Author: Momenti

  • Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?

    Kamberi dyshon në qëllimet e shumicës së re në Serbi: A do t’i anulojnë marrëveshjet me Kosovën?

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se, pavarësisht ndryshimit të klimës politike në Kuvendin e Serbisë, ende nuk mund të ketë besim të plotë te shumica e re parlamentare, për shkak të retorikës së pandryshuar ndaj Kosovës.

    Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Kamberi ka bërë të ditur se së shpejti pritet të publikohen të gjitha marrëveshjet që Serbia ka lidhur me Kosovën, duke ngritur pikëpyetje rreth qëllimit të këtij veprimi.

    “Nuk mund të kemi një besim të plotë në një shumicë të re, e cila, sa i përket Kosovës, nuk e ka ndërruar retorikën. Do të shohim a është një retorikë e momentit apo është një drejtim strategjik politik i tyre”, ka deklaruar Kamberi.

    Ai ka thënë se mbetet të shihet nëse publikimi i marrëveshjeve synon diskreditimin e mëtejshëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, apo nëse qëllimi është anulimi i tyre.

    “A është një strategji e diskreditimit të Vuçiqit edhe më tej apo tentohet që ato marrëveshje në Parlament të sillen dhe të anulohen, mbetet të shohim”, ka shtuar ai.

    Kamberi ka theksuar se për shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetet thelbësore gatishmëria e pushtetit të ri për respektimin e kërkesave politike të përfshira në dokumentin shtatëpikësh, si dhe të marrëveshjeve të tjera me Serbinë.

  • “Benzema më ka traumatizuar, na mposhti i vetëm”, ylli i Chelseas kujton me dhimbje eliminimin nga Liga e Kampionëve

    “Benzema më ka traumatizuar, na mposhti i vetëm”, ylli i Chelseas kujton me dhimbje eliminimin nga Liga e Kampionëve

    Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, ka zbuluar se përballja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve në vitin 2023 i kishte lënë gjurmë të mëdha, duke pranuar se Karim Benzema e kishte “traumatizuar” me paraqitjen e tij.

    Reali dhe Chelsea ishin përballur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, ku madrilenët kishin triumfuar me rezultat të përgjithshëm 4-0. Skuadra spanjolle kishte fituar të dyja ndeshjet me nga 2-0, ndërsa Benzema kishte shënuar golin e parë të kësaj përballjeje.

    Fofana nuk i ka kursyer fjalët kur ka kujtuar vështirësitë që kishte pasur përballë sulmuesve të Real Madridit, duke veçuar Benzeman, Vinicius Juniorin dhe Rodrygon.

    “Benzema më ka traumatizuar. Ai na eliminoi pothuajse i vetëm. Ai dhe Viniciusi, ishte diçka e çmendur. Rodrygo erdhi vetëm për ta përfunduar punën, sepse unë nuk jam i motivuar nga golat”, deklaroi Fofana në emisionin në YouTube, Zack, siç raporton Foot Mercato.

    “Nëse flasim për futboll, ata të dy, Viniciusi dhe Benzema, ishin të tepërt për ne. Ishte diçka e pabesueshme. Luajtëm kundër Modricit, ata kishin një ekip ëndrrash”.

    Ndërkohë, 25-vjeçari po synon të rikthehet në formën më të mirë te Chelsea, pas një periudhe të vështirë të karakterizuar nga lëndimet e shumta.

    Mbrojtësi francez ka zbuluar se në një moment kishte menduar edhe ta përfundonte karrierën si futbollist, pasi problemet fizike nuk po e linin të rikthehej në fushë.

    Pas rikuperimit nga lëndimi i ligamentit (ACL) dhe dëmtimi i meniskut, Fofana pësoi edhe dy lëndime muskulore në kofshë gjatë periudhës së trajnerit Enzo Maresca.

    “Ka qenë një periudhë kur u riktheva pas lëndimeve të ACL-së dhe meniskut, pastaj e lëndova kofshën dy herë nën drejtimin e Marescas. Ishte një periudhë kur doja ta lija futbollin”.

    “U ula me agjentët e mi dhe u thashë: Kaq ishte, po e lë futbollin. Pastaj ata filluan të më flisnin për kontratën dhe gjithçka tjetër.

    “Më thanë se ishte e thjeshtë, kisha ende shumë vite në kontratë dhe shumë para për të fituar. Edhe nëse vendosja ta lija futbollin, do të duhej të paraqitesha çdo ditë, të buzëqeshja dhe madje të qëndroja pranë ekipit edhe kur isha i lënduar. Kontratën duhej ta përfundoja”, përfundoi Fofana./Telegrafi/

  • Parlamenti në kantonin Aargau ul sërish taksat, norma zbret në 94% për vitin 2027

    Parlamenti në kantonin Aargau ul sërish taksat, norma zbret në 94% për vitin 2027

    Parlamenti i kantonit Aargau në Zvicër ka vendosur që të ulë sërish normën e tatimit kantonal, vetëm një vit pas uljes së mëparshme. Sipas vendimit të marrë nga shumica parlamentare e përbërë nga SVP dhe FDP, norma e tatimit për vitin 2027 do të jetë 94%.

    Ky vendim shkon përtej propozimit të Qeverisë Kantonale, e cila kishte rekomanduar që norma të ulej në 98%, shkruan Watson.

    Ndërkohë, në vitin 2025 norma e tatimit kantonal ishte 108%, ndërsa për vitin 2026 ishte ulur në 100%, transmeton Telegrafi.

    Me vendimin e ri, tatimpaguesit në kantonin Aargau do të përfitojnë një ulje tjetër prej 6 pikësh përqindjeje në vitin e ardhshëm.

    Ulja e tatimeve ishte mbështetur nga partitë SVP dhe FDP, të cilat kanë shumicën në parlament, ndërsa Qeveria kishte propozuar një reduktim më të moderuar.

    Vendimi pritet të ndikojë në barrën tatimore të qytetarëve dhe bizneseve në këtë kanton zviceran./Telegrafi/

  • 12 akte të reja për sportin në Kosovë, çfarë pritet të ndryshojë?

    12 akte të reja për sportin në Kosovë, çfarë pritet të ndryshojë?

    12 akte të reja për sportin në Kosovë, çfarë pritet të ndryshojë?

    Ministria e Sportit dhe Rinisë ka nisur procesin e hartimit të 12 akteve nënligjore, përmes të cilave synon të avancojë kuadrin ligjor dhe të rregullojë më tej funksionimin e sektorit të sportit në Kosovë.

    Grupet punuese janë duke trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e sportit, përfshirë funksionimin e federatave dhe klubeve sportive, stimulimin financiar dhe shpërblimin e sportistëve, si dhe sponsorizimin e aktiviteteve sportive.

    “Përmes këtij procesi, MSR synon të krijojë një kuadër ligjor më të plotë dhe funksional, duke vendosur standarde të qarta për organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sportit në vend”, shkruan MSR, transmeton Klankosova.tv.

    Në kuadër të këtij procesi do të trajtohen edhe ushtrimi i veprimtarive sportive, kompensimi i kontribuuesve në sport, inspektimi dhe qeverisja e mirë në këtë sektor./Klankosova.tv.

  • Shqipëria bashkëpunon me Italinë për modernizimin e QSUT-së

    Shqipëria bashkëpunon me Italinë për modernizimin e QSUT-së

    Shqipëria bashkëpunon me Italinë për modernizimin e QSUT-së

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Klodiana Spahiu, nënshkroi në Milano një Memorandum Bashkëpunimi me Policlinico di Milano, për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Shqipëri.

    Marrëveshja parashikon transferimin e ekspertizës italiane, trajnimin e personelit mjekësor, zhvillimin e teknologjisë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve spitalore. Në fazën e parë do të zbatohet një program pilot 12-mujor, me fokus Mjekësinë Nukleare dhe Radiologjinë, përfshirë PET/CT dhe radiologjinë intervenuese.

    “Investim te profesionistët tanë, transferimi i ekspertizës, zhvillimi i kapaciteteve teknologjike, kërkim shkencor dhe adoptimi i standardeve bashkëkohore janë pjesë e një vizioni që synon të transformojë Qendrën Spitalore Universitare në një qendër universitare moderne, me kapacitet më të avancuar dhe shërbime më cilësore për pacientët”, u shpreh ministrja Spahiu, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë vizitës në Milano, Spahiu dakordësoi gjithashtu me drejtuesit e Institutit Kombëtar të Tumoreve planin për funksionimin e Institutit Kombëtar të Onkologjisë në Shqipëri, nga janari 2027.

    “Ne synojmë një sistem ku pacienti të mos përballet me shërbimet e fragmentuara, por të ketë një rrugëtim të koordinuar me cilësi, siguri dhe standarde bashkëkohore. Sepse çdo bashkëpunim ndërkombëtar, çdo investim dhe çdo reformë në shëndetësi duhet të përkthehet në një rezultat konkret: shërbime më të mira dhe më shumë kujdes për qytetarët”, theksoi ministrja Spahiu.

    Instituti i ri synon të integrojë diagnostikimin, trajtimin, kërkimin shkencor dhe koordinimin e kujdesit për pacientët me sëmundje tumorale në nivel kombëtar. Qëllimi është ofrimi i një shërbimi më të koordinuar, me diagnostikim të avancuar dhe standarde bashkëkohore trajtimi.

  • Senegali fiton betejën ligjore, i rikthehet titulli i Kupës së Afrikës

    Senegali fiton betejën ligjore, i rikthehet titulli i Kupës së Afrikës

    Senegali fiton betejën ligjore, i rikthehet titulli i Kupës së Afrikës

    Në muajin mars, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) i dha fitoren Marokut, duke vlerësuar se ai e kishte merituar titullin. Vendimi erdhi pasi disa lojtarë të Senegalit u larguan nga fusha në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar gjatë ndeshjes.

    Senegali ka rifituar titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës të martën, pasi fitoi ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), e cila kishte shpallur Marokun fitues pas finales kaotike të zhvilluar në janar.

    Në një deklaratë zyrtare, CAS bëri të ditur se ankesa e Senegalit është miratuar me vendim unanim./Klankosova.tv

  • Gjykata Evropiane kundër Polonisë dhe Latvisë për mënyrën e trajtimit të refugjatëve

    Gjykata Evropiane kundër Polonisë dhe Latvisë për mënyrën e trajtimit të refugjatëve

    Gjykata Evropiane kundër Polonisë dhe Latvisë për mënyrën e trajtimit të refugjatëve

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar se mënyra se si Polonia dhe Letonia refuzuan refugjatët afganë dhe iranianë mund të përbëjë precedent për raste të ngjashme në të ardhmen.

    Refugjatët që tentuan të hynin në këto shtete përmes Bjellorusisë u trajtuan në mënyrë degraduese dhe çnjerëzore, sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

    Vendimi gjyqësor përfshin dy raste të ndara, të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 2021.

    Në vendimin e saj, Gjykata theksoi se secili shtet ka të drejtë të kontrollojë se kush hyn në territorin e tij, si dhe të largojë personat që hyjnë në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se shtetet mund të veprojnë në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose degradues, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

    Në të njëjtën kohë, autoritetet shtetërore kanë detyrimin të identifikojnë dhe të marrin parasysh nevojat e grupeve të cenueshme, si të moshuarit, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara e veçanërisht, fëmijët. /Klankosova.tv

  • Interi merr lajmin e keq për yllin turk, humb të paktën shtatë ndeshje

    Interi merr lajmin e keq për yllin turk, humb të paktën shtatë ndeshje

    Interi merr lajmin e keq për yllin turk, humb të paktën shtatë ndeshje

    Interi ka marrë një lajm të keq për mesfushorin Hakan Calhanoglu, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.

    Sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, futbollisti turk rrezikon të mungojë në të paktën shtatë ndeshje të Interit, përfshirë përballjet ndaj Stuttgartit, Genoas, Frosinones, Borussia Dortmundit dhe Torinos, si dhe një tjetër duel kundër Genoas në Kupën e Italisë.

    Në dyshim është edhe paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Lecces, e planifikuar për 18 dhjetor.

    Ndërkohë, synimi i klubit zikaltër është që Calhanoglu të rikuperohet në kohë për Superkupën e Italisë, ku më 22 dhjetor Interi do të përballet me Lazion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “E ka strehuar në banesë Albert Sylajn”, çka thuhet në dosjen e prokurorisë për Metë Pepajn dhe Gëzim Bobin

    “E ka strehuar në banesë Albert Sylajn”, çka thuhet në dosjen e prokurorisë për Metë Pepajn dhe Gëzim Bobin

    “E ka strehuar në banesë Albert Sylajn”, çka thuhet në dosjen e prokurorisë për Metë Pepajn dhe Gëzim Bobin

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Paraburgimi është kërkuar për ish-vjehrrën e Zekajt, Nurije Sylaj, ish-kunatin Driton Sylaj, si dhe Metë Pepajn dhe Gëzim Bobin.

    Sipas Prokurorisë, Nurije dhe Driton Sylaj dyshohen se ndihmuan në kryerjen e vrasjes, kurse Metë Pepaj e Gëzim Bobi, dyshohen se ndihmuan Albert Sylajn pas kryerjes së vrasjes. Hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, i cili dyshohet për “Shtytje në vrasje të rëndë”.

    “Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Nurije Sylaj dyshohet se me dashje ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj. Aty thuhet se nga data 22 tetor 2026, kur viktima Arlinda Zekaj ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare, ka fotografuar dhe incizuar vazhdimisht viktimën, duke siguruar dhe ruajtur në telefonin e saj mobil fotografi dhe video që pasqyrojnë praninë dhe lëvizjet e saj.

    Ndërsa, Prokuroria thekson se në telefonin e saj është gjetur edhe një video e datës 23 tetor 2026, në të cilën viktima shihet duke ecur në qytet, video kjo që dyshohet se i ishte dërguar nga Driton Sylaj përmes aplikacionit WhatsApp.

    Këto veprime, sipas Prokurorisë, dyshohet se janë ndërmarrë në kuadër të një koordinimi paraprak me personat e tjerë dhe me qëllim të sigurimit, përcjelljes dhe shkëmbimit të informacioneve lidhur me lëvizjet dhe vendndodhjen e viktimës, duke krijuar kështu kushte dhe duke lehtësuar realizimin e planit të dyshuar për privimin e saj nga jeta.

    Po ashtu, sipas Prokurorisë, në ditën kritike, Nurije Sylaj ka qenë e pranishme në shtëpi, fillimisht në sallon e më pas edhe në dhomën e gjumit, gjatë kohës kur Albert Sylaj e ka sulmuar viktimën Arlinda Zekaj me sëpatë, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për ta penguar apo ndërprerë sulmin, ndonëse ka qenë prezente dhe në dijeni për veprimet që po zhvilloheshin, ndërsa pas kryerjes së veprës penale, në deklaratën e dhënë në cilësi të dëshmitares, dyshohet se ka tentuar t’i devijojë hetimet dhe të fshehë rrethanat e vërteta të ngjarjes, duke pretenduar se viktima e kishte shtyrë dhe rrëzuar në tokë dhe se ajo vetë kishte qenë pa ndjenja në kohën e kryerjes së vrasjes.

    Këto pretendime, sipas Prokurorisë, nga provat e deritanishme, nuk përputhen me incizimet e kamerave të sigurisë, sidomos njërës ku shihet zhvillimi i një pjese të ngjarjes dhe prania e saj gjatë veprimeve të Albert Sylajt.

    Me këtë, Nurije Sylaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprs penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3, 1.4 e 1.8 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.

    Ndërsa, Driton Sylaj dyshohet se me dashje ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj. Ai ka përcjellë lëvizjet e viktimës dhe ka siguruar informacione për vendndodhjen e saj, duke e incizuar më 23 tetor 2026 duke ecur në qytet, ndërsa videon e realizuar ia ka dërguar Nurije Sylajt përmes aplikacionit WhatsApp, me ç’rast materiali është gjetur në telefonin e kësaj të fundit.

    Këto veprime, Prokuroria vlerëson se Driton Sylaj i ka ndërmarrë duke qenë në dijeni për planin e personave të tjerë për privimin nga jeta të viktimës dhe me qëllim që, përmes sigurimit dhe transmetimit të informacioneve për lëvizjet e saj, të krijojë kushte dhe të lehtësojë realizimin e veprës penale. Dhe , pas kryerjes së vrasjes, Albert Sylaj e ka njoftuar për vrasjen e viktimës.

    Me këtë, Driton Sylaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3, 1.4 e 1.8 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.

    Kurse, Metë Pepaj dyshohet se më 25 tetor 2026, me dashje ka ndihmuar Albert Sylajn në shmangien e arrestimit dhe zbulimit nga organet e drejtësisë.

    Sipas Prokurorisë, pas kryerjes së veprës penale të vrasjes së Arlinda Zekajt, Pepaj e ka marrë Albert Sylajn me automjetin e tij dhe e ka transportuar deri në fshatin Bec, me qëllim që ta largojë nga vendi ku mund të lokalizohej dhe arrestohej nga organet kompetente, duke i mundësuar kështu shmangien e përkohshme nga arrestimi dhe kapja nga policia.

    Me këtë, Metë Pepaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale” nga neni 380, par.3 i Kodit Penal.

    Në anën tjetër, Gëzim Bobi po ashtu dyshohet se me dashje ka ndihmuar Albert Sylajn në shmangien e arrestimit dhe zbulimit nga organet e drejtësisë. Kjo pasi, më 25 tetor 2026, pasi Albert Sylaj ishte transportuar nga Metë Pepaj deri në fshatin Bec, e ka marrë dhe e ka strehuar në banesën e tij në Gjakovë, duke i mundësuar fshehjen dhe qëndrimin larg organeve të rendit.

    Ndërsa, sipas Prokurorisë më 26 tetor 2026, rreth orës 11:30, me automjetin e tij e ka transportuar Albert Sylajn në drejtim të fshatit Maznik, me qëllim të vazhdimit të fshehjes së tij dhe shmangies nga arrestimi dhe kapja prej organeve kompetente.

    Me këto veprime, Gëzim Bobi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par.3 i Kodit Penal.

    Prokurorika vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se Nurije dhe Driton Sylaj ndihmuan Albert Sylajn në kryerjen e veprës penale, ndërkaq Metë Pepaj dhe Gëzim Bobi pas kryerjes së veprës penale.

    Prokuroria thekson se dyshimi i bazuar mbështetet në provat materiale dhe personale të administruara gjatë zhvillimit të hetimeve, duke theksuar me rëndësi të veçantë ekzaminimin e incizimeve të kamerave të sigurisë dhe telefonave të sekuestruar, provat tjera materiale dhe deklaratat e të dëmtuarës. Gjithashtu, dyshimi i bazuar mbështetet edhe në përmbajtjen e procesverbaleve të marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe të pandehurit Albert Sylaj.

    Prokuroria vlerëson se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të pengojnë rrjedhën e procedurës, veçanërisht përmes ndikimit, frikësimit apo ushtrimit të presionit ndaj dëshmitarëve, sidomos ndaj familjarëve të tyre.

    Burimi: Insajderi

  • Shembet toka në parkingun e qendrës tregtare në Ankara, “gëlltitet” kamioni – shoferi shpëtohet me ekskavator

    Shembet toka në parkingun e qendrës tregtare në Ankara, “gëlltitet” kamioni – shoferi shpëtohet me ekskavator

    Shembet toka në parkingun e qendrës tregtare në Ankara, “gëlltitet” kamioni – shoferi shpëtohet me ekskavator

    Një automjet i tonazhit të rëndë ka përfunduar në një gropë të madhe, pasi një pjesë e parkingut të një qendre tregtare është shembur papritur në Ankara të Turqisë. Si pasojë e incidentit, shoferi mbeti i bllokuar brenda kabinës së automjetit.

    Ngjarja e pazakontë ndodhi në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare Acity, në zonën Yenimahalle, ku shembja e tokës krijoi një krater të madh, në të cilin përfundoi automjeti që ndodhej në atë pjesë të parkingut.

    Pas shembjes, drejtuesi i automjetit mbeti i bllokuar brenda kabinës, ndërsa për nxjerrjen e tij u desh ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit, të cilat përdorën një ekskavator për ta nxjerrë nga automjeti.

    Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit, administrata e qendrës tregtare ndërmori masa sigurie, duke kufizuar qasjen në zonën ku kishte ndodhur shembja.

    Ndërkohë, ekipet përkatëse nisën punën për nxjerrjen e automjetit nga gropa e krijuar pas shembjes së parkingut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    T

    Burimi: Sinjali