Author: Momenti

  • Arrestimi i katër personave lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Prokuroria jep detaje

    Arrestimi i katër personave lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Prokuroria jep detaje

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, bën të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona për 48 orë.

    Dy nga personat e ndaluar, me inicialet N.S., dhe D.S., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘Vrasja e rëndë’”, nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3, 1.4, dhe 1.8 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, ndërsa dy personat e tjerë me inicialet M.P. G.B. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Telegrafi mëson se në mesin e këtyre katër të arrestuarve janë ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe ish-kunati Driton Sylaj.

    Në njoftim tutje thuhet se gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se personat e lartcekur kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohet.

    Në kuadër të procedurës penale, Prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

    Më tej bëhet e ditur se brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve. /Telegrafi/

  • Lajm i mirë për pacientët: Spitali i Pejës nis vendosjen e protezave të gjurit dhe të kërdhokullës

    Lajm i mirë për pacientët: Spitali i Pejës nis vendosjen e protezave të gjurit dhe të kërdhokullës

    Lajm i mirë për pacientët: Spitali i Pejës nis vendosjen e protezave të gjurit dhe të kërdhokullës

    Pacientët e rajonit të Pejës nuk do të kenë më nevojë të bredhin spitaleve të tjera për vendosjen e protezave të gjurit dhe të kërdhokullës, pasi ky shërbim i rëndësishëm tashmë ka nisur të realizohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

    Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, pas furnizimit me proteza nga SHSKUK-ja, ky institucion shëndetësor ka hyrë tashmë në javën e tretë të kryerjes me sukses të këtyre ndërhyrjeve kirurgjike.

    Rastet e para të vendosjes së protezave janë kryer nga mjekët Dr. Shkumbin Berisha dhe shefi i Repartit të Ortopedisë, Dr. Florim Bajraktari, të asistuar nga Dr. Valdrin Komoni dhe Dr. Valdrin Gashi, në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Anestezionit dhe instrumentarët.

    Nga spitali bëjnë të ditur se Reparti i Ortopedisë numëron katër mjekë specialistë ortopedë, të cilët janë të përgatitur dhe të trajnuar për realizimin e këtyre operacioneve, duke u ofruar kështu pacientëve trajtim më të shpejtë dhe më afër vendbanimit.

    Po ashtu, drejtuesit e spitalit kanë garantuar se lista e pritjes për vendosjen e protezave do të respektohet në mënyrë strikte, sipas radhës së paraqitjes së pacientëve, me qëllim të sigurimit të transparencës së plotë dhe trajtimit të barabartë për të gjithë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Paguani sot, që të keni ngrohje nesër

    Paguani sot, që të keni ngrohje nesër

    Për më shumë se një muaj NP “Termokos” ka ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për mbi 25 mijë konsumatorë.

    Sigurimi i këtij shërbimi pandërprerë, funksionimi i qëndrueshëm i sistemit dhe ngrohja sa më cilësore, varen nga pagesa e faturave të ngrohjes.

    Konsumatorë të nderuar, vazhdimi i ofrimit të ngrohjes cilësore është në duart tuaja. Paguani me rregull dhe pa vonesë për shërbimin e ofruar, që ju të keni ambiente të ngrohta në këto ditë të ftofta, që po afrohen.

    NP “Termokos” shpreh mirënjohje të thellë për mijëra konsumatorë, që për vite me radhë nëpëmes pagesave të rregullta kanë mundësuar funksionimin e sistemit të ngrohjes!

    Paguani sot, që të keni ngrohje nesër!

    Burimi: RTKLive

  • Ukraina arsyeton goditjen ndaj anijeve ruse në brigjet e Libisë, ishte akt vetëmbrojtjeje

    Ukraina arsyeton goditjen ndaj anijeve ruse në brigjet e Libisë, ishte akt vetëmbrojtjeje

    Kievi pretendon se goditja ndaj mjeteve detare ruse në brigjet libiane ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa autoritetet në Tripoli dënojnë operacionin dhe paralajmërojnë për rrezikun e përfshirjes së Libisë në luftë.

    Burimi: Dukagjini

  • Pjesëtari i FSK-së lëndohet në aksident trafiku në Gjilan, pritet t’i nënshtrohet operimit

    Pjesëtari i FSK-së lëndohet në aksident trafiku në Gjilan, pritet t’i nënshtrohet operimit

    Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor në regjionin e Gjilanit.

    Burimi: Dukagjini

  • Një ushtar i FSK-së përfshihet në aksident trafiku në Gjilan

    Një ushtar i FSK-së përfshihet në aksident trafiku në Gjilan

    Një ushtar i FSK-së përfshihet në aksident trafiku në Gjilan

    Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku në rajonin e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme.

    Lajmin e ka konfirmuar Shefi  i Sektorit të Informimit Publik në FSK, Vëllazërim Qerimi i cili njoftoi se si pasojë e lëndimeve, i njëjti është dërguar në QKUK.

    Pjesëtari i FSK-së, po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë, transmeton Klankosova.tv

    “Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë. Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor” .

    Ky sqarim erdhi pasi fillimisht u raportua se ushtari që ndodhet në Ortopedi është pjesëtari që u lëndua dje në Babaj të Bokës.

  • SPAK propozon gjykimin e Erion Veliajt me videokonferencë, shkak gjendja shëndetësore

    SPAK propozon gjykimin e Erion Veliajt me videokonferencë, shkak gjendja shëndetësore

    SPAK propozon gjykimin e Erion Veliajt me videokonferencë, shkak gjendja shëndetësore

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në gjykatë.

    Sipas Top Channel, propozimi është bërë nga prokurori Altin Dumani, ndërsa avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.

    Për këtë arsye, seanca e së martës është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.

    Propozimi për mbajtjen e seancave përmes videokonferencës pritet të diskutohet më tej gjatë vazhdimit të procesit gjyqësor.

  • Jashari: Lipjani po diskriminohet në ndarjen e buxhetit për vitin 2027 (VIDEO)

    Jashari: Lipjani po diskriminohet në ndarjen e buxhetit për vitin 2027 (VIDEO)

    Jashari: Lipjani po diskriminohet në ndarjen e buxhetit për vitin 2027 (VIDEO)

    Arsim Jashari, shef i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Lipjanit, është shprehur i pakënaqur me ndarjet buxhetore për nivelin lokal për vitin e ardhshëm.

    Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ai ka vlerësuar se Lipjani po përballet me padrejtësi në ndarjen e mjeteve buxhetore, duke marrë parasysh, sipas tij, zhvillimin dhe nevojat e kësaj komune.

    Jashari ka pretenduar se komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje kanë përfituar buxhet më të lartë, sesa ato që udhëhiqen nga partitë e tjera. /Klankosova.tv

  • Droni amerikan mbi Meksikë, ShBA-ja ndihmoi në kapjen e një bosi të drogës

    Droni amerikan mbi Meksikë, ShBA-ja ndihmoi në kapjen e një bosi të drogës

    Droni amerikan mbi Meksikë, ShBA-ja ndihmoi në kapjen e një bosi të drogës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një dron mbikëqyrës për të ndihmuar në kapjen e një prej dhjetë baronëve më të kërkuar të drogës, gjatë fundjavës në rajonin e Sinaloas, në Meksikë.

    Kapja e fundit e Flores Meza-s, i njohur si “El Chapo Isidro”, ka dëshmuar bashkëpunimin mes dy shteteve në zbatimin e ligjit.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, të ndërmarrë masa kundër karteleve të drogës, duke pretenduar se Meksika po humb kontrollin mbi sovranitetin e saj.

    Ndërkaq, presidentja Sheinbaum është shprehur se forcave amerikane nuk u është lejuar të operojnë në territorin meksikan dhe se dy shtetet kanë shkëmbyer vetëm informacione inteligjence.

    Kapja e Meza-s gjatë fundjavës, i cili ishte një nga të arratisurit më të kërkuar nga FBI-ja, shkaktoi trazira në veriun e Meksikës.

    Si pasojë e përleshjeve u vranë 20 persona, përfshirë katër ushtarë meksikanë dhe 16 persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale./Klankosova.tv

  • Bashkim Jashari i dhuron Komandantes Supreme uniformën e ushtrisë

    Bashkim Jashari i dhuron Komandantes Supreme uniformën e ushtrisë

    Bashkim Jashari i dhuron Komandantes Supreme uniformën e ushtrisë

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, i ka dhuruar Presidentes së Kosovës dhe Komandantes Supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula, një palë uniforma të FSK-së.

    Dhurata u bë gjatë vizitës së presidentes në FSK, ku ajo u prit nga komandanti Jashari.

    Gjatë takimit, Jashari e njoftoi Shiroka-Pulën për të arriturat e Forcës, procesin e transformimit dhe modernizimit, si dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, presidentes iu prezantua vizioni për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.