Author: Momenti

  • 17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier

    17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier

    17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier

    Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i identifikuar si Behxhet Myftari, punonjës i një fast-food-i, është goditur me thikë nga një 17-vjeçar.

    Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur pasi i plagosuri ishte thirrur për të sqaruar një konflikt jashtë objektit ku punonte. Megjithatë, situata më pas ka eskaluar në një përplasje fizike, gjatë së cilës 29-vjeçari është plagosur me thikë nga 17-vjeçari.

    Pas incidentit, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor. /Klankosova.tv

  • Voyager 1 përballet me probleme

    Voyager 1 përballet me probleme

    Voyager 1 përballet me probleme

    Pak para se të arrinte distancën prej një viti-dritë, Voyager 1, objekti i parë i krijuar nga njerëzimi që u dërgua në hapësirën kozmike, hasi në vështirësi në komunikimin me Tokën.

    Sonda hapësinore, e cilësuar si një prej eksploruesve më të largët të njerëzimit, nuk po dërgon më sinjale me të dhëna inxhinierike dhe shkencore në mënyrën e zakonshme.

    NASA e zbuloi këtë problem vetëm pesë ditë para se Voyager 1 të arrinte distancën prej një viti-dritë nga Toka.

    Një ditë-dritë është distanca që përshkon një sinjal radioje, duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës, për të arritur te anija kozmike brenda 24 orëve – afërsisht 16 miliardë milje ose 26 miliardë kilometra, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

    Sipas NASA-s, prania e një sinjali tregon se kompjuteri i navigimit të Voyager 1 vazhdon ta mbajë sondën të orientuar drejt Tokës, ndërsa antena dhe sistemi i transmetimit janë duke funksionuar siç duhet.

    Megjithatë, problemi qëndron te mungesa e të dhënave që përpunohen nga një kompjuter i posaçëm, i cili mbledh informacionet shkencore të marra nga instrumentet e sondës. Këto instrumente të tjera vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

    Ekipi i misionit Voyager 1 po punon për zgjidhjen e problemit, por distanca jashtëzakonisht e madhe e sondës e bën procesin e ndërhyrjes shumë të ngadaltë dhe të ndërlikuar. Çdo komandë e dërguar drejt anijes kozmike i duhen 24 orë për të mbërritur, ndërsa përgjigjes së saj i duhen edhe 24 orë të tjera për të arritur te ekipi i misionit në Tokë. /Klankosova.tv

  • Nichi e quan Bejtën “Doberman” (VIDEO)

    Nichi e quan Bejtën “Doberman” (VIDEO)

    Nichi e quan Bejtën “Doberman” (VIDEO)

    Gjatë ditës së sotme, brenda shtëpisë më të madhe në vend janë zhvilluar biseda me ironi mes dy banorëve, Bejtës dhe Nichit, pasi ky i fundit e quajti Bejtën “Doberman”.

    Në prani të Klejdës, kjo deklaratë erdhi pasi Nichi e konsideron kujdesin e Bejtës si territorial.

    “Qit punën që je bërë territorial, si Doberman. A e di çka është Dobermani? Fiks si Doberman je tu u kujdes. Dobermani është shumë territorial”, u shpreh Nichi.

    Ndërsa, gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e grimit, Nichi tha se Bejta po kalonte kohë aty për shkak të pranisë së Kledjës.

    Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

    Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

    Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke e akuzuar se po përpiqet t’ia bartë këtij institucioni përgjegjësinë për problemet në sektorin e energjisë.

    I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mustafa ka thënë se kritikat e pushtetit ndaj Bordit të ZRrE-së janë pjesë e një strategjie politike për t’iu shmangur përgjegjësisë për situatën energjetike, veçanërisht në prag të dimrit, për të cilin janë paralajmëruar vështirësi.

    “Këtu kemi të bëjmë me një lojë politike, me një strategji se si me ju shmang Vetëvendosja dhe qeveria, temës së energjisë në kohën kur kanë paralajmëruar se po na pret një dimër i vështirë”, thka deklaruar Mustafa, transmeton Klankosova.tv.

    Ai thotë se ndonëse partia në pushtet e quan Bordin e ZRRE-së të pavarur, sipas tij ky bord ka lidhje me qeverinë, i cili është zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare.

    Mustafa ka kritikuar edhe strategjinë energjetike të qeverisë duke thënë se ka dështuar në strategjinë që e kanë planifikuar vetë.

    “Qeveria e VV-së ka hequr dorë nga Termocentrali Kosova e Re, që sikur të funksiononte tash qysh ka qenë i parapamë ne nuk e kishim nis këtë krizë që sot e kem, dhe do të kishim shitur rrymë”, thekson ai.

     Ai shton se qeveria nuk po arrin t’i mirëmbajë as kapacitetet ekzistuese të KEK-ut.

    Emisioni i plotë:

  • Jensen Huang rikthehet në Nvidia, Kina e sheh si fitore ndaj Trumpit

    Jensen Huang rikthehet në Nvidia, Kina e sheh si fitore ndaj Trumpit

    Jensen Huang rikthehet në Nvidia, Kina e sheh si fitore ndaj Trumpit

    Rikthimi i Jensen Huang në krye të kompanisë Nvidia ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, përfshirë edhe Kinën, ku lajmi është bërë postimi më i komentuar në rrjetin social Weibo, platforma më e madhe sociale në vend.

    Shumica e përdoruesve janë shprehur të kënaqur me rikthimin e miliarderit me ndikim të madh, i cili më herët kishte deklaruar se e donte Kinën, shkruan BBC.

    Disa përdorues madje kanë vënë në pikëpyetje faktin se pse, në videon e rikthimit në selinë e Nvidia-s, ai nuk kishte veshur njërën prej xhaketave të tij prej lëkure.

    Megjithatë, për shumë të tjerë, rikthimi i Huang, i cilësuar si një nga kthesat më të mëdha të papritura, shihet si një konfirmim i qëndrimit të Kinës.

    Edhe mediet shtetërore kineze e kanë paraqitur këtë çështje si një fushatë shpifjesh të organizuar nga qarqet në Uashington që mbështesin një qëndrim të ashpër ndaj Kinës.

    “Global Times”, një medium në shërbim të Partisë Komuniste, e ka cilësuar atë si një “gjueti shtrigash”.

    Tani, Shtëpia e Bardhë dhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump, kanë deklaruar se Huang nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, ndonëse hetimet për pretendimet e spiunazhit janë ende në vazhdim.

    Fakti që rikthimi i Huang ndodhi menjëherë pas takimeve të javës së kaluar mes Xi dhe Trump në Shenzhen mund të shihet si shenjë se angazhimi i drejtpërdrejtë është mënyrë efektive për të ndikuar në Uashington.

    Kjo ngjarje ka përforcuar gjithashtu bindjen e zyrtarëve kinezë se në Uashington ekzistojnë dy kampe: ata që kërkojnë të kufizojnë qasjen e Kinës në teknologjitë më të avancuara për arsye të sigurisë kombëtare dhe të tjerët, si Huang, që besojnë se kufizime të tilla nuk do t’i ndalin ambiciet e Pekinit.

    Huang ka argumentuar vazhdimisht se kontrollet amerikane të eksporteve do t’i detyrojnë kompanitë kineze, si Huawei, të zhvillojnë alternativa të pavarura, duke i përjashtuar njëkohësisht kompanitë amerikane nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

    Përkundrazi, shitja e çipave të avancuar do të mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjeve mes SHBA-së dhe Kinës, veçanërisht ndërsa të dyja palët përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare para takimit të ardhshëm Trump-Xi, që pritet të mbahet në dhjetor.

    Byroja Amerikane e Industrisë dhe Sigurisë po i ashpërson kufizimet, duke synuar jo vetëm eksportin e drejtpërdrejtë të çipave të avancuar drejt Kinës, por edhe mundësinë që kompanitë kineze të shfrytëzojnë fuqinë kompjuterike në qendrat e të dhënave jashtë vendit.

    Pekini tashmë e di se Trump është aq i shqetësuar për tregun e aksioneve, saqë është i gatshëm të ndërhyjë edhe në vendimet e burimeve njerëzore të kompanisë më të madhe në botë.

    Presidenti amerikan ka investuar personalisht edhe në Nvidia, ndonëse Shtëpia e Bardhë ka theksuar se bizneset e tij janë vendosur në një fond mirëbesimi, të menaxhuar nga djemtë e tij.

    Kina tashmë e ka shfrytëzuar ndikimin e saj të madh mbi tregun e metaleve të rralla për ta sjellë SHBA-në në tryezën e negociatave tregtare, transmeton Klankosova.tv.

    Kompanitë amerikane, nga prodhuesit e veturave e deri te firmat e mbrojtjes dhe prodhuesit e çipave, varen nga këto metale të rralla.

    Ajo që Kina ka kuptuar është se përpara saj ka sfida të tjera në përpjekjen për të ndërtuar atë që e quan një “marrëdhënie strategjike konstruktive” me SHBA-në.

    Zhvillimet e ardhshme do të varen edhe nga mënyra se si do të përfundojë çështja e Jensen Huang, pasi ajo është larg përmbylljes.

    Huang pritet të dëshmojë para Kongresit muajin e ardhshëm, ndërsa në janar, Kongresi i kontrolluar nga demokratët pritet të shtojë presionin.

  • Ai fitoi dy çmime 'Oscar' dhe tani pranon se e ka të vështirë të gjejë role të reja

    Ai fitoi dy çmime ‘Oscar’ dhe tani pranon se e ka të vështirë të gjejë role të reja

    Aktori amerikan Mahershala Ali ka treguar se, pavarësisht dy çmimeve Oscar që ka fituar gjatë karrierës së tij, gjetja e roleve të reja në Hollywood nuk është gjithmonë e lehtë.

    Gjatë një paraqitjeje në podcastin “7PM in Brooklyn”, aktori foli për vështirësitë me të cilat përballen artistët në industrinë e filmit, duke theksuar se sot ka më shumë aktorë të talentuar sesa projekte cilësore në të cilat ata mund të angazhohen.

    I njohur për rolin e tij në filmin “Moonlight”, Ali shpjegoi se aktorët nuk konkurrojnë domosdoshmërisht për të njëjtat role, pasi vetëm një numër i kufizuar prej tyre përmbush kriteret e kërkuara për personazhe të caktuara. Ai shtoi se në shumicën e projekteve që marrin miratimin për t’u realizuar, nuk ka role që i përshtaten profilit të tij.

    – YouTube youtu.be

    “Prandaj, nuk ka rëndësi edhe nëse i kam 17 çmime Oscar. Nëse dikush nuk shkruan një rol posaçërisht për ty ose nuk miraton një projekt në të cilin të sheh si pjesë të tij, atëherë je njësoj si të gjithë të tjerët – pret, vëzhgon dhe kërkon”, u shpreh aktori.

    Ai theksoi se një alternativë për aktorët është edhe krijimi i projekteve të tyre, megjithatë ky proces mund të zgjasë me vite deri në realizimin e tyre.

    – YouTube youtu.be

    Gjatë karrierës së tij, Mahershala Ali ka qenë pjesë e disa produksioneve të vlerësuara nga kritika dhe publiku. Ai ka fituar dy çmime Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor, për interpretimet e tij në filmat “Moonlight” (2016) dhe “Green Book” (2018).

    Në vitin 2019, Marvel njoftoi se Ali do të interpretonte personazhin e Blade në filmin me të njëjtin emër. Megjithatë, realizimi i projektit është shoqëruar me shtyrje të shumta, ndryshime në drejtimin krijues dhe largimin e disa regjisorëve, duke bërë që filmi të përballet me një rrugëtim të vështirë drejt ekranit të madh. /Telegrafi/

  • Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

    Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, tha se këto dy data përfaqësojnë dy nga momentet themelore të historisë kombëtare.

    “Këto dy data janë pjesë e kujtesës sonë kolektive e dëshmi e qëndresës, sakrificës dhe vullnetit të një populli për të jetuar i lirë, me dinjitet dhe me të drejtën për të përcaktuar vetë të ardhmen e tij. 114 vjet më parë, në Vlorë, Ismail Qemali dhe burrat e Rilindjes Kombëtare ngritën flamurin kuq e zi, duke i dhënë jetë një aspirate shekullore. Në atë akt historik, ishte e pranishme edhe Kosova, si dëshmi e gjallë se ideali i lirisë dhe i shtetësisë shqiptare nuk njihte kufij krahinorë. Sot, më shumë se një shekull më vonë, ky flamur na kujton jo vetëm nga vijmë, por mbi të gjitha çfarë përgjegjësie kemi përpara brezave që vijnë. Dhe nuk besoj se ka një vend më kuptimplotë për ta kremtuar këtë ditë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur”, tha ai.

    Burimi: RTKLive

  • EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim të përbashkët

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë trajnim të përbashkët

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar javën e kaluar një trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave, të quajtur “Shpata e Artë” (Golden Sabre), në Kampin Vrella.

    Sipas njoftimit të EULEX-it, trajnimi kishte për qëllim forcimin e menaxhimit të rendit publik, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për reagim ndërmjet tri institucioneve.

    “Përmes trajnimit të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave ‘Shpata e Artë’ (Golden Sabre), të zhvilluar javën e kaluar në Kampin Vrella, ne e forcuam menaxhimin e rendit publik, ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë për reagim ndërmjet EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    EULEX-i ka bërë të ditur se trajnimi është zhvilluar në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë, me qëllim që të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Alarmojnë agjentët e AI-së: Modelet e reja po bëhen tepër të fuqishme për t'u kontrolluar

    Alarmojnë agjentët e AI-së: Modelet e reja po bëhen tepër të fuqishme për t’u kontrolluar

    Punonjës dhe studiues të kompanive OpenAI dhe Anthropic po paralajmërojnë se modelet e reja të inteligjencës artificiale po bëhen aq të fuqishme, saqë mekanizmat aktualë të sigurisë mund të mos jenë më të mjaftueshëm për t’i kontrolluar ato.

    Sipas një raportimi të Axios, i cili citon më shumë se dy duzina burime të njohura me diskutimet e brendshme në këto kompani, shqetësimi kryesor është se aftësitë e modeleve po zhvillohen më shpejt sesa metodat për të garantuar përdorimin e tyre të sigurt.

    Disa studiues druajnë se modelet më të avancuara mund të mësojnë të mashtrojnë sistemet e testimit, të fshehin procesin e tyre të arsyetimit dhe të anashkalojnë kufizimet e vendosura nga zhvilluesit, shkruan axios.

    Një prej problemeve kryesore lidhet me mënyrën se si trajnohen këto sisteme. Përmes të ashtuquajturit të mësuar përforcues, modelet shpërblehen kur arrijnë rezultate të mira. Megjithatë, studiuesit kanë vërejtur se sistemet më të avancuara mund të mësojnë të manipulojnë testet, në vend që të ndjekin gjithmonë rregullat e përcaktuara.

    Një tjetër shqetësim është se inteligjenca artificiale mund të japë shpjegime që duken bindëse, por që nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht procesin e saj të vërtetë të arsyetimit. Kjo e vështirëson identifikimin e sjelljeve potencialisht të rrezikshme nga ana e studiuesve.

    Fuqia e modeleve të papublikuara tashmë është vërejtur në fushën e matematikës dhe kërkimeve shkencore. Raportimi përmend raste kur versione kërkimore të Claude dhe modeleve të OpenAI-së kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe dëshmive komplekse matematikore.

    Përballë këtyre shqetësimeve, brenda kompanive po diskutohet edhe mundësia që modelet më të fuqishme të mos publikohen për përdoruesit e zakonshëm, por të mbeten të kufizuara për përdorim të brendshëm ose për qëllime të caktuara kërkimore.

    Një pjesë e studiuesve shkon edhe më tej, duke kërkuar pezullimin e trajnimit të modeleve të reja deri në zhvillimin e mekanizmave më të besueshëm të sigurisë.

    Nga ana tjetër, punonjësit kanë shprehur shqetësimin se gara për dominim në industrinë e inteligjencës artificiale mund t’i shtyjë kompanitë t’i japin përparësi fitimit dhe konkurrencës, në vend të sigurisë.

    OpenAI ka deklaruar se ka miratuar kërkesa të reja sigurie, të cilat mund të ndikojnë edhe në ritmin e publikimit të modeleve të ardhshme.

    Anthropic, ndërkaq, ka theksuar se mbajtja e një modeli brenda kompanisë nuk e bën automatikisht atë të sigurt, duke shtuar se përgjegjësia për sigurinë duhet të fillojë që gjatë procesit të trajnimit.

    Debati vjen në një kohë kur kompanitë teknologjike po investojnë miliarda dollarë në zhvillimin e modeleve gjithnjë e më të avancuara, ndërsa paralelisht shtohen pyetjet se deri në çfarë mase njerëzit do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë ato. /Telegrafi/

  • Tragjedi në Gjermani, pesë anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur pas dyshimeve për rrjedhje gazi

    Tragjedi në Gjermani, pesë anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur pas dyshimeve për rrjedhje gazi

    Pesë persona, dy të rritur dhe tre fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në qytetin Kehl të Gjermanisë, pas dyshimeve për rrjedhje gazi. Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën, në një qytet pranë kufirit me Francën, përballë Strasburgut.

    Sipas policisë gjermane, viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërsa dy fëmijë të tjerë janë trajtuar nga ekipet emergjente. Autoritetet janë njoftuar rreth orës 11:45, pasi fëmijët nuk ishin paraqitur në shkollë, çka ngriti shqetësimin për gjendjen e tyre.

    Kur policia dhe personat e tjerë të pranishëm tentuan të hynin në banesë, u përballën me praninë e gazit, shkruan Dawn.

    Një zyrtar policor dhe një dëshmitar pësuan lëndime të lehta nga ekspozimi ndaj gazit dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

    Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe sigurimit të banesës, hetuesit hynë brenda dhe zbuluan trupat e pesë viktimave, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane, në vendin e ngjarjes është konstatuar prania e monoksidit të karbonit, një gaz helmues dhe pa ngjyrë e pa erë.

    Ekipet emergjente kontrolluan edhe banesat e tjera në ndërtesë për të përjashtuar rrezikun për banorët. Policia konfirmoi se nuk kishte më rrezik për personat e tjerë.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për ndonjë vepër penale./Telegrafi/