Author: Momenti

  • Dhuna ndaj grave alarmante në Gjermani, qeveria planifikon ashpërsimin e ligjislacionit për femicidin

    Dhuna ndaj grave alarmante në Gjermani, qeveria planifikon ashpërsimin e ligjislacionit për femicidin

    Dhuna ndaj grave alarmante në Gjermani, qeveria planifikon ashpërsimin e ligjislacionit për femicidin

    Gjermania po shqyrton ashpërsimin e legjislacionit për femicidin, në një kohë kur vendi po përballet me rritje të dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë se numri i viktimave të dhunës në familje ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), gjatë vitit 2025, gjithsej 292 persona humbën jetën si pasojë e dhunës në familje, prej tyre 209 gra. Në 130 raste, gratë u vranë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, raporton “Euronews”.

    Ndërkaq, sipas organizatës Keine*Mehr, të paktën 125 gra janë vrarë në Gjermani gjatë vitit 2026, ndërsa 126 të tjera u kanë mbijetuar tentativave për femicid gjatë vitit 2025.

    Përballë këtyre shifrave, ministrja federale e Drejtësisë, Stefanie Hubig, po kërkon ndryshimin e dispozitave të Kodit Penal që lidhen me vrasjen, në mënyrë që motivet specifike gjinore dhe ato çnjerëzore të përfshihen shprehimisht në përcaktimin e vrasjes së rëndë.

    Sipas projektligjit, vrasja e një gruaje për shkak se dëshiron t’i japë fund lidhjes, të marrë vendime të pavarura për jetën e saj apo të refuzojë kontrollin e partnerit, duhet të klasifikohet si vrasje e rëndë dhe jo thjesht si vrasje me dashje.

    Deri më tani, disa raste të tilla janë cilësuar nga gjykatat si vrasje pa rrethana cilësuese të vrasjes së rëndë, gjë që mund të ndikojë edhe në masën e dënimit për autorët.

    Ministrja Hubig ka kërkuar që në legjislacion të merren parasysh në mënyrë të qartë motivet që burojnë nga mentaliteti patriarkal, ndjenja e pronësisë dhe dëshira për të kontrolluar jetën e grave.

    “Pothuajse çdo ditë në Gjermani një burrë vret partneren ose ish-partneren e tij, ose tenton ta bëjë këtë”, ka deklaruar Hubig, duke theksuar se gratë duhet të jenë të sigurta nga dhuna, pavarësisht vendimeve që marrin për jetën e tyre.

    Dhuna ndaj grave nuk kufizohet vetëm në marrëdhëniet familjare. Raporti i BKA-së tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 54 mijë e 675 gra dhe vajza si viktima të veprave penale seksuale, që paraqet rritje prej 2.3 për qind krahasuar me vitin paraprak. Pothuajse gjysma e tyre ishin të mitura në kohën kur ndodhi vepra.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Polonia akuzon Rusinë për shkelje të qëllimshme të hapësirës ajrore, rriten frikën për përshkallëzim të luftës në Ukrainë

    Polonia akuzon Rusinë për shkelje të qëllimshme të hapësirës ajrore, rriten frikën për përshkallëzim të luftës në Ukrainë

    Polonia ka akuzuar të martën Moskën për shkelje të qëllimshme të hapësirës së saj ajrore, pasi njoftoi se një dron rus zbulimi kishte kaluar për një kohë të shkurtër kufirin polak.

    Burimi: Dukagjini

  • “Real Madridi na ka kontaktuar dy herë”, drejtori i Bayernit komenton situatën e Michael Olises

    “Real Madridi na ka kontaktuar dy herë”, drejtori i Bayernit komenton situatën e Michael Olises

    Real Madridi kishte kontaktuar dy herë drejtuesit e Bayern Munichut gjatë verës së kaluar për Michael Olisen, por jo për ta transferuar yllin francez, siç ishte raportuar në media.

    Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, ka zbuluar se klubi madrilen i kishte telefonuar në dy raste, vetëm për t’u distancuar nga zërat për një transferim të mundshëm të anësorit francez në “Santiago Bernabeu”.

    Në korrik të këtij viti, mediat kishin raportuar se Reali ishte i interesuar për Olisen dhe madje kishte përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta bindur Bayern Munichun që ta lironte futbollistin.

    Megjithatë, Eberl ka sqaruar se kontaktet me klubin spanjoll kishin pasur një qëllim krejt tjetër.

    “Zyrtarët e Real Madridit na telefonuan dy herë. Por vetëm për të theksuar se nuk kishin pasur asnjë kontakt me lojtarin apo përfaqësuesit e tij”, ka zbuluar Eberl gjatë një takimi me tifozët.

    Drejtuesi i Bayernit ka pranuar se gjithë kjo situatë kishte krijuar edhe njëfarë shqetësimi te ai, sidomos për shkak të mesazheve që merrte lidhur me të ardhmen e lojtarit.

    “Më kujtohet që më dërgoi një mesazh, të cilin fillimisht nuk dëshiroja ta hapja, nga frika se mund të përmbante lajme të këqija”, ka rrëfyer Eberl.

    Ndërkohë, Olise ka vazhduar të jetë pjesë e Bayern Munichut, ndërsa drejtuesit e klubit synojnë t’ia zgjasin kontratën, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2029.

    Presidenti i nderit i bavarezëve, Uli Hoeness, nuk duket i shqetësuar për këtë çështje dhe ka bërë të ditur se klubi nuk do të nxitohet në negociata.

    “Gjatë sezonit do të bisedojmë me të për të parë nëse dëshiron ta zgjasë kontratën. Nëse jo, thjesht do të presim deri në vitin 2029. Nuk jam i shqetësuar”, ka deklaruar Hoeness./Telegrafi/

  • Dy persona dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikim të rezultateve të votimit në Gjakovë, keqpërdorën mbi 2 mijë vota

    Dy persona dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikim të rezultateve të votimit në Gjakovë, keqpërdorën mbi 2 mijë vota

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtorë dy persona, me inicialet A.M. dhe D.K., për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

    Sipas komunikatës së Gjykatës, të dy të pandehurit janë dënuar me nga 3 mijë euro gjobë, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve.

    Gjyqtari Samedin Cena e ka aprovuar marrëveshjen, sipas së cilës dënimi prej gjashtë muajsh burgim është zëvendësuar me gjobë prej 3 mijë eurosh për secilin.

    Sipas aktgjykimit, A.M., në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, në Qendrën Komunale të Numërimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, dyshohet se kishte shtuar dhe hequr vota në nëntë komisione të numërimit.

    Në komunikatën e Gjykatës thuhet se ai “ka shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota, si dhe ka hequr kandidatëve për deputetë 682 vota”, duke keqpërdorur gjithsej 1 mijë e 110 vota.

    Ndërkaq, i pandehuri D.K., në cilësinë e kryesuesit të komisionit në gjashtë komisione të numërimit, kishte shtuar 422 vota dhe kishte hequr 491 vota nga kandidatët për deputetë.

    “Me këto veprime, në total ka keqpërdorur 913 vota, me të cilat veprime falsifikon votën”, thuhet në përshkrimin e veprës në komunikatën e Gjykatës.

    Të dy të dënuarit duhet ta paguajnë gjobën brenda 30 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Ndryshe, kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të tij në formë të shkruar. /Telegrafi/

  • Vidhet një ton bakër në autostradën A4 në Itali, arrestohen dy persona në Verona

    Vidhet një ton bakër në autostradën A4 në Itali, arrestohen dy persona në Verona

    Dy shtetas shqiptarë, 41 dhe 26 vjeç, janë arrestuar nga Policia italiane, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth një ton kabllo bakri nga infrastruktura e autostradës A4 në Itali.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa dy të dyshuarit janë kapur pranë pikës së pagesës Verona Est.

    Sipas medias Veronaoggi.it policia kishte nisur hetimet pas ndërprerjes së ndriçimit dhe sistemeve kundër mjegullës në një segment të autostradës, në zonën e Montecchio Maggiore, në provincën e Vicenzës.

    Gjatë kontrolleve, efektivët konstatuan se dy persona kishin prerë rrethojën e autostradës dhe po vidhnin kabllot elektrike nga pusetat nëntokësore, transmeton Telegrafi.

    Pas ngarkimit të materialit në një furgon, të dyshuarit u nisën në drejtim të Milanos, por u ndoqën nga policia deri në Verona Est, ku edhe u arrestuan.

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestroi 15 tufa kabllosh bakri, me peshë të përgjithshme rreth një ton.

    Sipas raportimeve, të dy personat kishin precedentë të mëparshëm për vjedhje bakri dhe trafikim të lëndëve narkotike.

    Pas arrestimit, ata u dërguan në burgun e Veronës, ndërsa gjykata ka vërtetuar masën e arrestit dhe ka caktuar paraburgimin për të dy. Autoritetet italiane kanë nisur gjithashtu procedurat për shqyrtimin e revokimit të lejeve të qëndrimit.

    Vjedhja kishte shkaktuar ndërprerjen e ndriçimit dhe të sistemeve kundër mjegullës, duke krijuar rrezik për sigurinë e qarkullimit në autostradë./Telegrafi/

  • EULEX-i, KFOR-i dhe Policia testojnë reagimin ndaj trazirave në ushtrimin “Golden Sabre”

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia testojnë reagimin ndaj trazirave në ushtrimin “Golden Sabre”

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia testojnë reagimin ndaj trazirave në ushtrimin “Golden Sabre”

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”, në Kampin Vrelo, me fokus menaxhimin e turmave dhe kontrollin e trazirave.

    Sipas njoftimit të EULEX-it, ushtrimi u mbajt javën e kaluar dhe kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e rendit publik, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përmirësimin e gatishmërisë për reagim të koordinuar ndërmjet tri institucioneve të sigurisë.

    Aktiviteti u zhvillua në kuadër të mekanizmit trenivelësh të reagimit për sigurinë në Kosovë, përmes të cilit bashkëpunojnë EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

    EULEX-i ka theksuar se ushtrime të tilla kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe në mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ATK evidenton 51 raste me parregullsi në shitjet online, shqipton 24 gjoba pas rreth 60 inspektimeve

    ATK evidenton 51 raste me parregullsi në shitjet online, shqipton 24 gjoba pas rreth 60 inspektimeve

    ATK evidenton 51 raste me parregullsi në shitjet online, shqipton 24 gjoba pas rreth 60 inspektimeve

    Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare përmes platformave online dhe shërbimeve postare.

    Nga rreth 60 vizita dhe inspektime të realizuara në terren, ATK ka evidentuar 51 raste me parregullsi të ndryshme tatimore, përfshirë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga biznese të paregjistruara, mosdeklarimin e punëtorëve dhe shitjen e mallrave pa lëshuar kuponë fiskalë.

    Sipas njoftimit të ATK-së, nga këto aktivitete, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 24 gjoba.

    Këto kontrolle janë realizuar në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, me qëllim të mbikëqyrjes së bizneseve që shesin online dhe formalizimit të këtij sektori, i cili vitet e fundit ka shënuar zhvillim të madh në Kosovë.

    ATK ka theksuar se, pavarësisht numrit të bizneseve që tashmë janë të regjistruara dhe operojnë në mënyrë të formalizuar, në treg vazhdojnë të ketë subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike përmes rrjeteve sociale dhe platformave të ndryshme online pa i përmbushur obligimet ligjore dhe tatimore.

    Administrata Tatimore ka rikujtuar se çdo individ që ushtron veprimtari ekonomike, pavarësisht nëse shet përmes internetit apo në mënyrë tradicionale, është i obliguar ta regjistrojë biznesin, t’i formalizojë punëtorët, t’i deklarojë të ardhurat dhe t’i paguajë obligimet tatimore.

    Në fund, ATK ka bërë të ditur se kontrollet ndaj këtij sektori do të vazhdojnë, në kuadër të përpjekjeve për identifikimin e aktiviteteve të paregjistruara, luftimin e ekonomisë joformale dhe garantimin e konkurrencës së drejtë ndërmjet bizneseve.

    Burimi: Insajderi

  • Goditet sërish kulla më e lartë në Riad

    Goditet sërish kulla më e lartë në Riad

    Sipas tre dëshmitarëve, sulmi goditi rrokaqiellin që strehon fondin e pasur sovran saudit (PIF), i cili u dëmtua javën e kaluar në një sulm nga këta militantë.

    Një banor deklaroi se një automjet i pajisur me një altoparlant paralajmëroi këmbësorët në lagjen e biznesit që të strehoheshin.

    Makinat e policisë bllokaun hyrjen në zonë, e cila ka qenë praktikisht e shkretë në javët e fundit, pasi shumë punonjës të lagjes financiare tani po punojnë nga distanca për shkak të situatës së sigurisë.

    “Ata mbyllën rrugët dhe i penguan njerëzit të lëviznin ose të hynin”, tha një kamerier në një restorant që u evakuua përkohësisht në kohën e sulmit.

    Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit kundër Houthëve, konfirmoi një sulm pa specifikuar se cila ndërtesë u godit.

    “Një nga kullat në qendrën financiare u shënjestrua në një sulm terrorist frikacak. Autoritetet përkatëse po inspektojnë aktualisht vendin”, tha zëdhënësi Turki al-Malki për X.

    Houthët nuk kanë marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohet se ndikuan në vendime gjyqësore dhe punësime, ndalohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë

    Dyshohet se ndikuan në vendime gjyqësore dhe punësime, ndalohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë

    Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar të martën një aksion në dy lokacione në rajonin e Ferizajt, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.

    Burimi: Dukagjini

  • Aksion kundër korrupsionit në Ferizaj, ndalohen tre të dyshuar - mes tyre zyrtarë gjykatash dhe një avokat

    Aksion kundër korrupsionit në Ferizaj, ndalohen tre të dyshuar – mes tyre zyrtarë gjykatash dhe një avokat

    Aksion kundër korrupsionit në Ferizaj, ndalohen tre të dyshuar - mes tyre zyrtarë gjykatash dhe një avokat

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt, në kuadër të një hetimi për dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.

    Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është realizuar më 24 nëntor 2026, rreth orës 08:50, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Në këtë rast janë të dyshuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë vepruar në pozita dhe role të ndryshme zyrtare, përfshirë zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, transmeton Klankosova.tv.

    Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, në bashkëkryerje.

    Sipas hetimeve, të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.

    Gjatë kontrolleve, Policia ka sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuteri dhe dokumentacion relevant për hetimet.

    Tre personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ndaluar për 48 orë.