Author: Momenti

  • “Polici nuk ekziston”, Anjeza plas bombën (VIDEO)

    “Polici nuk ekziston”, Anjeza plas bombën (VIDEO)

    “Polici nuk ekziston”, Anjeza plas bombën (VIDEO)

    Anjeza ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një bisede me Sharrin.

    Ajo ka paralajmëruar se në Prime-in e radhës do ta pranojë publikisht se “polici nuk ekziston”.

    Vetëm pak javë më parë, banorja kishte deklaruar se jashtë shtëpisë ishte në një lidhje romantike me një polic.

    Megjithatë, nga deklarata e saj e fundit, duket se kjo histori mund të ketë qenë pjesë e lojës së saj brenda shtëpisë./Klankosova.tv

  • Rasti i Arlindës, Sveçla kërkon hetim edhe ndaj atyre që e dinin rrezikun

    Rasti i Arlindës, Sveçla kërkon hetim edhe ndaj atyre që e dinin rrezikun

    Rasti i Arlindës, Sveçla kërkon hetim edhe ndaj atyre që e dinin rrezikun

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka kërkuar që hetimet për këtë rast të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij.

    “Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka theksuar se vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj.

    Në reagimin e tij, Sveçla ka përmendur edhe dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës.

    “Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës është një dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla”, ka deklaruar ai.

    Sveçla ka kërkuar gjithashtu që të hetohet përgjegjësia e të gjithë atyre që mund të kenë qenë në dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda Zekaj, por nuk kanë vepruar për ta mbrojtur atë.

    “Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, ka përfunduar Sveçla.

  • Çalhanoğlu një muaj jashtë fushave, goditje e rëndë për Interin

    Çalhanoğlu një muaj jashtë fushave, goditje e rëndë për Interin

    Çalhanoğlu një muaj jashtë fushave, goditje e rëndë për Interin

    Hakan Çalhanoğlu do të mungojë për rreth një muaj, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Atalantës, e cila përfundoi me rezultatin 4-4.

    Mesfushori turk iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës së sotme në klinikën Humanitas në Rozzano. Kontrollet zbuluan një problem muskulor në fleksorët e kofshës së djathtë.

    Sipas raportimeve të mediave italiane, koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth tri deri në katër javë.

    Kështu, trajneri Cristian Chivu do të jetë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës për disa ndeshje të ardhshme, përfshirë sfidat ndaj Stuttgartit në8 Champions League dhe Genoas në Serie A.

    Ky është një tjetër shqetësim për Interin, pasi Çalhanoğlu kishte pasur edhe më herët gjatë këtij sezoni probleme muskulore./Klankosova.tv.

  • Keni vetëm 60 sekonda për ta zgjidhur këtë sfidë: Shumica nuk arrijnë as deri te numri 15

    Keni vetëm 60 sekonda për ta zgjidhur këtë sfidë: Shumica nuk arrijnë as deri te numri 15

    Duket si një lojë e thjeshtë me numra, por vetëm kur kronometri fillon të ecë, kuptoni sa e vështirë është të ruani përqendrimin

    Në shikim të parë, kjo lojë mendore duket si një detyrë e thjeshtë, të cilën mund ta zgjidhë kushdo që di të numërojë. Mirëpo, kur numrat fillojnë të rrotullohen dhe koha kalon pa mëshirë, do ta kuptoni se sa e vështirë është të ruani përqendrimin dhe të shpërfillni gjithçka që ju tërheq vëmendjen.

    Në profilin e Instagramit “That Pickleball Boy” është publikuar një sfidë interesante mendore që zgjat vetëm 60 sekonda. Sipas pretendimeve të autorit, shumica e njerëzve nuk arrijnë as deri te numri 15.

    Si zgjidhet kjo lojë mendore?

    Qëllimi është që mes numrave që rrotullohen të gjeni numrat sipas renditjes së tyre dhe, brenda një minute, të arrini sa më larg.

    Duket e thjeshtë? Prisni derisa ta aktivizoni videon. Ndërsa përpiqeni të gjeni numrin pasues, numrat e tjerë ju shpërqendrojnë dhe sekondat e çmuara kalojnë.

    Mos e ndalni videon dhe as mos e ktheni prapa. Qëllimi është të provoni se sa shpejt truri juaj mund t’i përpunojë informacionet nën presion, ndërkohë që pamja përpara jush ndryshon vazhdimisht.

    Pse kjo sfidë është veçanërisht interesante për sportistët?

    Autori i videos shpjegon se ky lloj ushtrimi mendor është konceptuar për të angazhuar katër aftësi të rëndësishme:

    • Përqendrimin nën presion;
    • Fleksibilitetin mendor;
    • Kujtesën e punës;
    • Shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

    Të gjitha këto aftësi janë të rëndësishme edhe në sport, veçanërisht në situatat kur duhet të merret një vendim brenda një fraksioni të sekondës, të ndiqen disa veprime njëkohësisht dhe të reagohet shpejt ndaj ndryshimeve.

    Natyrisht, rezultati i kësaj loje nuk është tregues i inteligjencës dhe as një test i vërtetuar shkencërisht për matjen e aftësive njohëse. Megjithatë, mund të jetë një mënyrë argëtuese për ta aktivizuar trurin dhe për të provuar se sa mirë arrini ta ruani vëmendjen.

    Mbajeni mend rezultatin dhe provojeni përsëri nesër

    Autori i sfidës sugjeron që ta mbani mend numrin më të lartë deri tek i cili keni arritur, ta përsëritni ushtrimin ditën tjetër dhe t’i krahasoni rezultatet.

    Përsëritja mund t’ju ndihmojë të familjarizoheni me lojën, të zhvilloni strategji më të efektshme për kërkimin vizual dhe të zvogëloni shpërqendrimin.

    Akoma më interesante bëhet nëse sfidoni familjarët, miqtë apo kolegët që pretendojnë se kanë përqendrim më të mirë se ju.

    Përgatituni, aktivizojeni videon dhe mos lejoni që numrat që rrotullohen t’ju ngatërrojnë.

    Deri te cili numër arritët brenda 60 sekondave? A ia dolët ta kaloni numrin 15? Na tregoni në komente! /Telegrafi/

  • Ditarët e Papa Françeskut zbulojnë pretendime se ai e ka parë djallin tri herë

    Ditarët e Papa Françeskut zbulojnë pretendime se ai e ka parë djallin tri herë

    Papa Françesku ka pretenduar se e ka parë djallin tri herë gjatë jetës së tij, si dhe “dyert e ferrit”, sipas fragmenteve të reja nga ditari i tij privat.

    Në librin “Ditari Privat i Papa Françeskut”, të botuar të martën, një shënim i vitit 2021 tregon se Ati i Shenjtë ka pasur tri “pamje” të djallit: një herë nga një makinë, një herë tjetër “në korin e kishës” gjatë Meshës, dhe herën e tretë gjatë një takimi me zyrtarë të Vatikanit.

    “Nuk mund ta harroj zërin e tij të ngjirur e të fuqishëm”, shkroi Françesku, duke kujtuar një nga pamjet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Në ditar, i cili përfshin periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2024, ai shpreh gjithashtu keqardhje për vizitën e tij në Kili në vitin 2018, kohë gjatë së cilës u kritikua për mbrojtjen e një peshkopi të akuzuar për fshehjen e abuzimeve seksuale të kryera nga një prift.

    Françesku, i cili e drejtoi Kishën Katolike për 12 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 2025, më vonë kërkoi falje dhe i thirri peshkopët e atij vendi në Romë, ku të gjithë ofruan dorëheqjen e tyre.

    “I shkatërruar për shkak të situatës në Kili”, shkroi Françesku në një shënim të vitit 2021.

    “Ishte e vështirë për mua të pranoja atë që kishte ndodhur në Kili; nuk mendoja se ishte kaq serioze”.

    Lidhur me këto përvoja, të cilat Françesku i interpretoi si takime me djallin, ai tha se nuk mund t’i harronte sytë “kërcënues” të djallit.

    “Më shikoi me sy që digjeshin… më intensivisht se herën e mëparshme. Ishin si shkëndija zjarri”, shkroi ai për pamjen e dytë.

    Ai tregoi se prania e djallit ndërhyri në udhëtimet e tij, përfshirë vizitën në Kili – në mes të skandalit të abuzimeve seksuale nga klerikët – si dhe në një takim pak ditë pasi ishte kthyer në Romë.

    “E pashë dhe ia dëgjova zërin; triumfues, duke zotëruar gjithçka”, shkroi ai, duke shtuar se “Zoti më dha mundësinë të çlirohesha nga këto përvoja”.

    Papa i ndjerë zbuloi gjithashtu se, ndërsa po bëhej gati për të fjetur në qershor të vitit 2018, ai “pa portat e ferrit”.

    “I vëzhgova për pak çaste dhe kjo më tmerroi”, tha ai.

    “Është e rrezikshme t’u afrohesh portave të ferrit, sepse flakët mund të shpërthejnë dhe të të djegin”, shkroi ai.

    Papa Françesku u zgjodh papë në vitin 2013 dhe ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, në prill të vitit 2025. /Telegrafi/

  • Montazhe dhe shaka po shpërndahen në rrjetet sociale rreth performancës së Naomi Campbell në Jahorinë të Bosnjës

    Montazhe dhe shaka po shpërndahen në rrjetet sociale rreth performancës së Naomi Campbell në Jahorinë të Bosnjës

    Njoftimi se modelja me famë botërore Naomi Campbell do të performojë si DJ në hapjen e sezonit të skive në Jahorinë i habiti shumë njerëz, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale nuk po ndalen së shakatë për këtë.

    Campbell do të jetë pas tavolinës së DJ-it të shtunën, më 28 nëntor, dhe seti i saj, siç është njoftuar, do të fillojë në orën 22:00. Shumë u habitën që një yll i klasit botëror do të vinte në Jahorinë, kështu që mbërritja e saj u bë objekt i montazheve dhe skeçeve të shumta.

    Llogaria në Instagram estradanews_official postoi një video të Campbell duke qëndruar në një kabinë DJ-i. Klipi ishte modifikuar që të dukej sikur po luhej një këngë nga Sinan Sakić. Së bashku me postimin, ata i pyetën ndjekësit se cilin hit rajonal do të donin të dëgjonin në performancën e saj.

    Një montazh u shfaq në profilin e street_legends666, i shënuar si përmbajtje e gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Në të, Campbell ha byrek me qebapë përpara Qendrës Olimpike Jahorina.

    Sipër fotos së redaktuar, shkruan “Forgive My Naomi for these”, që është një varg i ripunuar nga kënga e Rokvić që fillimisht shkruan “Forgive My Rini for these”. Rokvić komentoi në postim me buzëqeshje që qeshnin.

    Benjamin Džafić Dizdarević, i cili bën skica në rrjetet sociale, regjistroi gjithashtu një video në të cilën tregon me humor se si do të dukej Naomi Campbell gjatë një pushimi midis dy seteve. Në të, Campbell dëgjon Haris Džinović-in duke ngrënë një pjatë me qebapë.

    Vetë Rokvić iu bashkua shakave. Ai postoi një poster për Hapjen e Skive në Instagram, ku ai dhe Campbell ishin vizatuar në stilin e serialit të animuar “The Simpsons”, së bashku me datën e shfaqjes dhe emrat e tyre.

    “Shumë vetave u duket si një çift i papritur, por në vitin 1996, The Simpsons parashikuan këtë ngjarje!!! Do të jetë një mbrëmje për t’u mbajtur mend!”, shkroi Rokvić. /Telegrafi/

  • Aksion kundër korrupsionit, arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

    Aksion kundër korrupsionit, arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

    Aksion kundër korrupsionit, arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

    Katër persona, mes tyre zyrtarë të Gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit, raporton Sinjali.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimet janë kryer më 24 nëntor, pas një hetimi të gjatë të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, të dyshuarit, të cilët dyshohet se kanë pasur role dhe pozita të ndryshme zyrtare, kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.

    Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, policia ka realizuar kontrolle në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt.

    Gjatë kontrolleve janë sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuteri dhe dokumentacion që mund të shërbejë si dëshmi në hetime.

    Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Bashkëkryerje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

    Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

    Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

    Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Insajderit për operacionin e zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku fillimisht ishte raportuar për arrestimin e dy personave.

    Sipas njoftimit të Policisë, në këtë operacion janë arrestuar gjithsej katër persona, tre prej të cilëve dyshohet se janë zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, ndërsa i katërti është avokat.

    Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Bashkëkryerje”.

    Hetimet ndaj tyre kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.

    Operacioni është realizuar më 24 nëntor, rreth orës 08:50, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Gjatë kontrolleve në dy lokacione në rajonin e Ferizajt, Policia ka sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion që konsiderohet relevant për hetimet.

    Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

    Insajderi raportoi më herët për operacionin dhe arrestimin e dy personave brenda objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj. /Insajdeir.org/

    Burimi: Insajderi

  • Aksion kundër korrupsionit në Ferizaj, arrestohen zyrtarë të gjykatave dhe një avokat

    Aksion kundër korrupsionit në Ferizaj, arrestohen zyrtarë të gjykatave dhe një avokat

    Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Bashkëkryerja”.

    Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është zhvilluar më 24 nëntor, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar urdhrin për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt.

    Sipas Policisë, tre nga të dyshuarit kanë qenë në pozita dhe role të ndryshme zyrtare si zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, ndërsa personi i katërt është avokat.

    Ata dyshohen se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje të punësimit.

    Gjatë kontrolleve, Policia ka sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.

    “Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të PTH Prishtinë ndalohen për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Telegrafi/

  • A do të bëhet baba Yamal? Festimi i yllit të Barcelonës shkakton diskutime

    A do të bëhet baba Yamal? Festimi i yllit të Barcelonës shkakton diskutime

    Lamine Yamal ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale pas një festimi të pazakontë në fitoren e Barcelonës ndaj Villarrealit me rezultat 3-2.

    Sulmuesi 19-vjeçar spanjoll festoi në një mënyrë që zakonisht përdoret nga futbollistët për të njoftuar se janë në pritje të një fëmije, duke vendosur topin nën fanellë dhe duke imituar barkun e një gruaje shtatzënë.

    Megjithatë, ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte reagimi i bashkëlojtarit të tij, Fermin Lopez. Ky i fundit u pa i habitur nga gjesti i Yamalit, ndërsa fotografia e reagimit të tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Pamjet nxitën spekulimet se ylli i Barcelonës mund të ketë zgjedhur këtë mënyrë për të dhënë një lajm nga jeta e tij private. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se Yamal do të bëhet baba, ndërsa vetë futbollisti nuk e ka shpjeguar kuptimin e festimit të tij.

    Yamal feston golin me topin nën fanellë, ‘çmendi’ bashkëlojtarët me reagimin e tij telegrafi.com

    Në lidhje me influencuesen spanjolle

    Yamal është në lidhje me influencuesen spanjolle 21-vjeçare Ines Garcia, me të cilën u shfaq për herë të parë publikisht në maj të këtij viti.

    Çifti ishte parë së bashku edhe gjatë festimit të titullit të Barcelonës në kampionatin spanjoll, ndërsa në fund të tetorit Garcia e shoqëroi futbollistin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë në Londër, ku Yamal fitoi për herë të tretë radhazi çmimin Kopa për talentin më të mirë të ri në botë.

    Sipas raportimeve të mediave spanjolle, çifti kishte marrë edhe dy këlyshë të racës Golden Retriever në muajin shtator.

    Yamal ishte protagonist në përmbysjen ndaj Villarrealit

    Festimi i pazakontë erdhi pas një tjetër paraqitjeje vendimtare të Yamalit, i cili ndihmoi Barcelonën të realizonte një përmbysje të madhe ndaj Villarrealit.

    Skuadra mysafire kishte krijuar epërsi prej dy golash me realizimet e Tajon Buchanan dhe Tani Oluwaseyi, ndërsa Yamal kishte humbur edhe një penallti në pjesën e parë.

    Megjithatë, Barcelona reagoi fuqishëm pas pushimit. Gerard Martin ngushtoi rezultatin, ndërsa Fermin Lopez barazoi në minutën e 61-të pas asistimit të Yamalit. Vetëm pak minuta më vonë, autogoli i Pau Navarros vulosi fitoren 3-2 të skuadrës së Hansi Flickut.

    telegrafi.com

    Me këtë triumf, Barcelona vazhdoi të mbajë pozitën e parë në kampionatin spanjoll, ndërsa Yamal ishte sërish një nga protagonistët kryesorë të skuadrës katalunase. /Telegrafi/