Author: Momenti

  • Bellingham ka shënuar një nga golat më të bukur që mund të shihni në Ligën e Kampionëve

    Bellingham ka shënuar një nga golat më të bukur që mund të shihni në Ligën e Kampionëve

    Bellingham ka shënuar një nga golat më të bukur që mund të shihni në Ligën e Kampionëve

    Mesfushori ofanziv i Real Madridit, Jude Bellingham, ka shënuar një “perlë” në përballjen kundër PSV-së në ndeshjen e vlefshme për grupe në Ligën e Kampionëve.

    Bellingham shënoi në një goditje vollej në minutën e 60′, ku me një goditje të fuqishme e vuri në epërsi për herë të parë klubin madrilen.

    Real Madridi po mposhtej nga PSV në pjesën e parë, teksa në pjesën e dytë “galaktikët” u treguan mjaft efikas. Ishte Federico Valverde ai që barazoi në minutën e 50′, teksa Kylian Mbappe shënoi në minutën e 64′.

    Real Madrid po triumfon 3-1 kundër PSV-së. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Bejta dhe “Adelina” në një takim romantik brenda shtëpisë (VIDEO)

    Bejta dhe “Adelina” në një takim romantik brenda shtëpisë (VIDEO)

    Bejta dhe “Adelina” në një takim romantik brenda shtëpisë (VIDEO)

    Përveç debateve dhe përplasjeve të vazhdueshme, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 po krijohen edhe momente argëtuese mes banorëve.

    Kësaj radhe, dy prej tyre kanë vendosur të sjellin një takim njohjeje përmes një loje aktrimi, transmeton Klankosova.tv.

    Në qendër të vëmendjes janë Bejta dhe Arlinda, kjo e fundit në rolin e “Adelinës”, e cila shfaqet me një imazh krejt ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar ta shohim, transmeton Klankosova.tv.

    Loja zhvillohet në atmosferën e një kafeneje, ku dy banorët interpretojnë një takim të zakonshëm, nga porositja e pijeve e deri te komentet dhe ndërveprimet me njerëzit përreth, duke krijuar përshtypjen e një takimi të vërtetë.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • Antoneta refuzon ta përqafojë Nichin, as droni nuk arrin t’i bashkojë (VIDEO)

    Antoneta refuzon ta përqafojë Nichin, as droni nuk arrin t’i bashkojë (VIDEO)

    Antoneta refuzon ta përqafojë Nichin, as droni nuk arrin t’i bashkojë (VIDEO)

    Një dron ka arritur si shenjë mbështetje për Nichin dhe Antonetën, në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother Vip Kosova 5.

    Por, siç duket as ky gjest nga publiku nuk arriti ta zbusë dyshen të kalojnë një moment më të afërm mes njeri- tjetrit.

    Antoneta refuzoi ta përqafojë Nichin pas një debati që kishin gjatë ditës në shtëpi.

    Dyshja po përfliten në shtëpi për një lidhje të mundshme romantike.

    Video e plotë:

  • Rikthehet "Familja Moderne", RTK sjell ritransmetimin e serialit çdo të diel në cilësinë HD

    Rikthehet “Familja Moderne”, RTK sjell ritransmetimin e serialit çdo të diel në cilësinë HD

    Një nga serialet më të dashura dhe më të ndjekura të publikut shqiptar, “Familja Moderne”, do të rikthehet në ekranet televizive, duke u dhënë mundësinë shikuesve të rijetojnë momentet humoristike që shoqëruan një gjeneratë të tërë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar ritransmetimin e serialit, kësaj radhe me cilësi të përmirësuar të figurës, në formatin HD.

    “Ju mungonte? Edhe neve. Familja Moderne kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e televizionit publik.

    Për vite me radhë, “Familja Moderne” ishte një prej prodhimeve më të dashura televizive në Kosovë, duke mbledhur familjet shqiptare para ekranit me personazhet karakteristike, batutat dhe situatat e shumta komike.

    Edhe sot, shumë prej skenave dhe momenteve të serialit mbeten të paharruara për publikun, duke e bërë atë një prej produksioneve që ka lënë gjurmë në historinë e televizionit shqiptar.

    Rikthimi i tij në ekran pritet të ngjallë nostalgji te shikuesit që janë rritur me këtë serial, por njëkohësisht do t’u japë mundësi edhe brezave të rinj të njihen me të.

    Sipas njoftimit të RTK-së, “Familja Moderne” do të transmetohet çdo të diel, duke filluar nga ora 20:05. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Dosja “Lopa”, avokati Gashi paralajmëron kërkesë për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

    Dosja “Lopa”, avokati Gashi paralajmëron kërkesë për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

    Hashim Miftari, i cili ishte arrestuar pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, do të kërkojë inicimin e procedurës për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Blerim Igrishta.

    Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka njoftuar se kërkesa do të dorëzohet të mërkurën, më 25 nëntor 2026, në orën 11:00, në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

    Gashi ka bërë të ditur se kërkesa do t’i drejtohet kryetarit të KPK-së, Arain Gashi, si dhe të gjithë anëtarëve të këtij institucioni.

    “Ne konsiderojmë se me veprimet e tij, prokurori Blerim Igrishta ka kryer disa vepra penale dhe kërkesa për shkarkimin e tij nga pozita e prokurorit do t’i dërgohet kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arain Gashi, dhe të gjithë anëtarëve të KPK-së”, ka shkruar avokati.

    Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Miftari ndërmerr veprime ligjore ndaj prokurorit Igrishta.

    Më 18 nëntor 2026, ai e kishte denoncuar penalisht prokurorin për dy vepra të dyshuara penale: ndalim të kundërligjshëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Sipas pretendimeve të Miftarit, kallëzimi penal ishte bërë pasi gjatë ndalimit i ishte mohuar e drejta për avokat, ndonëse ai kishte kërkuar disa herë që të përfaqësohej nga një avokat sipas detyrës zyrtare ose nga një avokat privat.

    Kallëzimin penal Miftari e kishte dorëzuar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë, në prani të avokatit të tij, Tomë Gashi.

    Rasti kishte marrë vëmendje pasi Miftari ishte arrestuar pas hyrjes së lopës së tij në oborrin e Gjykatës në Graçanicë./Telegrafi.

  • Vendet e rajonit avancojnë drejt BE-së, Kosova ende pa statusin e kandidates: Çfarë pritet nga samiti i BE-së?

    Vendet e rajonit avancojnë drejt BE-së, Kosova ende pa statusin e kandidates: Çfarë pritet nga samiti i BE-së?

    Vendet e rajonit avancojnë drejt BE-së, Kosova ende pa statusin e kandidates: Çfarë pritet nga samiti i BE-së?

    Derisa Mali i Zi synon t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, ndërsa Shqipëria synon ta arrijë këtë objektiv gjatë vitit 2027, Kosova vazhdon të mbetet prapa në procesin e integrimit evropian. Gati katër vjet pas dorëzimit të aplikimit për anëtarësim, kërkesa e saj ende nuk ka kaluar për shqyrtim në Komisionin Evropian.

    Ky dallim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të jetë një nga çështjet që do të shoqërojë samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili mbahet të mërkurën, më 25 nëntor, në Bruksel.

    Për Kosovën, samiti pritet të sjellë edhe një herë mesazhin se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian.

    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

    Por, pavarësisht këtij premtimi të përbashkët për rajonin, Kosova vazhdon të ketë pozitën më të pafavorshme në rrugën drejt integrimit evropian. Ajo është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Dallimi me shtetet e tjera të rajonit është i dukshëm. Mali i Zi ka hapur 33 kapituj të negociatave, prej të cilëve 25 i ka mbyllur përkohësisht. Shqipëria ka hapur po ashtu 33 kapituj dhe ka mbyllur katër prej tyre, ndërsa Serbia ka hapur 22 kapituj dhe ka mbyllur dy.

    Maqedonia e Veriut i ka nisur formalisht negociatat për anëtarësim në vitin 2022, kurse Bosnjë-Hercegovina, pavarësisht problemeve të brendshme politike, e ka fituar statusin e vendit kandidat në dhjetor të po atij viti.

    Kosova, ndërkaq, vazhdon të konsiderohet nga Brukseli si “kandidate potenciale”.

    Një prej pengesave kryesore mbetet fakti se pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Për avancimin formal të procesit kërkohet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare.

    Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian ka përsëritur gatishmërinë për të përgatitur opinionin lidhur me aplikimin e Kosovës, nëse një kërkesë e tillë i bëhet nga Këshilli i BE-së. Megjithatë, deri më tani, një kërkesë e tillë ende nuk është bërë.

    Çfarë mund të përfitojë Kosova nga samiti?

    Samitet BE–Ballkani Perëndimor zakonisht shërbejnë për të përcjellë mesazhe politike, për të konfirmuar zotimet për bashkëpunim ekonomik dhe integrim gradual, si dhe për të kërkuar përshpejtimin e reformave në vendet e rajonit.

    Një prej temave kryesore pritet të jetë edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili ka një vlerë prej gjashtë miliardë eurosh. Në kuadër të këtij plani, për Kosovën janë paraparë deri në 882.6 milionë euro.

    Megjithatë, përfitimi nga këto mjete është i kushtëzuar me zbatimin e reformave të përcaktuara dhe angazhimin konstruktiv në dialogun me Serbinë.

    Kosova mund të përfitojë ekonomikisht dhe të avancojë integrimin gradual në tregun evropian edhe pa e fituar statusin e vendit kandidat. Por, në njoftimin zyrtar për samitin nuk është përmendur ndonjë vendim konkret për avancimin e statusit të saj.

    Në anën tjetër, Bashkimi Evropian vazhdon të kërkojë nga Kosova institucione funksionale, gjyqësor të pavarur, luftim të korrupsionit, respektim të të drejtave themelore dhe reforma ekonomike.

    “Aty ku ngecin reformat, ngec edhe përparimi”, ka deklaruar ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

    Dialogu me Serbinë, një tjetër pengesë për Kosovën

    Përveç reformave të brendshme, Kosova përballet edhe me një kusht tjetër të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian: normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, të arritura në vitin 2023, i kanë bërë obligimet që dalin nga dialogu pjesë të procesit të integrimit evropian.

    Moszbatimi i këtyre marrëveshjeve mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta negative për procesin e anëtarësimit dhe për ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

    Ndër çështjet kryesore që vazhdojnë të mbeten të hapura është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Brukseli po e lidh gjithnjë e më shumë perspektivën evropiane të Kosovës me mënyrën se si trajtohen komunitetet joshumicë në vend.

    Në këtë drejtim, BE-ja ka kritikuar vazhdimisht mbylljen e institucioneve të mbështetura nga Serbia, mungesën e bashkërendimit dhe pasojat që këto veprime kanë për qytetarët që marrin shërbime nga ato institucione.

    Po ashtu, kërkohet konsultim me komunitetin serb për çështje që lidhen me arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet e tjera.

    Në anën tjetër, Serbia kritikohet nga Bashkimi Evropian për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për mungesën e llogaridhënies lidhur me sulmin në Banjskë.

    Kosova e ka në fuqi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që nga viti 2016, ndërsa liberalizimi i vizave hyri në fuqi në janar të vitit 2024.

    Megjithatë, përkundër këtyre hapave drejt afrimit me BE-në, procesi i anëtarësimit vazhdon të mbetet në vendnumëro.

    Shqyrtimi i aplikimit për anëtarësim, që do të duhej të ishte hapi i radhës, ende nuk ka një afat të përcaktuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shkencëtarët e MIT-it zbulojnë tingullin që mund ta ndihmojë trurin të pastrohet gjatë gjumit

    Shkencëtarët e MIT-it zbulojnë tingullin që mund ta ndihmojë trurin të pastrohet gjatë gjumit

    Shkencëtarët e MIT-it zbulojnë tingullin që mund ta ndihmojë trurin të pastrohet gjatë gjumit

    Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT) kanë zbuluar se një tingull i lehtë, i lëshuar në një moment të saktë gjatë gjumit, mund të forcojë valët e lëngut që përfshihen në sistemin natyror të trurit për largimin e mbetjeve.

    Hulumtimi, për të cilin ka raportuar ScienceDaily, sugjeron se shpërthimet e shkurtra të zhurmës rozë (pink noise) mund të ndihmojnë në të ardhmen zhvillimin e terapive që synojnë përmirësimin e cilësisë së gjumit, kujtesës dhe ngadalësimin e rënies së funksioneve njohëse të lidhur me plakjen.

    Me sa duket, truri juaj ka një ekip pastrimi që punon gjatë natës.

    Si ndikon zhurma rozë në trurin gjatë gjumit?

    Ndryshe nga zhurma e bardhë (white noise), zhurma rozë përmban më shumë frekuenca të ulëta, duke prodhuar një tingull më të butë, të ngjashëm me zhurmën e vazhdueshme të shiut.

    Në studimin e publikuar në revistën shkencore Science Translational Medicine, studiuesit ekspozuan 14 të rritur të shëndetshëm ndaj shpërthimeve 50-milisekondëshe të zhurmës rozë, ndërsa monitoronin aktivitetin e trurit dhe lëvizjen e lëngut cerebrospinal (CSF).

    Studiuesit i sinkronizuan tingujt me kulmet e valëve të ngadalta të trurit, duke përforcuar njëkohësisht aktivitetin elektrik dhe valët e lëngut cerebrospinal, pa i zgjuar pjesëmarrësit.

    Megjithatë, koha e lëshimit të tingullit ishte vendimtare.

    “Sfida është: Si ta gjesh momentin e duhur?”, ka deklaruar Laura Lewis, profesoreshë e asociuar në MIT dhe autore kryesore e studimit.

    Çfarë mund të nënkuptojë kjo për trurin gjatë plakjes?

    Lëngu cerebrospinal ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese dhe largimin e mbetjeve metabolike nga truri. Studiuesit janë veçanërisht të interesuar të kuptojnë nëse përshpejtimi i lëvizjes së këtij lëngu mund të ndihmojë në largimin e proteinave që lidhen me sëmundjet neurodegjenerative.

    “Largimi i mbetjeve nga truri është shumë i rëndësishëm për sëmundjen e Alzheimerit dhe format e tjera të demencës”, ka thënë Joshua Levitt, autori kryesor i studimit.

    Përdorimet e mundshme të këtij zbulimi janë veçanërisht interesante për personat e moshuar që shqetësohen për ruajtjen e funksioneve njohëse.

    Megjithatë, eksperimenti nuk ka vërtetuar se valët më të fuqishme të lëngut cerebrospinal largojnë më shumë mbetje nga truri, përmirësojnë kujtesën apo zvogëlojnë rrezikun e demencës.

    Këto përfitime të mundshme kërkojnë hulumtime të mëtejshme.
    A duhet të dëgjoni zhurmë rozë sonte?
    Para se të shkarkoni një aplikacion tjetër për gjumë, duhet të dini se shkencëtarët kanë përdorur pajisje të specializuara dhe një algoritëm për të parashikuar momentin e saktë kur duhej të lëshohej secili tingull.

    Vetëm dëgjimi i zhurmës në sfond gjatë gjithë natës nuk e përsërit eksperimentin e realizuar nga studiuesit.

    Për momentin, rekomandohet të ruani një orar të rregullt të gjumit, të mbani dhomën e gjumit të freskët dhe të flini mjaftueshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Për herë të parë, sindikata e madhe në New York feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

    Për herë të parë, sindikata e madhe në New York feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

    Sindikata amerikane 32BJ SEIU ka festuar për herë të parë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në një aktivitet të organizuar në selinë e saj qendrore në Manhattan të New Yorkut, në nderim të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

    Festimi u mbajt të shtunën, më 21 nëntor 2026, me organizimin e punonjësve shqiptarë të sindikatës dhe në bashkëpunim me drejtuesit e saj. Në aktivitet morën pjesë dhjetëra anëtarë shqiptarë që punojnë në sektorin e banimit dhe atë tregtar, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA.

    Presidenti i sindikatës, Manny Pastreich, përshëndeti të pranishmit, ndërsa mesazhe urimi përcollën edhe ish-këshilltari i Bashkisë së New Yorkut, Mark Gjonaj, ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati, shefja e Misionit të Shqipërisë në OKB, Suela Janina, si dhe përfaqësuesja e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, Adea Kocmezi.

    Gjatë ceremonisë, 32BJ SEIU ndau çmime për zyrtarë, aktivistë të komunitetit shqiptar dhe diplomatë të Shqipërisë e Kosovës.

    Programi festiv u shoqërua me valle dhe këngë tradicionale shqiptare nga Shoqata Rugova dhe Grupi i Valleve “Nora e Kelmendit”, ndërsa Mikel Marku, anëtar i sindikatës, interpretoi edhe me çifteli.

    Arlind Lela, përfaqësues në terren i 32BJ SEIU në New York, theksoi rëndësinë e këtij organizimi për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe vlerësimin e kontributit të punonjësve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.

    32BJ SEIU është sindikata më e madhe e punëtorëve të shërbimeve të pronave në SHBA, me mbi 185 mijë anëtarë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët, rreth 30% e anëtarësisë së saj janë shqiptarë, ose afërsisht 60 mijë persona.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se ky ishte aktiviteti i parë i këtij lloji dhe synojnë që festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë të shndërrohet në traditë të përvitshme brenda sindikatës. /Telegrafi/

  • U mobilizua policia dhe ushtria për ta gjetur një luaneshë, pas 24 orësh zbulohet se nuk ekzistonte

    U mobilizua policia dhe ushtria për ta gjetur një luaneshë, pas 24 orësh zbulohet se nuk ekzistonte

    U mobilizua policia dhe ushtria për ta gjetur një luaneshë, pas 24 orësh zbulohet se nuk ekzistonte

    Një kërkim i madh për një luaneshë në periferi të Stambollit, e cila kishte shkaktuar panik te banorët, përfundoi me një kthesë të papritur: autoritetet turke njoftuan se kafsha që po kërkonin nuk ishte fare luan.

    Për rreth 24 orë, ekipet e specializuara, policia dhe komandot e ushtrisë u mobilizuan për të lokalizuar kafshën, pasi ajo ishte raportuar në zonën luksoze Uskumrukoy. Madje, autoritetet publikuan edhe dy video, në të cilat pretendohej se shihej luanesha duke lëvizur nëpër lagje.

    Situata kishte shkaktuar shqetësim te banorët, të cilëve iu kërkua të qëndronin brenda shtëpive. Ndërkohë, për të lehtësuar kërkimet, u mbyll edhe Pylli i Belgradit, me një sipërfaqe prej rreth 54 kilometrash katrorë, në veri të Stambollit.

    Por, pas kontrolleve të shumta, të hënën në mbrëmje erdhi njoftimi që ndryshoi tërësisht rrjedhën e operacionit. Zyra e Guvernatorit të Stambollit bëri të ditur se pamjet e reja të analizuara tregonin se kafsha e filmuar nuk ishte luan.

    Autoritetet njoftuan se kërkimet ishin zhvilluar si nga ajri, me dronë të pajisur me kamera termike, ashtu edhe në terren. Për lokalizimin e kafshës ishin vendosur edhe karremë dhe kamera me sensorë lëvizjeje, por asnjëra prej këtyre masave nuk kishte sjellë rezultate.

    “Puna në terren nuk ka dhënë asnjë dëshmi konkrete se në këtë zonë ka pasur një luan”, thuhej në deklaratën e autoriteteve turke.

    Kështu, një operacion që mobilizoi forca të shumta dhe shkaktoi panik te banorët përfundoi pa asnjë provë për praninë e një luaneshe në zonë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rrëzohet aeroplani i Forcave Ajrore të Turqisë, pesë ushtarë të vdekur

    Rrëzohet aeroplani i Forcave Ajrore të Turqisë, pesë ushtarë të vdekur

    Rrëzohet aeroplani i Forcave Ajrore të Turqisë, pesë ushtarë të vdekur

    Një helikopter i Forcës Ajrore të Turqisë u rrëzua gjatë një fluturimi trajnues në perëndim të Turqisë të martën në mbrëmje, duke i lënë të vdekur pesë anëtarët e ekuipazhit, tha Ministria e Mbrojtjes. Ky është rrëzimi i dytë i një helikopteri në Forcat e Armatosura në po aq javë.

    Helikopteri i tipit “AS-532 Cougar” u rrëzua pas ngritjes në qiell nga Eskisehiri, ku ndodhet Komanda e Parë Kryesore e Bazës së Aeroplanëve, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

    “Një helikopter i tipit AS-532, që i përkiste forcës sonë ajrore dhe i cili u nis nga Eskisehiri për qëllime trajnimi, është rrëzuar. Mbetjet e helikopterit janë gjetur dhe operacionet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar” – thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Më vonë, kjo ministri i konfirmoi të vdekurit, duke thënë: “Pesë prej kolegëve tanë heroikë, që ishin duke shërbyer në helikopterin e forcës ajrore që u rrëzua… janë martirizuar.”

    Në pamjet e publikuara nga mediat shiheshin ekipet e emergjencës në vendin e rrëzimit afër fshatit Yorukakcayir, rreth 15 kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Eskisehir.

    Helikopteri “Cougar” ka dy motorë dhe shërben për shumë qëllime. Ai përdoret gjerësisht nga ushtritë përreth botës.

    Rrëzohet aeroplani i Forcave Ajrore të Turqisë, pesë ushtarë të vdekurMë 12 nëntor, një helikopter i tipit “Sikorsky S-70” u rrëzua afër Malatyas në jug të Turqisë, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit.

    Burimi: Insajderi