Author: Momenti

  • Ditarët e Papa Françeskut, pretendohet se ai e ka parë djallin tri herë

    Ditarët e Papa Françeskut, pretendohet se ai e ka parë djallin tri herë

    Ditarët e Papa Françeskut, pretendohet se ai e ka parë djallin tri herë

    Papa Françesku ka pretenduar se e ka parë djallin tri herë gjatë jetës së tij, si dhe “dyert e ferrit”, sipas fragmenteve të reja nga ditari i tij privat.

    Në librin “Ditari Privat i Papa Françeskut”, të botuar të martën, një shënim i vitit 2021 tregon se Ati i Shenjtë ka pasur tri “pamje” të djallit: një herë nga një makinë, një herë tjetër “në korin e kishës” gjatë Meshës, dhe herën e tretë gjatë një takimi me zyrtarë të Vatikanit.

    “Nuk mund ta harroj zërin e tij të ngjirur e të fuqishëm”, shkroi Françesku, duke kujtuar një nga pamjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Në ditar, i cili përfshin periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2024, ai shpreh gjithashtu keqardhje për vizitën e tij në Kili në vitin 2018, kohë gjatë së cilës u kritikua për mbrojtjen e një peshkopi të akuzuar për fshehjen e abuzimeve seksuale të kryera nga një prift.

    Françesku, i cili e drejtoi Kishën Katolike për 12 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 2025, më vonë kërkoi falje dhe i thirri peshkopët e atij vendi në Romë, ku të gjithë ofruan dorëheqjen e tyre.

    “I shkatërruar për shkak të situatës në Kili”, shkroi Françesku në një shënim të vitit 2021.

    “Ishte e vështirë për mua të pranoja atë që kishte ndodhur në Kili; nuk mendoja se ishte kaq serioze”.

    Lidhur me këto përvoja, të cilat Françesku i interpretoi si takime me djallin, ai tha se nuk mund t’i harronte sytë “kërcënues” të djallit.

    “Më shikoi me sy që digjeshin… më intensivisht se herën e mëparshme. Ishin si shkëndija zjarri”, shkroi ai për pamjen e dytë.

    Ai tregoi se prania e djallit ndërhyri në udhëtimet e tij, përfshirë vizitën në Kili – në mes të skandalit të abuzimeve seksuale nga klerikët – si dhe në një takim pak ditë pasi ishte kthyer në Romë.

    “E pashë dhe ia dëgjova zërin; triumfues, duke zotëruar gjithçka”, shkroi ai, duke shtuar se “Zoti më dha mundësinë të çlirohesha nga këto përvoja”.

    Burimi: Insajderi

  • Anjeza “trondit” Sharrin me deklaratën: Polici nuk ekziston

    Anjeza “trondit” Sharrin me deklaratën: Polici nuk ekziston

    Anjeza “trondit” Sharrin me deklaratën: Polici nuk ekziston

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 5, Anjeza, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një bisede me Sharrin.

    Ajo ka zbuluar se polici, të cilin më herët e kishte prezantuar si të dashurin e saj, në fakt nuk ekziston.

    “Në Prime do ta pranoj që polici nuk ekziston”, u shpreh Anjeza.

    Deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje edhe për raportin me Sharrin, me të cilin po kalon kohë të afërt brenda shtëpisë.

    Burimi: Insajderi

  • Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po goditej me sëpatë, nuk ndërhyri

    Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po goditej me sëpatë, nuk ndërhyri

    Detaje tronditëse| Ish-vjehrra e Arlindës ishte në dhomë kur ajo po goditej me sëpatë, nuk ndërhyri

    Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, dyshohet se ka qenë e pranishme në shtëpi, madje edhe në dhomën e gjumit, në momentin kur Albert Sylaj po e sulmonte Arlindën me sëpatë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar sulmin.

    Këto detaje dalin nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas Prokurorisë, dosje të cilën e ka siguruar Betimi për Drejtësi, Nurije Sylaj fillimisht kishte qenë në sallon, ndërsa më pas edhe në dhomën e gjumit, gjatë kohës kur po zhvillohej sulmi ndaj viktimës, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo dyshohet se ishte në dijeni për veprimet që po ndodhnin, por nuk kishte ndërhyrë për ta penguar apo ndërprerë sulmin.

    Për më tepër, Prokuroria pretendon se pas vrasjes, në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, Nurije Sylaj kishte tentuar të devijonte hetimet dhe të fshihte rrethanat e ngjarjes.

    Ajo dyshohet se kishte deklaruar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes.

    Megjithatë, sipas Prokurorisë, këto pretendime nuk përputhen me provat e siguruara deri më tani, veçanërisht me incizimet e kamerave të sigurisë, në njërën prej të cilave shihet prania e saj gjatë një pjese të ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

    Ndaj Nurije Sylajt rëndon dyshimi për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Vrasja e rëndë”.

    Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit edhe ndaj Driton Sylajt, Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, i dyshuar për “Shtytje në vrasje të rëndë”./Klankosova.tv

  • Italia dëbon dy shtetas të huaj, mes tyre edhe një shqiptar 30-vjeçar

    Italia dëbon dy shtetas të huaj, mes tyre edhe një shqiptar 30-vjeçar

    Autoritetet italiane kanë dëbuar dy shtetas të huaj nga territori i vendit, një egjiptian 44-vjeçar dhe një shqiptar 30-vjeçar, pas shkeljeve të përsëritura të ligjeve italiane dhe rikthimit ilegal në Itali, pavarësisht dëbimeve të mëparshme.

    Sipas mediaa italiane, Siracusanews, shqiptari 30-vjeçar kishte një histori kriminale që përfshinte vepra penale kundër pasurisë, shmangie të vazhdueshme të vendimeve të autoriteteve gjyqësore dhe shkelje të përsëritura të rregullave të emigracionit.

    Ai ishte dëbuar nga Italia në vitin 2024, por ishte rikthyer sërish në mënyrë të paligjshme.

    Që nga marsi i vitit 2026, ai mbahej në burgun e Sirakuzës, ndërsa gjyqtari i mbikëqyrjes së burgjeve vendosi dëbimin e tij si masë alternative ndaj vuajtjes së dënimit.

    Operacioni i riatdhesimit u realizua përmes një eskorte ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, autoritetet kanë proceduar edhe dëbimin e një shtetasi egjiptian 44-vjeçar, i cili ishte identifikuar në territorin e Rosolinit.

    Ai kishte hyrë në Itali në vitin 2015 dhe ishte dëbuar po atë vit, pasi ishte ndaluar nën dyshimet për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm.

    Megjithatë, në mars të vitit 2026 ishte rikthyer ilegalisht në Itali dhe ishte arrestuar sërish për të njëjtën vepër penale.

    Pas marrjes së autorizimit nga autoritetet gjyqësore, egjiptiani do të dërgohet në një qendër për qëndrimin dhe riatdhesimin e të huajve (CPR), nga ku do të procedohet kthimi i tij në vendin e origjinës./Telegrafi/

  • Rritet numri i duhanpirësve në Maqedoni, 48.1% e qytetarëve pinë duhan çdo ditë

    Rritet numri i duhanpirësve në Maqedoni, 48.1% e qytetarëve pinë duhan çdo ditë

    Gjysma e qytetarëve të rritur në Maqedoni pinë duhan, ndërsa 48.1% pinë duhan çdo ditë, sipas të dhënave nga një anketë kombëtare nga organizata “Analitika” për vitin 2026. Hulumtimi është kryer mbi 1.065 të rritur dhe tregon se pirja e duhanit çdo ditë është rritur nga 43% në 48.1%.

    Profesori Borce Trenovski, përcjell “TV24” thotë se dy aspekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme kur diskutohet për pirjen e duhanit, njëri aspekt është se si pirja e duhanit ndikon në buxhetin e brendshëm dhe gjendjen shëndetësore, dhe aspekti i dytë është se cilat efekte ekonomike dhe fiskale mund të kontribuojnë në forcimin e asaj pjese.

    Lidhur me ligjin për pirjen e duhanit, i cili është bllokuar në labirintet parlamentare, ministri i Shëndetësisë, Sasho Kllekovski thotë se ai i kushton rëndësi të veçantë kontrollit të shitjes së produkteve të duhanit të miturve, duke theksuar se sipas raporteve, më shumë se dy të tretat e të miturve nuk janë refuzuar kur përpiqeshin të blinin cigare.

    Hulumtimi, i cili u krye me 1,065 qytetarë, tregon se krahasuar me vitin 2020, intensiteti i pirjes së duhanit është rritur, me më shumë se një të katërtën e duhanpirësve që konsumojnë mbi 20 cigare në ditë, dhe rreth 40 përqind që konsumojnë 10 deri në 20 cigare./Telegrafi/

  • Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve për vrasjen e Arlinda Zekajt: Hetimet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet

    Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve për vrasjen e Arlinda Zekajt: Hetimet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar që hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit, duke përfshirë jo vetëm kryesit e dyshuar, por edhe të gjithë personat që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi.

    Përmes një reagimi, Sveçla ka bërë të ditur se të mërkurën janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Zekajt.

    Ai ka theksuar se mirëpret çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës.

    “Hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij. Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi”, ka deklaruar Sveçla.

    Ministri ka theksuar se vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj.

    Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe dënimin me burgim të përjetshëm të konfirmuar një ditë më parë ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, duke e cilësuar atë si dëshmi të rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla.

    Sveçla ka kërkuar gjithashtu që të hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin e Arlinda Zekajt, përfshirë edhe përgjegjësinë e personave që mund të kenë qenë në dijeni për rrezikun me të cilin ajo përballej.

    Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për mosveprimin e personave të cilëve, sipas tij, Zekaj u ishte drejtuar për ndihmë dhe mbrojtje, por që nuk kishin ndërmarrë veprime për garantimin e sigurisë së saj.

    “Përfshirë edhe ata që, përballë kërkesës së saj për të jetuar e sigurt, madje edhe në pronën e saj, kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë në vend se të veprojnë për mbrojtjen e jetës së saj”, ka shkruar ministri.

    Në fund, Sveçla ka shprehur mbështetjen e tij për institucionet që po merren me rastin, duke kërkuar që asnjë përgjegjësi të mos mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar në përputhje me ligjin./Telegrafi.

  • Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

    Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

    Manipuluan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, dy kryesues të komisioneve dënohen me nga 3 mijë euro gjobë

    Dy persona janë dënuar me nga 3 mijë euro gjobë për falsifikimin e rezultateve të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Gjakovë, pasi kanë pranuar fajësinë për manipulimin e gjithsej 2 mijë e 23 votave të kandidatëve për deputetë.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se të pandehurit, me inicialet A.M. dhe D.K., janë shpallur fajtorë për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë.

    Sipas komunikatës së Gjykatës, gjyqtari Samedin Cena e ka aprovuar marrëveshjen, e cila parashihte zëvendësimin e dënimit prej gjashtë muajsh burgim me gjobë prej 2 mijë deri në 3 mijë euro. Secilit prej të pandehurve i është shqiptuar gjobë prej 3 mijë eurosh, që duhet të paguhet brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Sipas aktakuzës, A.M., në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 – 1 janar 2026, në nëntë komisione ka shtuar 428 vota dhe ka hequr 682 të tjera, duke keqpërdorur gjithsej 1 mijë e 110 vota.

    Ndërkaq, D.K., në të njëjtën periudhë dhe në të njëjtin lokacion, në cilësinë e kryesuesit të komisionit në gjashtë komisione të numërimit, ka shtuar 422 vota dhe ka hequr 491 të tjera, duke keqpërdorur gjithsej 913 vota.

    Manipulimet, sipas përshkrimit të veprimeve në komunikatën e Gjykatës, janë kryer në Qendrën Komunale të Numërimit, në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të tij në formë të shkruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

    Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

    Operacioni ku përfunduan në pranga zyrtarë gjykatash e avokat, këta janë dy nga katër të arrestuarit

    Policia e Kosovës ka konfirmuar operacionin e zhvilluar të martën në rajonin e Ferizajt, ku janë arrestuar katër persona, tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat.

    Insajderi ka mësuar se dy nga katër të arrestuarit janë Sulltan Mehmeti dhe Emin Plakaj.

    Të katërtit dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Bashkëkryerje”.

    Sipas Policisë, hetimet ndaj të dyshuarve kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Ata dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje të punësimit.

    Gjatë operacionit, të realizuar në dy lokacione në rajonin e Ferizajt, janë sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.

    Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi

  • MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

    MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

    MI5 paralajmëron: Rusia mund të shënjestrojë kompanitë britanike që furnizojnë Ukrainën

    Shërbimi britanik i inteligjencës së brendshme, MI5, ka paralajmëruar kompanitë në Britani të Madhe që ofrojnë mbështetje ushtarake për Ukrainën se mund të jenë objektiv i sulmeve të sabotimit të organizuara nga Rusia.

    Paralajmërimi është lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen (NPSA), pjesë e MI5-s, në bashkëpunim me Ministrinë britanike të Mbrojtjes. Ai u drejtohet veçanërisht kompanive që furnizojnë ushtrinë ukrainase me pajisje dhe materiale ushtarake.

    Sipas autoriteteve britanike, Rusia ka intensifikuar muajt e fundit përpjekjet për të kryer akte sabotimi ndaj objekteve të industrisë evropiane të mbrojtjes, shkruan “Politico”.

    Në paralajmërim thuhet se këto operacione zakonisht realizohen përmes personave të ndërmjetëm, të cilët përdorin metoda relativisht të thjeshta, siç është zjarrvënia e qëllimshme.

    Përveç sulmeve fizike, kompanitë britanike janë paralajmëruar edhe për kërcënime ndaj individëve, spiunazh dhe operacione dezinformimi, që synojnë dobësimin e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

    Autoritetet u kanë rekomanduar kompanive të shtojnë masat e sigurisë në objektet e tyre, të kufizojnë publikimin e informacioneve në internet dhe të trajnojnë punonjësit për të identifikuar aktivitetet e dyshimta.

    Ministri britanik i Sigurisë, Dan Jarvis, tha se incidentet e fundit të sabotimit në vende të ndryshme të Evropës dëshmojnë seriozitetin e këtij kërcënimi.

    “Është vërtet e turpshme që aktorë të ndryshëm po përpiqen të pengojnë mënyrën tonë të jetesës dhe atë të aleatëve tanë, veçanërisht duke shënjestruar organizatat që kryejnë punë jetike në mbështetje të Ukrainës”, deklaroi ai.

    Ky paralajmërim vjen pas disa rasteve të dyshuara të sabotimit në Evropë, për të cilat autoritetet kanë fajësuar shërbimet ruse të inteligjencës.

    Në Britani, disa persona janë dënuar për zjarrvënie në një biznes të lidhur me Ukrainën. Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur akuza edhe ndaj një personi të dyshuar për bashkëpunim me spiunë rusë në një komplot që kishte në shënjestër një fabrikë të prodhimit të dronëve.

    Edhe drejtori i MI5-s, Ken McCallum, kishte paralajmëruar më herët se Rusia po intensifikon luftën hibride kundër vendeve perëndimore, përmes metodave që synojnë të krijojnë pasiguri dhe të dobësojnë mbështetjen për Ukrainën.

    Britania e Madhe është ndër mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohen katër persona, mes tyre tre zyrtarë të gjykatave dhe një avokat

    Arrestohen katër persona, mes tyre tre zyrtarë të gjykatave dhe një avokat

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim ndikimi dhe bashkëkryerje.

    Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka realizuar të martën kontrolle në dy lokacione në rajonin e Ferizajt.

    Veprimet policore janë ndërmarrë pas hetimeve të zhvilluara për një kohë të gjatë.

    Të dyshuarit, sipas policisë, dyshohet se kanë ushtruar ndikim në afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe në çështje të punësimit.

    Gjatë kontrolleve janë sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuteri dhe dokumentacion relevant për hetimet.

    Katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar për 48 orë.

    Burimi: RTKLive