Author: Momenti

  • Spitali në Prizren: Pacientët ankohen për komunikimin e stafit (VIDEO)

    Spitali në Prizren: Pacientët ankohen për komunikimin e stafit (VIDEO)

    Spitali në Prizren: Pacientët ankohen për komunikimin e stafit (VIDEO)

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit janë vendosur 30 kuti fizike të ankesave, ndërsa pritet të shtohen edhe 20 të tjera.

    Drejtori i spitalit u ka bërë thirrje pacientëve të raportojnë çdo shkelje, duke garantuar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj tyre. Ankesat më të shpeshta lidhen me komunikimin e stafit shëndetësor.

    Ndërsa për mungesën e barnave, nga dhjetori pritet të nisë monitorimi në kohë reale i stokut farmaceutik, për të identifikuar mungesat dhe mundësinë e huazimit ndërmjet reparteve.

    Ndiqni kronikën e mëposhtme për më shumë detaje:

  • Invalidi i UÇK-së: Lufta ia cungoi lirinë, çlirimi lëvizjen (VIDEO)

    Invalidi i UÇK-së: Lufta ia cungoi lirinë, çlirimi lëvizjen (VIDEO)

    Invalidi i UÇK-së: Lufta ia cungoi lirinë, çlirimi lëvizjen (VIDEO)

    Invalidi i luftës, Besim Brahimi, ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në katin e pestë të objektit në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë, pasi ashensori ka dalë jashtë funksionit.

    57-vjeçari, i cili jeton i vetëm, thotë se nuk mund të dalë as për të siguruar ushqim e ujë, ndërsa ankesat e tij nuk kanë sjellë zgjidhje.

    NPB-ja arsyetohet se marrëveshja për mirëmbajtjen me Komunën e Prishtinës ka skaduar më 1 gusht 2026, ndërsa komuna nuk ka dhënë përgjigje për rastin.

    Ndiqni kronikën për detaje:

    https://www.youtube.com/watch?v=wPklc6mksoo

  • Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet zgjerohen ndaj familjarëve të Jeton Sylajt (VIDEO)

    Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet zgjerohen ndaj familjarëve të Jeton Sylajt (VIDEO)

    Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet zgjerohen ndaj familjarëve të Jeton Sylajt (VIDEO)

    Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt janë zgjeruar ndaj familjarëve të Sylajt, të dyshuar për organizimin dhe bashkëpunimin në krim.

    Sipas aktvendimit të prokurorit Armend Hamiti, Nurije Sylaj dyshohet se mori pjesë në planifikim, përcolli viktimën dhe ishte e pranishme gjatë vrasjes me sëpatë, pa ndërhyrë.

    Të martën, në pranga përfunduan edhe Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj, të dyshuar se e transportuan dhe strehuan Albertin pas vrasjes. Avokati i familjes së viktimës kërkon që Arlinda të cilësohet si viktimë e pambrojtur, me qëllim të rëndimit të dënimit për Jeton Sylajn.

    Ndërkohë, seanca gjyqësore ndaj Jetonit për kanosjen e Arlindës është shtyrë. Kërkesa për ndryshimin e kualifikimit të veprës pritet t’i përcillet edhe kryeprokurorit të shtetit.

    Ndiqni kronikën e mëposhtme për më shumë detaje:

  • Komandanti Hoxha tregon vështirësitë e zyrtarëve policorë në verifikimin e personave të pajisur me leje për armë

    Komandanti Hoxha tregon vështirësitë e zyrtarëve policorë në verifikimin e personave të pajisur me leje për armë

    Komandanti Hoxha tregon vështirësitë e zyrtarëve policorë në verifikimin e personave të pajisur me leje për armë

    Përveç rasteve specifike kur arma me leje është objekt i kryerjes së veprës penale, për zyrtarët policorë në terren është thuajse e pamundur që jashtë orarit administrativ të bëjnë verifikimin nëse një person që ka kryer vepër tjetër penale, posedon apo jo armë me leje.

    Kjo pasi që në sistemin e verifikimit SIPK të data bazës së Policisë së Kosovës, tek informacionet mbi personat nuk figuron rubrika nëse personi posedon apo jo armë me leje.

    Ndërsa edhe brenda orarit zyrtar, mbetet në vullnetin e zyrtarit policorë për ta verifikuar secilin person të dyshuar tek zyrtari i vetëm përgjegjës që ka qasje në data bazën e lejeve për lejeve për armë.

    “Realisht nga terreni është e pamundur kjo të bëhet, sepse databaza ku janë armët e regjistratura është pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në të ka qasje vetëm një person, ku bën regjistrimin e dokumenteve me të cilat aplikojnë palët për tu pajisë me leje për armë. Ata punojnë orar administrative prej 8 deri në 16 e hanë e premte. Kurse policët ne terren janë në terren 24 orë dhe nuk mujnë me pas qasje dhe me bë verifikimin për me pa nëse leja është e falsifikuara apo jo”, ka thënë komandanti i stacionit policor në Suharekë, Safet Hoxha.

    Por problemi me armët me leje, qëndron nga bërthama.

    Gazetarja e emisionit hulumtues “Dosja” muaj më parë pati raportuar se procesi i kontaminuar i lejeve me armë gjenezën e kishte nga certifikatat shëndetësore, pasi Spitali i Prizrenit i lëshonte ato pa kryer kontrolla fare, e deri tek marrja testit me shkrim dhe praktik në poligone me ryshfet, në disa raste edhe pa u paraqitur fare.

    Një rast konkret pati qenë ai i Arben Boletinit, të cilit QKUK ia pati pamundësuar pajisje me leje, duke ia mohuar këtë drejtë në certifikatën shëndetësore.

    Por, disa javë pas, i njëjti kishte arritur të merrte miratimin e ekspertëve shëndetësore nga Spitalit i Prizrenit.

    Më pas ndaj tij kishin filluar hetimet.

    Ndërsa si rezultat i raportimit të gazetares tash të emisionit DOSJA, MPB përveç që nuk i kishte lëshuar lejen e dytë për armë Boletinit, atij i është marrë edhe leja e parë së bashku me armën.

    Burime të DOSJA kanë treguar se Boletinit I ishte kërkuar riverifikimi shëndetësor, mirëpo i njëjti nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të QKUK-së.

    “Megjithatë, referuar kërkesës tuaj, ju informojmë se i dyshuari A.B., është duke u hetuar në kuadër të një hetimi kompleks, së bashku me persona të tjerë, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Raporti i fundit policor lidhur me këtë çështje është pranuar më 06.11.2026, ndërsa më 18.11.2026, përmes postës elektronike, prokurorja e rastit ka pranuar raportin plotësues, si dhe vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për sekuestrimin e lejeve të armëve dhe të armëve që posedon A.B.  Po ashtu, përmes hetuesve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKE) në Prizren, janë siguruar të gjitha informatat përkatëse nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Fushë Kosovë. Të gjitha informacionet dhe provat e siguruara janë duke u trajtuar nga Prokuroria, në kuadër të procedurës hetimore” thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

    Burime të emisionit DOSJA kanë treguar se Boletini është i përfshirë në mbi 30 incidente, në shumicën e të cilave figuron si i dyshuar kryesisht për kanosje, lëndim trupor, prezantim i rrem si person zyrtar e mosmarrëveshje në familje.

    Ndërsa, në një rast Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosova i kishte shqiptuar edhe trajtim të detyrueshëm psikiatrik.

    DOSJA ka tentuar të marrë përgjigje nga Boletini, mirëpo nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe shkrimeve të redaksisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes kryesore të sontme, Arsenal – Borussia Dortmund

    Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes kryesore të sontme, Arsenal – Borussia Dortmund

    Gjithçka është gati për një përballje spektakolare në Champions League, ku dy skuadra me traditë të madhe, Arsenali dhe Borussia Dortmundi, përballen sonte në skenën më të madhe të futbollit evropian.

    Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave për duelin që zhvillohet në stadiumin “Emirates” në Londër, me fillim nga ora 21:00.

    Formacioni zyrtar i Arsenalit:Kepa Arrizabalaga; White, Konsa, Gabriel, Hincapié; Rice, Lewis-Skelly, Ødegaard; Madueke, Gyökeres, Tzolis.

    Formacioni zyrtar i Borussia Dortmundit:Kobel; Gadou, Anton, Schlotterbeck; Ryerson, Veerman, Svensson, Jobe Bellingham, Nmecha; Fábio Silva, Beier

    Burimi: Insajderi

  • Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

    Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor takohen nesër në Bruksel

    Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen të nesër, në Bruksel, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

    Sipas programit të publikuar nga Këshilli Evropian, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 me arritjen e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 17:40 është paraparë pritja zyrtare.

    Seanca plenare do të mbahet në orën 18:00, e pasuar nga fotografia familjare në orën 19:05.

    Në përfundim të seancës plenare, rreth orës 19:15, është paraparë konferenca për media, ndërsa samiti do të përmbyllet me një darkë pune në orën 20:00.

    Samiti synon të shërbejë si një mundësi për diskutimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: RTKLive

  • Raportime për satelit bërthamor rus, NATO-ja zotohet për mbrojtje

    Raportime për satelit bërthamor rus, NATO-ja zotohet për mbrojtje

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca do të mbrohet nga çdo kërcënim në hapësirë, pas raportimeve të mediave gjermane se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore, raporton BBC.

    Sipas mediave gjermane, raportet e inteligjencës për një lëshim të mundshëm brenda 60 ditëve të ardhshme janë shpërndarë mes vendeve të NATO-s gjatë këtij muaji.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se raportime të tilla “nuk janë të reja, por mbeten po aq tronditëse”, ndërsa qeveria gjermane ka bërë të ditur se ato po trajtohen me shumë seriozitet.

    Sipas BBC-së, mediat gjermane NDR, WDR dhe Süddeutsche Zeitung, duke cituar burime anonime ushtarake dhe të inteligjencës, kanë raportuar se sateliti rus, i quajtur “Sputnik-S”, dyshohet se është i pajisur me një kokë bërthamore dhe mund të përdoret për të penguar ose shkatërruar satelitë të tjerë.

    “Ne gjithmonë do të sigurohemi që të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe kjo përfshin edhe garantimin e sigurisë sonë sa i përket hapësirës”, deklaroi Rutte gjatë një konference për media në Berlin.

    Ai theksoi se NATO-ja ka disa mundësi reagimi dhe se aleanca do të vazhdojë të vlerësojë kapacitetet e saj të parandalimit dhe mbrojtjes.

    Ndërkaq, kancelari Merz nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi raportimet, por tha se ato tregojnë nivelin e përshkallëzimit që Rusia është e gatshme të ndërmarrë.

    Nga ana tjetër, Kremlini i ka hedhur poshtë raportimet. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se lajmet që bazohen në burime të panjohura “vështirë se ia vlen të merren seriozisht”.

    Ambasada ruse në Berlin i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe pjesë të një fushate propagandistike.

    BBC kujton se Rusia është nënshkruese e Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili ndalon vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në orbitë.

    Në vitin 2024, SHBA-ja e kishte akuzuar Rusinë për zhvillimin e një arme bërthamore kundër satelitëve, akuza të cilat Moska i kishte mohuar.

    Burimi: RTKLive

  • Shtatë sulmues në listën e Bayernit për të zëvendësuar anglezin Harry Kane

    Shtatë sulmues në listën e Bayernit për të zëvendësuar anglezin Harry Kane

    Pas lëndimit serioz të Harry Kane, i cili pritet të mungojë rreth tre muaj, drejtuesit e Bayernit po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i Arlindës: Ndihmuan në vrasje, nëna e t’bijtë në burg (VIDEO)

    Rasti i Arlindës: Ndihmuan në vrasje, nëna e t’bijtë në burg (VIDEO)

    Rasti i Arlindës: Ndihmuan në vrasje, nëna e t’bijtë në burg (VIDEO)

    Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt janë zgjeruar ndaj familjarëve të Sylajt, të dyshuar për organizimin dhe bashkëpunimin në krim. Sipas aktvendimit të prokurorit Armend Hamiti, Nurije Sylaj dyshohet se mori pjesë në planifikim, përcolli viktimën dhe ishte e pranishme gjatë vrasjes me sëpatë, pa ndërhyrë.

    Të martën, në pranga përfunduan edhe Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj, të dyshuar se e transportuan dhe strehuan Albertin pas vrasjes. Avokati i familjes së viktimës kërkon që Arlinda të cilësohet si viktimë e pambrojtur, me qëllim të rëndimit të dënimit për Jeton Sylajn.

    Ndërkohë, seanca gjyqësore ndaj Jetonit për kanosjen e Arlindës është shtyrë. Kërkesa për ndryshimin e kualifikimit të veprës pritet t’i përcillet edhe kryeprokurorit të shtetit.

    Ndiqni kronikën e mëposhtme për më shumë detaje:

  • Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

    Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

    Përurohet në Prishtinë: Rruga Wisner, lidhje mes Kosovës e ShBA-së (VIDEO)

    Familjarët e diplomatit amerikan, Frank Wisner udhëtuan nga Amerika në Prishtinë për të marrë pjesë në përurimin e rrugës që mban emrin e tij. Iniciativa, e miratuar pa kundërshtim nga Kuvendi Komunal, i emocionoi familjarët, të cilët shprehën mirënjohje për këtë nderim.

    Në ceremoni u vlerësua kontributi i Wisnerit në proceset që çuan drejt pavarësisë së Kosovës, duke u theksuar se ai mbetet pjesë e kujtesës së vendit.

    Tabela me emrin e diplomatit amerikan u zbulua solemnisht në lagjen Arbëria, ndërsa e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

    Për më shumë detaje, ndiqni kronikën e mëposhtme: