Author: Momenti

  • Tentuan të hyjnë në shtëpinë e Princit William dhe Kate, arrestohen dy persona

    Tentuan të hyjnë në shtëpinë e Princit William dhe Kate, arrestohen dy persona

    Tentuan të hyjnë në shtëpinë e Princit William dhe Kate, arrestohen dy persona

    Dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë me forcë dhe kanë kryer vjedhje në shtëpinë e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate.

    Policia e Norfolkut ka deklaruar se është njoftuar mbrëmjen e së hënës për aktivitete të dyshimta në pronën e pjesëtarëve të familjes mbretërore, e cila ndodhet në një zonë rurale.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se shtëpia ishte e zbrazët në momentin kur ndodhi incidenti, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo shtëpi përdoret nga çifti mbretëror kryesisht për pushime dhe festa, ndërsa rezidenca e tyre kryesore është Kështjella Windsor, në perëndim të Londrës. /Klankosova.tv

  • Na duhen 125 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për të mbijetuar, thotë Zelensky

    Na duhen 125 miliardë dollarë vitin e ardhshëm për të mbijetuar, thotë Zelensky

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se, për të mbijetuar, Ukrainës i duhen 125 miliardë dollarë (rreth 114 miliardë euro) mbështetje financiare vitin e ardhshëm.

    Ai u tha zyrtarëve të lartë rajonalë se qeveria ka siguruar tashmë angazhime për 98 miliardë dollarë nga BE-ja dhe se po zhvillon bisedime për të gjetur shumën e mbetur.

    Si një çështje më urgjente, ai theksoi sërish se Ukraina ka nevojë për raketa mbrojtëse “Patriot”.

    “Është tejet shqetësuese kur, mes gjithë diskutimeve se si t’i jepet fund luftës, ‘Starshield’ funksionon në një moment, ndërsa në momentin tjetër përballet me kufizime; ndërkohë, raketat për sistemet ‘Patriot’ jo vetëm që po bëhen gjithnjë e më të rralla, por po ndërmerren edhe hapa të tjerë që pengojnë dërgesat e tyre”, shkroi ai në një postim në platformën X.

    Më herët, gazeta “Financial Times” raportoi se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ende nuk e ka miratuar transferimin e rreth 60 raketave përgjuese të sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot” drejt Ukrainës, pavarësisht se Uashingtoni kishte rënë dakord më parë për t’i dërguar ato.

    “E gjithë kjo po ndodh ndërsa plani i Putinit përqendrohet te dimri”, shtoi Zelensky.

    “Putini shpreson ta thyejë Ukrainën”.

    Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi për “Financial Times” se nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikën e SHBA-së lidhur me mbështetjen për Ukrainën, por refuzoi të jepte komente të mëtejshme mbi armatimet. /Telegrafi/

  • 23 vjet nga vrasja e Tolajt dhe Haklajt, Gërvalla: Kosova ua ka borxh drejtësinë

    23 vjet nga vrasja e Tolajt dhe Haklajt, Gërvalla: Kosova ua ka borxh drejtësinë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar Sabahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, duke theksuar se Kosova u ka borxh drejtësinë e plotë.

    Gërvalla ka deklaruar se Tolaj dhe Haklaj ishin luftëtarë të lirisë, të cilët pas çlirimit të Kosovës, uniformën e luftëtarit e zëvendësuan me atë të zyrtarit policor.

    “Mëngjesin e 24 nëntorit 2003, teksa po shkonin në krye të detyrës zyrtare, u vranë në një pritë të organizuar e të porositur nga armiqtë e Kosovës së lirë”, ka shkruar Gërvalla.

    Ajo ka bërë të ditur se, së bashku me ministrin Gashani, familjarë, miq dhe kolegë, kanë bërë homazhe te lapidari në Stacionin Policor në Pejë, në vendin e rënies së tyre në Raushiq, si dhe te varret në Pobërgjë dhe Koshare.

    “Sabahates e Isufit, KOSOVA, ky shtet e kjo Republikë, nuk ua ka borxh vetëm kujtimin. Ua ka borxh drejtësinë. Ua ka borxh drejtësinë e plotë”, ka theksuar ajo.

    Sipas Gërvallës, ekziston përgjegjësia për ta shndërruar idealin e tyre në një Republikë të fortë, demokratike dhe të konsoliduar, ku drejtësia dhe ligji janë themeli i çdo përparimi.

    “Lavdi e përjetshme Sabahate Tolajt dhe Isuf Haklajt! U jetësoftë ëndrra e tyre për Kosovën tonë!”, ka përfunduar Gërvalla.

    Burimi: RTKLive

  • Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiqit

    Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiqit

    BE-ja ka bërë shumë gabime në 35 vitet e fundit, shkruan Alexander Rhotert në një editorial në gazetën e Berlinit “Tageszeitung”. Komisioni Evropian injoroi sinjalet paralajmëruese kur paraushtarakët besnikë të Aleksandaar Vuçiqit përhapën terror në Kosovë në vitin 2023 dhe ai vuri në lëvizje ushtrinë e tij, e cila – edhe një herë – u ndal vetëm nga SHBA-ja.

    Burimi: Dukagjini

  • A pritet rënie e çmimit të naftës në Kosovë?

    A pritet rënie e çmimit të naftës në Kosovë?

    Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie prej tre centësh gjatë kësaj jave, ndërsa deri në fund të saj pritet një ulje e mundshme edhe për dy deri në tre centë për litër. Kjo do të varet nga lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

    Kështu ka deklaruar për KosovaPress kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Zekim Istogu, sipas të cilit një litër naftë aktualisht kushton nga 1.70 deri në 1.72 euro, ndërsa benzina nga 1.34 deri në 1.36 euro.

    Istogu ka bërë të ditur se rënia e çmimeve mund të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por ka theksuar se një gjë e tillë nuk është e sigurt, pasi çmimet në tregun vendor ndikohen drejtpërdrejt nga zhvillimet në tregun ndërkombëtar.

    “Çmimi i naftës sillet nga 1.70 deri në 1.72 euro për litër, ndërsa ai i benzinës nga 1.34 deri në 1.36 euro. Gjatë kësaj jave çmimet kanë rënë për tre centë. Pritet që çmimet të bien sërish, pasi gjithçka varet nga çmimet që zhvillohen në tregun ndërkombëtar. Pres që edhe dy deri në tre centë të ketë rënie të çmimeve deri në fund të javës, por kjo nuk është e sigurt”, ka deklaruar Istogu.

    Nafta në tregjet ndërkombëtare në nivelin më të ulët në tre muaj

    Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët në tre muaj, në një kohë kur furnizimi global është rritur dhe tregjet kanë shtuar pritshmëritë për tepricë të ofertës.

    Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gjatë tregtimit të paradites së 24 nëntorit, nafta e papërpunuar Brent shënoi rënie prej 0.8 për qind, duke u tregtuar me 88.62 dollarë për fuçi. Ky ishte niveli më i ulët që nga 27 gushti.

    Edhe nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) pësoi rënie prej 0.8 për qind, duke arritur në 79.53 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga 10 gushti.

    Rënia në tregjet ndërkombëtare vjen në një periudhë të rritjes së furnizimit global dhe pritshmërive për tejkalim të ofertës ndaj kërkesës.

    Ndërkaq, në Kosovë çmimet e derivateve kishin arritur deri në 1.91 euro për litër, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili nisi më 28 shkurt.

    Lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare mund të ndikojnë në çmimet në tregun vendor, ndërsa mbetet të shihet nëse parashikimi i Shoqatës së Naftëtarëve për një ulje të mëtejme do të realizohet deri në fund të javës./Telegrafi

  • Nga Anglia në Shqipëri: Historia e Giovani Cinarit, shkodranit që zgjodhi të kthehej në atdhe para një viti e gjysmë

    Nga Anglia në Shqipëri: Historia e Giovani Cinarit, shkodranit që zgjodhi të kthehej në atdhe para një viti e gjysmë

    Giovani Cinari, i lindur dhe i rritur në Angli, me prejardhje nga Shkodra, është një nga pjesëmarrësit në programin OriginAL, përmes të cilit pati mundësinë të vizitonte Kosovën për herë të parë dhe të njihte nga afër historinë dhe lidhjet mes shqiptarëve, shkruan Telegrafi.

    Ai tregon se pjesëmarrja në këtë program ka pasur një rëndësi të veçantë për të, pasi, ndonëse historinë e Kosovës e kishte dëgjuar më parë, dëshironte ta shihte vendin me sytë e tij dhe ta përjetonte nga afër këtë lidhje.

    “Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të jem pjesë e OriginAL. Ka qenë hera e parë në Kosovë për mua, pasi nuk e kisha pasur më parë këtë mundësi. E kam dëgjuar historinë dhe kam dashur ta shoh Kosovën me sytë e mi, si dhe këtë marrëdhënie mes shqiptarëve. Unë vij shpesh në Prishtinë dhe Gjakovë. Mendoj se duhet ta kemi të gjithë këtë marrëdhënie, sepse, si shqiptarë, duhet të bashkëpunojmë”, ka thënë Cinari për Telegrafin.

    I lindur në Angli, Giovani tregon se para një viti e gjysmë ka marrë vendimin të kthehet për të jetuar në Shkodër, ku thotë se ka gjetur qetësinë dhe ndihet i përmbushur.

    “Kam lindur në Angli dhe para një viti e gjysmë jam kthyer për të jetuar në Shkodër. Kam gjetur qetësinë, jam shumë mirë dhe ndihem shumë i përmbushur”, thekson ai.

    Në fund, Cinari përcjell edhe një mesazh për diasporën, duke e konsideruar pjesëmarrjen në programin OriginAL një përvojë që mund të ndryshojë jetën e secilit.

    “Është shumë e rëndësishme që e gjithë diaspora të jetë pjesë e këtij programi. E di që jo të gjithë kanë mundësi, por është një përvojë aq shumë ‘life changing’ saqë secili duhet ta gjejë hapësirën e vet për ta përjetuar. Diaspora duhet patjetër ta bëjë këtë”, përfundon Giovani Cinari./Telegrafi/

  • Rrjeti i Grave të Kosovës mirëpret arrestimet për rastin e Arlinda Zekajt, Berisha kërkon vazhdimin e hetimeve

    Rrjeti i Grave të Kosovës mirëpret arrestimet për rastin e Arlinda Zekajt, Berisha kërkon vazhdimin e hetimeve

    Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur arrestimin e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Burimi: Dukagjini

  • Pse lojtarët e GTA 6 po e lënë Lucian në burg

    Pse lojtarët e GTA 6 po e lënë Lucian në burg

    Disa lojtarë të videolojës së shumëpritur GTA 6 po zgjedhin të mos vazhdojnë me misionet kryesore të historisë, pasi janë të përqendruar te jeta e qetë e Jasonit, njërit prej dy personazheve kryesore.

    Në vend që të nxitojnë për ta shpëtuar Lucian nga burgu, ata po kalojnë dhjetëra orë duke eksploruar botën virtuale, duke peshkuar, lundruar me varka, vozitur dhe shijuar aktivitetet e zakonshme në zonën Leonida Keys.

    Disa lojtarë kanë treguar në Reddit se kanë kaluar deri në 30 orë në fillim të lojës, pa avancuar pothuajse fare në historinë kryesore. Për ta, aktivitetet e përditshme të Jasonit janë më interesante sesa aksioni dhe misionet që e shtyjnë përpara ngjarjen.

    Megjithatë, Lucia nuk duket se ka ndërmend të presë pafundësisht. Sipas lojtarëve, pas një kohe ajo fillon ta telefonojë Jasonin dhe e paralajmëron se do të niset vetë me autobus nëse ai nuk vjen ta marrë nga burgu.

    Edhe pasi lirohet, disa lojtarë kanë vërejtur se Lucia ndjek një rutinë të zakonshme ditore: në mëngjes shkon në punë dhe kthehet në shtëpi rreth orës 17:00.

    Ndërkohë, Jasoni mund të merret me aktivitete të ndryshme, përfshirë peshkimin, eksplorimin e detit, kërkimin e thesareve pranë anijeve të fundosura dhe vëzhgimin e kafshëve të egra.

    Kjo mënyrë loje nuk është e pazakontë për adhuruesit e serisë Grand Theft Auto dhe videolojërave me botë të hapur. Edhe në tituj të tjerë, lojtarët shpesh i kanë shtyrë qëllimisht misionet kryesore për të eksploruar botën dhe për të zbuluar aktivitetet e saj.

    Megjithatë, disa lojtarë këshillojnë që historia të vazhdohet, pasi përfundimi i misioneve zhbllokon aktivitete dhe mundësi të reja.

    Për një pjesë të adhuruesve të GTA 6, megjithatë, nuk ka arsye për t’u nxituar. Në vend të ndjekjeve policore dhe përplasjeve kriminale, ata po zgjedhin peshkimin, detin dhe jetën e qetë të Jasonit. /Telegrafi/

  • NATO në gatishmëri pas raportimeve për armën bërthamore ruse në hapësirë

    NATO në gatishmëri pas raportimeve për armën bërthamore ruse në hapësirë

    NATO në gatishmëri pas raportimeve për armën bërthamore ruse në hapësirë

    Kreu i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca do të mbrohet nga çdo kërcënim në hapësirë pas raportimeve gjermane se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit të armatosur me armë bërthamore.

    Raportet e inteligjencës për një lëshim të mundshëm brenda 60 ditëve të ardhshme janë shpërndarë këtë muaj mes vendeve të NATO-s, sipas mediave gjermane. Nuk ishte e qartë se cili vend kishte hartuar raportet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se këto raporte “nuk janë të reja, megjithatë nuk mbeten më pak tronditëse”, dhe një zëdhënës i qeverisë tha se raportet po merren “shumë seriozisht”.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk i kishte parë raportet, por hodhi poshtë historitë që citonin “burime të panjohura” si “pothuajse të pavlefshme për t’u marrë seriozisht”.

    Ambasada ruse në Berlin i tha mediave gjermane se hodhi poshtë atë që e quajti “akuza të pabaza” dhe tha se raportet ishin pjesë e një “fushate propagandistike”.

    Duke cituar burime anonime ushtarake dhe të inteligjencës gjermane, transmetuesit publikë NDR dhe WDR dhe gazeta Süddeutscher Zeitung thanë se sateliti rus quhej “Sputnik-S” dhe ishte i pajisur me një kokë bërthamore. Mund të përdoret për të ndërprerë ose shkatërruar satelitë të tjerë, përfshirë satelitët e rëndësishëm të komunikimit dhe vëzhgimit.

    I pyetur për raportet, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha në një konferencë për shtyp në Berlin së bashku me Merz: “Ne gjithmonë do të sigurohemi që të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe kjo përfshin edhe sigurinë tonë kur bëhet fjalë për elementin hapësinor.”

    Aleanca mbrojtëse perëndimore kishte një sërë opsionesh përgjigjeje, tha Rutte.

    “Kur bëhet fjalë për fushën ushtarake, ne gjithmonë do të bëjmë vlerësime të parandalimit dhe mbrojtjes sonë dhe do të bëjmë përditësime kur është e nevojshme.”

    Merz nuk konfirmoi apo mohoi raportet për planet e Rusisë, por tha se ato “zbulojnë nivelin e përshkallëzimit që Rusia duket se është e gatshme të ndjekë”.

    Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, paralajmëroi kundër shkaktimit të “nervozizmit të tepruar lidhur me rreziqet hipotetike”.

    Josef Aschbacher, kreu i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, i tha gazetës Handeslblatt se të kesh armë bërthamore në hapësirë ishte “skenari më i tmerrshëm i madh”.

    Rusia është nënshkruese e Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili ndalon armët e shkatërrimit në masë nga orbita.

    Bleddyn Bowen, bashkëdrejtor i Qendrës së Kërkimeve Hapësinore në Universitetin e Durhamit, tha se shpërthimi i një arme bërthamore në hapësirë do të kishte “efekte të mëdha infrastrukturore” pasi tani kishte më shumë se 15,000 satelitë aktivë. Por ai i tha programit Today të BBC-së se “efekti i këtyre armëve do të ishte jashtëzakonisht i paqartë dhe gjithashtu do të shkatërronte shumë nga infrastruktura hapësinore e Rusisë”.

    Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, kanë vendosur ose planifikojnë të vendosin armë të tjera në hapësirë, duke eksploruar kapacitete të tjera jashtë traktatit, si synimi i satelitëve të rivalëve të cilët janë kyç për komunikimet ushtarake, mbikëqyrjen dhe navigimin./Klankosova.tv

  • Ditari personal i Papa Françeskut zbulon detaje nga jeta e tij shpirtërore

    Ditari personal i Papa Françeskut zbulon detaje nga jeta e tij shpirtërore

    Ditari personal i Papa Françeskut zbulon detaje nga jeta e tij shpirtërore

    Nga viti 2021 dhe gjatë një periudhe dyvjeçare, Papa Françesku kishte kaluar një krizë shpirtërore, gjatë së cilës kishte ndier tundime nga vetë ‘djalli’ dhe kishte përjetuar vështirësi në ushtrimin e pushtetit në Kishën Katolike.

    Këto detaje bëhen të ditura përmes një serie shënimesh të publikuara së fundmi nga ditari i tij personal.

    Në ditarin e tij, ai përshkruan se kishte pasur vizione të ‘djallit dhe të ferrit’, si dhe kishte luftuar kundër tundimit për të kontrolluar të tjerët sikur të ishin marioneta. Megjithatë, në këtë vëllim nuk specifikohet se cilëve persona mund t’u jetë referuar, raporton CBC, transmeton Klan Kosova.

    Françesku udhëhoqi Kishën Katolike për dymbëdhjetë vjet, deri në vdekjen e tij në prill të vitit 2025. /Klankosova.tv