Author: Momenti

  • Luca Williams-Barnett shpërblehet me kontratë të re nga Tottenhami, javë ëndrrash për 18-vjeçarin

    Luca Williams-Barnett shpërblehet me kontratë të re nga Tottenhami, javë ëndrrash për 18-vjeçarin

    Luca Williams-Barnett shpërblehet me kontratë të re nga Tottenhami, javë ëndrrash për 18-vjeçarin

    Luca Williams-Barnett ka arritur marrëveshje për një kontratë të re afatgjatë me Tottenhamin, pas një jave të jashtëzakonshme për talentin 18-vjeçar anglez.

    Sipas raportimeve të mediave angleze, përfshirë “The Athletic” dhe Press Association, palët kanë arritur marrëveshjen dhe Tottenhami ka vendosur ta shpërblejë talentin e akademisë me kushte të reja kontraktuale.

    Williams-Barnett përjetoi një fundjavë të paharrueshme në fitoren 2-0 ndaj Ipswich Town, ku regjistroi paraqitjen e parë si titullar në Premier League, shënoi golin e parë në këtë kompeticion dhe ishte protagonist edhe në aksionin e golit të dytë të shënuar nga Dominic Solanke.

    Megjithatë, duhet theksuar se asistimi nuk iu regjistrua zyrtarisht, pasi topi u prek nga portieri kundërshtar para se të përfundonte në rrjetë. Kështu, për 18-vjeçarin kjo javë solli tri momente të veçanta: paraqitjen e parë si titullar, golin e parë në Premier League dhe marrëveshjen për kontratën e re.

    Një shpërblim i merituar për një prej talenteve më premtues të Tottenhamit.

  • Petrit Malaj sonte në “Rubikon”, në prag të 28 Nëntorit

    Petrit Malaj sonte në “Rubikon”, në prag të 28 Nëntorit

    Petrit Malaj sonte në “Rubikon”, në prag të 28 Nëntorit

    Në prag të 28 Nëntorit, emisioni “Rubikon” sjell një intervistë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    Në këtë bisedë do të diskutohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, si dhe sfidat e përbashkëta që i presin shqiptarët.

    Ku janë sot marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës?

    Sa është e pranishme Kosova në agjendën diplomatike të Shqipërisë?

    Çfarë nënkupton për Kosovën avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

    Si reflektojnë zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve?

    Me çfarë sfidash i gjen shqiptarët ky 28 Nëntor?

    Këto dhe të tjera, sonte në Klan Kosova, nga ora 20:45.

  • BE-ja kërkon nga Kosova përshpejtimin e reformave në administratën publike

    BE-ja kërkon nga Kosova përshpejtimin e reformave në administratën publike

    Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kosovës që të përshpejtojë zbatimin e reformave në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike, duke vënë theksin te rekrutimi në bazë të meritës, zvogëlimi i numrit të ushtruesve të detyrës dhe zbatimi i plotë i reformës së pagave. Këto çështje u diskutuan në takimin e 14-të të Grupit të Posaçëm BE-Kosovë për Reformën e Administratës Publike, të mbajtur të martën në Prishtinë.

    Takimi u bashkëkryesua nga ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, dhe shefi i Njësisë së Komisionit Evropian përgjegjëse për Kosovën, Jiří Plecitý.

    Sipas njoftimit, në takim morën pjesë përfaqësues të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të cilët diskutuan progresin në ndërtimin e një administrate publike profesionale, efikase dhe të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët dhe bizneset.

    Duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe zotimeve të vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së dhe Agjendës së Reformave, përfaqësuesit evropianë kërkuan përshpejtimin e zbatimit të strategjive për Reformën e Administratës Publike (RAP) dhe Menaxhimin e Financave Publike (MFP).

    BE-ja ofroi gjithashtu ekspertizë për hartimin e gjeneratës së ardhshme të planeve të reformave, duke theksuar rëndësinë e konsultimeve të rregullta me publikun dhe shoqërinë civile gjatë procesit të hartimit dhe zbatimit të tyre.

    BE-ja kërkon më pak ushtrues detyre dhe rekrutim në bazë të meritës

    Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua zbatimit të kornizës së re ligjore për shërbimin publik në Kosovë.

    Përfaqësuesit e BE-së theksuan nevojën për shfrytëzimin e plotë të sistemit të centralizuar të rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira të punës në administratën publike, zvogëlimin e mëtejmë të numrit të ushtruesve të detyrës në pozita drejtuese dhe përfundimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e plotë të reformës së pagave.

    Sipas BE-së, prezantimi i sistemit të centralizuar të rekrutimit në fillim të këtij viti përbën një hap të rëndësishëm drejt një shërbimi publik profesional dhe të bazuar në meritë, por sistemi ende duhet të vihet plotësisht në funksion.

    Në takim u diskutua edhe për Gjykatën Administrative, të themeluar së fundmi në Prishtinë, e cila është përgjegjëse për vendimmarrjen në shkallë të parë në kontestet administrative.

    BE-ja vlerësoi se funksionalizimi i kësaj gjykate me personel të mjaftueshëm mund të ndihmojë në zvogëlimin e vonesave të vazhdueshme në trajtimin e lëndëve administrative.

    BE-ja mirëpret progresin në digjitalizimin e shërbimeve publike

    Në anën tjetër, Bashkimi Evropian mirëpriti progresin e Kosovës në zbatimin e agjendës digjitale dhe strategjisë së qeverisjes elektronike, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

    Pozitivisht u vlerësua edhe progresi në programin për zvogëlimin e barrës administrative.

    Ministri Jagxhiu, gjatë takimit, prezantoi të arriturat në zbatimin e reformave, përfshirë rekrutimin e centralizuar, racionalizimin e agjencive, zvogëlimin e barrës administrative dhe zgjerimin e shërbimeve publike digjitale.

    Ai theksoi se themelimi i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike krijon një kornizë më të fortë institucionale për koordinimin e këtyre reformave.

    Jagxhiu përmendi gjithashtu lansimin e Platformës Kombëtare të Identifikimit Elektronik dhe Portofolit Digjital, duke e cilësuar atë si një arritje të rëndësishme për forcimin e infrastrukturës digjitale dhe ofrimin e shërbimeve publike më të sigurta dhe më të qasshme.

    Përfaqësimi i grave dhe zvogëlimi i ushtruesve të detyrës

    Gjatë takimit, ministri Jagxhiu prezantoi edhe Raportin vjetor të Kosovës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, të publikuar në tetor të këtij viti, i cili paraqet gjendjen në shërbimin publik.

    Sipas tij, përfaqësimi i barabartë i grave në administratën publike pothuajse është arritur, por mbetet ende një hendek i konsiderueshëm sa i përket barazisë gjinore në pozitat drejtuese.

    Ministri u zotua për zvogëlimin e këtij hendeku dhe bëri të ditur se Kosova ka filluar të ulë përqindjen e lartë të ushtruesve të detyrës në pozita drejtuese.

    Një tjetër zhvillim i prezantuar ishte ndërlidhja teknike e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore me Sistemin e Menaxhimit të Pagave të Thesarit. Kjo pritet të përmirësojë saktësinë e të dhënave, të zvogëlojë procedurat manuale dhe të forcojë menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin publik.

    Në përfundim të takimit, Kosova dhe BE-ja u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, përfshirë në nivel teknik, për të mbështetur zbatimin e plotë dhe sa më të shpejtë të reformave të ndërmarra.

    Takimet e Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike zhvillohen në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shërbejnë për monitorimin e progresit të Kosovës në këtë fushë, si dhe identifikimin e mbështetjes që Bashkimi Evropian mund të ofrojë në procesin e reformave./Telegrafi

  • Arsenali merr lajme të mira për David Rayën, portieri i shpëton dëmtimit serioz

    Arsenali merr lajme të mira për David Rayën, portieri i shpëton dëmtimit serioz

    Arsenali merr lajme të mira për David Rayën, portieri i shpëton dëmtimit serioz

    Portieri spanjoll i Arsenalit, David Raya, nuk ka pësuar dëmtim serioz në shpatull, pasi kontrollet e mëtejshme mjekësore kanë përjashtuar mundësinë e një lëndimi shqetësues.

    Raya pritet të mungojë vetëm për disa ditë në stërvitjet e skuadrës londineze, ndërsa rikthimi i tij në punë me ekipin pritet të ndodhë së shpejti.

    Ky është një lajm pozitiv për trajnerin dhe tifozët e Arsenalit, pasi gjendja e portierit titullar rezulton të jetë më pak shqetësuese sesa ishte menduar fillimisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Le të shohim”, De Jong rrëfehet për rivalitetin me Rodrin

    “Le të shohim”, De Jong rrëfehet për rivalitetin me Rodrin

    Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka folur për konkurrencën e shtuar në mesfushën e katalunasve pas transferimit të Rodrit, duke insistuar se pozita e tij në formacion nuk është në rrezik.

    Me ardhjen e fituesit të Topit të Artë, Rodri, Barcelona ka fituar një tjetër alternativë të rëndësishme në pozitën e mesfushorit defensiv, aty ku De Jong ka luajtur për një kohë të gjatë. Megjithatë, holandezi ka mohuar se transferimi i spanjollit e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në formacionin titullar.

    Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Sabahut, 29-vjeçari ka theksuar se mungesa e tij e fundit kishte ardhur si pasojë e një lëndimi.

    “A është kërcënuar pozita ime në ekip me ardhjen e Rodrit? Jo, unë u lëndova, ndërsa tani jam rikthyer dhe ndihem në formë shumë të mirë”.

    Mesfushori pranoi se konkurrenca për një vend në formacion është normale te një klub si Barcelona, por u shpreh i bindur në cilësitë dhe formën e tij aktuale.

    “Do të shohim se si do të shkojnë gjërat, por ndihem në formë të shkëlqyer dhe kam shumë besim te vetja. Mendoj se për momentin po luaj mirë”.

    De Jong gjithashtu theksoi se preferon të luajë në qendër të mesfushës, por është i gatshëm të përshtatet me nevojat e skuadrës së Hansi Flickut.

    “Kur je te Barcelona, duhet ta dëshmosh vlerën tënde. Ndihem më mirë në mes të fushës, por gjithmonë do të luaj edhe në pozita të tjera nëse skuadra ka nevojë për mua”.

    “Kam luajtur si qendërmbrojtës në një seancë stërvitore dhe kundër Alavesit ai mendoi se kishte nevojë për mua në atë pozitë”, përfundoi De Jong./Telegrafi/

  • Ngjarje e rëndë në Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane, gjithçka nisi pasi…

    Ngjarje e rëndë në Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane, gjithçka nisi pasi…

    Ngjarje e rëndë në Shkodër, abuzohet seksualisht një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane, gjithçka nisi pasi…

    Një vajzë e mitur 13-vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra, është abuzuar seksualisht.

    Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë, kur ajo ishte larguar dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Denoncimin e ka bërë në polici e ëma, pasi i ati i vajzës ndodhet në burg.

    Menjëherë, forcat e Policisë së Shkodrës, por edhe të drejtorive të tjera vendore, nisën kërkimet për 13-vjeçaren, së bashku me Prokurorinë.

    Gjatë hetimeve të seksionit kundër trafiqeve, të drejtuara nga shefi i këtij sektori në Policinë e Shkodrës, Jordan Istrefi, dhe vëzhgimit të lëvizjeve e kamerave të sigurisë, 13-vjeçarja ka qenë në disa qytete të ndryshme të vendit, ku është abuzuar seksualisht.

    Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur, pas ekzaminimeve mjekësore, por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga Policia e Shtetit, rezulton se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.

    Deri më tani janë arrestuar disa shtetas, ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13-vjeçaren. Aksioni nuk është përmbyllur ende. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se të miturës abuzuesit i kanë dhënë para kundrejt marrëdhënies intime.

    Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë. Në gjithë këto qytete, e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm, ku një pjesë janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim.

    Nga hetimet, 13-vjeçarja ka lëvizur e vetme, herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani, sipas hetimeve, ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Lëvizjet e vajzës janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë në këto qytete.

    13-vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike, nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë, ndërsa rasti po ndiqet nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Ambasada Amerikane.

    Babai i 13-vjeçares është një person i dënuar me burg, ndërsa e mitura jetonte me nënën. Edhe më përpara kishte ikur nga shtëpia, por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer, ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda.

    Sipas TCH, vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim.

    Janë të paqarta arsyet e largimit drejt disa qyteteve të Shqipërisë të të miturës nga Shkodra dhe po ashtu arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit.

    Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13-vjeçaren, ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese. Policia e Shtetit akoma nuk e ka përmbyllur aksionin dhe në ditët në vijim pritet komunikata për shtyp.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

    BE-ja kërkon reforma më të shpejta në administratën publike të Kosovës

    Këto çështje u diskutuan të martën në Prishtinë, në takimin e 14-të të Grupit të Veçantë BE-Kosovë për Reformën e Administratës Publike, të bashkëkryesuar nga ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, dhe shefi i Njësisë së Komisionit Evropian për Kosovën, Jiří Plecitý.

    Sipas komunikatës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës, thirrja e BE-së për përshpejtimin e reformave është bërë në përputhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe zotimet e vendit në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së dhe Agjendës së Reformave.

    Gjatë takimit, përfaqësuesit e BE-së kanë theksuar se, pavarësisht përparimit në reformimin e kornizës ligjore për shërbimin publik, mbeten disa sfida që kërkojnë trajtim.

    Në veçanti, BE-ja ka kërkuar shfrytëzimin e plotë të sistemit të centralizuar të rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira të punës në shërbimin publik, uljen e mëtejshme të numrit të ushtruesve të detyrës në pozitat drejtuese dhe përfundimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e plotë të reformës së pagave.

    Në komunikatë është vlerësuar edhe përparimi në agjendën digjitale dhe strategjinë e qeverisjes elektronike, si dhe në programin për zvogëlimin e barrës administrative.

    BE-ja ka vlerësuar se Gjykata Administrative e themeluar së fundmi në Prishtinë mund të ndihmojë në zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve administrative, nëse pajiset me staf të mjaftueshëm.

    Ndërkaq, sistemi i centralizuar i rekrutimit, i vendosur në fillim të këtij viti, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt një shërbimi publik profesional dhe të bazuar në meritë, por është theksuar se ai ende duhet të zbatohet plotësisht.

    Nga ana e tij, ministri Jagxhiu ka theksuar se një administratë publike profesionale dhe efikase ndërtohet, mbi të gjitha, mbi njerëzit që punojnë në të.

    Ai ka paraqitur përparimin e Kosovës në reformat e administratës publike, duke përmendur rekrutimin e centralizuar, racionalizimin e agjencive, zvogëlimin e barrës administrative dhe zgjerimin e shërbimeve publike digjitale.

    Jagxhiu ka veçuar gjithashtu themelimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike si një kornizë më të fuqishme institucionale për koordinimin e reformave, si dhe lansimin e Platformës Kombëtare të Identifikimit Elektronik dhe Portofolit Digjital.

    Gjatë takimit është prezantuar edhe Raporti Vjetor për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Kosovë, i publikuar në tetor 2026.

    Sipas komunikatës, ministri ka theksuar se përfaqësimi i barabartë i grave pothuajse është arritur, ndërsa është zotuar për ngushtimin e hendekut të mbetur në barazinë gjinore në pozitat drejtuese.

    Po ashtu, është bërë e ditur se Kosova ka filluar ta zvogëlojë përqindjen e lartë të ushtruesve të detyrës në pozitat menaxheriale.

    Një tjetër zhvillim i përmendur në komunikatë është ndërlidhja teknike e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore me Sistemin e Menaxhimit të Pagave të Thesarit, që sipas njoftimit do të përmirësojë saktësinë e të dhënave, do të zvogëlojë procedurat manuale dhe do të forcojë menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin publik.

    Në përfundim të takimit, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë, përfshirë në nivel teknik, për të mbështetur zbatimin e plotë të reformave sa më shpejt që të jetë e mundur, në të mirë të qytetarëve të Kosovës. 

    Burimi: RTKLive

  • Ahmeti kritikon ZRRE-në: Ka përkrahur KEDS-in dhe KESCO-n, Kuvendi duhet ta shkarkojë bordin

    Ahmeti kritikon ZRRE-në: Ka përkrahur KEDS-in dhe KESCO-n, Kuvendi duhet ta shkarkojë bordin

    Përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, ka kritikuar punën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e akuzuar se gjatë viteve të fundit ka përkrahur veprimet e KEDS-it dhe KESCO-s, në vend se të mbikëqyrë dhe parandalojë parregullsitë në sektorin e energjisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Investitorët tërheqin 2.37 miliardë dollarë nga fondet e Bitcoinit

    Investitorët tërheqin 2.37 miliardë dollarë nga fondet e Bitcoinit

    Fondet amerikane të investimeve në Bitcoin kanë regjistruar dalje rekord të kapitalit, pasi investitorët kanë tërhequr rreth 2.37 miliardë dollarë brenda pesë ditëve të tregtimit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Farside Investors, nga fondet ETF janë tërhequr gjithsej rreth 38.700 Bitcoinë, duke shënuar daljen më të madhe pesëditore që nga lansimi i këtyre produkteve financiare.

    Në mesin e fondeve që kanë regjistruar humbjet më të mëdha është IBIT i gjigantit financiar BlackRock, një prej fondeve më të mëdha të investimeve në Bitcoin. Daljet e konsiderueshme nga ky fond tregojnë se edhe investitorët institucionalë po reduktojnë ekspozimin ndaj kriptomonedhës më të madhe në botë.

    Presioni i shitjes ka bërë që investitorët mesatarë në fondet ETF të kalojnë në humbje, pasi çmimi i Bitcoin-it ka rënë nën nivelin mesatar me të cilin janë blerë aksionet e këtyre fondeve, shkruan coinmarketcap.

    Sipas kompanisë analitike Glassnode, raporti ndërmjet vlerës aktuale të investimeve dhe kostos së blerjes ka rënë nën nivelin 1.0, që nënkupton se investitori mesatar tashmë është në territor negativ.

    Tërheqjet e kapitalit janë regjistruar për tri javë radhazi, me më shumë se një miliard dollarë dalje gjatë secilës javë.

    Analistët vlerësojnë se kjo situatë nuk lidhet vetëm me strategjitë e arbitrazhit, por edhe me vendimin e investitorëve për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezikut në tregun e kriptomonedhave.

    Ndërkohë, analistët e Bitfinex theksojnë se rikthimi i flukseve pozitive të kapitalit në fondet ETF mund të jetë një faktor i rëndësishëm për stabilizimin e çmimit të Bitcoin-it.

    Megjithatë, presioni i shitjes mbetet shqetësues, ndërsa tregu vazhdon të përballet me pasiguri dhe luhatje të mëdha të çmimeve. /Telegrafi/

  • Influencerja Christie Miller ndërron jetë në moshën 60-vjeçare, mesazhi i saj i fundit prekës u publikua pas vdekjes

    Influencerja Christie Miller ndërron jetë në moshën 60-vjeçare, mesazhi i saj i fundit prekës u publikua pas vdekjes

    Influencerja Christie Miller ndërron jetë në moshën 60-vjeçare, mesazhi i saj i fundit prekës u publikua pas vdekjes

    Influencerja Christie Miller ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit në stadin e katërt. Para se të vdiste, ajo kishte regjistruar një video prekëse, përmes së cilës u la ndjekësve të saj një mesazh të fundit, duke u përcjellë këshilla për jetën, frikën dhe lumturinë.

    E veshur me një bluzë shumëngjyrëshe, Christie shfaqet para kamerës duke shqiptuar fjalët që prekën mijëra njerëz: “Nëse po e shihni këtë video, do të thotë se unë kam vdekur”, raportoi TMZ.

    Ajo ishte diagnostikuar me kancer të gjirit HER2-pozitiv në stadin e katërt në qershor të vitit 2022. Nuk dihet saktësisht se kur është regjistruar videoja, por mesazhi i saj i fundit u bë publik pas vdekjes së saj, të hënën.

    Në video shfaqen edhe pamje të Christies me bashkëshortin e saj, Mark, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Reunited” nga Peaches & Herb. Mark kishte ndërruar jetë në qershor të vitit 2025, pas betejës me kancerin e pankreasit. Çifti kishte kaluar së bashku 36 vjet martesë.

    Në mesazhin e saj, Christie tregon se tashmë është ribashkuar me bashkëshortin, babanë dhe njerëzit e tjerë të dashur që kishte humbur, duke e përshkruar këtë gjendje si një “lumturi absolute”.

    Ajo theksoi se nuk kishte asnjë pendesë për mënyrën se si e kishte jetuar jetën. Ndonëse e dinte se vdekja e saj do t’u shkaktonte dhimbje ndjekësve, i porositi ata që të mos përqendroheshin vetëm te humbja, por të kujtonin me gëzim momentet që kishin ndarë së bashku.

    Në fund, Christie përcolli një mesazh për të gjithë: të mos shqetësohen për mendimin e të tjerëve, të përballen me frikërat dhe të mësojnë ta gjejnë lumturinë edhe në gjërat më të vogla të përditshmërisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali