Author: Momenti

  • Një pjesëtar i FSK-së i përfshirë në një aksident trafiku, FSK: Pritet t’i nënshtrohet një intervenimi në Klinikën e Ortopedisë

    Një pjesëtar i FSK-së i përfshirë në një aksident trafiku, FSK: Pritet t’i nënshtrohet një intervenimi në Klinikën e Ortopedisë

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se më 23 nëntor 2026, një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku në regjionin e Gjilanit.

    FSK thekson se rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut janë duke u trajtuar dhe sqaruar nga organet përkatëse.

    “Si pasojë e aksidentit në trafik, pjesëtari ka pësuar lëndime, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë. Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet tutje. /Telegrafi/

  • Londra përgatitet për The Fashion Awards 2026, më 30 nëntor mblidhen emrat e mëdhenj të modës

    Londra përgatitet për The Fashion Awards 2026, më 30 nëntor mblidhen emrat e mëdhenj të modës

    Tapeti i kuq i Londrës do të mirëpresë stilistë, modele dhe personalitete të njohura, në ceremoninë që vlerëson krijimtarinë dhe ndikimin në modën ndërkombëtare.

    Burimi: Dukagjini

  • SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet

    SPAK sugjeron që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme me videokonferencë, GJKKO: Konsultë me Burgjet

    Në përfundim të seancës së sotme, prokurori Altin Dumani i ka sugjeruar gjykatës mundësinë që seancat e ardhshme të Erion Veliajt të zhvillohen me videokonferencë nga paraburgimi.

    Sipas burimeve të Euronews.al, edhe avokati i Veliajt ka qenë dakord, ndërsa gjykata nuk ka vendosur ende, pasi duhet të konsultohet me Drejtorinë e Burgjeve për të parë nëse kjo është e mundur nga ana teknike.

    Për këtë arsye, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.

  • “Jam pesimist”, Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

    “Jam pesimist”, Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

    “Jam pesimist”, Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur sërish alarmin se mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, duke drejtuar gishtin e fajësisë kah Qeveria e Kosovës.

    Sipas Ramës, kryeqyteti tashmë i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe pikat që i kanë takuar, ndërsa pengesa kryesore po mbetet te niveli qendror, i cili ende nuk e ka kryer pagesën e tarifës.

    Ai u shpreh i shqetësuar se pesimizmi i tij është rritur edhe më shumë pas anulimit të takimit të fundit.

    “Për fat të keq ende është në rrezik, shpresoj që nuk i humbim. Ne po mundohemi që këto lojëra mos të humbasin. Ne si kryeqytet i kemi përmbush të gjitha pikat. Tash është pjesë e nivelit qendror me pagu tarifën, kjo ka mbetur. Pas anulimit të takimit jam edhe më pak optimist”, ka deklaruar Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Publikohet fotografia e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të Arlinda Zekajt, të arrestuar nën dyshimet për shtytje në vrasje

    Publikohet fotografia e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të Arlinda Zekajt, të arrestuar nën dyshimet për shtytje në vrasje

    Publikohet fotografia e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të Arlinda Zekajt, të arrestuar nën dyshimet për shtytje në vrasje

    Janë publikuar fotografitë e Nurije Sylajt dhe Driton Sylajt, ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të Arlinda Zekajt, të cilët janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 49-vjeçares.

    Të dyshuarit janë në mesin e katër personave të arrestuar gjatë veprimeve të fundit hetimore, rreth një muaj pas vrasjes së Arlindës në Vitomiricë të Pejës.

    Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj dyshohen për shtytje në vrasjen e Arlindës.

    Në kuadër të hetimeve janë kryer edhe bastisje, ndërsa janë sekuestruar prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj, ish-kunati i viktimës.

    Burimi: Insajderi

  • Jashari i dhuron uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula, e njofton për modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

    Jashari i dhuron uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula, e njofton për modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Presidenten e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Justina Shiroka Pula.

    Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi Presidenten Shiroka Pula për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin e arritur në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

    Me këtë rast, Presidentes iu prezantua një përmbledhje e zhvillimit të FSK-së, duke përfshirë procesin e transformimit, modernizimin, ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Forcës.

    Në njoftim thuhet se gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

  • Arabia Saudite po planifikon një ndryshim të madh, do të “dridh” klubet evropiane

    Arabia Saudite po planifikon një ndryshim të madh, do të “dridh” klubet evropiane

    Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të re ofertash nga Arabia Saudite, ku po shqyrtohet një ndryshim në rregullat për numrin e lojtarëve të huaj të lejuar.

    Ekipet e Superligës Saudite aktualisht lejohen të kenë tetë të huaj në një skuadër prej 25 lojtarësh, por ky numër mund të rritet në 14 ose edhe më shumë.

    Nëse propozimi miratohet, mund të ketë një rritje të madhe të shpenzimeve në afatin kalimtar të janarit, të ngjashme me atë të vitit 2023. Sauditët shpenzuan rreth 915 milionë euro atëherë, dhe shumë yje të futbollit si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe N’Golo Kante mbërritën në kampionatin vendas.

    Klubet e Superligës Saudite fituan pothuajse gjysmën e kompensimit të tyre total gjatë afatit kalimtar duke blerë lojtarë. Liga e parë saudite solli gjithsej 94 lojtarë dhe shpenzimet e tyre tejkaluan të gjitha ligat evropiane përveç Ligës Premier.

    Me ndryshimin e propozuar të rregullave, thuhet se sauditët po kërkojnë të rrisin cilësinë e përgjithshme të kampionatit, dhe kështu edhe nivelin e lojtarëve vendas, përpara Kupës së Botës 2034, të cilën do ta presin. Megjithatë, kritikët besojnë se rritja e numrit të të huajve mund të çojë në zhdukjen e lojtarëve sauditë në kampionatin vendas.

    Situata e sigurisë mund të jetë problem

    Fondi i Investimeve Publike Saudite (PIF) nuk tregon shenja të ngadalësimit të investimeve të tij në futboll, por vendimi për t’u transferuar në Arabinë Saudite mund të jetë më i vështirë për futbollistët sesa në vitin 2023 për shkak të situatës së sigurisë në vend.

    Kupa e Azisë u shty në fillim të nëntorit pas një sulmi me raketa në aeroportin e Riadit që vrau 13 persona dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë. Shqetësimet për sigurinë dhe pasiguria gjeopolitike mund të ndikojnë në vendimet e futbollistëve të cilëve sauditët do t’u ofrojnë kontrata fitimprurëse në janar dhe më tej. /Telegrafi/

  • “Femicidi është urgjencë kombëtare” – nesër protestë në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal dhe përgjegjësi institucionale

    “Femicidi është urgjencë kombëtare” – nesër protestë në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal dhe përgjegjësi institucionale

    “Femicidi është urgjencë kombëtare” – nesër protestë në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal dhe përgjegjësi institucionale

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër vrasjes së grave, e cila do të zhvillohet nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë.

    Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë drejtësi, llogaridhënie institucionale dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka paraqitur katër kërkesa kryesore:

    • Ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes.
    • Krijimin e mekanizmit “Femicide Watch”, për evidentimin dhe analizimin e rasteve të vrasjeve të grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale.
    • Sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë financimin e strehimoreve dhe shërbimeve të specializuara.
    • Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, forcimin e koordinimit ndërinstitucional, vlerësimin e rrezikut dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse.

    RrGK ka theksuar se barra e parandalimit të dhunës nuk duhet t’u mbetet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje, por institucioneve që kanë detyrimin për t’i mbrojtur ato.

    “Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets

    Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets

    Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets

    PrishtinaTickets ofron rezervime në linjën Prishtinë–Karlsruhe / Baden-Baden–Prishtinë, me tri fluturime në javë për udhëtarët mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    Nëse jetoni në Karlsruhe, Baden-Baden apo në zonat përreth, këtë linjë mund ta përfshini në planet tuaja për vizita, udhëtime pune apo pushime.

    Për të parë cilat data ju përshtaten, kërkoni udhëtimin në PrishtinaTickets.com dhe rezervoni online biletën vajtje-ardhje.

    Për ndihmë gjatë rezervimit, kontaktoni:

    Gjermani: +49 7621 916 5313
    Kosovë: +383 38 660 550
    Zvicër: +41 61 510 06 86
    Suedi: +46 470 580 944
    Email: info@prishtinatickets.com

    Shfrytëzoni ofertat e fundvitit – rezervoni tani!

    Përmes platformës mund të rezervoni udhëtime vajtje-ardhje në këto linja:

    Prishtinë – BASEL – Prishtinë
    Prishtinë – ZÜRICH – Prishtinë
    Prishtinë – GENÈVE – Prishtinë
    Prishtinë – DÜSSELDORF – Prishtinë
    Prishtinë – STUTTGART – Prishtinë
    Prishtinë – MÜNSTER – Prishtinë
    Prishtinë – MÜNCHEN – Prishtinë
    Prishtinë – KÖLN – Prishtinë
    Prishtinë – BERLIN – Prishtinë
    Prishtinë – NUREMBERG – Prishtinë
    Prishtinë – HAMBURG – Prishtinë
    Prishtinë – HANNOVER – Prishtinë
    Prishtinë – DORTMUND – Prishtinë
    Prishtinë – KARLSRUHE / BADEN-BADEN – Prishtinë
    Prishtinë – LUXEMBURG – Prishtinë
    Prishtinë – LJUBLJANA – Prishtinë
    Prishtinë – GÖTEBORG – Prishtinë
    Prishtinë – MALMÖ – Prishtinë
    Prishtinë – HELSINKI – Prishtinë
    Prishtinë – SALZBURG – Prishtinë
    Prishtinë – VÄXJÖ – Prishtinë (vetëm verës)
    Prishtinë – BREMEN – Prishtinë (vetëm verës)
    OHRID – BASEL – OHRID (vetëm verës)
    Prishtinë – OSLO – Prishtinë (vetëm Dhjetor/Janar)
    Prishtinë – BRUKSEL – Prishtinë (vetëm Dhjetor/Janar)

    Ju ftojmë që rezervimet tuaja të ardhshme t’i bëni ONLINE në PrishtinaTickets.com.

    Burimi: Insajderi

  • Hollywood-i zbarkon në Torino, Pamela Anderson dhe John Travolta nderohen në festivalin e filmit

    Hollywood-i zbarkon në Torino, Pamela Anderson dhe John Travolta nderohen në festivalin e filmit

    Festivali i 44-të i Filmit në Itali nis më 24 nëntor, Pamela Anderson dhe John Travolta mes yjeve që do të nderohen deri më 2 dhjetor

    Burimi: Dukagjini