidhur me ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ambasadori ka vlerësuar se kthimi i ligjit për rishqyrtim ka dëshmuar për një konsensus ndërmjet PDK-së dhe LVV-së.

    Sipas tij, synimi është që ndryshimet ligjore të mos prodhojnë përplasje juridike dhe ligjore, si dhe të shmangen përplasjet me faktorin ndërkombëtar. Derisa fokusi sipas tij duhet të jetë tek mbrojtja në shkallën e dytë.

    “Duhet punuar fuqishëm sa i përket mbrojtjes në apel. Edhe këtu ka një hapë të mirë të qeverisë së Kosovës e të gjitha partive duke formuar grupin punues për të ndihmuar katërshen në hapin tjetër në apel”, tha më tej Malaj. /Klankosova.tv

  • Malaj: Kosova ka bërë një ecuri të admirueshme në formimin e institucioneve të shtetit (VIDEO)

    Malaj: Kosova ka bërë një ecuri të admirueshme në formimin e institucioneve të shtetit (VIDEO)

    Malaj: Kosova ka bërë një ecuri të admirueshme në formimin e institucioneve të shtetit (VIDEO)

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vlerësuar ecurinë e Kosovës në ndërtimin e institucioneve shtetërore, duke veçuar zhvillimet në demokraci, sundimin e ligjit dhe sigurinë.

    Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Malaj ka shprehur vlerësim të veçantë sidomos për Policinë e Kosovës, të cilën e ka cilësuar si një institucion të rëndësishëm për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

    “Unë personalisht gjatë kësaj kohe e përvoje këtu vlerësoj në mënyrë të jashtëzakonshme Policinë e Kosovës. Kam një respekt të admirueshëm për policinë si një moment të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve në Kosovë, për lëvizjen e lirë të tyre e gjithçka që buron nga detyrat e tyre”, ka deklaruar Malaj.

    Ai ka vlerësuar edhe funksionimin e Doganave dhe Administratës Tatimore, duke theksuar rolin e këtyre institucioneve në mbledhjen e të hyrave dhe mbushjen e arkës së shtetit.

    “Mos të harrojmë se këto institucione në fund të fundit çojnë të ardhura në arkën e shtetit. Dhe Kosova në një moment të caktuar nëse ndihet mirë, ndihet falë punës së mirë që bëhet në këto institucione”, ka thënë ambasadori Malaj në Rubikon. /Klankosova.tv

  • Kurti në pritjen për 28 Nëntorin: Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 190 marrëveshje bashkëpunimi

    Kurti në pritjen për 28 Nëntorin: Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 190 marrëveshje bashkëpunimi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në prag të festimit të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti ka rikujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke thënë se aspirata e atëhershme për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur vazhdon të mbetet aktuale edhe sot.

    Ai ka theksuar se shqiptarët, për më shumë se një shekull nga shpallja e Pavarësisë, nuk kanë qenë gjithmonë të lirë dhe të pavarur, ndërsa ka përmendur edhe gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

    “Gjenocidi më i fundit ndaj kombit tonë shqiptar u ndërmor në vitet 1998-1999 në Kosovë, mandej në qershor u çliruam me luftë dhe Republika e Kosovës u shpall shtet sovran në shkurt të vitit 2008”, ka thënë Kurti.

    Duke folur për të ardhmen e Kosovës, kryeministri ka theksuar synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se vendi është një demokraci funksionale që garanton liritë e njeriut dhe ato civile.

    Kurti është ndalur edhe te marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të ditur se të dyja vendet kanë nënshkruar gjithsej 190 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

    “Ne i përjetojmë ngjarjet politike në Shqipëri dhe, anasjellas, qytetarët e Shqipërisë i përjetojnë ngjarjet në Kosovë. E si institucione, posaçërisht si Qeveri, ne bashkëpunojmë: janë nënshkruar, zbatuar apo po zbatohen, 190 marrëveshje gjithsej ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti.

    Sipas tij, këto marrëveshje përfshijnë fusha të rëndësishme për jetën e qytetarëve, si arsimi, ekonomia, energjia, infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, siguria, kultura dhe diaspora.

    Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu se Kosova dhe Shqipëria kanë dëshmuar se janë partnere të besueshme në ruajtjen dhe promovimin e paqes në Evropë dhe në botë.

    Në fund të fjalimit, Kurti ka rikujtuar disa prej ngjarjeve kryesore të historisë kombëtare, duke përmendur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, Kongresin e Alfabetit në Manastir më 1908 dhe ngjarjet e 28 Nëntorit, përfshirë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai ka theksuar se këto ngjarje përbëjnë themelet e kombit shqiptar dhe vazhdojnë të jenë burim krenarie, por edhe përgjegjësie për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

    Kurti ka përfunduar duke i uruar të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, për Ditën e Flamurit, të cilën e ka cilësuar si simbol të vullnetit të kombit për mëvetësi, liri dhe pavarësi.

  • Zvicra nxjerr në shitje monedhën e re prej ari, prodhohen vetëm 5 mijë copë

    Zvicra nxjerr në shitje monedhën e re prej ari, prodhohen vetëm 5 mijë copë

    Monedha e re ka vlerë nominale prej 25 frangash, kushton 715 franga dhe do të prodhohet në vetëm 5.000 ekzemplarë.

    Shtëpia Federale e Monedhave në Zvicër, Swissmint, ka prezantuar monedhën e re përkujtimore prej ari, e cila do të dalë në shitje të enjten, më 26 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit zyrtar, monedha është prodhuar në cilësinë më të lartë të prerjes, të njohur si “Polished Plate”, dhe do të jetë në dispozicion në një tirazh të kufizuar prej vetëm 5.000 ekzemplarësh.

    Çmimi i saj në dyqanin zyrtar online të Swissmint është 715 franga zvicerane.

    Monedha përbëhet nga një aliazh ari me pastërti 90%, peshon 5,64 gramë dhe ka diametër prej 20 milimetrash, transmeton Telegrafi.

    Dizajni i saj ndërthur disa elemente të historisë së monedhave zvicerane. Në njërën anë paraqitet stema e Zvicrës, e vendosur mbi degë trëndafilash alpinë, së bashku me mbishkrimin “SWITZERLAND” dhe vitin 2026.

    Ky motiv është frymëzuar nga monedhat e para prej 20 frangash ari, të prodhuara në Bernë në vitin 1871.

    Ndërsa ana tjetër paraqet kryqin zviceran, vlerën nominale prej 25 frangash dhe mbishkrimin “CONFOEDERATIO HELVETICA”, si homazh për monedhat historike prej 25 frangash të viteve 1955, 1956 dhe 1959.

    Shitja online do të fillojë më 26 nëntor, në orën 08:00, përmes dyqanit zyrtar të Swissmint./Telegrafi/

  • Pankartat në mbështetje të Palestinës shkaktojnë reagim, Izraeli ankohet te UEFA për Galatasarayn

    Pankartat në mbështetje të Palestinës shkaktojnë reagim, Izraeli ankohet te UEFA për Galatasarayn

    Pankartat në mbështetje të Palestinës shkaktojnë reagim, Izraeli ankohet te UEFA për Galatasarayn

    Fitorja e Galatasaray-t ndaj Aston Villa-s në Ligën e Kampionëve është shoqëruar edhe me një zhvillim jashtë fushës, pasi presidenti i klubit turk, Dursun Ozbek, ka bërë të ditur se qeveria e Benjamin Netanyahu-t e ka denoncuar skuadrën pranë UEFA-s për shkak të mesazheve të tifozëve në mbështetje të Palestinës.

    Ozbek ka reaguar ashpër ndaj kësaj nisme, duke theksuar se solidariteti me popullin palestinez nuk është qëndrim politik, por një akt human dhe shprehje e ndërgjegjes.

    Tifozët e Galatasaray-t kanë shfaqur vazhdimisht pankarta në mbështetje të Palestinës në stadiumin “Rams Park”. Mesazhe të tilla u panë edhe gjatë ndeshjes kundër Aston Villa-s, ku ndër të tjera shkruhej: “Të mos harrojmë kurrë Gazën, të mos heshtim përballë gjenocidit”, “Ti je dinjiteti, nderi dhe krenaria e njerëzimit, o Gaza” dhe “Palestina e Lirë”.

    Presidenti i klubit turk deklaroi se Galatasaray do të vazhdojë të qëndrojë në krah të popullit palestinez, ndërsa shprehu shpresën që UEFA të mos i japë rëndësi asaj që e cilësoi si ankesë me motive politike.

    Ndërkohë, qeveria izraelite nuk ka pranuar të komentojë publikisht rastin. Deri më tani, gjithashtu nuk është bërë e ditur nëse UEFA ka ndërmarrë ndonjë procedurë disiplinore ndaj klubit turk.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rei Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin

    Rei Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me skuadrën e kategorisë së dytë turke, Sivasspor.

    Burimi: Dukagjini

  • Zelensky përshkruan se çfarë mund ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim

    Zelensky përshkruan se çfarë mund ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim

    Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se qëndrueshmëria dhe uniteti i partnerëve të Ukrainës – Shteteve të Bashkuara dhe Evropës – së bashku me humbjet e rënda të Rusisë në fushën e betejës dhe kostot ekonomike në rritje, përfundimisht do ta detyrojnë Moskën të pranojë një armëpushim.

    Zelensky i bëri këto komente në qytetin Chop, gjatë një bashkëbisedimi me drejtues të komunitetit lokal në një takim të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

    “Negociatat janë thelbësore. Dhe nëse ata [rusët] nuk arrijnë të na dobësojnë – gjë që varet nga ne, nga qëndrueshmëria e Shteteve të Bashkuara dhe uniteti në Evropë – atëherë ata do të pranojnë një armëpushim. Do t’u duhet ta bëjnë këtë. Aktualisht, ata po humbasin më shumë se 50,000 [ushtarë] në muaj”, tha Zelensky, duke iu referuar humbjeve ruse në fushën e betejës.

    Ai vuri në dukje se infrastruktura logjistike e Rusisë po përballet gjithashtu me një presion në rritje, gjë që sjell pasoja të mëtejshme për ekonominë e saj.

    Njëkohësisht, presidenti theksoi se nëse Ukraina do të pranonte vullnetarisht të hiqte dorë nga territoret e saj, “ata thjesht do të na mashtronin”.

    “Kështu mendon udhëheqja aktuale e Rusisë: ‘A është e mundur vallë? Nëse [ukrainasit] e kanë lëshuar Donbasin me dëshirën e tyre, le të provojmë më pas rajonin e Kharkiv-it, Dnipro-n dhe Zaporizhzhia-n’. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se, falë Forcave tona të Mbrojtjes, ne duhet t’i mbajmë pozicionet tona dhe, sigurisht, të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të arritur paqen”, ka thënë më tej presidenti ukrainas.

    Siç raportoi Ukrinform, pas bisedimeve në Dublin me të dërguarit e presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, Zelensky përmendi rezultatet kryesore të negociatave në Abu Dabi: një shkëmbim të gjerë të të burgosurve, një marrëveshje për të vazhduar negociatat, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në bisedime.

    Më 10–11 nëntor, në Abu Dabi u zhvilluan negociata trepalëshe, në të cilat morën pjesë Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. /Telegrafi/