Author: Momenti

  • Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, investim 1.32 milion euro

    Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, investim 1.32 milion euro

    Në nisjen e punimeve morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, dhe nënkryetari i Graçanicës, Leutrim Ajeti.

    Kryeministri Kurti në një postim në Facebook ka theksuar se kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për banorët e Uglarit dhe të dyja komunave, por edhe për lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një alternative për shkarkimin e trafikut drejt dhe nga kryeqyteti.

    Punimet përfshijnë shtrimin e dy shtresave të asfaltit, trajtimin e kanalizimit atmosferik, ndërtimin e trotuareve dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse.

    Burimi: RTKLive

  • Nis rehabilitimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Graçanicën, investim prej 1.32 milionë eurosh

    Nis rehabilitimi i rrugës që lidh Fushë Kosovën me Graçanicën, investim prej 1.32 milionë eurosh

    Ka nisur rehabilitimi i rrugës “Agron Rrahmani”, në segmentin e Uglarit, e cila lidh komunat e Fushë Kosovës dhe Graçanicës. Projekti, me gjatësi prej 2.8 kilometrash, ka një kosto prej 1 milion e 320 mijë eurosh, ku 1.1 milion euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa 220 mijë euro nga Komuna e Fushë Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Kajtazi thotë se Vjosa Osmani e ka paditur: Padia është e gjatë dhe e pabazuar

    Kajtazi thotë se Vjosa Osmani e ka paditur: Padia është e gjatë dhe e pabazuar

    Kajtazi thotë se Vjosa Osmani e ka paditur: Padia është e gjatë dhe e pabazuar

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani ka ngritur padi ndaj tij.

    Kajtazi ka thënë se padia është e gjatë, por sipas tij, e pabazuar.

    Ai ka përmendur edhe motrën e presidentes, Blinera Osmani, e cila është avokate, si dhe avokatin Artan Çerkini.

    “Vjosa Osmani më ka paditur. Padia është e gjatë. Natyrisht, e pabazuar. Nëse doni me ditë se sa të padijshëm janë Vjosa Osmani, motra e saj Blinera (avokate) dhe avokati Artan Çerkini, më shkruani privatisht dhe ua dërgoj padinë”, ka shkruar Kajtazi.

    Burimi: Insajderi

  • Detajet e reja nga Prokuroria për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ish-vjehrra dyshohet se ishte e pranishme kur djali i saj e vrau, por nuk ndërhyri

    Detajet e reja nga Prokuroria për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ish-vjehrra dyshohet se ishte e pranishme kur djali i saj e vrau, por nuk ndërhyri

    Detajet e reja nga Prokuroria për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ish-vjehrra dyshohet se ishte e pranishme kur djali i saj e vrau, por nuk ndërhyri

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-vjehrra e viktimës, Nurije Sylaj, dyshohet se jo vetëm kishte përcjellë lëvizjet e saj para vrasjes, por edhe kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur djali i saj, Albert Sylaj, e sulmoi Arlindën me sëpatë.

    Prokuroria pretendon se Nurije Sylaj nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për ta penguar apo ndërprerë sulmin, ndonëse ishte e pranishme dhe në dijeni për atë që po ndodhte.

    Sipas aktvendimit, ajo dyshohet se që nga 22 tetori 2026, kur Arlinda Zekaj ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare, kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht viktimën, duke ruajtur në telefonin e saj fotografi dhe video që pasqyronin praninë dhe lëvizjet e saj.

    Në telefonin e Nurije Sylajt, sipas Prokurorisë, është gjetur edhe një video e datës 23 tetor 2026, ku Arlinda shihet duke ecur në qytet. Kjo video dyshohet se i ishte dërguar nga Driton Sylaj përmes aplikacionit WhatsApp.

    Prokuroria dyshon se këto veprime ishin pjesë e një koordinimi paraprak me personat e tjerë, me qëllim të sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve për lëvizjet dhe vendndodhjen e viktimës, duke lehtësuar kështu planin e dyshuar për vrasjen e saj.

    Përveç dyshimeve për përcjelljen e viktimës, Nurije Sylaj dyshohet edhe se pas vrasjes ka tentuar t’i devijojë hetimet.

    Në deklaratën e dhënë në cilësinë e dëshmitares, ajo kishte pretenduar se Arlinda e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë, ndërsa vetë kishte qenë pa ndjenja në momentin e vrasjes.

    Megjithatë, sipas Prokurorisë, këto pretendime nuk përputhen me provat e deritanishme, veçanërisht me incizimet e kamerave të sigurisë, në njërën prej të cilave shihet një pjesë e zhvillimit të ngjarjes dhe prania e saj gjatë veprimeve të Albert Sylajt.

    Për këto veprime, Nurije Sylaj dyshohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”.

    Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Driton Sylajt, i cili dyshohet se ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së vrasjes.

    Sipas Prokurorisë, ai kishte përcjellë lëvizjet e Arlinda Zekajt dhe kishte siguruar informacione për vendndodhjen e saj. Më 23 tetor, ai dyshohet se e kishte incizuar viktimën duke ecur në qytet dhe videon ia kishte dërguar Nurije Sylajt përmes WhatsApp-it.

    Hetimet në këtë rast janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Jeton Sylaj, si dhe Metë Pepajt dhe Gëzim Bobit.

    Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit, menjëherë pasi kishte hyrë në shtëpinë e saj në Vitomiricë, ku ishte dërguar me patrullë policore.

    Burimi: Insajderi

  • ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba

    ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba

    ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba

    Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare përmes platformave online dhe shërbimeve postare, ku gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren janë evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore.

    Sipas ATK-së, parregullsitë e identifikuara përfshijnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga biznese të paregjistruara, punësimin e punëtorëve të padeklaruar, si dhe shitjen e mallrave pa lëshuar kuponë fiskalë.

    “Nga këto aktivitete, 36 raste janë rekomanduar për vlerësim dhe trajtim përmes sistemit ZGJONA, ndërsa janë shqiptuar 24 gjoba”, thuhet në njoftimin e ATK-së, raporton Klankosova.tv.

    Në njoftim theksohet se çdo individ që ushtron veprimtari ekonomike, pavarësisht mënyrës se si e zhvillon atë, është i obliguar t’i përmbushë detyrimet ligjore dhe tatimore.

    “Çdo individ që ushtron veprimtari ekonomike pavarësisht mënyrës se si e zhvillon atë, është i obliguar ta regjistrojë biznesin, t’i formalizojë punëtorët, t’i deklarojë të ardhurat dhe t’i paguajë obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

    ATK-ja thekson se shitja përmes internetit apo shpërndarja e produkteve përmes shërbimeve postare nuk i përjashton bizneset nga këto obligime.

  • Edukimi medial, domosdoshmëri për të rinjtë: Pse duhet të mësohet që në bankat shkollore?

    Edukimi medial, domosdoshmëri për të rinjtë: Pse duhet të mësohet që në bankat shkollore?

    Edukimi medial, domosdoshmëri për të rinjtë: Pse duhet të mësohet që në bankat shkollore?

    Në një kohë kur informacioni qarkullon më shpejt se kurrë dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e përditshmërisë, aftësia për të dalluar informacionin e saktë nga dezinformimi po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

    Për këtë arsye, Edukimi Medial dhe Informativ (EMI) shihet si një nga aftësitë thelbësore që qytetarët, veçanërisht të rinjtë, duhet ta zhvillojnë që në moshë të hershme. Të dish të përdorësh telefonin, TikTok-un, Instagram-in apo platformat e tjera nuk do të thotë domosdoshmërisht se di të vlerësosh informacionin që konsumon.

    Në një intervistë për Klan Kosova FM, Dren Gërguri, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe konsulent vendor i angazhuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për hartimin e Dokumentit të Drejtimit Strategjik për Edukimin Medial dhe Informativ, ka folur për rëndësinë e kësaj fushe, rrezikun nga dezinformimi dhe nevojën për zhvillimin e mendimit kritik te të rinjtë.

    Gjatë intervistës u diskutua për rolin që duhet të kenë shkolla dhe familja në përgatitjen e fëmijëve për t’u përballur me një mjedis gjithnjë e më të ndërlikuar informativ. Veçanërisht u theksua rëndësia që Edukimi Medial dhe Informativ të përfshihet në programe dhe lëndë shkollore, në mënyrë që nxënësit që në moshë të hershme të mësojnë të analizojnë, verifikojnë dhe vlerësojnë informacionin para se ta besojnë apo shpërndajnë.

    Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe mënyrave praktike të identifikimit të lajmeve të rreme, titujve sensacionalë, videove manipuluese dhe përmbajtjeve që synojnë të tërheqin vëmendjen dhe të ndikojnë në perceptimin e publikut.

    Misioni i OSBE-së në Kosovë aktualisht po mbështet Ministrinë e Arsimit në integrimin e Edukimit Medial dhe Informativ në Strategjinë e re të Arsimit 2035+, përmes udhëzimeve për politika të mbështetura në hulumtime dhe të dhëna.

    Intervista trajton gjithashtu përgjegjësinë e mediave, institucioneve dhe komunitetit në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe më kritike ndaj përmbajtjeve që konsumon çdo ditë.

    Emisioni është realizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Pikëpamjet e shprehura në emision nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e OSBE-së.

    Emisionin e plotë e gjeni në linkun në vijim:

  • Shpresë e re për pacientët me kancer të pankreasit, pilula e re jep rezultate premtuese

    Shpresë e re për pacientët me kancer të pankreasit, pilula e re jep rezultate premtuese

    Shpresë e re për pacientët me kancer të pankreasit, pilula e re jep rezultate premtuese

    Një zbulim i ri shkencor po ngjall shpresë në luftën kundër një prej formave më agresive të kancerit bën të ditur BBC. Një pilulë që merret çdo ditë, e kombinuar me kimioterapinë, ka dhënë rezultate premtuese në provat e para klinike, duke frenuar rritjen e tumoreve dhe duke i zvogëluar ato ndjeshëm te pacientët me kancer të avancuar të pankreasit.

    Rezultatet janë cilësuar nga ekspertët si përparimi më i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje në dekada. Studimi përfshiu 61 pacientë, te të cilët kanceri ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Në 90% të rasteve, tumoret ndaluan së rrituri, ndërsa pak më shumë se 60% e pacientëve përjetuan zvogëlimin ose zhdukjen e tyre. Veçanërisht domethënës është fakti se te rreth 8% e tyre, pra një në 12 pacientë, tumoret nuk dalloheshin më në skanimet CT.

    Ilaçi i quajtur daraxonrasib u kombinua me kimioterapinë në provat klinike të fazës së parë dhe të dytë. Megjithatë, mjekët theksojnë se rezultatet janë ende paraprake dhe nuk përbëjnë një provë se sëmundja është shëruar përfundimisht.

    “Përparimi më i madh në dekada”

    Organizata britanike Cancer Research UK e cilësoi këtë zhvillim si “hapin më të madh përpara në dekada” për pacientët me kancer të pankreasit.

    Dr. Sam Godfrey, përfaqësues i organizatës, u shpreh për BBC News se rezultatet janë jashtëzakonisht emocionuese, pasi ilaçi ka arritur të ndërhyjë në një mekanizëm që deri më tani konsiderohej shumë i vështirë për t’u trajtuar.

    “Ky ilaç i ri ka gjetur një mënyrë për të trajtuar atë që deri më tani konsiderohej e pamundur të trajtohej me medikamente. Më në fund po shohim përparim në luftën kundër kancerit të pankreasit, një zhvillim që ka ardhur shumë më vonë nga sa duhej”, deklaroi ai.

    Sipas mjekëve, trajtimi mund t’u japë pacientëve më shumë kohë, duke mbajtur sëmundjen nën kontroll për një periudhë më të gjatë. Studimi i ndoqi pjesëmarrësit për një mesatare prej rreth një viti e gjysmë dhe disa prej tyre nuk përjetuan rikthim të kancerit gjatë kësaj kohe.

    Dr. Wungki Park, nga qendra amerikane Memorial Sloan Kettering Cancer Center, i cili është i përfshirë në studim, tha se rezultatet janë shumë inkurajuese.

    “Po fillojmë të shohim jo vetëm një përqindje më të lartë të pacientëve që reagojnë ndaj trajtimit, por edhe rezultate më të thella dhe një kohëzgjatje pothuajse dyfish më të madhe të kontrollit të sëmundjes. Kjo mund të përkthehet përfundimisht në një mbijetesë më të gjatë për pacientët”, u shpreh ai.

    Daraxonrasib vepron duke bllokuar disa mutacione gjenetike të njohura si RAS, të cilat gjenden në shumicën e rasteve të kancerit të pankreasit dhe nxisin rritjen e tumoreve. Ekspertët shpresojnë se kjo metodë mund të përdoret në të ardhmen edhe për forma të tjera të kancerit, përfshirë atë të mushkërive dhe vezoreve.

    Megjithatë, Dr. Godfrey paralajmëroi se rezultatet duhet të ndiqen për një kohë më të gjatë përpara se të nxirren përfundime përfundimtare.

    “Kanceri mund të rikthehet dhe, edhe nëse skanimet nuk tregojnë shenja të sëmundjes, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se pacienti është shëruar plotësisht. Duhet të kalojë më shumë kohë për të qenë të sigurt”, theksoi ai.

    Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit

    Kanceri i pankreasit është ndër format më të vështira për t’u trajtuar, pasi shpesh zbulohet në faza të avancuara. Në Shtetet e Bashkuara, ai përbën rreth 3% të të gjitha rasteve të kancerit, por shkakton afërsisht 8% të vdekjeve nga kjo sëmundje, duke marrë rreth 53 mijë jetë çdo vit. Në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen rreth 11 500 raste të reja në vit, ndërsa regjistrohen afërsisht 10 200 vdekje.

    Ndër simptomat që mund të shoqërojnë kancerin e pankreasit janë zverdhja e lëkurës dhe e syve, kruajtja e lëkurës, urina me ngjyrë të errët, jashtëqitja me ngjyrë më të çelët, rënia e pashpjegueshme në peshë, lodhja dhe temperatura e lartë.

    Edhe pse rezultatet e pilulës së re kanë ngjallur optimizëm, studiuesit theksojnë se nevojiten prova më të gjata për të kuptuar nëse ajo mund të sigurojë remision afatgjatë dhe të rrisë ndjeshëm mbijetesën e pacientëve. Për momentin, bëhet fjalë për një zhvillim premtues, por jo për një kurë të konfirmuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare

    Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare

    Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat Mesdhetare

    Vonesat në përgatitje, mospajtimet mes institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe detyrimet e papërmbushura financiare po vënë në pikëpyetje mbajtjen e Lojërave Mesdhetare në Kosovë më 2030.

    Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje me shumë sporte, që zhvillohet çdo katër vjet dhe cilësohet si një ndër më të rëndësishmet pas Lojërave Olimpike.

    Kosova nuk ka qenë asnjëherë mikpritëse e ndonjë ngjarjeje të përmasave të këtyre lojërave.

    Prandaj, humbja e së drejtës për t’i organizuar ato mund të ketë pasoja që shkojnë përtej fushës sportive.

    Pse po vihen në pikëpyetje lojërat?

    Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare po pengohen nga një sërë çështjesh që ende presin zgjidhje.

    Në plan të parë janë detyrimet financiare ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), por edhe mungesa e pajtimit për planin organizativ.

    Situata është bërë më urgjente për shkak të dy garancive të papaguara financiare për vitin 2026, në vlerë prej rreth dy milionë eurosh.

    Për këtë arsye, ICMG-ja ka refuzuar së fundmi një takim me Kosovën.

    Për më tepër, organizata ka paralajmëruar se Komiteti i saj Ekzekutiv do t’i shqyrtojë “papërgjegjësitë” e Kosovës në një takim më 19 dhjetor.

    Mosrealizimi i këtyre pagesave lidhet me mospajtimet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

    Për organizimin e këtyre lojërave janë përgjegjëse tri institucione: Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Sportit; Komuna e Prishtinës, si komuna mikpritëse; dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

    Kryeministri Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës më 19 nëntor, pranoi se mungesa e bashkëpunimit mes Qeverisë së tij dhe Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, po e vë në rrezik zhvillimin e këtyre lojërave për herë të parë në Kosovë.

    “Bashkëpunimi, komunikimi ynë me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë tejet i mirë. Por, kjo nuk mund të thuhet edhe me Komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhemi në këtë situatë të nxehtë”, tha Kurti.

    Kurti e akuzoi Ramën se nuk po pajtohet me përmbajtjen e masterplanit, i cili përcakton infrastrukturën e nevojshme dhe vendet ku do të zhvillohen garat në 24 sporte.

    Ky dokument duhet të miratohet nga Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare dhe t’i dërgohet më pas ICMG-së.

    “Unë vazhdoj të jem optimist, por natyrisht jam optimist i përmbajtur, për shkak se kush bën mirë, nuk e ka kollaj të shtyhet me dikë që e bën të kundërtën”, tha Kurti.

    Mospajtimet mes tyre, ndër të tjera, kanë të bëjnë edhe me qytetet ku duhet të zhvillohen garat e ndryshme.

    Rama iu përgjigj Kurtit po të njëjtën ditë, duke thënë se Qeveria e tij është përgjegjëse për gjendjen rreth organizimit të këtyre lojërave.

    “Pagesa s’është kryer. Emrat e delegacionit s’janë dërguar. Nuk jeni përgjigjur në email-e. Kush është dashur t’i bëjë këto? Qeveria”, shkroi Rama në Facebook, më 19 nëntor.

    Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Komitetin Olimpik të Kosovës se sa real është rreziku që vendi të humbë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet për ta shmangur një skenar të tillë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

    Çfarë humb Kosova nëse nuk i organizon lojërat?

    Mbetet e paqartë nëse Kosova do t’ia dalë t’i adresojë shqetësimet e ICMG-së para mbledhjes së 19 dhjetorit dhe ta ruajë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

    ICMG-ja paralajmëroi në tetor se, gjatë mbledhjes së 19 dhjetorit, mund të vendoset për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme të Përgjithshme, në të cilën do të përcaktohej e ardhmja e Lojërave Mesdhetare 2030.

    Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasojat nuk do të ishin vetëm sportive, por edhe ekonomike, institucionale dhe diplomatike.

    “Humbja e organizimit të lojërave do të dëmtonte besueshmërinë e Kosovës, sidomos nëse do të lidhej me mospërmbushjen e zotimeve”, thekson Salihu.

    Po ashtu, do të humbej edhe një mundësi e rëndësishme për promovimin ndërkombëtar të vendit, sipas tij.

    Kur Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e këtyre lojërave në vitin 2023, Kurti i kishte cilësuar ato si ngjarjen më të madhe sportive në historinë e vendit, përmes së cilës, besonte se do të promovohej Kosova në rrafshin ndërkombëtar.

    Christian Krekel, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), thotë për Radion Evropa e Lirë se humbja e së drejtës për organizimin e lojërave nuk do t’i ndihmonte aspak imazhit të Kosovës jashtë vendit.

    “Nëse s’e bëni atë që keni marrë përsipër ta bëni, atëherë natyrisht se do të dërgoni mesazh të keq”, thotë Krekel.

    Një shembull i pasojave që mund të sjellë dështimi i organizimit të një ngjarjeje të madhe sportive është ai i shtetit australian të Viktorias, i cili në vitin 2023 hoqi dorë nga mbajtja e Lojërave të Komonuelthit 2026, për shkak të rritjes së kostove.

    Një raport i Auditorit të Përgjithshëm të Viktorias konstatoi se kostot e organizimit ishin nënvlerësuar që në fillim.

    Në rritjen e tyre ndikuan nevojat për investime infrastrukturore, shpërndarja e garave në disa qytete, zgjerimi i programit sportiv, inflacioni dhe koha e kufizuar për përgatitje.

    Edhe pse lojërat nuk u zhvilluan në Viktoria, përgatitjet dhe tërheqja nga organizimi i kushtuan këtij shteti të paktën 589 milionë dollarë australianë.

    Një raport i Senatit australian evidentoi se ky vendim ngriti shqetësime edhe për reputacionin e Viktorias dhe të Australisë si destinacione për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.

    Ekonomia

    Salihu thotë se, nëse Lojërat Mesdhetare nuk do të zhvilloheshin në Kosovë më 2030, turizmi, hoteleria, gastronomia, transporti dhe sektorë të tjerë të shërbimeve do të humbnin mundësinë për të përfituar nga shpenzimet e vizitorëve dhe pjesëmarrësve.

    Megjithatë, ai nënvizon se, pa një vlerësim të besueshëm, nuk mund të përcaktohet se sa do të ishin këto humbje.

    Në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 pritet të marrin pjesë delegacione nga 26 shtete të Evropës, Afrikës dhe Azisë.

    Garat parashihet të zhvillohen në të paktën dhjetë qytete të Kosovës, ndërsa në to pritet të marrin pjesë rreth 5.000 sportistë.

    Përveç sportistëve dhe delegacioneve, në Kosovë do të vinin edhe tifozë, familjarë të garuesve, gazetarë dhe zyrtarë sportivë.

    Kjo do të krijonte kërkesë për akomodim, ushqim, transport dhe shërbime të tjera në disa prej qyteteve ku do të zhvilloheshin garat.

    Përmasat e një ngjarjeje të tillë janë dëshmuar edhe në edicionet e mëparshme.

    Në Lojërat Mesdhetare të këtij viti, të mbajtura në Taranto të Italisë, u shitën 172.500 bileta, ndërsa ngjarja tërhoqi mbi 8.000 vizitorë, sipas të dhënave të organizatorëve.

    Edhe edicioni i vitit 2022, në Oran të Algjerisë, ngjalli interesim të madh.

    Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes së lojërave u ndoqën nga rreth 40.000 spektatorë secila, ndërsa shumë prej garave sportive u zhvilluan para tribunave të mbushura.

    Në Kosovë ka, gjithashtu, dëshmi për interesimin e madh të publikut për ngjarjet sportive.

    Vendi, i cili ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, ka shënuar vazhdimisht kërkesë të lartë për bileta në ndeshjet e përfaqësueseve të tij kombëtare.

    Në disa raste, interesimi për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me bileta që janë shitur brenda një kohe të shkurtër.

    Interesim të ngjashëm mund të ketë edhe për garat e Lojërave Mesdhetare, veçanërisht për sportet në të cilat Kosova ka shënuar suksese ndërkombëtare.

    Xhudoja, si sporti që i ka sjellë Kosovës më së shumti medalje, mund të jetë ndër disiplinat që do të tërhiqnin më shumë spektatorë.

    Infrastruktura

    Qeveria e Kosovës ka paraparë një buxhet prej 250 milionë eurosh për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive për Lojërat Mesdhetare.

    Kosova e fitoi të drejtën për organizimin e këtyre lojërave në vitin 2023, megjithëse në atë kohë i mungonte një pjesë e madhe e infrastrukturës së nevojshme sportive.

    Tre vjet më vonë, përgatitjet infrastrukturore vazhdojnë të jenë prapa planit.

    Nëse Kosova humb të drejtën për organizimin e lojërave, rrezikohen edhe investimet e planifikuara.

    Projektet që ende nuk kanë nisur, mund të rishikohen ose të anulohen, ndërsa ndërprerja e projekteve që janë në realizim, mund të sjellë edhe kosto kontraktuale.

    “Rreziku ekziston nëse humbet financimi ose urgjenca politike për përfundimin e tyre. Secili projekt duhet të vlerësohet sipas kostos së mbetur, dobisë publike dhe planit të mirëmbajtjes”, nënvizon Salihu.

    Ndër projektet ku punimet vazhdojnë, është rindërtimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut.

    Stadiumi, i paraparë për përdorim olimpik dhe multifunksional, pritet të ketë rreth 18.000 ulëse. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet.

    Një tjetër projekt në realizim është pishina e mbyllur olimpike në Podujevë, e cila po ndërtohet për garat e notit gjatë Lojërave Mesdhetare.

    Përgatitjet për Fshatin Mesdhetar, ndërkaq, janë përqendruar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

    Projekti përfshin konviktet, palestrën “1 Tetori”, mensën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore dhe ndërtesat e tjera përcjellëse, si dhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit.

    Për këtë projekt është miratuar një kredi prej 42 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim.

    Sipas Ministrisë së Sportit, punimet parashihet të nisin në fillim të vitit 2027.

    Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku planifikohet të zhvillohen garat në ambiente të mbyllura, është një tjetër objekt që kërkon investime.

    Në kohën e raportimit, Kosova vazhdon bisedimet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sigurimin e kredisë për rindërtimin e tij.

    Por, ndër projektet kryesore që ende nuk kanë hyrë në fazën e ndërtimit, është Stadiumi Kombëtar.

    Sipas Ministrisë së Sportit, lokacioni i tij ende nuk është përcaktuar.

    Si mundësi për ndërtimin e tij janë përmendur Zona Industriale në Drenas dhe Bërnica.

    Stadiumi parashihet të ketë së paku 25.000 ulëse dhe të shërbejë për ceremonitë zyrtare të hapjes dhe mbylljes së Lojërave Mesdhetare.

    Sipas planifikimit, Kosova ka kohë deri në vitin 2029 për t’i përfunduar përgatitjet organizative dhe infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare, të cilat parashihet të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030.

    Çka janë Lojërat Mesdhetare?

    Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje shumësportëshe që organizohet çdo katër vjet dhe bashkon sportistë nga vendet e pellgut të Mesdheut, që përfaqësojnë tri kontinente: Evropën, Afrikën dhe Azinë.

    Ato u organizuan për herë të parë në vitin 1951, në Aleksandri të Egjiptit, me pjesëmarrjen e dhjetë shteteve dhe 734 sportistëve.

    Sot, Lojërat Mesdhetare janë një ndër ngjarjet më të rëndësishme shumësportëshe pas Lojërave Olimpike dhe organizohen nën patronatin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

    Në edicionin e vitit 2022, në Oran të Algjerisë, morën pjesë 26 shtete dhe 3.298 sportistë. Në edicionin e vitit 2026, në Taranto të Italisë, numri i sportistëve arriti në 3.803.

    Për edicionin e vitit 2030 në Prishtinë, ICMG-ja ka përcaktuar në fazën e parë një program bazë prej 24 sportesh. Ato përfshijnë: atletikën, notin, vaterpolon, basketbollin 3×3, hendbollin, volejbollin, futbollin në sallë (futsal), boksin, xhudon, karatenë, taekëondon, mundjen, çiklizmin, gjimnastikën, tenisin, pingpongun, badmintonin, kanotazhin, lundrimin me vela, qitjen, gjuajtjen me hark, peshëngritjen, padelin dhe ngjitjen sportive.

    Për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Shqipërinë. Meqë Kosova nuk ka dalje në det, garat e lundrimit me vela janë paraparë të zhvillohen në Durrës./REL/

    Burimi: Insajderi

  • Operacion i Prokurorisë Speciale, arrestohen dy persona në Gjykatën e Ferizajt

    Operacion i Prokurorisë Speciale, arrestohen dy persona në Gjykatën e Ferizajt

    Operacion i Prokurorisë Speciale, arrestohen dy persona në Gjykatën e Ferizajt

    Burime të Insajderit bëjnë të ditur se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në qytetin e Ferizajt.

    Sipas këtyre burimeve, deri më tani janë arrestuar dy persona brenda objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

    Burimi: Insajderi

  • Zelensky konfirmon se Ukraina goditi një anije ruse në Gjirin e Finlandës, Norvegjia i bën thirrje për kujdes

    Zelensky konfirmon se Ukraina goditi një anije ruse në Gjirin e Finlandës, Norvegjia i bën thirrje për kujdes

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dron të së shtunës ndaj një anijeje mallrash ruse në Gjirin e Finlandës, ndërsa Norvegjia, një nga mbështetësit e fuqishëm të Kievit, i ka bërë thirrje Ukrainës të tregojë kujdes gjatë operacioneve të tilla.

    Burimi: Dukagjini