Author: Momenti

  • “Femicidi është urgjencë kombëtare” – nesër protestë në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal dhe përgjegjësi institucionale

    “Femicidi është urgjencë kombëtare” – nesër protestë në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal dhe përgjegjësi institucionale

    “Femicidi është urgjencë kombëtare” – nesër protestë në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i Kodit Penal dhe përgjegjësi institucionale

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kundër vrasjes së grave, e cila do të zhvillohet nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë.

    Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë drejtësi, llogaridhënie institucionale dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka paraqitur katër kërkesa kryesore:

    • Ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes.
    • Krijimin e mekanizmit “Femicide Watch”, për evidentimin dhe analizimin e rasteve të vrasjeve të grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale.
    • Sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë financimin e strehimoreve dhe shërbimeve të specializuara.
    • Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, forcimin e koordinimit ndërinstitucional, vlerësimin e rrezikut dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse.

    RrGK ka theksuar se barra e parandalimit të dhunës nuk duhet t’u mbetet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje, por institucioneve që kanë detyrimin për t’i mbrojtur ato.

    “Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets

    Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets

    Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets

    PrishtinaTickets ofron rezervime në linjën Prishtinë–Karlsruhe / Baden-Baden–Prishtinë, me tri fluturime në javë për udhëtarët mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    Nëse jetoni në Karlsruhe, Baden-Baden apo në zonat përreth, këtë linjë mund ta përfshini në planet tuaja për vizita, udhëtime pune apo pushime.

    Për të parë cilat data ju përshtaten, kërkoni udhëtimin në PrishtinaTickets.com dhe rezervoni online biletën vajtje-ardhje.

    Për ndihmë gjatë rezervimit, kontaktoni:

    Gjermani: +49 7621 916 5313
    Kosovë: +383 38 660 550
    Zvicër: +41 61 510 06 86
    Suedi: +46 470 580 944
    Email: info@prishtinatickets.com

    Shfrytëzoni ofertat e fundvitit – rezervoni tani!

    Përmes platformës mund të rezervoni udhëtime vajtje-ardhje në këto linja:

    Prishtinë – BASEL – Prishtinë
    Prishtinë – ZÜRICH – Prishtinë
    Prishtinë – GENÈVE – Prishtinë
    Prishtinë – DÜSSELDORF – Prishtinë
    Prishtinë – STUTTGART – Prishtinë
    Prishtinë – MÜNSTER – Prishtinë
    Prishtinë – MÜNCHEN – Prishtinë
    Prishtinë – KÖLN – Prishtinë
    Prishtinë – BERLIN – Prishtinë
    Prishtinë – NUREMBERG – Prishtinë
    Prishtinë – HAMBURG – Prishtinë
    Prishtinë – HANNOVER – Prishtinë
    Prishtinë – DORTMUND – Prishtinë
    Prishtinë – KARLSRUHE / BADEN-BADEN – Prishtinë
    Prishtinë – LUXEMBURG – Prishtinë
    Prishtinë – LJUBLJANA – Prishtinë
    Prishtinë – GÖTEBORG – Prishtinë
    Prishtinë – MALMÖ – Prishtinë
    Prishtinë – HELSINKI – Prishtinë
    Prishtinë – SALZBURG – Prishtinë
    Prishtinë – VÄXJÖ – Prishtinë (vetëm verës)
    Prishtinë – BREMEN – Prishtinë (vetëm verës)
    OHRID – BASEL – OHRID (vetëm verës)
    Prishtinë – OSLO – Prishtinë (vetëm Dhjetor/Janar)
    Prishtinë – BRUKSEL – Prishtinë (vetëm Dhjetor/Janar)

    Ju ftojmë që rezervimet tuaja të ardhshme t’i bëni ONLINE në PrishtinaTickets.com.

    Burimi: Insajderi

  • Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

    Serbia “me shumë gjasë” nuk do të harmonizohet me deklaratën përfundimtare të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pasi ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiq, nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

    Burimi: Dukagjini

  • Hollywood-i zbarkon në Torino, Pamela Anderson dhe John Travolta nderohen në festivalin e filmit

    Hollywood-i zbarkon në Torino, Pamela Anderson dhe John Travolta nderohen në festivalin e filmit

    Festivali i 44-të i Filmit në Itali nis më 24 nëntor, Pamela Anderson dhe John Travolta mes yjeve që do të nderohen deri më 2 dhjetor

    Burimi: Dukagjini

  • Akili thumbon Norën: Më shumë e pëlqen lojën sesa Rronin (VIDEO)

    Akili thumbon Norën: Më shumë e pëlqen lojën sesa Rronin (VIDEO)

    Akili thumbon Norën: Më shumë e pëlqen lojën sesa Rronin (VIDEO)

    Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte raporti i saj me Rronin dhe mënyra se si po e vazhdon lojën brenda shtëpisë.

    Akili i ka thënë Norës se, sipas përshtypjes së tij, ajo po e pëlqen lojën më shumë sesa Rronin.

    “Ti Rronin e ke në qejf, por ti më shumë e pëlqen lojën sesa Rronin”, i ka thënë Akili.

    Ndërkaq, Nora është kundërpërgjigjur duke thënë se edhe nëse Rroni do të ishte në shtëpi, të dy do të vazhdonin lojën veçmas.

    “Edhe ai me qenë këtu, unë edhe ai kemi me thënë: secili flet për veti, secili luan për veti. Na nuk jemi si ti, Nichi e Antoneta”, është shprehur Nora.

    Akili ka këmbëngulur në qëndrimin e tij, duke thënë se këtë përshtypje e ka krijuar nga sjellja e Norës gjatë Prime të mbrëmshëm.

    Për të parë diskutimin e plotë, ndiqeni videon më poshtë:

  • Ndalohen ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt

    Ndalohen ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt

    Ndalohen ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt

    Katër persona janë arrestuar ditën e sotme për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për të afërm të familjes së ish-burrit të Arlindës, Jeton Sylajt.

    Konkretisht, ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlindës kanë përfunduar në prangat e Policisë.

    Brenda afatit ligjor, ndaj tyre pritet të ushtrohet kërkesa për paraburgim.

    Prokuroria akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht lidhur me veprat me të cilat ngarkohen dy anëtarët e familjes Sylaj.

    Në anën tjetër, sot mbahet seanca fillestare ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosje.

    Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

  • Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

    Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

    Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër vrasjes së grave, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, e cila do të mbahet nesër, më 25 nëntor, në Prishtinë.

    Protesta do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrëset do të kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

    “Përmes kësaj proteste, kërkojmë:

    Ndryshimin e Kodit Penal dhe përkufizimin e femicidit si vepër penale të veçantë, duke njohur motivin gjinor dhe kontekstin e dhunës që mund t’i paraprijë vrasjes së një gruaje. 

    Krijimin e mekanizmit Femicide Watch, për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për vrasjet e grave, identifikimin e mundësive të humbura për ndërhyrje dhe adresimin e përgjegjësive institucionale.

    Buxhetim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e grave, përfshirë strehimoret, linjën telefonike emergjente, qendrat për trajtimin e rasteve të dhunimit seksual dhe shërbimet e tjera të specializuara.

    Miratimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit, me mekanizma funksionalë, koordinim ndërinstitucional, vlerësim serioz të rrezikut dhe llogaridhënie për institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë gratë.

    Përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk mund t’u lihet grave që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë para se të jetë tepër vonë” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre.

  • Rikthehet furnizimi me ujë në tri lagje të kryeqytetit (VIDEO)

    Rikthehet furnizimi me ujë në tri lagje të kryeqytetit (VIDEO)

    Rikthehet furnizimi me ujë në tri lagje të kryeqytetit (VIDEO)

    Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka njoftuar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova se furnizimi me ujë në lagjet Dardania, Lakrishtë dhe Kalabri është stabilizuar.

    Ajo ka bërë të ditur se ndërprerja ishte shkaktuar nga një defekt në gyp, gjatë punimeve, i cili tashmë është riparuar dhe furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer.

    Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

  • SMS porosi që ndalojnë flamujt në shkolla, Komuna e Çairit del me reagim

    SMS porosi që ndalojnë flamujt në shkolla, Komuna e Çairit del me reagim

    Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e nxënësve, të cilat ndalojnë shfaqjen e flamujve kombëtarë në shkolla.

    Nga Komuna e Çairit thonë se këto janë manipulime pas të cilave qëndrojnë qarqe të dyshimta.

    “Dënojmë çdo përpjekje për të krijuar frikë dhe pasiguri te prindërit dhe nxënësit përmes SMS-ve të pakonfirmuara, që pretendohet se ndalojnë sjelljen e flamujve kombëtarë në shkolla. Këto janë manipulime pas të cilave qëndrojnë qarqe të dyshimta, të cilat nuk ia duan të mirën shqiptarëve”.

    “U bëjmë të qartë se nuk do të arrijnë ta prishin atmosferën festive dhe të mbjellin përçarje mes qytetarëve. Në Çair askush nuk mund ta cenojë flamurin kombëtar! Askush nuk duhet të guxojë t’i frikësojë fëmijët tanë për identitetin dhe simbolet e tyre kombëtare”, thonë nga Komuna e Çairit.

    Në fund shtojnë se flamuri është krenari, identitet dhe dinjitet./Telegrafi/

  • Bayern Munich synon rikthimin shokues të ish-sulmuesit si zëvendësues të përkohshëm të Kane

    Bayern Munich synon rikthimin shokues të ish-sulmuesit si zëvendësues të përkohshëm të Kane

    Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.

    Sipas këtij raportimi, drejtuesit e kampionit rekord të Gjermanisë kanë diskutuar brenda klubit për rikthimin e ish-sulmuesit të tyre, i cili tashmë është 37-vjeçar dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.

    Choupo-Moting shënoi 38 gola dhe regjistroi 13 asistime në 122 paraqitje zyrtare me fanellën e Bayernit nga viti 2020 deri në vitin 2024.

    Kontrata e reprezentuesit të Kamerunit, i cili ka zhvilluar 76 ndeshje me kombëtaren, me New York Red Bulls skadon në fund të këtij viti.

    Ai iu bashkua klubit amerikan pasi kaloi pothuajse gjashtë muaj pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Bayernin në verën e vitit 2024.

    Në 61 paraqitje për klubin nga MLS, sulmuesi ka realizuar 24 gola. Në sezonin e tij të parë në New York shënoi 18 gola në 33 ndeshje kampionale, por në sezonin e dytë pati një rënie të ndjeshme, duke realizuar vetëm pesë gola në 22 takime.

    Në këtë rënie ndikoi edhe një lëndim në gju, i cili e shqetësoi për disa muaj. Megjithatë, mosha dhe problemet me gjurin e bëjnë të dyshimtë një rikthim të mundshëm te Bayerni.

    Choupo-Moting kishte fituar simpatinë e tifozëve dhe bashkëlojtarëve gjatë kohës së tij në klub.

    Ai kishte lënë përshtypje të mira edhe në fushë, duke shërbyer si zëvendësues i Robert Lewandowskit, të paktën deri në vazhdimin e kontratës së tij në vitin 2023./Telegrafi/