Author: Momenti

  • Zbulohet ditari personal i Papa Françeskut, thuhet se e kishte parë djallin tri herë

    Zbulohet ditari personal i Papa Françeskut, thuhet se e kishte parë djallin tri herë

    Zbulohet ditari personal i Papa Françeskut, thuhet se e kishte parë djallin tri herë

    Për dy vite në kulmin e pontifikatit, Papa Françesku i ndjerë kishte përjetuar një krizë shpirtërore që u karakterizua nga frika e pushtetit dhe nga përvoja që ai i quante “takime me djallin”.

    Zbulimet janë bërë në ditarin e tij personal, i publikuar sot në 94 vende i titulluar “Ditari shpirtëror i Papa Frranit” ne dorëshkrime të përmbledhura nga kardinali argjentinas Victor Manuel Fernández.

    Kriza e brendshme e Jorge Bergoglios zgjati nga viti 2021 deri në vitin 2022. Ai kishte mëdyshje se mos nuk e ushtronte drejt autoritetin e lartë të Kishës.

    Në shënime, Françesku përshkruan tre raste kur ka ndjerë fizikisht praninë e djallit. Në qershor të vitit 2018, ai shkruan se ka parë i tmerruar hyrjen e ferrit.

    Kardinali Fernández shpjegon se këto ishin beteja të brendshme kundër tundimit të pushtetit. Bergoglio e kaloi këtë periudhë përmes lutjeve dhe përkushtimit ndaj Virgjëreshës Mari.

    Ditari tregon edhe dhimbjen e tij të thellë për abuzimet në Kili. Aty përfshihen edhe vlerësime pozitive për pasardhësin e tij, Papa Leonin e Katërmbëdhjetë.

    Shënimet janë shkruar me dorë nga viti 1992 deri në gusht 2024. Ky botim zbulon anën mistike të Françeskut, përtej angazhimit të tij shoqëror.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haxhimusa kritikon ministren Rizvanolli: Na tregoni si do ta menaxhoni dimrin, qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për paralajmërime

    Haxhimusa kritikon ministren Rizvanolli: Na tregoni si do ta menaxhoni dimrin, qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për paralajmërime

    Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me paralajmërimet për një dimër të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

    Burimi: Dukagjini

  • LSM, Risteskit: E diela nuk duhet të bëhet sërish ditë pune

    LSM, Risteskit: E diela nuk duhet të bëhet sërish ditë pune

    Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, reagoi ashpër ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, në një postim në rrjetet sociale, i cili tregoi se duhet të shqyrtohet mundësia që e diela të jetë përsëri ditë pune.

    Trendafilov theksoi se sindikata nuk është e befasuar nga ky qëndrim, pavarësisht nëse është çështje mendimi personal apo politike qeveritare.

    Sipas tij, me deklaratën “Nëse më pyet mua, pse e diela të mos jetë përsëri ditë pune”, zëvendësministri po e vendos veten në rolin e një “megafoni për shefat” dhe po shton kërkesat për heqjen e festave, të cilat, siç pohon ai, përveç punëdhënësve, zyrtarët po flasin gjithnjë e më shumë për shkurtimin e të drejtave të punëtorëve.

    “Lindet pyetja nëse Risteski ka punuar ndonjëherë apo punon aktualisht të dielave, në mënyrë që të merret në konsideratë që pothuajse 90 përqind e punëtorëve që nuk punojnë të dielave sot duhet të punojnë përsëri të dielave”, shkroi Trendafilov.

    Nga LSM i thonë zëvendësministrit se e shtuna është gjithashtu një ditë jo pune, por se, sipas njohurive të tyre, punëdhënësit e abuzojnë më shumë atë, ndërsa politikëbërësit nuk reagojnë ndaj ankesave të përditshme të punëtorëve./Telegrafi/

  • Qindra kamionë presin në radhë, rreth 40 kilometra në kufirin e Iranit - ndërsa sanksionet amerikane kanë goditur ekonominë e vendit

    Qindra kamionë presin në radhë, rreth 40 kilometra në kufirin e Iranit – ndërsa sanksionet amerikane kanë goditur ekonominë e vendit

    Qindra kamionë kanë mbetur të bllokuar në një radhë prej 40 kilometrash jashtë Iranit, e cila zgjat prej ditësh, pasi një bllokadë detare amerikane e ka detyruar tregtinë detare të zhvendoset në rrugë tokësore.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë rreth 1.200 kamionë që transportojnë mallra nga Kina, të cilët lëvizin shumë ngadalë në një bllokim masiv trafiku pranë pikës kufitare Yalama, midis Kazakistanit dhe Uzbekistanit – një nga rrugët kryesore të tranzitit për në Iran.

    Ky bllokim trafiku është pasojë e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të bllokuar portet e Iranit, gjë që e ka detyruar vendin t’i sjellë mallrat përmes rrugëve tokësore në vend të atyre detare.

    Bllokada amerikane ka detyruar mallrat që hyjnë ose dalin nga Irani të transportohen përmes tokës, duke ndjekur rrugë të tërthorta që kalojnë nëpër vende si Kazakistani, Uzbekistani, Pakistani, Turkmenistani dhe Turqia.

    Zyrtarët kanë pranuar se transporti tokësor është bërë tejet i vështirë për t’u menaxhuar.

    Amir Roshanbakhsh, nga Organizata për Zhvillimin e Tregtisë në Iran, deklaroi për gazetën “The Telegraph”: “Në vend të 200 kamionëve, tani kemi 1.200 kamionë në një pikë të vetme kufitare”.

    Zyrtarët theksojnë se transporti i kontejnerëve, i cili më parë kushtonte rreth 2.740 euro përmes detit, tani kushton rreth 10.960 euro nëse kryhet përmes rrugës tokësore.

    Ata shtuan gjithashtu se disa lloje mallrash, siç janë produktet ushqimore të freskëta, nuk mund t’i përballojnë udhëtimet kaq të gjata; madje, disa prej tyre kanë mbetur të bllokuara ende në Kinë, pasi doganat e Turkmenistanit dhe Kazakistanit nuk lejojnë kalimin e tyre.

    Sipas mediave, besohet se Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi vendet fqinje për të kufizuar edhe më tej hyrjen e mallrave në Iran.

    Vonesa të ngjashme janë raportuar edhe në pika të tjera; për shembull, në pikën kufitare Bazargan, në kufi me Turqinë, shoferët detyrohen të presin për javë të tëra.

    Ky kaos në trafik vjen në një kohë kur monedha iraniane pësoi një rënie të thellë në tregun e zi të martën, pas njoftimit të SHBA-së për sanksione të reja.

    Të hënën, Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj më shumë se dy duzinë shtëpive iraniane të këmbimit valutor, kompanive që dyshohet se shërbejnë si “fasadë”, si dhe individëve që mendohet se janë pjesë e një rrjeti “bankar në hije” në Iran, i cili, sipas raportimeve, mbikëqyrej nga Banka Qendrore e vendit.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati, i minimizoi sanksionet, duke thënë se SHBA-ja duket se “i ka shteruar objektivat” dhe i është drejtuar goditjes së një platforme legjitime. /Telegrafi/

  • Macja juaj fle e mbështjellë si top? Ja kur është normale dhe kur duhet të konsultoheni me veterinerin

    Macja juaj fle e mbështjellë si top? Ja kur është normale dhe kur duhet të konsultoheni me veterinerin

    Pozicioni në të cilin fle macja mund të zbulojë shumë për mënyrën se si ndihet. Edhe pse mbështjellja e trupit në formë topi është një sjellje e natyrshme, në rrethana të caktuara mund të tregojë edhe shqetësime shëndetësore

    Macja e mbështjellë si top, me putrat dhe turirin të fshehur nën trup, duket e adhurueshme. Ky është një nga pozicionet më karakteristike që këto kafshë marrin gjatë gjumit.

    Për shkak të formës që merr trupi, ky pozicion shpesh krahasohet me një kroasant. Megjithatë, ai nuk është vetëm një mënyrë simpatike e të fjeturit, por ka edhe disa funksione mbrojtëse dhe mund t’i ndihmojë pronarët të kuptojnë më mirë gjendjen e kafshëve të tyre shtëpiake.

    Pse macet flenë të mbështjella si top?

    Ekzistojnë disa arsye pse macet zgjedhin të flenë në këtë pozicion, ndërsa një nga më kryesoret është ruajtja e nxehtësisë trupore.

    Mbështjellja e trupit gjatë gjumit u mundëson maceve të zvogëlojnë humbjen e nxehtësisë dhe të qëndrojnë ngrohtë. Në natyrë, kjo sjellje është veçanërisht e rëndësishme për mbijetesën në kushte të pafavorshme atmosferike.

    Kur macja i tërheq këmbët nën trup, e përkul shtyllën kurrizore në formën e shkronjës C dhe e mbështjell bishtin rreth trupit, ajo ndihmon në ruajtjen e temperaturës trupore.

    Ndonjëherë macja e vendos bishtin edhe mbi turirin, duke mbrojtur një nga pjesët më të ndjeshme ndaj të ftohtit.

    Sa më fort të mbështillet macja, aq më shumë mund të ketë nevojë për ngrohtësi. Kjo sjellje vërehet veçanërisht gjatë muajve të dimrit ose në ambiente me temperatura të ulëta.

    shutterstock

    Arsye të tjera pse macja mbështillet si top

    Megjithëse ruajtja e nxehtësisë është një nga arsyet kryesore, ky pozicion lidhet edhe me instinktin e vetëmbrojtjes.

    Në natyrë, gjumi i bën kafshët më të cenueshme ndaj rreziqeve. Gjatë evolucionit, macet kanë zhvilluar mekanizma instinktivë për të mbrojtur pjesët më të ndjeshme të trupit.

    Kur mbështillen, barku i tyre i butë dhe organet e brendshme mbrohen pjesërisht nga gjymtyrët.

    Edhe macet shtëpiake, të cilat jetojnë në ambiente të sigurta dhe nuk përballen me rreziqet e natyrës, vazhdojnë ta ruajnë këtë instinkt.

    Ky pozicion mund t’u krijojë gjithashtu ndjesinë e rehatisë dhe sigurisë, duke i ndihmuar të çlodhen gjatë gjumit.

    Kur duhet të shqetësoheni për këtë pozicion të maces?

    Në shumicën dërrmuese të rasteve, nuk ka arsye për shqetësim. Mbështjellja e trupit është një pozicion krejtësisht i natyrshëm gjatë gjumit.

    Megjithatë, kur macja nuk ndihet mirë ose përjeton dhimbje, mund të mbështillet më fort se zakonisht, të qëndrojë e tensionuar ose të tërhiqet në vende të izoluara.

    Vëmendje të veçantë duhet t’u kushtoni simptomave shoqëruese, si:

    • Humbja e oreksit;
    • Shmangia e kontaktit fizik;
    • Plogështia dhe mungesa e interesimit për lojë;
    • Fshehja e vazhdueshme;
    • Ndryshimet në shprehitë e urinimit ose jashtëqitjes;
    • Vështirësitë gjatë lëvizjes.

    Vetëm pozicioni i gjumit nuk është tregues i një sëmundjeje. Megjithatë, nëse ai shoqërohet me ndryshime të pazakonta në sjellje, këshillohet konsultimi me veterinerin.

    Njohja e shprehive të përditshme të maces është një nga mënyrat më të mira për të dalluar në kohë ndryshimet që mund të tregojnë probleme shëndetësore. /Telegrafi/

  • Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj

    Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj

    Rashiq i shpeshton pakënaqësitë me VV’në, kësaj radhe kritikon deputetin Arbër Rexhaj

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kundërshtuar mënyrën e miratimit në lexim të parë të Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, duke pretenduar se për këtë projektligj ishte e domosdoshme shumica e dyfishtë në Kuvendin e Kosovës.

    Në një intervistë me shkrim për mediumin KoSSev, Rashiq ka thënë se projektligji duhej të miratohej edhe me shumicën e votave të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, duke iu referuar nenit 81 të Kushtetutës së Kosovës.

    Sipas tij, projektligji prek çështjen e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe zonave të veçanta të mbrojtura, prandaj duhet të trajtohet si ligj me interes vital.

    Projektligji ishte miratuar në lexim të parë më 20 nëntor, rreth orës 02:09 të mëngjesit, me 62 vota për, tetë kundër dhe një abstenim. Kundër kishin votuar deputetët e Listës Serbe.

    Rashiq ka paralajmëruar se do të propozojë amendamente, duke i cilësuar veçanërisht problematike nenet 5 dhe 6 të projektligjit. Sipas tij, këto dispozita mund të krijojnë mbivendosje të kompetencave mes Inspektoratit të ri dhe institucioneve ekzistuese.

    Ai ka kërkuar gjithashtu që në procesin e mëtejmë të përfshihen përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, me arsyetimin se ligji mund të ndikojë në mekanizmat aktualë të mbrojtjes së objekteve të saj.

    Në intervistë, Rashiq është pyetur edhe për deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, gjatë debatit parlamentar të 19 dhe 20 nëntorit, lidhur me përkatësinë e trashëgimisë ortodokse në Kosovë.

    Rexhaj kishte kundërshtuar pretendimet për karakterin ekskluzivisht serb të trashëgimisë ortodokse, ndërsa gjatë debatit kishte deklaruar se kishat ortodokse ishin përdorur si kazamate dhe bunkerë për eliminimin e shqiptarëve.

    Rashiq i ka cilësuar këto deklarata si të papërshtatshme, duke thënë se ia ka përcjellë shqetësimin edhe udhëheqjes së ngushtë të Vetëvendosjes. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • Jona flet pas eliminimit nga BBVK-ja: A do të takohet me Doresën? (VIDEO)

    Jona flet pas eliminimit nga BBVK-ja: A do të takohet me Doresën? (VIDEO)

    Jona flet pas eliminimit nga BBVK-ja: A do të takohet me Doresën? (VIDEO)

    Mbrëmjën e së hënës, Jona u eliminua nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke lënë pas shtëpinë dhe banorët e tjerë.

    Në lidhje me qëndrimin e saj në shtëpi dhe historinë me Doresën dhe Lelën, e cila u bë e njohur brenda shtëpisë, Jona ka folur në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova.

    E pyetur për reagimet në Prime-in e saj, ku u kritikua për bullizimin e drejtpërdrejtë ndaj Doresës, ajo e arsyetoi reagimin e saj me faktin se, në atë moment, kjo e fundit ia riktheu periudhën kur ishte 16-17 vjeçe dhe përjetimet e asaj kohe.

    “Reagova qashtu se përnjëmend, kur e pashë aty në ekran, menjëherë më ktheu në atë kohë, e ktheu atë Jonën 16-17-vjeçare që u kon dhe veç m’i kujtoi ato sene që m’i ka bo. Ajo përnjëmend kurrë s’më ka lënë rahat, tërë kohën sulmonte pak nga pak”.

    Jona tregoi se kjo pjesë e së kaluarës së saj nuk kishte qenë pjesë e ndonjë plani për t’u rrëfyer brenda shtëpisë, ndonëse ishte e vetëdijshme se kjo histori mund të rikthehej nga jashtë.

    “Kam thënë që mundet me ndodhë, kam me u përballë me këtë sen, se kanë me ma pru prej jashtë, por unë me planifiku me pru atë sen brenda, asnjë moment”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

    Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • Ish-vjehrra e fotografonte dhe e incizonte vazhdimisht Arlindën, zbulohen detaje nga telefoni

    Ish-vjehrra e fotografonte dhe e incizonte vazhdimisht Arlindën, zbulohen detaje nga telefoni

    Ish-vjehrra e fotografonte dhe e incizonte vazhdimisht Arlindën, zbulohen detaje nga telefoni

    Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht atë, duke përcjellë lëvizjet dhe vendndodhjen e saj, para se të vritej më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit të cilën e ka siguruar Betimi për Drejtësi, këto veprime dyshohet se kishin nisur më 22 tetor 2026, kur Arlinda ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare.

    Në telefonin mobil të Nurije Sylajt, sipas Prokurorisë, janë gjetur fotografi dhe video që pasqyronin praninë dhe lëvizjet e viktimës.

    Një prej materialeve të gjetura është edhe një video e datës 23 tetor 2026, ku Arlinda shihet duke ecur në qytet. Prokuroria dyshon se këtë video Nurije Sylajt ia kishte dërguar Driton Sylaj përmes aplikacionit WhatsApp, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas organit të akuzës, fotografimi, incizimi dhe ruajtja e këtyre materialeve dyshohet se ishin pjesë e një koordinimi paraprak me persona të tjerë, me qëllim të përcjelljes dhe shkëmbimit të informacioneve për lëvizjet dhe vendndodhjen e Arlindës.

    Prokuroria vlerëson se këto veprime kanë krijuar kushte dhe kanë lehtësuar realizimin e planit të dyshuar për privimin e saj nga jeta.

    Për këto dyshime, Nurije Sylaj po hetohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë./Klankosova.tv

  • E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte - dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt

    E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte – dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt

    E ndihmoi vëllain për ta kryer veprën – Arlindën e përcillte - dosja zbulon ‘rolin’ e Driton Sylajt

    Katër anëtarë të familjes Sylaj, nëna me tre djemtë, në duart e shtetit për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Albert Sylaj, autori i krimit dhe ish-burri i viktimës, Jetoni, ndodhen në paraburgim.

    Në qeli nga sot do të jetë edhe nëna e tyre, Nurija, si dhe djali tjetër, Dritoni.

    Dy të fundit, që u arrestuan sot, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

    Dosja e këtij rasti zbulon detaje tronditëse nga nata kritike e 25 tetorit.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, Driton Sylaj, dyshohet se me dashje ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj.

    Ai ka përcjellë lëvizjet e viktimës dhe ka siguruar informacione për vendndodhjen e saj, duke e incizuar më 23 tetor 2026 duke ecur në qytet, ndërsa videon e realizuar ia ka dërguar nënës, Nurije Sylajt.

    Këto veprime, Prokuroria vlerëson se Driton i ka ndërmarrë duke qenë në dijeni për planin e personave të tjerë për privimin nga jeta të viktimës dhe me qëllim që, përmes sigurimit dhe transmetimit të informacioneve për lëvizjet e saj, të krijojë kushte dhe të lehtësojë realizimin e veprës penale.

    Dhe, pas kryerjes së vrasjes, Albert Sylaj e ka njoftuar për vrasjen e viktimës.

    Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po goditej me sëpatë, nuk ndërhyri

    Nurije Sylaj po dyshohet se ka qenë e pranishme në shtëpi, madje edhe në dhomën e gjumit, në momentin kur Albert Sylaj po e sulmonte Arlindën me sëpatë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar sulmin.

    Ajo dyshohet se ishte në dijeni për veprimet që po ndodhnin, por nuk kishte ndërhyrë për ta penguar apo ndërprerë sulmin.

    Për më tepër, Prokuroria pretendon se pas vrasjes, në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, Nurije Sylaj kishte tentuar të devijonte hetimet dhe të fshihte rrethanat e ngjarjes.

    Ajo dyshohet se kishte deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes.

    Bile, dosja zbulon se nga provat e siguruara është dëshmuar se ish-vjehrra e fotografonte dhe e incizonte Arlindën vazhdimisht nëpër shtëpi, raporton Betimi për Drejtësi.

    Ndaj tyre, si dhe kundër Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit që dyshohet se e ndihmuan autorin është bërë kërkesa për paraburgim, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, i dyshuar për “Shtytje në vrasje të rëndë”./Klankosova.tv

  • Luca Williams-Barnett shpërblehet me kontratë të re nga Tottenhami, javë ëndrrash për 18-vjeçarin

    Luca Williams-Barnett shpërblehet me kontratë të re nga Tottenhami, javë ëndrrash për 18-vjeçarin

    Luca Williams-Barnett shpërblehet me kontratë të re nga Tottenhami, javë ëndrrash për 18-vjeçarin

    Luca Williams-Barnett ka arritur marrëveshje për një kontratë të re afatgjatë me Tottenhamin, pas një jave të jashtëzakonshme për talentin 18-vjeçar anglez.

    Sipas raportimeve të mediave angleze, përfshirë “The Athletic” dhe Press Association, palët kanë arritur marrëveshjen dhe Tottenhami ka vendosur ta shpërblejë talentin e akademisë me kushte të reja kontraktuale.

    Williams-Barnett përjetoi një fundjavë të paharrueshme në fitoren 2-0 ndaj Ipswich Town, ku regjistroi paraqitjen e parë si titullar në Premier League, shënoi golin e parë në këtë kompeticion dhe ishte protagonist edhe në aksionin e golit të dytë të shënuar nga Dominic Solanke.

    Megjithatë, duhet theksuar se asistimi nuk iu regjistrua zyrtarisht, pasi topi u prek nga portieri kundërshtar para se të përfundonte në rrjetë. Kështu, për 18-vjeçarin kjo javë solli tri momente të veçanta: paraqitjen e parë si titullar, golin e parë në Premier League dhe marrëveshjen për kontratën e re.

    Një shpërblim i merituar për një prej talenteve më premtues të Tottenhamit.