Author: Momenti

  • Zëdhënësi i Speciales: Të paraburgosurit e UÇK-së në Hagë kanë kushte që tejkalojnë standardet evropiane

    Zëdhënësi i Speciales: Të paraburgosurit e UÇK-së në Hagë kanë kushte që tejkalojnë standardet evropiane

    Zëdhënësi i Speciales: Të paraburgosurit e UÇK-së në Hagë kanë kushte që tejkalojnë standardet evropiane

    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka reklamuar pak kushtet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas tij, ata kanë kushte jetese që përmbushin ose tejkalojnë standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare.

    Duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura në opinionin publik në Kosovë, Doyle ka thënë se të paraburgosurit kanë qasje të përditshme në ajër të pastër dhe mundësi për ushtrime fizike, si dhe mund të merren me aktivitete sportive dhe rekreative.

    Ai ka përmendur se të paraburgosurit mund të luajnë tenis, të merren me kopshtari e pikturë, të gatuajnë dhe të ndajnë ushqimin me njëri-tjetrin. Gjithashtu, sipas tij, ata kanë mundësi të marrin pjesë në shërbesa fetare dhe të kenë qasje në libra, revista, gazeta dhe programe radiofonike e televizive në gjuhën shqipe.

    Sa i përket kujdesit shëndetësor, Doyle ka thënë se të paraburgosurve u ofrohet së paku i njëjti standard i shërbimeve shëndetësore që është përgjithësisht i disponueshëm në Holandë.

    Ai ka theksuar gjithashtu se sistemi i paraburgimit u mundëson të mbajturve të ruajnë kontaktet me familjarët dhe miqtë përmes telefonatave, korrespondencës, vizitave fizike dhe atyre përmes video-lidhjes.

    Sipas tij, secilit të paraburgosur i garantohen 10 ditë në muaj për vizita nga familjarët dhe miqtë.

    Duke folur për standardet e akomodimit, higjienës, ushqimit dhe ngrohjes, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara ka deklaruar se të gjitha kushtet në objektet e paraburgimit i përmbushin ose tejkalojnë standardet ndërkombëtare, përfshirë Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve dhe Rregullat Evropiane të Burgjeve.

    Doyle ka bërë të ditur se rregullat e paraburgimit janë hartuar në konsultim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), i cili kryen inspektime të rregullta, të paparalajmëruara dhe të pavarura në këto objekte.

    Ai i është referuar edhe raportit të vitit 2025 të Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, sipas të cilit, pas tri inspektimeve gjatë atij viti, ishte konstatuar se kushtet e paraburgimit ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe standardet e njohura ndërkombëtarisht.

    Ndërkaq, inspektimi më i fundit nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara është kryer në tetor të vitit 2026.

    Sa i përket trajtimit të të paraburgosurve, Doyle ka deklaruar se çdo formë diskriminimi është e ndaluar brenda këtyre objekteve, pavarësisht prejardhjes kombëtare apo natyrës së procedurave penale.

    Ai ka shpjeguar edhe mekanizmat përmes të cilëve të paraburgosurit mund të paraqesin ankesa. Sipas tij, ata mund t’i drejtohen shefit të shërbimit të paraburgimit, Avokatit të Popullit ose Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

    Në rastet kur konsiderojnë se ankesat nuk janë trajtuar, të paraburgosurit mund të ndjekin procedurën zyrtare, duke iu drejtuar Administratorit të Dhomave të Specializuara dhe, si mundësi të fundit, gjyqtarëve.

    Përgjigjet e zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, janë dhënë në një intervistë me shkrim për RTV21, në të cilën janë trajtuar kushtet e paraburgimit dhe mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

    Burimi: Insajderi

  • ​Nënkryetarja e Prishtinës kërkon nga Qeveria zgjidhje për mbeturinat

    ​Nënkryetarja e Prishtinës kërkon nga Qeveria zgjidhje për mbeturinat

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati mbajti konferencë për media mu para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky institucion të marrë vendim që sjell ndryshime për problemin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

    Musmurati: Prishtina ka nevojë për 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e menaxhimit të mbeturinave

    “Pikërisht këtu, në këtë institucion, duhet të merret vendimi që do të mundësonte një ndryshim rrënjësor në shërbimin e pastrimit të Prishtinës. Prishtina ka nevojë për 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave”, tha ajo.

    Musmurati kërkoi nga ministri i Financave, Hekuran Murati të nënshkruajë marrëveshjen për projektin në bashkëpunim me Bankën gjermane KfW në vlerë 74 milionë euro.

    Musmurati: Kërkoj nga ministri Murati që të nënshkruajë marrëveshjen 74 milionë euro për të ndihmuar ndërmarrjen “Pastrimi”

    “Kërkoj nga ministri Hekuran Murati që të nënshkruajë marrëveshjen për projektin prej 74 milionë eurosh, për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjes “Pastrimi”, e jo për të kontribuar në falimentimin e saj.

    Javën e kaluar u jemi drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ua dorëzuar dokumentacionin zyrtar, vendimin e Qeverisë, dokumentin e KfË-së dhe letrën e përbashkët të palëve të përfshira në projekt”, tha ajo.

    Deri më tani, as Qeveria, as ministri i Financave Hekuran Murati nuk janë përgjigjur në lidhje me kërkesat e pushtetit komunal të Prishtinës për një zgjidhje të problemit të mbeturinave në kryeqytet. /kp/

  • Mustafa kërkon të dhëna për kompanitë serbe që tregtuan energji në Kosovë, ZRRE premton përgjigje me shkrim

    Mustafa kërkon të dhëna për kompanitë serbe që tregtuan energji në Kosovë, ZRRE premton përgjigje me shkrim

    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti, Arben Mustafa ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të dhëna për numrin e kompanive serbe që kanë tregtuar energji elektrike në Kosovë gjatë viteve të fundit, përfshirë vitin 2025, si dhe vlerën e energjisë së tregtuar nga to.

    Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, ku po shqyrtohej raporti vjetor i punës së ZRRE-së për vitin 2025, Mustafa përmendi edhe çështjen e origjinës së energjisë elektrike që importohet në Kosovë.

    Ai pyeti nëse ekzistojnë mekanizma për të identifikuar prejardhjen e energjisë dhe nëse energjia nga Serbia mund të hyjë në Kosovë përmes agjentëve apo kompanive të vendeve të tjera.

    “Nga të dhënat që po publikohen prej EUROSTAT doli që mesatarja në BE e kostos për konsumatorë jashtë ekonomive familjare është 16 centë kilovati, ndërsa bizneset tona që kanë dalë në treg të hapur po paguajnë dyfishin. Kjo reforma juaj çka i ka sjellë ekonomisë së vendit, a keni bërë ndonjë analizë si ZRRE, qysh ka ndikuar në konkurrueshmërinë e prodhuesve tanë vendimi i juaj për me i hedh në treg të hapur kompanitë, dhe a ka qenë tregu i Kosovës i përgatitur mjaftueshëm me ofru qasje të duhur në furnizim me energji për bizneset tona në mënyrë që këtë eksport edhe ashtu të pakët që e kemi mos të e dëmtojmë….

    Mos është më e arsyeshme mos të ngutemi me i hedh në treg edhe një grup tjetër të bizneseve dhe të shkaktojmë një rritje edhe më të madhe të kostove të prodhimit…Sa është numri i kompanive serbe që kanë tregtuar energji elektrike në Kosovë gjatë këtyre viteve, përfshirë edhe vitin 2025 dhe a ka mekanizma ZRRE për me i identifiku se ka vjen energjia elektrike që importohet në Kosovë. A ka mundësi që energjia serbe apo e kompanive serbe të vijë në Kosovë përmes agjenteve apo përmes kompanive jo serbe, por që na sjellin neve këtu energjinë e Serbisë”, ka pyetur Mustafa, raporton kp.

    Anëtari i Bordit të ZRRE-së, Driton Gojani, tha se rregullatorit i mjafton identifikimi i çmimit referent të bursës sipas të cilit blihet energjia, ndërsa për kontratat e KESCO-s tha se ato lidhen me agjentët që bëjnë blerjen në bazë të çmimeve referente të bursave.

    Gojani bëri të ditur se, pas vendimit të Qeverisë, ZRRE-ja i është drejtuar Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), së cilës ia ka përcjellë regjistrin e licencave aktuale për verifikim.

    “Unë e ceka edhe më herët që agjentët blejnë. Në këtë rast, për KESCO, në bazë të çmimit referent të një burse, apo një burse tjetër. Do të thotë, aty figuron vetëm kontrata në mes të agjentit dhe KESCO-s. Agjenti për KESCO blen në bazë të çmimit referent, sipas udhëzimeve që KESCO. Sa i përket aspektit të gjurmimit, për neve mjafton, aspekti i çmimit. Do të thotë, për ne bëhet me rëndësi me ditë që është duke blerë me çmim referent. Domethënë, një burse. Që mendojmë që, nëse ajo, sillet, është e mjaftueshme në kuptim të, për shkak se, nëse kishin me qenë çmimet më të larta…Pas vendimit të qeverisë, hapi i parë që ne e kemi ndërmarrë është që ju kemi drejtuar ARBK-së. gjithë regjistri i licencave aktuale të cilat neve i posedojmë i është dërguar ARBK-së. Ky është ai hapi në lidhje me identifikimin. Në këtë rast presim përgjigje nga ARBK-ja, në mënyrë që me vazhdu të jetë tutje me, procesin”, ka shtuar Gojani.

    Deputeti nga PDK, Mustafa ka pyetur numrin e kompanive serbe dhe vlerën e tregtuar deri më tani.

    Për këtë, Gojani tha se të dhënat mund të verifikohen përmes ankandeve dhe të dhënave të KESCO-s dhe KOSTT-it, por kërkoi që pyetja t’i dërgohet me shkrim, në mënyrë që ZRRE-ja të ofrojë përgjigje të saktë.

    “Numrin e kompanive serbe, kjo mundet thjesht, nëse mundeni me na e dërgu si pyetje, edhe ne mundemi me pa në rast se, nëse ka. Ne i kemi të dhënat, prej ankandeve të cilat janë edhe prej KESCO-s, por edhe prej KOSTT-it, me e pa në rast se ka do të thotë import nga kompani serbe. Po kjo është një përgjigje që kishim mujt me jua dhënë me shkrim”, ka thënë Gojani gjatë raportimit në komision. /KP/

  • Deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për shpëlarje të parave

    Deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për shpëlarje të parave

    Deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për shpëlarje të parave

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot, më 24 nëntor, aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare në Kosovë.

    Për këto veprime, Prokuroria Speciale e ngarkon të pandehurin me veprën penale të shpëlarjes së parave.

    Në njoftimin e Prokurorisë nuk është specifikuar shuma e parave të përfshira në këto transaksione, periudha gjatë së cilës janë realizuar ato dhe as identiteti i plotë i të pandehurit.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Prokuroria konfirmon ndalimin e 4 personave të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Prokuroria konfirmon ndalimin e 4 personave të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

    “Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N. S. dhe D. S., dyshohen për kryerjen e veprës penale

    ‘ndihma në kryerjen e veprës penale ‘vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së , ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M. P. Dhe G. B. dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën për media. 

    Gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

    Sipas raportimeve të deritanishme në media, dy nga të arrestuarit janë ish-vjehrra dhe ish-kunati i së ndjerës.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky: Emisarët e Trumpit po bëjnë presion për arritjen e një marrëveshjeje paqeje sa më shpejt

    Zelensky: Emisarët e Trumpit po bëjnë presion për arritjen e një marrëveshjeje paqeje sa më shpejt

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se të dërguarit e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, po kërkojnë që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Ai tha se, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje e pranueshme për Kievin, Ukraina do të kërkojë nga SHBA-ja një paketë të konsiderueshme ndihme ushtarake, si dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë, transmeton Telegrafi.

    “Duhet të ketë një nivel të tillë mbështetjeje për Ukrainën dhe sanksione të tilla që t’u dërgojnë rusëve një sinjal të qartë. Është koha të ulemi në tryezën e negociatave dhe t’i japim fund luftës”, tha Zelensky.

    Presidenti ukrainas theksoi se Kushner dhe Witkoff po bëjnë presion për arritjen e një marrëveshjeje sa më parë, mundësisht para muajit janar.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se Ukraina po përballet me mundësinë e detyrimit për të bërë lëshime të konsiderueshme, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po jep shenja se është i gatshëm t’i japë fund luftës. /Telegrafi/

  • Dyshohet se përmes bankave qarkulloi mbi gjysmë milioni euro nga shitja e drogës, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë

    Dyshohet se përmes bankave qarkulloi mbi gjysmë milioni euro nga shitja e drogës, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës 2009-2019, në Kosovë, ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar përmes llogarive të tij personale dhe llogarive të një subjekti afarist shumën prej 542 mijë e 478 euro e 86 centë.

    Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari ishte në dijeni se këto mjete financiare kishin prejardhje nga veprimtaria kriminale e shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Për këtë vepër penale, ai ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë më 28 maj 2024.

    Prokuroria bën të ditur se, me qëllim të fshehjes apo maskimit të prejardhjes kriminale të parave dhe paraqitjes së tyre si mjete me prejardhje të ligjshme, i pandehuri kishte realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare në Kosovë.

    Madje, sipas aktakuzës, janë evidentuar transaksione të përsëritura të tërheqjes dhe rideponimit të parave brenda së njëjtës ditë ose në intervale të shkurtra kohore.

    Aktakuza është ngritur më 24 nëntor 2026, ndërsa për rastin pritet të vendosë gjykata kompetente. /Telegrafi/

  • Spitali i Pejës nis vendosjen e protezave të gjurit dhe kërdhokullës

    Spitali i Pejës nis vendosjen e protezave të gjurit dhe kërdhokullës

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka filluar realizimin e ndërhyrjeve kirurgjike për vendosjen e protezave të gjurit dhe kërdhokullës.

    Përmes një njoftimi, ky institucion ka bërë të ditur se pas furnizimit me proteza nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), tashmë ka hyrë në javën e tretë të ofrimit të këtij shërbimi.

    Rastet e para të vendosjes së protezave janë realizuar nga ortopedët Shkumbin Berisha dhe Florim Bajraktari, njëherësh shef i Repartit të Ortopedisë, me asistimin e mjekëve Valdrin Komoni dhe Valdrin Gashi.

    Ndërhyrjet janë realizuar në bashkëpunim me ekipin e Anestezionit dhe atë të instrumentarëve.

    Sipas njoftimit, Reparti i Ortopedisë ka katër mjekë specialistë ortopedë, të gjithë të përgatitur dhe të trajnuar për realizimin e këtyre ndërhyrjeve kirurgjike.

    Spitali ka bërë të ditur se lista e pritjes për vendosjen e protezave do të respektohet në mënyrë strikte, sipas radhës së paraqitjes së pacientëve, me qëllim të garantimit të transparencës dhe trajtimit të barabartë.

    “Një shërbim i ri, më shumë mundësi trajtimi dhe kujdes më i afërt për pacientët tanë!”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. /Telegrafi/

  • Juventusi i hapur për shitjen e Zhegrovës në janar, Spalletti miraton largimin

    Juventusi i hapur për shitjen e Zhegrovës në janar, Spalletti miraton largimin

    Juventusi mund të ndahet nga Edon Zhegrova gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat e mundshme për yllin e Kosovës.

    Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” do të vlerësojë çdo ofertë që mund të arrijë për Zhegrovën në janar, me qëllim që përmes shitjes së tij të krijojë hapësirë financiare për transferimet e ardhshme.

    Madje, edhe pse e lëvdoi para disa ditësh për paraqitjen ndaj Venezias, trajneri Luciano Spalletti thuhet se është i hapur për largimin e reprezentuesit kosovar, sidomos pas rikthimit të Francisco Conceicaos dhe Nico Gonzalezit nga lëndimet.

    Kjo situatë mund ta vështirësojë edhe më shumë pozitën e Zhegrovës në skuadrën torineze, duke e bërë të mundshëm një largim të tij pas vetëm një viti i gjysmë pas transferimit te Juventusi.

    Mbetet të shihet nëse në janar do të konkretizohen interesimet për shërbimet e futbollistit kosovar dhe cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

    Çmimi i sulmuesit anësor nga Prishtina vlerësohet të jetë 10 milionë euro, ndërsa së fundmi është lidhur me klube si Al Ittihad dhe Como. /Telegrafi/

  • Hapësira bashkon Kinën dhe Pakistanin, astronauti pakistanez pjesë e misionit të ri

    Hapësira bashkon Kinën dhe Pakistanin, astronauti pakistanez pjesë e misionit të ri

    Misioni Shenzhou-24 pritet të niset më 25 nëntor nga Qendra Hapësinore Jiuquan, duke shënuar një kapitull të ri në bashkëpunimin hapësinor mes Kinës dhe Pakistanit.

    Burimi: Dukagjini