Author: Momenti

  • Laboratori i drogës në Shkodër, pesë punonjës të OSHEE-së në telashe me drejtësinë

    Laboratori i drogës në Shkodër, pesë punonjës të OSHEE-së në telashe me drejtësinë

    Laboratori i drogës në Shkodër, pesë punonjës të OSHEE-së në telashe me drejtësinë

    Pesë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Shkodër janë proceduar penalisht nën dyshimin për shpërdorim detyre, në kuadër të hetimeve të operacionit policor të koduar “Labirinti”.

    Sipas Policisë së Shqipërisë, hetimet vijnë pas zbulimit të një ambienti nëntokësor në fshatin Ganjollë, që dyshohet se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe përpunimin e lëndëve narkotike.

    Pesë punonjësit e proceduar janë J. D., 43 vjeç, K. F., 42 vjeç, L. H., 65 vjeç, Gj. M., 53 vjeç dhe D. D., 43 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së në Shkodër.

    “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve hetimore për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

    Një ditë më parë, gjatë kontrolleve në dy objekte të nëndheshme në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”, në fshatin Ganjollë, policia kishte sekuestruar 170 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike, kishte asgjësuar 2 mijë e 600 bimë të dyshuara narkotike dhe kishte arrestuar 10 persona.

    Rasti po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër./Klankosova.tv

  • Klekovski: Nevojiten ndryshime ligjore, pastaj të përcaktohen masat kundër duhanit

    Klekovski: Nevojiten ndryshime ligjore, pastaj të përcaktohen masat kundër duhanit

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thotë se po pret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen nga Pirja e Duhanit, me qëllim që të përcaktohen masa që do të ndalonin shitjen e duhanit dhe produkteve të duhanit tek të miturit.

    Sipas tij, ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura dhe ndalimi i shitjes së cigareve tek fëmijët nën 18 vjeç janë dy gjërat më të rëndësishme që duhet të zbatohen për të zvogëluar efektet e dëmshme të pirjes së duhanit.

    Në pyetjen se çfarë po i pengon ata që tani të zbatojnë masa për të kontrolluar nëse shitësit me pakicë u shesin cigare të miturve, Klekovski tha se është e nevojshme të miratohen ndryshimet ligjore në mënyrë që të miratohen masa sistemike dhe të mos pritet që dikush të qëndrojë para makinës shitëse dhe të numërojë nëse cigaret u shiten fëmijëve.

    “Kontrollimi i shitjes së cigareve te të miturit nuk ka të bëjë me dikë që rri 24 orë në ditë në kioska dhe shikon nëse shiten cigare. Ekzistojnë sisteme për kontrollin e shitjes së cigareve te të miturit, duke përfshirë modelet e identifikimit.

    Po shqyrtojmë modelet nga rajoni dhe bazuar në këtë do të bëjmë një masë sistematike, jo një fotosesion ad hoc, ku dikush do të qëndrojë para një kioske dhe do të shikojë nëse dikush po blen cigare. Po studiojmë disa modele dhe ato do të zbatohen në mënyrë adekuate, së bashku me një fushatë që lidhet me këtë”, tha Klekovski./Telegrafi/

  • 13 skuadra në Evropë ende nuk e kanë shijuar fitoren këtë sezon, në listë edhe klube nga ligat e mëdha

    13 skuadra në Evropë ende nuk e kanë shijuar fitoren këtë sezon, në listë edhe klube nga ligat e mëdha

    Kanë kaluar pothuajse katër muaj nga fillimi i sezonit futbollistik në Evropë, por 13 skuadra ende nuk kanë arritur të regjistrojnë asnjë fitore në kampionatet e tyre vendore.

    Në këtë listë gjenden edhe klube që garojnë në pesë ligat më të forta evropiane, si Malaga në Spanjë dhe Le Havre në Francë, por edhe skuadra nga kampionate të ndryshme, të cilat po kalojnë një sezon jashtëzakonisht të vështirë.

    Sipas të dhënave të Flashscore dhe raportimeve të mediave evropiane, Malaga është në fund të tabelës në La Liga, me vetëm pesë pikë pas 12 xhirove. Skuadra spanjolle, e cila është rikthyer në elitën e futbollit të vendit, ende nuk ka arritur të festojë një fitore këtë edicion.

    Situatë edhe më e vështirë është ajo e Le Havre në Ligue 1. Francezët kanë regjistruar dy barazime dhe tetë humbje në dhjetë ndeshje, duke grumbulluar vetëm dy pikë. Sipas mediave italiane, Le Havre është i vetmi klub nga pesë kampionatet kryesore evropiane që nuk ka fituar në asnjë garë këtë sezon.

    Edhe në Portugali, Estoril po përjeton një periudhë të vështirë. Skuadra ndodhet në fund të tabelës me vetëm dy pikë nga dhjetë ndeshje, ndërsa në xhiron e fundit pësoi humbje të thellë nga Porto.

    Sa i përket Kosovës, Vushtrria është e fundit me 3 pikë, por ka një fitore, atë ndaj Gjilanit, me rezultat 1-0.

    Ndryshimi i trajnerit nuk e ndihmoi Willem II

    Një tjetër skuadër që po kalon krizë është Willem II në Holandë. Pas nëntë xhirove pa fitore, klubi vendosi ta shkarkojë trajnerin John Stegeman, por ndryshimi në stol nuk solli efektin e dëshiruar.

    Willem II fillimisht barazoi me PEC Zwolle, ndërsa në fundjavë pësoi humbje 2-1 nga Twente. Pas 13 ndeshjeve, skuadra ka vetëm tri pikë dhe vazhdon të mbetet pa fitore. Humbjen më të thellë e pësoi në udhëtim te PSV, me rezultat 7-0.

    Në Republikën Çeke, Zlín është skuadra e vetme në elitë që ende nuk ka fituar. Pas 15 xhirove ka tri barazime dhe 12 humbje, ndërsa pikët e para i kishte siguruar vetëm në javën e nëntë, duke vendosur një rekord negativ në kampionat, sipas mediave vendase.

    Edhe Volos në Greqi është pjesë e kësaj liste, me tri barazime dhe shtatë humbje pas dhjetë ndeshjeve.

    Swift Hesperange me bilanc katastrofal

    Gjendja më e rëndë është te Swift Hesperange në Luksemburg. Ish-kampioni i vendit, që kishte fituar titullin në vitin 2023, e nisi sezonin me 12 pikë të zbritura për shkak të problemeve financiare, borxheve ndaj futbollistëve dhe detyrimeve të papaguara tatimore.

    Përveç problemeve jashtë fushës, rezultatet sportive janë edhe më shqetësuese. Swift Hesperange ka humbur të gjitha 12 ndeshjet e zhvilluara, me një gol-diferencë prej 2:44. Për shkak të dënimit dhe rezultateve negative, skuadra aktualisht ka minus 12 pikë në tabelë.

    Në Azerbajxhan, Araz-Naxçıvan është në fund të klasifikimit me katër pikë pas 12 xhirove, ndërsa në Maltë, Gżira United po kalon një sezon të dobët, me shtatë humbje deri në fillim të nëntorit.

    Lista plotësohet nga Carroi në Andorrë, Holywell Town në Uells, Lynx në Gjibraltar dhe Faetano në San Marino.

    13 skuadrat që ende nuk kanë fituar këtë sezon:

    • Holywell Town (Uells)
    • Zlín (Republika Çeke)
    • Swift Hesperange (Luksemburg)
    • Willem II (Holandë)
    • Malaga (Spanjë)
    • Gżira United (Maltë)
    • Araz-Naxçıvan (Azerbajxhan)
    • Le Havre (Francë)
    • Estoril (Portugali)
    • Volos (Greqi)
    • Lynx (Gjibraltar)
    • Carroi (Andorrë)
    • Faetano (San Marino)

    Këto skuadra po përjetojnë një fillim sezoni shumë të vështirë, ndërsa për disa prej tyre objektivi kryesor tashmë është largimi nga fundi i tabelës dhe sigurimi i mbijetesës. /Telegrafi/

  • "Polici nuk ekziston", Anjeza 'shokon' me deklaratën rreth jetës së saj private

    “Polici nuk ekziston”, Anjeza ‘shokon’ me deklaratën rreth jetës së saj private

    Një deklaratë e papritur ka ardhur nga Anjeza gjatë një bisede me Sharrin në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Ajo ka paralajmëruar se në Prime-in e radhës do të bëjë një deklaratë publike, duke pranuar se “polici nuk ekziston”.

    Kjo deklaratë vjen vetëm pak javë pasi banorja kishte treguar se jashtë shtëpisë ishte në një lidhje romantike me një polic, detaj që kishte nxitur diskutime mes banorëve dhe interesim te publiku.

    Megjithatë, nga fjalët e saj të fundit, duket se historia e lidhjes me policin mund të ketë qenë pjesë e strategjisë së saj brenda lojës, ndonëse mbetet të shihet nëse Anjeza do ta konfirmojë këtë gjatë spektaklit të ardhshëm.

    Tashmë, mbetet të shihet se çfarë do të zbulojë ajo në Prime dhe si do të reagojnë banorët ndaj kësaj deklarate. /Telegrafi/

  • Nesër në Kuvend mbahet Asambleja e Grave Deputete dhe Asambleiste

    Nesër në Kuvend mbahet Asambleja e Grave Deputete dhe Asambleiste

    Grupi i Grave Deputete do të organizojë nesër, më 25 nëntor, Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste, në kuadër të hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

    Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, asambleja do të mbahet në sallën plenare, duke filluar nga ora 10:00, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.

    Ngjarja do të bashkojë gratë deputete dhe asambleiste për të diskutuar se si bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal mund të rrisë ndikimin e grave në hartimin e politikave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

    Në kuadër të asamblesë do të diskutohen edhe roli i legjislativit në fuqizimin ekonomik të grave, zgjerimi i mundësive për punësim dhe sipërmarrje, si dhe përmirësimi i qasjes në financim dhe rrjete profesionale.

    Po ashtu, do të trajtohet përfaqësimi i grave në vendimmarrjen lokale, me fokus në përmirësimin e konsultimeve komunale dhe përfshirjen e propozimeve të grave në vendimet dhe buxhetet komunale.

    Asambleja është paraparë të përfundojë në orën 14:00, me përmbledhjen e diskutimeve dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm.

    Burimi: RTKLive

  • Zyrtare: Rey Manaj largohet nga Sivasspori shkaku i pagave të papaguara

    Zyrtare: Rey Manaj largohet nga Sivasspori shkaku i pagave të papaguara

    Sulmuesi shqiptar Rey Manaj më nuk do të luajë për Sivassporin, shkaku që ka vendosur të largohet si shenjë revolte për pagat e papaguara.

    Lojtari ka informuar ndjekësit në rrjetet sociale se ka ndërprerë kontratën me klubin turk, duke shpjeguar edhe arsyet. Ai tregoi se Sivasspori s’e ka mbajtur asnjëherë premtimin.

    Manaj ndër të tjera falënderoi tifozët si dhe kritikoi klubin për veprimin e tyre.

    “Erdha te Sivasspor me një qëllim të vetëm: ta ndihmoja klubin të rikthehej aty ku e ka vendin, në Superligën turke, dhe të bëhesha pjesë e këtij projekti ambicioz. Fatkeqësisht, skuadra dhe kushtet e nevojshme për arritjen e këtij objektivi nuk u krijuan kurrë.

    Pas një periudhe të gjatë durimi, më është dashur të marr një nga vendimet më të vështira të karrierës sime: ndërprerjen e kontratës me Sivassporin.

    Gjatë muajve të fundit, i kam dhënë klubit shumë mundësi. Në disa raste, i kam njoftuar zyrtarisht se kishte 15 ditë kohë për t’i përmbushur detyrimet e tij, dhe çdo herë kam shpresuar se situata më në fund do të zgjidhej.

    Fatkeqësisht, pagesat nuk u kryen dhe premtimet që më ishin dhënë nuk u mbajtën. Gjithmonë zgjodha t’i jepja klubit edhe një mundësi tjetër, por durimi im nuk u respektua.

    Kjo është shumë e dhimbshme për mua. Sivasspori ka qenë shtëpia ime dhe në fushë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.

    Për tifozët e Sivassporit: më keni mbështetur që nga dita e parë deri në të fundit. Dashuria dhe respekti juaj kanë më shumë vlerë për mua sesa mund të shprehen me fjalë. Edhe pse sot rrugët tona ndahen, Sivasspori do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe unë do të jem gjithmonë një përkrahës i kësaj fanele.

    Faleminderit për gjithçka!

    ReyManaj”, shkroi ai./Telegrafi/

  • Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Baden-Württemberg, Podrimja takohet me zyrtarin gjerman

    Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Baden-Württemberg, Podrimja takohet me zyrtarin gjerman

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Fëllanza Podrimja, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit për Koordinim Politik dhe Çështje Ndërkombëtare në Ministrinë e Shtetit të Baden-Württembergut, Florian Haßler.

    Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe landit gjerman të Baden-Württembergut, me fokus të veçantë në zgjerimin e partneritetit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, shkruan Telegrafi.

    Një ndër temat e rëndësishme të diskutimit ishte edhe diaspora kosovare që jeton në Baden-Württemberg, e cila u vlerësua si një urë e rëndësishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe këtij rajoni të Gjermanisë.

    Në përfundim të takimit, zëvendësministrja Podrimja falënderoi zyrtarin gjerman për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.

    Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e lidhjeve institucionale, ekonomike dhe të bashkëpunimit me diasporën kosovare në Gjermani./Telegrafi/

  • Hakeri shqiptar  që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet nga burgu, gjykatësi i jep një paralajmërim

    Hakeri shqiptar  që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet nga burgu, gjykatësi i jep një paralajmërim

    Hakeri shqiptar  që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet nga burgu, gjykatësi i jep një paralajmërim

    Arion Kurtaj, hakeri që sulmoi kompaninë Rockstar Games dhe publikoi pamje të videolojës së shumëpritur GTA 6 përpara se të dilte në treg, është liruar nga burgu me kusht, pasi ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit prej shtatë vitesh.

    21-vjeçari u largua nga qelia pas përfundimit të procedurave gjyqësore, ndërsa gjykatësi i dha një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Je një i ri shumë i talentuar. Mos lejo që kjo të ndodhë përsëri”. Kurtaj, pjesëtar i grupit të hakerave Lapsus$, kishte pranuar fajësinë për sulmin ndaj Rockstar Games dhe disa kompanive të tjera, përfshirë Revolut dhe Uber, në kohën kur ishte vetëm 16 dhe 17 vjeç.

    Sulmi më i bujshëm ishte ai ndaj Rockstar Games në vitin 2022, kur Kurtaj arriti të depërtonte në sistemet e brendshme të kompanisë dhe të vidhte 90 video, me afro 60 minuta pamje nga versioni ende i papërfunduar i GTA 6. Në atë kohë, loja mbahej nën masa të rrepta konfidencialiteti dhe kompania po përpiqej të ruante sekretet e saj deri në prezantimin zyrtar.

    Pasi siguroi materialet, hakeri hyri edhe në sistemin e komunikimit të brendshëm Slack të kompanisë dhe kërcënoi se do të publikonte kodin burimor të lojës, nëse Rockstar nuk do ta kontaktonte përmes Telegramit brenda 24 orëve. Kompania refuzoi të bashkëpunonte dhe ai publikoi pamjet e kodin në një forum online, duke përdorur emrin TeaPotUberHacker.

    Ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë sulm është mënyra sesi Kurtaj arriti ta realizonte. Në atë periudhë, kompjuteri i tij ishte sekuestruar nga policia dhe ai ndodhej nën mbrojtje në një hotel në Bicester, për shkak të kërcënimeve nga hakerë rivalë. Megjithatë, ai përdori një pajisje Amazon Fire Stick të lidhur me televizorin e dhomës, si dhe një tastierë dhe maus Bluetooth, për të depërtuar në sistemet e Rockstar Games.

    Kompania deklaroi se sulmi i kushtoi rreth 5 milionë dollarë për rikuperimin e dëmeve, si dhe mijëra orë punë nga stafi i saj. Përmes rrjedhjes së informacionit u zbulua gjithashtu për herë të parë se një prej personazheve në GTA 6 do të ishte një grua.

    Kurtaj ishte dënuar fillimisht me qëndrim të pacaktuar në një institucion të sigurisë së lartë, për shkak të gjendjes së tij me autizëm dhe vlerësimit të rrezikshmërisë së veprimeve të tij. Më vonë, ai u konsiderua i aftë për t’u gjykuar dhe në janar u transferua në një burg të zakonshëm. Mbrojtja argumentoi se izolimi gjatë pandemisë dhe përfshirja në grupin Lapsus$ i kishin dhënë një ndjenjë përkatësie dhe vetëvlerësimi që i kishte munguar më parë.

    Përveç Rockstar, grupi kishte sulmuar edhe BT/EE, Revolut dhe Uber, ndërsa dëmi i përgjithshëm financiar nga aktivitetet e tij vlerësohet në rreth 10 milionë paund. Pas lirimit, Kurtaj do të jetë nën një urdhër pesëvjeçar për parandalimin e krimeve të rënda, i cili i kufizon aktivitetin në internet dhe i ndalon përdorimin e platformave Telegram dhe Discord.

    Ai kishte pranuar gjithashtu fajësinë për sulme fizike ndaj punonjësve gjatë qëndrimit në paraburgim, ndërsa në burg ishte kapur edhe me një telefon celular, pasi kishte dërguar mesazhe provokuese ndaj policisë dhe kishte publikuar përditësime në Snapchat.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Wadephul pret Tabakun në Berlin, në fokus procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

    Wadephul pret Tabakun në Berlin, në fokus procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

    Wadephul pret Tabakun në Berlin, në fokus procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, priti deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

    Tabaku bëri të ditur se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në vend.

    Ajo mori pjesë paraditen e 24 nëntorit në Berlin Foreign Policy Forum, të organizuar nga fondacioni Körber-Stiftung.

    Takimi me Wadephul shënoi kulmin e vizitës së saj në kryeqytetin gjerman.

    Gjatë dy ditëve të vizitës, më 23 dhe 24 nëntor, Tabaku zhvilloi takime të nivelit të lartë në Bundestag.

  • Spitali i Gjilanit tenton të arsyetohet pas gjuhës së papranueshme të drejtorit ndaj gazetares Uka

    Spitali i Gjilanit tenton të arsyetohet pas gjuhës së papranueshme të drejtorit ndaj gazetares Uka

    Spitali i Gjilanit tenton të arsyetohet pas gjuhës së papranueshme të drejtorit ndaj gazetares Uka

    Njoftimi i plotë:

    Sqarim nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit

    Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit respekton plotësisht lirinë e shprehjes, punën e gazetarëve dhe të drejtën e mediave për të informuar publikun.

    Shprehim keqardhjen tonë për formulimin e përdorur gjatë komunikimit me gazetaren dhe ritheksojmë rëndësinë e komunikimit korrekt dhe me respekt të ndërsjellë.

    Sa i përket çështjes së ngritur për organizimin e shërbimeve shëndetësore, sqarojmë se në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ofrohen shërbime shëndetësore 24/7, përmes organizimit të punës në orarin e rregullt, kujdestarisë dhe gatishmërisë specialistike.

    Ky organizim bëhet në bazë të nevojave dhe kërkesave klinike, duke synuar shfrytëzimin sa më efikas të kapaciteteve profesionale dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve për pacientët.

    Theksojmë se, bazuar në funksionimin e deritanishëm të shërbimeve, asnjë pacient nuk është kthyer nga Shërbimi i Emergjencës për shkak të mungesës së konsultimit specialistik nga urologu, infektologu apo pulmologu.

    Sa herë që paraqitet një indikacion klinik, edhe jashtë orarit të rregullt të punës, këto konsultime sigurohen përmes gatishmërisë specialistike.

    Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbetet i hapur ndaj mediave dhe i përkushtuar ndaj transparencës, sigurisë së pacientëve dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për qytetarët.