Author: Momenti

  • Nën masa të rrepta policore, Jeton Sylaj sillet në Gjykatën Themelore në Pejë

    Nën masa të rrepta policore, Jeton Sylaj sillet në Gjykatën Themelore në Pejë

    Seanca ndaj të akuzuarit për kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij po zhvillohet pa praninë e mediave.

    Ndërkaq, lidhur me rastin në fjalë, sipas burimeve të RTK-së brenda Prokurorisë, janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, në mesin e tyre edhe vjehrra e Arlindës dhe kunati i saj.

    Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Peja, u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, teksa i dyshuar është kunati i saj, Albert Sylaj.

    Burimi: RTKLive

  • Evropianët po planifikojnë më shumë udhëtime gjatë dimrit

    Evropianët po planifikojnë më shumë udhëtime gjatë dimrit

    Raporti i ri i Komisionit Evropian të Udhëtimeve tregon rritje të interesimit për pushime, udhëtime kulturore dhe destinacione më pak të frekuentuara nga turistët.

    Burimi: Dukagjini

  • Ditari privat i Papa Françeskut zbulon krizën e tij shpirtërore

    Ditari privat i Papa Françeskut zbulon krizën e tij shpirtërore

    Ditari privat i Papa Françeskut zbulon krizën e tij shpirtërore

    Ditari privat i Papa Françeskut, i publikuar në 94 shtete dhe në pesë gjuhë, ka zbuluar detaje nga jeta e tij e brendshme, përfshirë një krizë shpirtërore që kishte zgjatur dy vjet gjatë papatit të tij.

    Në shënimet personale të ish-papës përshkruhen edhe disa përvoja që ai i kishte cilësuar si përballje me djallin, si gjatë kohës kur ishte ipeshkëv, ashtu edhe gjatë udhëheqjes së Kishës Katolike.

    Ditari përfshin shënime të shkruara me dorë nga Jorge Mario Bergoglio, emri i vërtetë i Papa Françeskut, nga dhjetori i vitit 1992 deri më 18 gusht 2024.

    Libri është përgatitur dhe interpretuar nga kardinali argjentinas Víctor Manuel Fernández, një mik i afërt i Françeskut, të cilit ish-papa ia kishte besuar mundësinë e publikimit të shënimeve pas vdekjes së tij.

    Në 141 faqet e librit përfshihen reflektime mbi besimin, lodhjen, shqetësimet personale, gëzimet dhe krizat që ai kishte përjetuar ndër vite.

    Sipas kardinalit Fernández, disa nga pjesët më konfidenciale të ditarit janë shkruar me simbole dhe kode që nuk kanë arritur të deshifrohen.

    Papa Françesku kishte udhëhequr Kishën Katolike nga viti 2013 deri në vitin 2025. /Klankosova.tv

  • BE-ja kërkon reformimin e samiteve të OKB-së për klimën pas dështimit të COP31

    BE-ja kërkon reformimin e samiteve të OKB-së për klimën pas dështimit të COP31

    BE-ja kërkon reformimin e samiteve të OKB-së për klimën pas dështimit të COP31

    Komisioni Evropian po harton plane për të reformuar rrënjësisht procesin e samiteve të OKB-së për klimën, duke paralajmëruar se sistemi aktual i negociatave rrezikon të bëhet joefektiv, pasi një vend i vetëm mund të bllokojë një marrëveshje midis pothuajse 200 palëve.

    Brukseli vlerëson se mundësia që një shtet i vetëm të bllokojë një marrëveshje mes rreth 200 vendeve pjesëmarrëse është një nga mangësitë kryesore të procesit.

    Kjo kërkesë vjen pas konferencës COP31, ku nuk u arrit konsensus politik, pavarësisht zotimeve të bëra në COP28 në Dubai për nisjen e largimit gradual nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

    “Nëse duam ta shpëtojmë COP-in, ai duhet të reformohet”, deklaroi të martën një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, pas përfundimit të negociatave, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Brukselit, konferenca e fundit ka nxjerrë në pah probleme të thella në procesin e negociatave, veçanërisht mungesën e transparencës dhe vështirësitë në marrjen e vendimeve.

    Zyrtari evropian bëri të ditur se edhe ministri nga Gana ka kundërshtuar mungesën e transparencës dhe të procesit demokratik gjatë konferencës.

    Ai theksoi se përgatitjet për samitin e ardhshëm duhet të nisin me nxjerrjen e mësimeve nga problemet e evidentuara në COP31.

  • Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës

    Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës

    Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës

    Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në Gjykatën Themelore në Pejë, nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

    Seanca fillestare në gjyqin ndaj tij për kanosje, është paralajmëruar për në orën 13:00, trasnmeton Klankosova.tv

    Gjykata Themelore në Pejë kishte njoftuar më herët se seanca e 12 nëntorit ishte shtyrë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, i cili kishte bërë të ditur se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.

    Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, gjykata kishte aprovuar shtyrjen e seancës. /Klankosova.tv

  • Vizita e Komandantes Supreme në FSK, Jashari tregon se për çfarë diskutuan

    Vizita e Komandantes Supreme në FSK, Jashari tregon se për çfarë diskutuan

    Vizita e Komandantes Supreme në FSK, Jashari tregon se për çfarë diskutuan

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim Presidenten e Kosovës njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Justina Shiroka-Pula.

    Gjatë takimit, Jashari e ka njoftuar presidenten për të arriturat e FSK-së, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, transmeton Klankosova.tv.

    Presidentes Shiroka-Pula i është prezantuar një përmbledhje e procesit të transformimit të FSK-së, modernizimit, ngritjes së kapaciteteve ushtarake dhe vizionit për zhvillimin e mëtejmë të saj.

    Sipas njoftimit të FSK-së, Jashari e ka falënderuar presidenten për vizitën dhe interesimin për zhvillimin e Forcës, duke ritheksuar përkushtimin e FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

  • Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

    Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t’i hekim këta njerëz prej qeverisë

    Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

    Çështja e vendosjes së bustit të komandantit legjendar Adem Jashari në kryeqytet po vazhdon të mbetet e bllokuar.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kjo po ndodhë si pasojë e bllokadave nga niveli qendror.

    Pas përurimit të rrugës “Frank G Wisner” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë,  i pyetur për vendosjen e bustit, të paralajmëruar që nga viti 2024, Rama tha se komuna ka përfunduar të gjitha procedurat.

    Megjithatë Rama nuk e përjashtoi mundësinë e gjetjes së një lokacioni tjetër për vendosjen e bustit teksa drejtoi kritika të ashpra ndaj qeverisë.

    Në një prononcim për Klan Kosova, Rama ka fajësuar nivelin qendror.

    “…Ne e kemi përfundu krejt procesin, e dini që rruga “Agim Ramadani” ku e kemi nënkalimin ku faktikisht kemi mbetur vetëm me nënshkru kontratën edhe me kriju nënkalimin, e kemi të bllokum tash e më shumë se 2 vjet prej nivelit qëndror, pra janë për fat të keq të gjitha këto bllokada që na bëhen prej nivelit qëndror që s’na lojnë as mi nderu heronjtë tanë, më të dashurit tanë… nashta kur t’i hekim prej qeverisë këta njerëz që sabotojnë këtë vend atëherë merr epilog, përndryshe duhet me gjetë një alternativë, një vend tjetër…”

  • Roli i Trumpit në rikthimin e Huangut në Nvidia vihet në pikëpyetje

    Roli i Trumpit në rikthimin e Huangut në Nvidia vihet në pikëpyetje

    Rikthimi i Jensen Huang në krye të Nvidia-s pas largimit të tij nga kompania, ka nxitur reagime në politikën amerikane, pasi presidenti Donald Trump pretendon se ka ndërhyrë për ta rikthyer atë në gjigantin e inteligjencës artificiale.

    Burimi: Dukagjini

  • Bangladeshi në krizë politike: Ish-kryeministrja Sheikh Hasina paralajmëron kthimin në vend

    Bangladeshi në krizë politike: Ish-kryeministrja Sheikh Hasina paralajmëron kthimin në vend

    Kthimi i saj mund të rikthejë tensionet politike në Bangladesh, ndërsa India dhe Dhaka përballen me çështjen e ekstradimit të ish-kryeministres.

    Burimi: Dukagjini

  • Kosova prezanton kulturën dhe traditat në Pazarin Diplomatik në Lisbonë

    Kosova prezanton kulturën dhe traditat në Pazarin Diplomatik në Lisbonë

    Kosova ka prezantuar kulturën e saj në Pazarin Diplomatik 2026, të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, duke përcjellë edhe një mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi përtej kufijve.

    Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Republikës së Kosovës në Portugali ka ndarë pamje nga ky aktivitet, duke theksuar se pjesëmarrja kishte një qëllim më të gjerë sesa promovimi i kulturës, transmeton Telegrafi.

    “Përtej prezantimit të kulturës sonë, misioni ynë kishte të bënte me solidaritetin përtej kufijve – duke bashkuar njerëzit, komunitetet dhe kauzat përmes një angazhimi të përbashkët për të bërë ndryshimin, si në Kosovë, ashtu edhe në Portugali”, thuhet në postimin e ambasadës.

    Ambasada ka falënderuar të gjithë vizitorët që u ndalën në stendën e Kosovës dhe kontribuuan në këtë festë të kulturës, bujarisë dhe solidaritetit./Telegrafi/