Author: Momenti

  • EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës mbajnë trajnim të përbashkët në Kampin Vrella

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës mbajnë trajnim të përbashkët në Kampin Vrella

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës mbajnë trajnim të përbashkët në Kampin Vrella

    EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët “Shpata e Artë” në Kampin Vrella, me fokus kontrollin e turmave dhe trazirave.

    Sipas njoftimit të EULEX-it, përmes këtij trajnimi është synuar forcimi i menaxhimit të rendit publik, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për reagim ndërmjet tri institucioneve të sigurisë.

    “Përmes trajnimit të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave “Shpata e Artë” (Golden Sabre), të zhvilluar javën e kaluar në Kampin Vrella, ne e forcuam menaxhimin e rendit publik, ndërveprueshmërinë dhe gatishmërinë për reagim ndërmjet EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të mekanizmit tre nivelësh të reagimit për sigurinë në Kosovë, me synimin për të kontribuar në stabilitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.

  • Falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, shpallen fajtorë dy kryesues komisionesh

    Falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, shpallen fajtorë dy kryesues komisionesh

    Falsifikuan mbi 2 mijë vota në Gjakovë, shpallen fajtorë dy kryesues komisionesh

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtorë dy persona, me inicialet A.M. dhe D.K., për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

    Pas pranimit të fajësisë, gjykatësi Samedin Cena i ka shpallur fajtorë të dy të pandehurit, duke i dënuar secilin me nga 3 mijë euro gjobë, të cilën duhet ta paguajnë brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Sipas komunikatës zyrtare të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të pandehurit akuzohen si vijon:

    “I pandehuri A.M. akuzohet se ‘… nga data 29.12.2025 deri më datë 01.01.2026, në Qendrën Komunale të Numërimit, e vendosur në palestrën e sporteve ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më datë 28.12.2025 në Republikën e Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, në nëntë (9) komisione për numërimin e votave, me dashje shton dhe heq votat e kandidatëve për deputetë, në atë mënyrë që…, duke u shtuar kandidatëve për deputetë 428 vota, si dhe duke u hequr kandidatëve për deputetë 682 vota, në total ka keqpërdorur 1 110 vota, me të cilat veprime falsifikon votën’.

    Ndërsa, i pandehuri D.K., në kohën dhe vendin e njëjtë, ‘… në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, në gjashtë (6) komisione për numërimin e votave, me dashje shton dhe heq votat e kandidatëve për deputetë, në atë mënyrë që…, duke u shtuar kandidatëve për deputetë 422 vota, si dhe duke u hequr kandidatëve për deputetë 491 vota, në total ka keqpërdorur 913 vota, me të cilat veprime falsifikon votën”.

    Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar.

  • MI5 paralajmëron: Rusia mund të sulmojë fabrikat e armëve në Britani

    MI5 paralajmëron: Rusia mund të sulmojë fabrikat e armëve në Britani

    Shërbimi britanik i inteligjencës së brendshme MI5 ka paralajmëruar kompanitë britanike që mbështesin ushtarakisht Ukrainën se mund të bëhen objektiv i sulmeve të sabotimit nga Rusia.

    Paralajmërimi është lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen (NPSA), pjesë e MI5-s, në bashkëpunim me Ministrinë britanike të Mbrojtjes. Ai u drejtohet veçanërisht kompanive që furnizojnë me pajisje dhe materiale ushtrinë ukrainase.

    Sipas autoriteteve britanike, Rusia ka shtuar muajt e fundit përpjekjet për të kryer akte sabotimi ndaj objekteve të industrisë evropiane të mbrojtjes.

    Në paralajmërim thuhet se këto operacione zakonisht realizohen përmes personave të ndërmjetëm, të cilët përdorin metoda relativisht të thjeshta, si zjarrvënia e qëllimshme, shkruan politico.

    Përveç sulmeve fizike, kompanitë britanike paralajmërohen edhe për rreziqe të tjera, përfshirë kërcënimet ndaj individëve, spiunazhin dhe operacionet e dezinformimit, të cilat synojnë të dobësojnë mbështetjen për Ukrainën.

    Autoritetet u kanë rekomanduar kompanive të forcojnë sigurinë në objektet e tyre, të kufizojnë ekspozimin e informacioneve në internet dhe të trajnojnë punonjësit për të identifikuar aktivitetet e dyshimta.

    Ministri britanik i Sigurisë, Dan Jarvis, tha se incidentet e fundit të sabotimit në vende të ndryshme evropiane dëshmojnë seriozitetin e kërcënimit.

    “Është vërtet e turpshme që aktorë të ndryshëm po përpiqen të pengojnë mënyrën tonë të jetesës dhe atë të aleatëve tanë, veçanërisht duke shënjestruar organizatat që kryejnë punë jetike në mbështetje të Ukrainës”, deklaroi ai.

    Paralajmërimi vjen pas disa rasteve të dyshuara të sabotimit në Evropë, për të cilat autoritetet kanë fajësuar shërbimet ruse të inteligjencës.

    Në Britani, disa persona janë dënuar për zjarrvënie në një biznes të lidhur me Ukrainën, ndërsa autoritetet kanë ngritur akuza edhe ndaj një personi të dyshuar për bashkëpunim me spiunë rusë në një komplot kundër një fabrike dronësh.

    Drejtori i MI5-s, Ken McCallum, kishte paralajmëruar më herët se Rusia po intensifikon luftën hibride kundër vendeve perëndimore, duke përdorur metoda që synojnë të krijojnë pasiguri dhe të dobësojnë mbështetjen për Ukrainën.

    Britania është një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

  • Janevska: Me inflacionin, shujta për studentët do të rritej në 156 denarë

    Janevska: Me inflacionin, shujta për studentët do të rritej në 156 denarë

    Llogaritja e fundit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), e përshtatur për inflacionin, tregoi se shuma për shujtën e studentëve do të arrinte në 156 denarë në ditë, që është një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me 140 denarë aktualë, raporton “Meta.mk”.

    Sipas ministres Vesna Janevska, llogaritja është bërë bazuar në normat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

    Sipas saj, ligji lë hapësirë për interpretime të ndryshme, dhe tashmë janë ngritur tre padi në Gjykatën Administrative për rregullimin.

    “Do të veprojmë siç vendos Gjykata”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas një vizite në Shkollën Fillore “Kiril Pejçinoviç” në Kisella Voda.

    Qeveria po përgatit një mënyrë të re për të përdorur vaktin, në vend të kartave të debitit, përmes aplikacionit të ri shtetëror “M-Uslugi”./Telegrafi/

  • Pse Juventusi nuk pritet ta zgjedhë Antonio Conten, si zëvendësues të Spallettit?

    Pse Juventusi nuk pritet ta zgjedhë Antonio Conten, si zëvendësues të Spallettit?

    Pse Juventusi nuk pritet ta zgjedhë Antonio Conten, si zëvendësues të Spallettit?

    Intervista e fundit e Antonio Contes ka nxitur spekulimet për një rikthim të mundshëm te Juventusi, por klubi bardhezi mund të ketë plane të tjera në rast se Luciano Spalletti largohet.

    Conte është padyshim pjesë e historisë së Juventusit, si futbollist dhe si trajner.

    Ai është një kampion i shumëfishtë i Serie A dhe fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 1996 me “Zonjën e Vjetër”.

    Conte la gjurmë në Torino edhe si trajner, duke fituar tre titujt e parë të kampionit në epokën pas skandalit “Calciopoli”.

    Ai u rikthye në vitin 2011 si trajner dhe u largua në verën e vitit 2014, pasi kishte fituar tri tituj radhazi të Serie A.

    Largimi i tij ende u dhemb disa tifozëve të Juventusit, pasi ndodhi vetëm një ditë pas fillimit të përgatitjeve parasezonale për edicionin 2014/15.

    Juventusi dhe Conte nuk kishin më të njëjtin vizion, veçanërisht sa i përket transferimeve, gjë që e shtyu trajnerin italian të largohej dhe i hapi rrugën emërimit të Massimiliano Allegrit.

    Conte ishte ai që nisi dominimin e jashtëzakonshëm të Juventusit në futbollin italian.

    Nëntë titujt radhazi të Serie A dëshmuan një mentalitet fitues, i cili shpeshherë bënte diferencën në favor të bardhezinjve.

    Megjithatë, mënyra se si përfundoi gjithçka i zemëroi shumë tifozë të Juventusit.

    Disa prej tyre madje nisën një peticion për heqjen e një “ylli” me emrin e Contes, i vendosur jashtë stadiumit “Allianz”, pasi ai pranoi ofertën për t’u bërë trajner i Interit në vitin 2021.

    Gjatë 15 viteve të fundit, Conte ka fituar tituj të Serie A me Interin dhe Napolin, si dhe Kupën FA dhe titullin e Premierligës me Chelsean.

    Ai ka drejtuar gjithashtu Tottenhamin dhe Kombëtaren e Italisë, me të cilën arriti deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian të vitit 2016.

    Tani, Conte beson se ka ardhur koha për t’u rikthyer te Juventusi.

    Në intervistën e tij të fundit për “Cronache di Spogliatoio”, ai tha: “Mendoj se herët a vonë rrethi do të mbyllet. E di që kam lënë diçka pas dhe e di se, përfundimisht, rrethi do të mbyllet me Juventusin. Në të kaluarën ka pasur momente kur mund të ishim ribashkuar, por ka qenë e vështirë, sepse duhet të përputhen dy gjëra. Unë duhet të jem i lirë dhe Juventusi duhet të jetë në kërkim të një trajneri që aktualisht nuk është i angazhuar me ndonjë klub”.

    Megjithatë, siç raporton “Tuttosport”, mbetet të shihet nëse trajneri i lindur në Lecce do ta realizojë dëshirën e tij.

    Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, nuk po e shqyrton mundësinë e shkarkimit të Spallettit, i cili ka kontratë deri në vitin 2028.

    Në rast se Spalletti largohet në fund të sezonit, Carnevali do të preferonte Simone Inzaghin, një tjetër ish-trajner të Interit, përpara rikthimit të Contes.

    Carnevali e ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Spallettin, përfshirë edhe në një intervistë të publikuar në shtator, pas humbjes së parë të Juventusit në sezonin 2026/27 ndaj Sassuolos.

    “Spalletti është një trajner i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ndërrimi i trajnerëve nuk është në natyrën time; duhet të përpiqemi të planifikojmë dhe të ndërtojmë, duhet t’i japim kohë dhe të jemi të durueshëm, duke e ditur se do të na duhet të kapërcejmë edhe disa momente të vështira”, deklaroi drejtuesi i Juventusit.

    Burimi: Insajderi

  • Dënohen dy persona nga gjykata me nga tre mijë euro gjobë për falsifikim të dy mijë votave në Gjakovë

    Dënohen dy persona nga gjykata me nga tre mijë euro gjobë për falsifikim të dy mijë votave në Gjakovë

    Dënohen dy persona nga gjykata me nga tre mijë euro gjobë për falsifikim të dy mijë votave në Gjakovë

    Gjykata Themelore në Gjakovë i ka dënuar me nga 3 mijë euro gjobë dy persona, A.M. dhe D.K., të cilët janë shpallur fajtorë për falsifikimin e rezultateve të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, të dy të pandehurit kanë pranuar fajësinë, ndërsa Prokuroria kishte arritur marrëveshje me ta për pranimin e fajësisë. Gjykata e ka aprovuar marrëveshjen dhe secilit ua ka shqiptuar dënimin prej 3 mijë eurosh, të cilin duhet ta paguajnë brenda 30 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Sipas aktakuzës, A.M., në cilësinë e kryesuesit të komisionit për numërimin e votave në nëntë komisione në Qendrën Komunale të Numërimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, dyshohet se ka shtuar 428 vota dhe ka hequr 682 të tjera nga kandidatët për deputetë. Në total, sipas aktakuzës, ai ka keqpërdorur 1 mijë e 110 vota.

    Ndërkaq, D.K., i cili ishte kryesues i komisionit në gjashtë komisione të numërimit, ka shtuar 422 vota dhe ka hequr 491 të tjera, duke keqpërdorur gjithsej 913 vota.

    Në total, dy të dënuarit kanë keqpërdorur 2 mijë e 23 vota gjatë procesit të numërimit.

    Burimi: Insajderi

  • Granit Stein fiton dy tituj ndërkombëtarë në boks, triumfon me nokaut teknik në Gjermani

    Granit Stein fiton dy tituj ndërkombëtarë në boks, triumfon me nokaut teknik në Gjermani

    Boksieri me prejardhje nga Drenasi, Granit Stein, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale, duke fituar dy tituj ndërkombëtarë në një mbrëmje boksi të zhvilluar në Ingolstadt të Gjermanisë.

    Stein triumfoi ndaj boksierit rumun Marius Antonietti me nokaut teknik (TKO) në raundin e pestë, në kuadër të eventit “The Show Must Go On VII”, të mbajtur më 21 nëntor.

    Me këtë fitore, boksieri shqiptar arriti të sigurojë dy tituj: WBA Continental Europe dhe IBO International, të dy në kategorinë super të mesme.

    Ky sukses përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e Stein, pasi fitimi i këtyre titujve ndërkombëtarë mund t’i hapë rrugë përballjeve edhe më të mëdha dhe ngritjes në renditjet ndërkombëtare të boksit.

    Edhe pse këta nuk janë titujt e kampionit të botës, triumfi në dy gara ndërkombëtare brenda një mbrëmjeje është një arritje e rëndësishme për boksierin me origjinë nga Kosova. /Telegrafi/

  • Black Friday në Prishtina Mall – destinacioni juaj për zbritje!

    Black Friday në Prishtina Mall – destinacioni juaj për zbritje!

    Black Friday sjell një atmosferë të veçantë në Prishtina Mall, duke bashkuar ofertat e shumë brendeve, një përzgjedhje të gjerë dyqanesh dhe një eksperiencë që shkon përtej shopping-ut.

    Gjatë kësaj periudhe, vizitorët mund të përfitojnë nga zbritjet në dyqanet e ndryshme të qendrës tregtare, me oferta që përfshijnë kategori të shumta, nga moda dhe aksesorët, te teknologjia, bukuria, kujdesi personal dhe artikujt për shtëpi.

    Me një gamë të gjerë brendesh ndërkombëtare dhe lokale, Prishtina Mall mbetet një pikë takimi për të gjitha preferencat dhe interesimet.

    Ndërkohë, hapësirat gastronomike,Food Court dhe mundësitë e argëtimit plotësojnë eksperiencën, duke e bërë vizitën mëshumë sesa një ndalesë për blerje.

    Black Friday në Prishtina Mall është një mundësi për të përjetuar gjithë atë që e bën këtë destinacion të veçantë: shumëllojshmërinë, ofertat dhe atmosferën që e shoqëron këtë periudhë të vitit.

    Prishtina Mall – destinacioni juaj për zbritje!

  • Amerikani përshkon 31 kilometra me ‘rollera’ duke zhongluar, thyen rekordin botëror

    Amerikani përshkon 31 kilometra me ‘rollera’ duke zhongluar, thyen rekordin botëror

    Amerikani përshkon 31 kilometra me ‘rollera’ duke zhongluar, thyen rekordin botëror

    Një burrë nga Idaho e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, pasi ka përshkuar 31.8 kilometra me patina në linjë, duke zhongluar vazhdimisht me tri objekte.

    David Rush, i cili është mbajtës i disa rekordeve botërore në zhonglim, ka realizuar edhe më parë sfida të pazakonta, duke zhongluar mbi një biçikletë njërrotëshe, një dërrasë me rrota dhe një top zviceran.

    Megjithatë, ai e ka cilësuar këtë përpjekje si sfidën më të vështirë deri më tani, për shkak të vështirësive që paraqet ruajtja e ekuilibrit dhe e ritmit gjatë lëvizjes me patina.

    “Kur zhonglon dhe lëviz me patina, edhe një guralec sa një bizele mund ta bllokojë rrotën, të prishë ritmin dhe t’i japë fund muajve të përgatitjeve brenda gjysmë sekonde”, ka shkruar Rush në internet.

    Ai tregoi se përgatitjet për këtë rekord i kishte nisur para tre vjetësh, kur distanca që duhej tejkaluar ishte 5,000 metra. Fillimisht, Rush arriti ta thyente rekordin duke përshkuar një milje, por më pas e humbi atë dhe vendosi të synonte një rezultat shumë më të madh.

    Sipas tij, sukseset në kategoritë e qëndrueshmërisë nuk varen vetëm nga përpjekja në ditën e rekordit, por edhe nga muajt e përgatitjeve fizike dhe puna për krijimin e kushteve sa më të sigurta në pistë.

    “Rekordet e qëndrueshmërisë nuk fitohen ditën e përpjekjes, por gjatë muajve të përgatitjeve fizike dhe pastrimit të pistës me fshesë e fryrëse gjethesh në mëngjes. Kur eliminon faktorët që mund t’i kontrollosh, gjithçka që mbetet është të mos dorëzohesh kur fillon dhimbja”, është shprehur ai.

    Për realizimin e përpjekjes zyrtare, më 18 tetor 2025, Rush pastroi vetë një segment prej rreth 1.2 kilometrash të një shtegu betoni përgjatë zonës Boise Greenbelt.

    Në fund, ai arriti të përshkruante gjithsej 31,816 metra, apo 19.77 milje, duke zhongluar gjatë gjithë kohës me tri objekte. Sfida përfundoi vetëm pasi lodhja bëri që njëri prej topave t’i binte nga duart.

    Rezultati i tij është konfirmuar nga Guinness World Records, duke tejkaluar me më shumë se gjashtë herë rekordin e mëparshëm në këtë kategori.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A mund të bllokohet sërish stenti? Simptomat që paralajmërojnë se diçka nuk shkon

    A mund të bllokohet sërish stenti? Simptomat që paralajmërojnë se diçka nuk shkon

    Vendosja e stentit u shpëton jetën shumë pacientëve, veçanërisht në rastet e infarktit të miokardit. Megjithatë, fakti që ena e gjakut është hapur nuk nënkupton se rreziku është eliminuar përgjithmonë

    Stenti është një rrjetë e vogël metalike që vendoset në arterien koronare të ngushtuar ose të bllokuar, për të mundësuar qarkullimin normal të gjakut drejt muskulit të zemrës.

    Megjithëse konsiderohet një nga procedurat më të rëndësishme të kardiologjisë moderne, vendosja e stentit nuk e eliminon sëmundjen që ka shkaktuar ngushtimin e arteries.

    Pse mund të bllokohet sërish stenti?

    Ekzistojnë dy mekanizma kryesorë përmes të cilëve, edhe pas vendosjes së suksesshme të stentit, mund të shfaqen probleme me qarkullimin e gjakut.

    E para është restenoza, përkatësisht ngushtimi i përsëritur i segmentit të arteries ku është vendosur stenti. Gjatë ndërhyrjes, baloni zgjeron enën e ngushtuar të gjakut, ndërsa rrjeta metalike ndihmon që ajo të mbetet e hapur.

    Organizmi fillon procesin e shërimit, por te disa pacientë ndodh shumimi i tepërt i qelizave dhe formimi i indeve të reja brenda stentit. Me kalimin e kohës, këto inde mund ta ngushtojnë hapësirën nëpër të cilën qarkullon gjaku. Mund të zhvillohet edhe aterosklerozë e re brenda stentit, e njohur si neoaterosklerozë.

    Problemi i dytë, më i rrallë, por potencialisht shumë më i rrezikshëm, është tromboza e stentit, përkatësisht formimi i një mpiksjeje gjaku, e cila mund të ndërpresë furnizimin e zemrës me gjak dhe të shkaktojë infarkt akut të miokardit.

    Sipas Shoqatës për Angiografi dhe Ndërhyrje Kardiovaskulare (SCAI), diabeti, sëmundjet e veshkave dhe zgjerimi i pamjaftueshëm i stentit janë ndër faktorët që favorizojnë këto komplikime, përcjell Telegrafi.

    A mund të bllokohet stenti edhe disa vite pas vendosjes?

    Po. Komplikimet nuk kufizohen vetëm në javët apo muajt e parë pas ndërhyrjes. Bllokimi mund të ndodhë gjatë vetë procedurës, pas gjashtë muajsh, një viti apo edhe shumë vite më vonë. Megjithatë, te shumica e pacientëve kjo nuk ndodh.

    Stentet moderne që çlirojnë barna kanë reduktuar ndjeshëm shpeshtësinë e ngushtimit të përsëritur, duke penguar formimin e tepërt të indeve brenda tyre.

    Sipas ushëzimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC), restenoza me rëndësi klinike mund të paraqitet deri në 10 për qind të pacientëve me stente që çlirojnë barna, gjatë dhjetë viteve të para. Kjo nuk nënkupton se çdo ngushtim shkakton infarkt apo kërkon ndërhyrje të re.

    Cilat simptoma paralajmërojnë për probleme me stentin?

    Kur arteria ngushtohet gradualisht, shqetësimet mund të ngjajnë me ato që pacienti ka pasur përpara vendosjes së stentit.

    Simptomat më karakteristike janë:

    • Dhimbja, presioni ose shtrëngimi në kraharor;
    • Vështirësitë në frymëmarrje;
    • Lodhja e pazakontë gjatë aktivitetit fizik;
    • Dhimbja që përhapet drejt krahëve, qafës, nofullës ose shpinës;
    • Zvogëlimi i aftësisë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

    Dhimbja e fortë ose e vazhdueshme në kraharor, veçanërisht kur shoqërohet me djersë të ftohta, të përziera, vështirësi në frymëmarrje apo humbje të vetëdijes, kërkon ndihmë urgjente mjekësore.

    Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) paralajmëron se infarkti nuk shoqërohet gjithmonë me dhimbje të forta. Simptomat mund të jenë më pak karakteristike, veçanërisht te personat me diabet dhe të moshuarit.

    Pse marrja e barnave pas vendosjes së stentit është kaq e rëndësishme?

    Një nga gabimet më të rrezikshme që mund të bëjë pacienti është ndërprerja me iniciativën e vet e terapisë antitrombocitare.

    Pas vendosjes së stentit, pacientët zakonisht marrin kombinimin e dy barnave që pengojnë grumbullimin e trombociteve dhe formimin e mpiksjeve të gjakut. Bëhet fjalë kryesisht për aspirinën dhe një medikament tjetër antitrombocitar, si klopidogreli, tikagrelori ose prasugreli.

    Sipas udhëzimeve të vitit 2025 të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë dhe Shoqatës Amerikane të Zemrës, pas sindromës akute koronare, terapia e dyfishtë antitrombocitare rekomandohet zakonisht për të paktën 12 muaj te pacientët pa rrezik të lartë për gjakderdhje.

    Kohëzgjatja përcaktohet individualisht. Terapia nuk duhet të ndërpritet pa konsultim me kardiologun, edhe kur pacienti ndihet plotësisht mirë.

    Çfarë ndodh nëse stenti ngushtohet përsëri?

    Ngushtimi i përsëritur nuk nënkupton automatikisht se pacienti duhet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër të hapur.

    Në varësi të rezultateve të ekzaminimeve, kardiologët mund ta zgjerojnë përsëri segmentin e ngushtuar me një balon të veshur me medikament ose të vendosin një stent të ri.

    Ultrazëri intravaskular (IVUS) dhe tomografia me koherencë optike (OCT) mundësojnë vlerësimin e arteries nga brenda dhe identifikimin e shkakut të restenozës.

    Nëse dyshohet për trombozë akute të stentit, nevojitet vlerësim urgjent spitalor dhe, zakonisht, koronarografi emergjente.

    Pse kontrollet janë të rëndësishme edhe kur nuk ka shqetësime?

    Stenti trajton një ngushtim të caktuar, ndërsa ateroskleroza mund të vazhdojë të përparojë në pjesë të tjera të arterieve koronare.

    Kontrolli i parë mund të planifikohet rreth një muaj pas ndërhyrjes, ndërsa kontrollet pasuese përcaktohen sipas gjendjes klinike të pacientit.

    Gjatë monitorimit mund të përdoren elektrokardiograma (EKG), ekokardiografia dhe, sipas indikacioneve, testet për vlerësimin e ishemisë së miokardit.

    Përsëritja e koronarografisë nuk është e nevojshme në mënyrë rutinore për çdo pacient pa simptoma.

    Stenti hap arterien, por nuk e ndalon aterosklerozën

    Vendosja e stentit nuk përfaqëson përfundimin e trajtimit të sëmundjes koronare.

    Kontrolli i tensionit arterial, sheqerit në gjak dhe kolesterolit LDL, ndërprerja e duhanpirjes, ushqyerja mesdhetare, aktiviteti fizik i përshtatur dhe marrja e rregullt e terapisë reduktojnë rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare.

    Sipas Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, vlera e synuar e kolesterolit LDL pas sindromës akute koronare është nën 1,4 mmol/L (55 mg/dL), me një reduktim prej të paktën 50 për qind krahasuar me vlerën fillestare.

    Stenti mund ta mbajë arterien të hapur për shumë vite. Por mbrojtja afatgjatë e zemrës nuk varet vetëm nga rrjeta metalike e vendosur në enën e gjakut, por edhe nga kujdesi, disiplina dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet pacientit dhe kardiologut. /Telegrafi/