Author: Momenti

  • Rënia tronditëse e yllit anglez: Dikur vlente 130 milionë euro, Jadon Sancho tashmë mbetet pa klub

    Rënia tronditëse e yllit anglez: Dikur vlente 130 milionë euro, Jadon Sancho tashmë mbetet pa klub

    Rënia tronditëse e yllit anglez: Dikur vlente 130 milionë euro, Jadon Sancho tashmë mbetet pa klub

    Karriera e futbollistit anglez, Jadon Sancho, po kalon nëpër pikën e saj më kritike, pasi dikur ishte njëri ndër talentet më të kërkuar dhe më të vlefshëm në Evropë, ndërsa sot është futbollist i lirë.

    26-vjeçari, i cili në vitin 2020 vlerësohej rreth 130 milionë euro pas shkëlqimit me fanellën e Borussia Dortmundit, aktualisht ka mbetur pa skuadër, pasi Manchester United vendosi të mos ia rinovojë kontratën.

    Në verën e vitit 2021, “Djajtë e Kuq” kishin derdhur plot 85 milionë euro për ta rikthyer në Premier League, por Sancho nuk arriti asnjëherë të linte gjurmë apo t’i arsyetonte pritshmëritë e mëdha.

    Përplasja e hapur me ish-trajnerin Erik ten Hag, e pasuar nga huazimet e njëpasnjëshme te Borussia Dortmundi, Chelsea dhe Aston Villa, bënë që ai të largohej gjithnjë e më shumë nga shkëlqimi dhe forma e lartë që kishte treguar në futbollin gjerman.

    Tani, në moshën 26-vjeçare, sulmuesi i krahut po kërkon me ngulm një mundësi të re për ta ringjallur karrierën e tij të rënë në hije.

    Sipas raportimeve, klubi spanjoll Getafe kishte shfaqur interesim për shërbimet e tij, ndërsa në garë janë përmendur edhe oferta e mundësi nga kampionate të tjera.

    Kjo mbetet një nga rëniet më tronditëse të viteve të fundit në futbollin evropian: nga një lojtar që vlente mbi 100 milionë euro, Sancho sot po pret një telefonatë për ta rifituar besimin dhe formën e dikurshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Krime para, gjatë dhe pas vrasjes” – avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik R. Berisha, paralajmëron zhvillime të tjera tronditëse

    “Krime para, gjatë dhe pas vrasjes” – avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik R. Berisha, paralajmëron zhvillime të tjera tronditëse

    “Krime para, gjatë dhe pas vrasjes” – avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik R. Berisha, paralajmëron zhvillime të tjera tronditëse

    Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik R. Berisha, ka paralajmëruar zhvillime të reja në hetimet për vrasjen e saj, duke bërë të ditur se janë dorëzuar prova që, sipas tij, forcojnë dyshimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast.

    Berisha ka folur pas shtyrjes së seancës së shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt në Gjykatën Themelore në Pejë, e cila nuk u mbajt pas kërkesës së tij, për shkak të mangësive që kishte evidentuar në aktakuzën e Prokurorisë.

    Avokati ka theksuar se tashmë e ndjera Arlinda Zekaj nuk ishte cilësuar në aktakuzë si viktimë e ndjeshme, lëshim të cilin ai e ka cilësuar si skandaloz.

    Duke folur për zgjerimin e hetimeve, Berisha deklaroi se janë ofruar prova që, sipas tij, mbështesin dyshimin e bazuar se vrasja e Arlindës kishte edhe shtytës.

    “Ne kemi ofruar prova të mjaftueshme që Jetoni është shtytës i vrasjes së saj”, deklaroi Berisha, duke shtuar se vlerësimi i këtyre provave i mbetet Prokurorit të Shtetit.

    Avokati paralajmëroi se arrestimet e ish-vjehrrës, Nurije Sylaj, dhe ish-kunatit, Driton Sylaj, mund të mos jenë zhvillimet e fundit në këtë rast.

    Ai foli gjithashtu për persona të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së vrasjes, duke përmendur edhe familjarë që, sipas tij, i dyshuari i kishte shfrytëzuar gjatë periudhës para arrestimit.

    Berisha ngriti dyshime edhe lidhur me rrethanat e dorëzimit të Albert Sylajt, duke deklaruar se ky i fundit kishte tentuar t’i vinte kushte Policisë.

    Krime para, gjatë dhe pas vrasjes – Berisha paralajmëron përfshirjen e personave të tjerë

    Avokati i familjes së viktimës tha se pret që ditëve në vijim të dalin në pah zhvillime të tjera lidhur me veprimet e dyshuara kriminale para, gjatë dhe pas kryerjes së vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Deklaratat e Berishës vijnë në ditën kur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës konfirmuan raportimin ekskluziv të Sinjalit për arrestimet e reja në këtë rast.

    Prokuroria tashmë ka zgjeruar hetimet, ndërsa ka paralajmëruar parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave të ndaluar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • JD Vance nën hetim nga Senati/ Dyshohet për lobime pro një firme karburantesh

    JD Vance nën hetim nga Senati/ Dyshohet për lobime pro një firme karburantesh

    Senati amerikan ka nisur një hetim ndaj zv presidentit JD Vance pasi dyshohet se ka favorizuar kompanine e tregtimit te naftes vitol per sigurimin e një kontrate fitimprurëse me naftën venezueliane.

    Vance dyshohet se është takuar në dhjetor të vitit 2025 me John Addison, drejtues të kompanisë Vitol, disa javë përpara ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro. Gjatë bisedës, ai dyshohet se ka pyetur se sa shpejt mund të tregtohej nafta venezueliane në rast se SHBA-ja merrte kontrollin e furnizimeve.

    Shqetësimet janë ngritur nga senatorja demokrate Maggie Hassan, e cila, në një letër drejtuar zëvendëspresidentit, kërkon sqarime nëse pozicioni i tij është përdorur për të favorizuar interesa private.

    Hassan i ka kërkuar zyrës së Vance të dorëzojë deri më 14 dhjetor dokumentet dhe komunikimet me Addison dhe përfaqësues të Vitol, përfshirë korrespondencën e zëvendëspresidentit dhe stafit të tij.

    Megjithatë, pretendimet për takimin janë mohuar si nga Vance, ashtu edhe nga Addison. Hetimi përfshin edhe lidhjet financiare mes palëve. Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Addison ka kontribuar me 300 mijë dollarë në mbështetje të fushatës së Vance për Senatin në vitin 2022./abcnews.al

    Burimi: Insajderi

  • Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit

    Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit

    Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e Volvos së autorëve para atentatit

    Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier të Shqipërisë, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani dhe u plagos nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili më vonë ndërroi jetë.

    Sipas raportimeve, fotoja e automjetit ka dalë pak para ngjarjes së rëndë, ndërsa makina mbante targa të dubluara, false.

    Ndërkohë, vetëm disa minuta pas ekzekutimit të 60-vjeçarit, automjeti u gjet i djegur në zonën e Dërmenasit, brenda të cilit u gjetën dy armë, të dyshuara se janë përdorur nga autorët.

    Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

    Burimi: Insajderi

  • Shiroka Pula pranon uniformën e FSK-së në cilësinë e Komandantes Supreme

    Shiroka Pula pranon uniformën e FSK-së në cilësinë e Komandantes Supreme

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar për herë të parë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në cilësinë e Komandantes Supreme.

    Burimi: Dukagjini

  • Bellingham afër kontratës së re me Real Madridin

    Bellingham afër kontratës së re me Real Madridin

    Bellingham afër kontratës së re me Real Madridin

    Jude Bellingham ka arritur marrëveshje verbale me Real Madridin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për pesë vite të tjera.

    Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, sipas të cilit palët kanë arritur marrëveshjen dhe tashmë kanë mbetur vetëm procedurat formale para nënshkrimit të kontratës së re.

    Mesfushori anglez, i cili iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023 nga Borussia Dortmundi, konsiderohet një nga futbollistët më të rëndësishëm të projektit madrilen.

    Klubi dëshiron ta sigurojë të ardhmen e tij afatgjatë, ndërsa kontrata e re pritet të shoqërohet edhe me përmirësim të kushteve financiare.

    Bellingham është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në Santiago Bernabeu.

  • Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë

    Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë

    Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë

    Adem Ademi pritet të rivarroset më 28 nëntor në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

    Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka njoftuar se para rivarrimit do të mbahet një mbledhje komemorative, e organizuar nga Komuna e Mitrovicës, duke filluar nga ora 12:00.

    Adem Ademi ishte gjetur së bashku me Fatmir Fazliun dhe Ali Halitin, të tre pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve, në një varrezë masive në Kalludër të Zveçanit. /Klankosova.tv

  • Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

    Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

    Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet V.M., nën dyshimin për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës 2009–2019 ka futur në sistemin bankar dhe ka qarkulluar gjithsej 542 mijë e 478 euro e 86 centë, para që dyshohet se kishin prejardhje nga shitja e paautorizuar e narkotikëve, transmeton Klankosova.tv.

    Prokuroria bën të ditur se paratë janë qarkulluar përmes llogarive personale të të pandehurit dhe atyre të subjektit afarist “A.” O.P., me qëllim të fshehjes së prejardhjes së tyre kriminale dhe paraqitjes si mjete të ligjshme.

    Sipas PSRK-së, i pandehuri ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë, më 28 maj 2024, për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Aktakuza përshkruan gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ai kishte realizuar deponime dhe tërheqje të vazhdueshme të parave të gatshme në disa institucione financiare në Kosovë, përfshirë transaksione të përsëritura brenda së njëjtës ditë ose në intervale të shkurtra kohore.

  • Apeli refuzon kërkesën për burgim të përjetshëm për Kokallën, flet avokati (VIDEO)

    Apeli refuzon kërkesën për burgim të përjetshëm për Kokallën, flet avokati (VIDEO)

    Apeli refuzon kërkesën për burgim të përjetshëm për Kokallën, flet avokati (VIDEO)

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burg për Kushtrim Kokallën, të tre të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në vitin 2023.

    Avokati i familjes sc Liridona Ademajt, Leutrim Syla, në “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur për vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me dënimet ndaj të akuzuarve për vrasjen e saj.

    Sipas tij, Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Ai ka treguar se familja kishte paraqitur ankesë, me theks të veçantë për rikualifikimin e veprës penale të Kushtrim Kokallës, në mënyrë që ai të trajtohej si pjesë e grupit dhe të dënohej gjithashtu me burgim të përjetshëm.

    “Është shpallur marrja e vendimit nga Gjykata e Apelit, me të cilin ishin dënuar Naim Murseli dhe Granit Plava me burgim të përjetshëm, kurse Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Patëm paraqitur ankesë, sidomos për Kushtrim Kokallën, që i njëjti të konsiderohet si anëtar i grupit dhe, si rrjedhojë, të gjithë të dënohen me burgim të përjetshëm. Por Gjykata e Apelit po duket se nuk e ka parë të udhës të bëjë rikualifikim”, deklaroi Syla.

    Për më shumë:

  • Banorët e Taslixhes ankohen për rrugët, mungesën e ndriçimit dhe mbeturinat (VIDEO)

    Banorët e Taslixhes ankohen për rrugët, mungesën e ndriçimit dhe mbeturinat (VIDEO)

    Banorët e Taslixhes ankohen për rrugët, mungesën e ndriçimit dhe mbeturinat (VIDEO)

    Banorët e Taslixhes në kryeqytet kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës në lagjen e tyre.

    Ata kanë përmendur disa prej problemeve kryesore me të cilat po përballen, që sipas tyre, po ua vështirësojnë jetesën.

    Këta banorë janë ankuar për rrugët e dëmtuara, mungesën e ndriçimit publik dhe grumbullimin e mbeturinave.

    Ata kanë thënë se me këto probleme po përballen tash e një kohë dhe se ankesat i kanë adresuar vazhdimisht tek institucionet përkatëse, por deri më tani nuk kanë parë ndonjë intervenim. /Klankosova.tv