Author: Momenti

  • Valdrinës i mungon rutina me fansat, bën “Get Ready” në shtëpinë e Vëllait të madh (VIDEO)

    Valdrinës i mungon rutina me fansat, bën “Get Ready” në shtëpinë e Vëllait të madh (VIDEO)

    Valdrinës i mungon rutina me fansat, bën “Get Ready” në shtëpinë e Vëllait të madh (VIDEO)

    Momente të reja janë shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, me në qendër Valdrinën dhe Valdetin.

    Valdrinës i ka munguar rutina me fansat.

    Pamjet e plota i gjeni në videon e mëposhtme.

  • Këta janë dy të dyshuarit që e ndihmuan Albert Sylajn pas rastit, sigurohen provat

    Këta janë dy të dyshuarit që e ndihmuan Albert Sylajn pas rastit, sigurohen provat

    Këta janë dy të dyshuarit që e ndihmuan Albert Sylajn pas rastit, sigurohen provat

    Grupi i të arrestuarve për rastin e Arlinda Zekajt ka përfunduar në ndalim policor prej 48 orësh.

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin me Departamentin për Krime të Rënda dhe në koordinim me  Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ku u kapën katër persona.

    Ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlindës janë ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale  ‘ndihma në kryerjen e veprës penale ‘vrasja e rëndë”.

    Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, për kryerjen e veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’.

    Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për Gëzim Bobin dhe Metë Pepaj.

    Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, Policia bëri të ditur se janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

    “Në kuadër të procedurës penale, prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë rrethanave të rastit.

    Brenda afatit ligjor, prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.” /Klankosova.tv

  • Zëvendësimi i ambasadorit Berishaj - Kafexhiu: Kurti po përgatitet për zgjedhje (VIDEO)

    Zëvendësimi i ambasadorit Berishaj – Kafexhiu: Kurti po përgatitet për zgjedhje (VIDEO)

    Zëvendësimi i ambasadorit Berishaj - Kafexhiu: Kurti po përgatitet për zgjedhje (VIDEO)

    Gazetari Muharrem Kafexhiu ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

    Duke komentuar zëvendësimin e Martin Berishajt, i cili ka qenë ambasador i Kosovës në Kroaci, Kafexhiu tha se kjo temë është diskutuar edhe më parë me Kurtin, ndërsa sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se kryeministri po përgatitet për procesin zgjedhor.

    “Sa i përket zëvendësimit të Berishës, është e qartë, e kemi diskutuar. Z.Kurti po përgatitet për zgjedhje. Kurdoqoftë që do të mbahen ato, veç ka filluar t’i zhbëjë pak nga pak ato kritika potenciale me të cilat mund të përballet”, u shpreh mes tjerash Kafexhiu.

    Për më shumë:

  • Diogo Dalot drejt largimit nga Manchester United, jashtë planeve të trajnerit

    Diogo Dalot drejt largimit nga Manchester United, jashtë planeve të trajnerit

    Diogo Dalot drejt largimit nga Manchester United, jashtë planeve të trajnerit

    Diogo Dalot mund të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas raportimeve, trajneri Mauricio Pochettino është i pakënaqur me paraqitjen e mbrojtësit portugez në ndeshjen kundër Liverpoolit dhe nuk e konsideron më pjesë të planeve të tij për pjesën e mbetur të sezonit.

    Për këtë arsye, Dalot pritet të jetë një nga emrat që mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” në merkaton e dimrit.

  • “Black Friday” e vërtetë apo mashtrim? Inspektorët në aksion: Kontrollohen zbritjet, jo vetëm etiketat

    “Black Friday” e vërtetë apo mashtrim? Inspektorët në aksion: Kontrollohen zbritjet, jo vetëm etiketat

    Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuara te tregtarët në të gjithë vendin, me rastin e aksionit të shitjeve dhe zbritjeve për “Black Friday”.

    Kontrollet do të përqendrohen te ligjshmëria e zbritjeve, mënyra e reklamimit dhe shënimi i çmimeve, si dhe informimi i saktë i konsumatorëve për kushtet e ofertave. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet pajisjeve shtëpiake, elektronikës, telefonave celularë, kompjuterëve, veshmbathjeve, këpucëve dhe mobilieve.
    Inspektorati paralajmëron veçanërisht për paraqitjen e rreme të zbritjeve, rritjen e pajustifikuar të çmimeve para uljes së tyre dhe reklamimin mashtrues, me qëllim që konsumatorët të mos bien pre e ofertave të rreme.
    Nga Inspektorati u bëjnë thirrje tregtarëve që t’i respektojnë detyrimet ligjore dhe t’i paraqesin çmimet dhe zbritjet në mënyrë të qartë dhe transparente. Në rast të konstatimit të parregullsive, do të ndërmerren masa përkatëse ligjore.
    Qytetarët që vërejnë shkelje të të drejtave të konsumatorëve mund t’i paraqesin ato në numrin pa pagesë 191 ose përmes ueb-faqes zyrtare www.dpi.gov.mk.

  • Konfirmohet raportimi i Sinjalit – Katër të ndaluar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, Prokuroria zgjeron hetimet

    Konfirmohet raportimi i Sinjalit – Katër të ndaluar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, Prokuroria zgjeron hetimet

    Konfirmohet raportimi i Sinjalit – Katër të ndaluar në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, Prokuroria zgjeron hetimet

    Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar ndalimin e katër personave në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, zhvillim për të cilin Gazeta Sinjali raportoi më herët ekskluzivisht.

    Në mesin e të ndaluarve janë ish-vjehrra e së ndjerës, Nurije Sylaj, dhe ish-kunati i saj, Driton Sylaj.

    Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë, të katër personat janë ndaluar për 48 orë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore.

    Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, katër personat e ndaluar janë:

    • Nurije Sylaj – ish-vjehrra e Arlinda Zekajt;
    • Driton Sylaj – ish-kunati i së ndjerës;
    • Metë Pepaj;
    • Gëzim Bobi. Sinjali zbulon identitetin e tyre

    Sipas Prokurorisë, Nurije dhe Driton Sylaj dyshohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3, 1.4 dhe 1.8, lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërkaq, Metë Pepaj dhe Gëzim Bobi dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 i Kodit Penal.

    Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë veprimeve hetimore janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në veprat penale për të cilat po hetohen.

    Prokuroria zgjeron hetimet, paralajmëron kërkesë për paraburgim ndaj të katërve

    Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

    Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të katër të pandehurve.

    Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati, Albert Sylaj, i arrestuar më 27 tetor.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja në këtë rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Rasti i Arlinda Zekajt – Prokuroria dhe Policia zbulojnë dyshimet ndaj ish-vjehrrës, ish-kunatit dhe dy personave të tjerë të arrestuar

    Rasti i Arlinda Zekajt – Prokuroria dhe Policia zbulojnë dyshimet ndaj ish-vjehrrës, ish-kunatit dhe dy personave të tjerë të arrestuar

    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë dhënë detaje për ndalimin e katër personave në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Sipas komunikatës së përbashkët, dy nga të ndaluarit, me inicialet N.S. dhe D.S., dyshohen për veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale – vrasja e rëndë”, ndërsa dy të tjerët, me inicialet M.P. dhe G.B., dyshohen për “dhënien e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

    Të katër personat janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të Shtetit.

    “Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen”, thuhet në komunikatën e Policisë dhe Prokurorisë.

    Po ashtu, bëhet e ditur se prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

    Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të paraqesë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati, Albert Sylaj.

    Burimi: Insajderi

  • Katër të arrestuarit për rastin e Arlinda Zekajt, dyshohen për ndihmë në vrasje dhe ndihmë pas kryerjes së krimit

    Katër të arrestuarit për rastin e Arlinda Zekajt, dyshohen për ndihmë në vrasje dhe ndihmë pas kryerjes së krimit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se katër persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Burimi: Dukagjini

  • Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiqit, thotë eksperti gjerman

    Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiqit, thotë eksperti gjerman

    BE-ja ka bërë shumë gabime në 35 vitet e fundit, shkruan Alexander Rhotert në një editorial në gazetën e Berlinit “Tageszeitung”. Komisioni Evropian injoroi sinjalet paralajmëruese kur paraushtarakët besnikë të Aleksandaar Vuçiqit përhapën terror në Kosovë në vitin 2023 dhe ai vuri në lëvizje ushtrinë e tij, e cila – edhe një herë – u ndal vetëm nga SHBA-ja.

    Qeveria e re e Listës Studentore, sipas Alexander Rhotert, ndodhet përballë një detyre të madhe: shkatërrimi disavjeçar i demokracisë nga regjimi i Vuçiqit duhet të zhbëhet.

    Prej 40 vitesh Ballkani Perëndimor mbahet në gjendje krize nga ambiciet serbomëdha. Luftërat agresore të Slobodan Millosheviqit në vitet nëntëdhjetë u kushtuan me jetë mbi 140’000 njerëzve; mbi katër milionë njerëz humbën atdheun e tyre, shkruan eksperti gjerman Alexander Rhotert në një editorial në gazetën e Berlinit “Tageszeitung”.

    “Kjo duket po aq e harruar sa edhe fakti që SHBA-ja atëherë i erdhi dy herë në ndihmë BE-së për të shuar zjarret e Millosheviqit: pas gjenocidit serb të Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnjë, dhe më pas në vitin 1999 në Kosovë, për të parandaluar një ‘Srebrenicë” të dytë”, thekson Rhotert, i cili si politolog i kushton vëmendje ish-Jugosllavisë që nga viti 1991. Për 20 vjet ai ka punuar, ndër të tjera, për OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe BE-në, kryesisht për implementimin e paqes në Ballkanin Perëndimor. Së fundmi ka punuar si këshilltar ndërkulturor i operacioneve të ushtrisë gjermane për misionet jashtë vendit.

    Në artikullin e botuar në “Tageszeitung”, Rhotert thekson se edhe një çerek shekulli pas përfundimit të konflikteve Ballkani nuk ka gjetur qetësi; pikërisht për këtë arsye edhe sot e kësaj dite në Bosnjë dhe Kosovë ndodhen trupa paqeruajtëse të BE-së dhe NATO-s. Bosnjë-Hercegovina prej 20 vitesh i nënshtrohet një testi të vazhdueshëm stresi, sepse lideri nacionalist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, përpiqet të shkëpusë pjesën e vendit të dominuar nga serbët, Republika Srpska (RS), dhe ta bashkojë atë me Serbinë. Ky ishte qëllimi i luftës i Millosheviqit. Nga viti 2020 pasardhësi i tij, Aleksandar Vuçiq, u përpoq ta ringjallte projektin serbomadh nën termin „Bota Serbe“, nënvizon Alexander Rhotert.

    Ky ekspert gjerman është i bindur se humbja e Vuçiqit e ka dobësuar Dodikun. Një përfaqësues i Listës Studentore (SL) fituese, kardiologu Ilija Sërdanoviq, tha: „Ne do të insistojmë në dialog të hapur dhe në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme për të gjithë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës.“ Kjo nuk tingëllon si ambicie serbomadhe. Në programin e SL-së thuhet se qëllimi janë marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje.

    Kjo do të ishte një përmirësim i ndjeshëm, sepse gjatë kohës së qeverisjes së Vuçiqit, marrëdhëniet dypalëshe të Beogradit me Sarajevën, Zagrebin, Prishtinën dhe Podgoricën kanë pësuar dëme të rënda (megjithatë, disa deklarata mbi Bosnjën dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit janë irrituese – kompetencat e gjera ekzekutive të Përfaqësuesit të Lartë (HR) në Bosnjë, sipas Listës Studentore, duhet të „rishikohen“).

    Por, sipas Rhotert, synimet e Dodik-ut nuk duhen nënvlerësuar nga BE-ja. Gjatë viteve të fundit ai ka pajisur me armë luftarake njësi të konsiderueshme policore dhe paraushtarake – duke anashkaluar forcat e armatosura multietnike. Provokimi i preferuar i Dodikut është mohimi i gjenocidit të Srebrenicës, me anë të të cilit ai kërkon të shkatërrojë marrëdhënien me popullin shumicë të boshnjakëve myslimanë, në mënyrë që shkëputja të bëhet e pashmangshme.

    Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të pushtetit të Vuçiqit. Një hap i parë do të ishte bojkoti i „paradës së gjenocidit“ në janar, gjatë së cilës Dodik çdo vit sillet sikur RS-ja të ishte shtet. Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës e ka shpallur këtë paradë paraushtarake antikushtetuese. Kjo „festë“ simbolizon dhe kremton agresionin dhe gjenocidin, kritikon Alexander Rhotert.

    BE-ja ka bërë shumë gabime në 35 vitet e fundit. Komisioni Evropian injoroi sinjalet paralajmëruese kur paraushtarakët besnikë të Vuçiqit përhapën terror në Kosovë në vitin 2023 dhe ai vuri në lëvizje ushtrinë e tij, e cila – edhe një herë – u ndal vetëm nga SHBA-ja. Çfarë do të kishte ndodhur sikur kolonat e tankeve të Vuçiqit të kishin kaluar kufirin verior të Kosovës?

    Mes vendimmarrësve politikë në Perëndim dihej se ekzistonte një vazhdimësi politike nga Millosheviqit dhe Vuçiqit, shkruan Alexander Rhotert. Kur Vuçiq organizoi varrimin shtetëror të autorit të gjenocidit Ratko Mlladiq, i cili vdiq në paraburgimin e OKB-së në gusht, nuk pati asnjë protestë nga Berlini apo Parisi. Vetëm presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerja e saj për Zgjerimin, Marta Kos, shprehën neverinë e tyre dhe anuluan vizitat e planifikuara në Beograd.

    Qeveria e re e Listës Studentore, sipas Alexander Rhotert, ndodhet përballë një detyre të madhe: shkatërrimi disavjeçar i demokracisë nga regjimi i Vuçiqit duhet të zhbëhet. Duke pasur parasysh numrin e madh të besnikëve të Vuçiqit që ai ka vendosur në institucione, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Këtu BE-ja nuk mund të presë mrekulli brenda natës, ndonëse disa arrestime për korrupsion dhe procedura të nisura japin shpresë. Do të ishte e këshillueshme t’i jepet kohë qeverisë së re për përparim të dukshëm, mendon Rhotert.

    “Sa i përket glorifikimit të kriminelëve të luftës, Brukseli nuk duhet të bëjë asnjë kompromis. Kësaj politike të nxitur sistematikisht nga Vuçiq për vite me radhë duhet t’i jepet fund. Fakti që, për shembull, Vinko Padureviq, një kriminel lufte i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, u dekorua me urdhër ushtarak nga shefi i shtabit të përgjithshëm të Vuçiqit në fund të vitit 2021 dhe më pas mori pjesë në ‘paradën e gjenocidit’ të Dodikut, tregon se çfarë brumi ishte dyshja Vuçiq-Dodik”.

    BE-ja – pas dekadash politike të gabuar në Ballkan – duhet të zgjedhë një qasje të re, të cilën tetë nga shtetet e saj më të vogla anëtare e kishin formuluar në një deklaratë para ndërrimit të pushtetit në Beograd: fillimisht reformat, pastaj mbështetja, thekson Rhotert. /Telegrafi/

  • Arrestimi i katër personave lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Prokuroria jep detaje

    Arrestimi i katër personave lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Prokuroria jep detaje

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, bën të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona për 48 orë.

    Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S., dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘Vrasja e rëndë’”, nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M.P. G.B. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Telegrafi mëson se në mesin e këtyre katër të arrestuarve janë ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe ish-kunati Driton Sylaj.

    Në njoftim tutje thuhet se gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet.

    Në kuadër të procedurës penale, Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

    Më tej bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. /Telegrafi/