Author: Momenti

  • Nuk mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati Besnik R. Berisha evidenton lëshime në aktakuzën për kanosjen e Arlinda Zekajt

    Nuk mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati Besnik R. Berisha evidenton lëshime në aktakuzën për kanosjen e Arlinda Zekajt

    Nuk mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati Besnik R. Berisha evidenton lëshime në aktakuzën për kanosjen e Arlinda Zekajt

    Nuk është mbajtur sot seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të tashmë së ndjerës Arlinda Zekaj, i akuzuar për veprën penale “Kanosja”, në Gjykatën Themelore në Pejë.

    Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik R. Berisha, ka bërë të ditur se mosmbajtja e seancës erdhi pas kërkesës së tij, meqë gjatë pranimit të aktakuzës kishte evidentuar një lëshim që ai e cilësoi si skandaloz nga ana e prokurores së çështjes.

    Sipas Berishës, në aktakuzë, tashmë e ndjera Arlinda Zekaj nuk ishte cilësuar si viktimë e ndjeshme.

    “Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë e ndjeshme”, deklaroi Berisha.

    Avokati bëri të ditur gjithashtu se lidhur me këtë çështje u është drejtuar me kërkesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë institucionalë.

    Ky zhvillim vjen në ditën kur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës konfirmuan zgjerimin e hetimeve dhe ndalimin e katër personave në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, përfshirë ish-vjehrrën Nurije Sylaj dhe ish-kunatin Driton Sylaj, për të cilët Sinjali raportoi ekskluzivisht.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Avokati i Arlindës tregon pse u arrestuan ish-vjehrra dhe ish-kunati

    Avokati i Arlindës tregon pse u arrestuan ish-vjehrra dhe ish-kunati

    Avokati i Arlindës tregon pse u arrestuan ish-vjehrra dhe ish-kunati

    Avokati Besnik Berisha, përfaqësues i familjes së Arlinda Zekajt, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të 49-vjeçares, të dyshuar për shtytje në vrasjen e saj.

    Berisha ka bërë të ditur se arrestimet janë rezultat i punës hetimore të zhvilluar pas marrjes së kompetencave të rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Ai ka theksuar se familja e Arlindës kishte kërkuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore, duke ofruar prova që, sipas tij, dëshmojnë se vrasja nuk ishte e provokuar nga viktima dhe as një veprim i papritur për dorasin dhe familjarët e tij.

    “Ne kemi kërkuar që të merren veprime, sepse kemi ofruar prova që vrasja e saj nuk ka qenë e provokuar nga vetë ajo dhe nuk ka qenë e paparashikueshme nga vetë dorasi dhe familjarët e tij”, ka deklaruar Berisha.

    Avokati ka bërë të ditur se, bazuar në provat e dorëzuara, dyshimet për shtytje në vrasje kanë çuar te ish-vjehrra e Arlindës, Nurije Sylaj, dhe ish-kunati, Driton Sylaj. Ai ka lënë të kuptohet se në këtë rast mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në shtytjen e dyshuar.

    Arrestimi i tyre është realizuar në kuadër të aksionit të fundit hetimor, ku janë arrestuar gjithsej katër persona.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj.

    Burimi: Insajderi

  • Nuk mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati Berisha: Prokuroria s’e cilësoi Arlindën si viktimë të ndjeshme

    Nuk mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, avokati Berisha: Prokuroria s’e cilësoi Arlindën si viktimë të ndjeshme

    Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha ka deklaruar se seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt nuk u mbajt për shkak të një kërkese të tij lidhur me aktakuzën.

    Burimi: Dukagjini

  • Marvel rikthen heronjtë e famshëm, publikohet traileri i ri i “Avengers: Doomsday”

    Marvel rikthen heronjtë e famshëm, publikohet traileri i ri i “Avengers: Doomsday”

    Filmi i shumëpritur bashkon personazhet e Avengers, X-Men dhe Fantastic Four, ndërsa Doctor Doom pritet të jetë kundërshtari kryesor në këtë kapitull të ri të universit Marvel. Filmi vjen në kinema më 18 dhjetor 2026.

    Burimi: Dukagjini

  • Elezi: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë ndërkombëtare, ka depërtuar në kanalet e lobimit (VIDEO)

    Elezi: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë ndërkombëtare, ka depërtuar në kanalet e lobimit (VIDEO)

    Elezi: Vuçiq mund të përballet me drejtësinë ndërkombëtare, ka depërtuar në kanalet e lobimit (VIDEO)

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka deklaruar se ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të përballet me angazhimin e drejtësisë ndërkombëtare.

    Duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se në rast se tentojnë ta arrestojnë, ai do të hyjë në grevë urie, Elezi tha se është i bindur se do të ketë angazhim të drejtësisë ndërkombëtare ndaj tij.

    I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Elezi vlerësoi se Vuçiq ka pasur ndikim të konsiderueshëm financiar dhe politik, përmes të cilit, sipas tij, ka arritur të depërtojë në kanalet e lobimit ndërkombëtar.

    “Jam shumë i bindur që do të ketë angazhim të drejtësisë ndërkombëtare në drejtim të tij. Të jemi të sinqertë, Vuçiq ka një portofol të rëndë sa i përket kapaciteteve financiare dhe ai ka pasur fuqi të depërtojë në kanalet e lobimit, në mënyrë që të jetë i paprekur”, deklaroi Elezi.

    Për më shumë:

  • Shtyhet gjyqi ndaj Jeton Sylajt, kërkohet ndryshimi i aktakuzës

    Shtyhet gjyqi ndaj Jeton Sylajt, kërkohet ndryshimi i aktakuzës

    Shtyhet gjyqi ndaj Jeton Sylajt, kërkohet ndryshimi i aktakuzës

    Gjyqi ndaj Jeton Sylajt, ish-burrit të Arlinda Zekajt është shtyrë për një afat të pacaktuar, raporton Klan Kosova.

  • Liverpooli synon transferimin e sensacionit 17-vjeçar të Ajaxit në janar

    Liverpooli synon transferimin e sensacionit 17-vjeçar të Ajaxit në janar

    Liverpooli po përgatit një ofertë në afatin kalimtar të janarit për talentin 17-vjeçar të Ajaxit, Abdellah Ouazane, me synimin për të përforcuar repartin ofensiv dhe për t’i ofruar mbështetje Florian Wirtzit.

    Drejtuesi i rekrutimit, Julian Ward, po përshpejton planet për të përforcuar skuadrën dhe Ouazane, i cili është tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria, është shndërruar në një objektiv serioz për klubin anglez.

    Sipas Anfield Watch, Liverpooli e ka përfshirë Ouazanen në listën e objektivave, së bashku me Wael Mohyan dhe Gilberto Moran, teksa kërkon një alternativë të besueshme për Wirtzin.

    Edhe pse klubi është i kënaqur me formën e fundit të futbollistit gjerman, Ward e di se ai nuk mund ta bartë i vetëm gjithë barrën krijuese të skuadrës. Për këtë arsye, “Të Kuqtë” po intensifikojnë përpjekjet për të siguruar një përforcim në pozitën e organizatorit të lojës gjatë afatit kalimtar të janarit.

    I konsideruar si një nga talentet më premtues që ka dalë nga akademia e famshme e Ajaxit në dekadën e fundit, Ouazane tashmë ka shkruar histori me klubin dhe kombëtaren e tij.

    I gjatë 1.83 metra, 17-vjeçari është golashënuesi i katërt më i ri në historinë e Ajaxit në Eredivisie gjatë këtij shekulli, si dhe golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares së Marokut.

    Interesimi për Ouazanen është pjesë e planeve të Liverpoolit për të ndërtuar një skuadër të re dhe konkurruese, me synimin për të krijuar një ekip dominues në vitet e ardhshme, pas periudhës së vështirë nën drejtimin e Arne Slot.

    Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, Ward duhet të vendosë nëse do të bëjë një ofertë zyrtare për Ouazanen apo do t’i drejtohet alternativave të tjera, Mohya dhe Mora./Telegrafi/

  • Shtoni pak uthull në ujin ku zieni vezët - arsyeja mund t'ju befasojë

    Shtoni pak uthull në ujin ku zieni vezët – arsyeja mund t’ju befasojë

    Zierja e vezëve duket si një nga proceset më të thjeshta në kuzhinë, por edhe për këtë ushqim ekzistojnë disa truke që mund ta lehtësojnë përgatitjen.

    Njëri prej tyre është shtimi i një sasie të vogël uthulle në ujin ku zihen vezët, veçanërisht për të shmangur rrëmujën në rast se lëvozhga çahet gjatë zierjes.

    Uthulla rrit aciditetin e ujit, gjë që ndihmon të bardhën e vezës të mpikset më shpejt nëse lëvozhga çahet dhe një pjesë e saj fillon të dalë jashtë.

    Foto ilustruese

    Në këtë mënyrë, e bardha e vezës ngurtësohet më shpejt dhe nuk përhapet aq shumë në ujë.

    Ky truk është veçanërisht i dobishëm kur zieni vezë që kanë pasur çarje të vogla paraprakisht ose kur ato përplasen aksidentalisht me njëra-tjetrën gjatë zierjes.

    Megjithatë, duhet pasur parasysh se uthulla nuk e parandalon çarjen e lëvozhgës, por ndihmon në mpiksjen më të shpejtë të përmbajtjes së vezës në rast se kjo ndodh.

    Mjafton të shtoni një deri në dy lugë uthull të zakonshme alkoolike në ujë para se të filloni zierjen.

    Nuk këshillohet të përdorni sasi të tepërta, pasi uthulla mund të lërë një aromë të lehtë ose të ndikojë në shijen e vezës nëse një pjesë e saj del jashtë lëvozhgës.

    Ky hap nuk është i domosdoshëm kur zieni vezë me lëvozhgë të paprekur.

    Për të zvogëluar mundësinë e çarjes, rekomandohet që vezët të vendosen me kujdes në ujë, të shmangen ndryshimet e menjëhershme të temperaturës dhe të mos zihen në temperaturë tepër të lartë.

    Edhe pse bëhet fjalë për një truk të vogël kuzhine, shtimi i uthullës mund të jetë një zgjidhje praktike për ta lehtësuar përgatitjen e vezëve, sidomos kur zieni disa prej tyre njëkohësisht. /Telegrafi/

  • Amerikani bën udhëtim prej 31 kilometra me 'rollera' dhe duke zhongluar, thyen rekordin botëror

    Amerikani bën udhëtim prej 31 kilometra me ‘rollera’ dhe duke zhongluar, thyen rekordin botëror

    Një burrë nga Idaho e SHBA-së ka vendosur një rekord të ri botëror në një kategori të pazakontë, duke përshkuar 31.8 kilometra me rollera në linjë, ndërsa zhonglonte me tri objekte.

    David Rush, i cili mban disa rekorde të Guinnessit në zhonglim, ka realizuar sfida të mëparshme duke zhongluar mbi një biçikletë njërrotëshe, një dërrasë me rrota dhe një top zviceran.

    Megjithatë, ai tha se përpjekja për të përshkuar distancën më të madhe me patina në linjë duke zhongluar ishte sfida më e vështirë deri më tani, transmeton Telegrafi.

    “Kur zhonglon dhe bën rolling, edhe një guralec sa një bizele mund ta bllokojë rrotën, të prishë ritmin dhe t’i japë fund muajve të përgatitjeve brenda gjysmë sekonde”, shkroi Rush në internet.

    Ai tregoi se kur kishte nisur stërvitjen për këtë rekord, para tre vjetësh, distanca që duhej tejkaluar ishte 5,000 metra. Fillimisht, ai arriti ta thyente rekordin duke përshkuar një milje, por më pas e humbi atë dhe vendosi të synonte një distancë shumë më të madhe.

    – YouTube www.youtube.com

    “Rekordet e qëndrueshmërisë nuk fitohen ditën e përpjekjes, por gjatë muajve të përgatitjeve fizike dhe pastrimit të pistës me fshesë e fryrëse gjethesh në mëngjes. Kur eliminon faktorët që mund t’i kontrollosh, gjithçka që mbetet është të mos dorëzohesh kur fillon dhimbja”, tha Rush.

    Për përpjekjen zyrtare, më 18 tetor 2025, ai pastroi vetë një segment prej rreth 1.2 kilometrash të një shtegu betoni përgjatë zonës Boise Greenbelt.

    Rush arriti të përshkonte gjithsej 31,816 metra, apo 19.77 milje, duke zhongluar vazhdimisht me tri objekte. Përpjekja përfundoi kur lodhja bëri që t’i binte njëra prej topave.

    Rekordi i tij tashmë është konfirmuar nga Guinness World Records, duke tejkaluar me më shumë se gjashtë herë rezultatin e mëparshëm. /Telegrafi/

  • Dënimi me 17 muaj burgim, mbrojtja e Thaçit paralajmëron apelimin

    Dënimi me 17 muaj burgim, mbrojtja e Thaçit paralajmëron apelimin

    Dënimi me 17 muaj burgim, mbrojtja e Thaçit paralajmëron apelimin

    Ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të kundërshtojë në Apel vendimin e Gjykatës Speciale sa i përket mënyrës së llogaritjes së dënimit prej 17 muajsh burgim, i cili iu shqiptua në procesin për pengim të administrimit të drejtësisë.

    Përmes një shkrese të dorëzuar më 23 nëntor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, ka njoftuar se mbrojtja rezervon të drejtën për ta dërguar në Dhomën e Apelit vendimin e gjykatësit lidhur me vuajtjen e njëkohshme të dënimeve në rastet 06 dhe 12, si dhe kreditimin e kohës së kaluar në paraburgim.

    Më 17 nëntor 2026, Gjykata e Hagës e shpalli fajtor Thaçin për disa vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, duke e dënuar me 17 muaj burgim. Mirëpo, gjykatësi kishte vendosur se koha e kaluar në paraburgim në bazë të dy fletarrestimeve të ndara nuk mund të llogaritet njëkohësisht për dy dënime që nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën.

    Ndaj këtij arsyetimi ka reaguar ashpër mbrojtja, e cila potencon se nëse Thaçit do t’i njihej koha e paraburgimit që nga momenti i njoftimit për fletarrestimin në Rastin 12, ky dënim do të quhej tashmë i kryer dhe ish-presidenti do të lirohej nga kjo masë.

    “Po t’i ishte njohur z. Thaçi koha e kaluar në paraburgim që nga njoftimi për fletarrestimin në Rastin 12, dënimi i tij në këtë rast do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të ishte liruar”, thuhet në shkresën e avokates Menegon.

    Më tej, mbrojtja ka sqaruar se aktualisht nuk planifikon të dorëzojë parashtrime të veçanta lidhur me vazhdimin e paraburgimit, por mbetet e vendosur që përmes ankesës ndaj Aktgjykimit të sfidojë vendimin për mosllogaritjen e njëkohshme të dënimeve dhe mosnjohjen e kohës së kaluar në paraburgim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali