Author: Momenti

  • Gjigantët evropianë në garë për Haalandin

    Gjigantët evropianë në garë për Haalandin

    Sipas medieve të huaja, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona po e përcjellin me vëmendje situatën e sulmuesit norvegjez, i cili vlerësohet rreth 150 milionë euro.

    E ardhmja e Haalandit mund të ndikohet nga pasiguria që po e rrethon Manchester Cityn, i cili është në pritje të vendimit për ankesën lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare në të kaluarën.

    Kontrata e sulmuesit me klubin anglez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2034, por zhvillimet e ardhshme mund të ndikojnë në qëndrimin e Cityt rreth mundësisë së një transferimi.

    Një ndalim i mundshëm i transferimeve do të ishte goditje për klubin, ndërsa edhe rreziku i rënies nga Premierliga mund të krijojë presion për shitjen e lojtarëve kryesorë.

    Siç raportohet, nëse Manchester City do të detyrohej të luante në Championship, Haaland dhe futbollistë të tjerë mund të mos dëshironin të vazhdonin të luanin në atë nivel, duke e bërë të mundshëm largimin e tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Sharri zgjon Anjezën dhe banorët e tjerë pas natës së Prime (VIDEO)

    Sharri zgjon Anjezën dhe banorët e tjerë pas natës së Prime (VIDEO)

    Sharri zgjon Anjezën dhe banorët e tjerë pas natës së Prime (VIDEO)

    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend kanë nisur të zgjohen dalëngadalë pas Prime të mbrëmshëm.

    Anjeza ishte në mesin e banorëve që po flinin, ndërsa Sharri u përpoq disa herë ta zgjonte atë. Pas disa tentimeve, ajo u zgjua, ndërsa Sharri vazhdoi me zgjimin e banorëve të tjerë.

    Për të parë momentin dhe reagimin e Anjezës, ndiqeni videon më poshtë:

  • Lëndimi i ushtarëve të FSK-së - Bajqinovci lexon komunikata, i reagojnë Musliu e Rama nga PDK-ja

    Lëndimi i ushtarëve të FSK-së – Bajqinovci lexon komunikata, i reagojnë Musliu e Rama nga PDK-ja

    Lëndimi i ushtarëve të FSK-së - Bajqinovci lexon komunikata, i reagojnë Musliu e Rama nga PDK-ja

    Anëtarët e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur mospajtime lidhur me mënyrën e sqarimit të rastit të ushtarëve të FSK-së të lënduar gjatë stërvitjeve.

    Për këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Mefail Bajqinovci ka lexuar reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë rast, derisa me këtë veprim nuk janë pajtuar dy anëtarët nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Rrahman Rama.

    “Mos na lexo ti deklaratat e atyre. Ai ka obligime tjera ndaj komisionit. A je zëdhënës i ministrisë ti a. Mos e hupni veten”, ka qenë reagimi i Musliut kur Bajqinovci filloi leximin e reagimit.

    Derisa, deputeti i VV-së ka reaguar ndaj Musliut e Ramës.

    “Çka duhet tjetër. Unë mendoj se sqarimi publik është, çfarë sqarimi tjetër po kërkoni, mos boni politikë, Gane”, ka thënë Bajqinovci.  

    Ndryshe, gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni, Musliu ka kërkuar raportim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ose komandanti i FSK-së, për rastet e ushtarëve të lënduar të FSK-së. /Klankosova.tv

  • Qumështorja VITA publikon analizat e kryera në Bullgari, 'prania e aflatoksinës nën kufirin maksimal'

    Qumështorja VITA publikon analizat e kryera në Bullgari, ‘prania e aflatoksinës nën kufirin maksimal’

    Qumështorja VITA publikon analizat e kryera në Bullgari, 'prania e aflatoksinës nën kufirin maksimal'

    Qumështorja VITA ka njoftuar se analizat e kryera në laboratorin Alimenti Omnilab në Bullgari, me metodën HPLC, kanë rezultuar me vetëm 0.008 µg/kg Aflatoksinë M1, shumë më poshtë kufirit maksimal të lejuar prej 0.050 µg/kg, sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian dhe legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.

    Kjo erdhi pasi AUV bëri të ditur se ka tërhequr një seri të qumështit VITA, me arsyetimin për tejkalimin e nivelit të lejuar të aflatoksinës M1

    “Këto rezultate konfirmojnë që në Qumështin Vita 3.2% UHT data e prodhimit 18.07.2026 / data e skadimit 18.01.2027, është konform normave të nivelit të aflatoksinës M1. Ndërkohë, AUV ka publikuar një rezultat prej 0.065 µg/kg, për të cilin jemi njoftuar vetëm përmes publikimit të tyre në Facebook! Deri më sot, nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar apo raport laboratorik nga institucioni përgjegjës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Kompanisë tonë.” – thuhet në njoftimin e VITA-s.

    Me këtë rast, kanë kërkuar nga AUV që të japin llogari dhe sqarime për analizat e publikuara, transmeton Klankosova.tv

    “Ne kërkojmë që personat kompetent të AUV të cilët kanë publikuar postimin në Facebook të japin llogari para opinionit dhe institucioneve kompetente dhe të sqarojnë saktësisht se si i kanë interpretuar rezultatet e analizave të Institutit AGES, me cfarë metodologjie analitike janë kryer analizat dhe të tregojnë transparencë të plotë në këtë proces.”

    Konsumatorët e VITA, Qumështorja i ka siguruar se do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë ushqimore dhe ne do të vazhdojë të kërkojë verifikim të plotë të çdo rezultati të kontestuar.

    “VITA nuk kërkon privilegje. Kërkon transparencë, drejtësi dhe të vërtetën!” /Klankosova.tv

  • Zvicra lëshon monedhën e re të arit prej 25 frangash – ja sa do të kushtojë

    Zvicra lëshon monedhën e re të arit prej 25 frangash – ja sa do të kushtojë

    Institucioni federal zviceran për prodhimin e monedhave, Swissmint, do të nxjerrë në shitje të enjten një monedhë të re ari me vlerë nominale prej 25 frangash, e cila do të jetë në dispozicion në një edicion të kufizuar.

    Siç raporton Watson, monedha e destinuar për koleksionistët ndërthur elemente të monedhave historike zvicerane të arit nga viti 1871 dhe periudha 1955–1959.

    Sipas njoftimit të Swissmint, do të prodhohen vetëm 5 mijë ekzemplarë, ndërsa çmimi i shitjes në dyqanin zyrtar online do të jetë 715 franga zvicerane.

    Monedha përbëhet nga 90 për qind ar, peshon 5.64 gramë dhe ka një diametër prej 20 milimetrash.

    Në njërën anë të saj paraqitet stema e Zvicrës, e rrethuar nga degë të lulëzuara të trëndafilit alpin, së bashku me mbishkrimin “Zvicër” dhe vitin 2026.

    Dizajni është frymëzuar nga monedhat e para të arit prej 20 frangash, të prodhuara në Bernë në vitin 1871, të cilat nuk u vunë asnjëherë në qarkullim, transmeton Telegrafi.

    Në anën tjetër të monedhës së re paraqiten kryqi zviceran, vlera nominale “FR 25” dhe mbishkrimi “Confoederatio Helvetica”.

    Ky dizajn rikthen elementet e monedhave klasike të arit prej 25 frangash të viteve 1955, 1956 dhe 1959, të cilat gjithashtu nuk hynë në qarkullim të rregullt dhe shumica e tyre u shkrinë nga Banka Kombëtare Zvicerane.

    Me këtë emetim të kufizuar, Swissmint synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë e pasur numizmatike të Zvicrës./Telegrafi/

  • Rrëfimi që tronditi tifozët, Tyson Fury zbulon anën më të errët të jetës së tij

    Rrëfimi që tronditi tifozët, Tyson Fury zbulon anën më të errët të jetës së tij

    Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury, ka zbuluar se është diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullim bipolar pak kohë pasi e mposhti Wladimir Klitschkon në vitin 2015.

    Boksieri britanik ka rrëfyer betejën e tij të rëndë me shëndetin mendor në një dokumentar të ri të Netflix, i cili publikohet këtë të premte.

    Në prag të përballjes së shumëpritur britanike me Anthony Joshuan, e planifikuar për 11 dhjetor në Cardiff dhe që do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, 38-vjeçari ka treguar se si triumfi në kategorinë e rëndë u pasua nga një periudhë jashtëzakonisht e vështirë psikologjike.

    “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë errësirën në të cilën ndodhesha. Ishte sikur të jetoja në ferr. Mendoja se do të përfundoja në një dhomë të izoluar, me derën e mbyllur, dhe kjo më frikësonte jashtëzakonisht shumë. Ankthi po më shkatërronte. Nuk mund ta përballoja dhe atëherë vendosa të konsultohesha me një psikiatër në Londër”, rrëfen Fury në dokumentar.

    Pas fitores së madhe ndaj Klitschkos, Fury nisi të shtonte shumë në peshë, ndërsa u përball edhe me varësinë nga alkooli dhe droga. Ai vuante nga halucinacionet dhe paranoja, deri në atë pikë sa besonte se radioja po i drejtohej personalisht dhe i lutej bashkëshortes së tij, Parisit, që ta nxirrte nga spitali, nga frika se “Illuminati” po e ndiqte.

    “Gjendja u përkeqësua aq shumë saqë dëgjoja zëra në mendjen time. Nuk mund të ulesha dhe të zhvilloja një bisedë, sepse dëgjoja gjëra në kokën time. Nuk dija ku të drejtohesha dhe askush nuk dinte çfarë të bënte. Kisha vërtet nevojë për ndihmë, ndoshta të shtrohesha në një qendër rehabilitimi. Për vite me radhë nuk pata asnjë moment qetësie. Doja të bëhesha sërish ai që mendoja se ishte një njeri normal”, ka treguar britaniku.

    Pas daljes nga spitali, mjekët konfirmuan zyrtarisht se Fury vuante nga skizofrenia dhe çrregullimi bipolar.

    Ai kujton një mbrëmje të Halloween-it në vitin 2017 si momentin që e bëri të reflektonte dhe të kuptonte se duhej t’i jepte fund rrugës vetëshkatërruese.

    “Shikova përreth dhe pashë të gjithë ata të rinj. Mendova: ‘E kisha botën në duart e mia dhe e hodha gjithçka poshtë. Tani jam një njeri i shëndoshë, i shkatërruar dhe i varur nga alkooli’”, rrëfen Fury.

    Kjo përvojë e shtyu të rikthehej me përkushtim në palestër dhe të përqendrohej te familja. Ai arriti të realizonte një nga rikthimet më të mëdha në historinë e boksit, duke e mposhtur Deontay Wilderin me nokaut në vitin 2020 dhe duke e rimarrë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

    Kështu, Fury përgatitet për një tjetër përballje të madhe, këtë herë ndaj bashkëkombësit Anthony Joshua, më 11 dhjetor./Telegrafi/

  • Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe ish-vjehrra dhe kunati i saj

    Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe ish-vjehrra dhe kunati i saj

    Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe ish-vjehrra dhe kunati i saj

    Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë marr kthesë tjetër. Rreth një muaj pas krimit që tronditi Kosovën, hetimet janë intensifikuar dhe kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të tjerë, realizimin e bastisjeve dhe sekuestrimin e provave.

    Burimet e Sinjalit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Nurije Sylajn, vjehrrën e Arlindës dhe Driton Sylajn, kunatin e saj.

    Arrestimi i tyre vjen rreth një muaj pas vrasjes së Arlindës, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të rolit të dyshuar të familjarëve të bashkëshortit në kryerjen e këtij krimi.

    Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore janë realizuar edhe bastisje, gjatë të cilave janë sekuestruar prova me interes për hetimin.

    Burimi: Insajderi

  • OEK mirëpret TIPS-K: Hap i rëndësishëm për bizneset dhe ekonominë

    OEK mirëpret TIPS-K: Hap i rëndësishëm për bizneset dhe ekonominë

    Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit të Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K), duke e vlerësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës financiare dhe krijimit të kushteve më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat dhe të ekonomisë së vendit.

    “Oda vlerëson se funksionalizimi i këtij sistemi përbën një avancim të rëndësishëm në lehtësimin e transaksioneve financiare, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve realizimin e transfereve të menjëhershme, në kohë reale, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

    Sipas saj, ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në aktivitetin e bizneseve, veçanërisht në përmirësimin e likuiditetit, përshpejtimin e qarkullimit të mjeteve financiare dhe rritjen e efikasitetit në realizimin e obligimeve financiare.

    “Mundësia e kryerjes së pagesave në kohë reale është veçanërisht e rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet bizneseve, furnitorëve dhe partnerëve afaristë, duke kontribuar në rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë në transaksionet tregtare”, thuhet tutje.

    Oda Ekonomike e Kosovës thekson se digjitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve financiare janë parakushte të rëndësishme për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë, përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe përafrimin e Kosovës me praktikat dhe standardet bashkëkohore evropiane.

    Në këtë drejtim, Oda vlerëson lart angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe kontributin e të gjitha bankave komerciale dhe institucioneve partnere që kanë qenë pjesë e këtij procesi dhe që po kontribuojnë në funksionalizimin e këtij sistemi.

    Njëkohësisht, Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me bankat dhe shoqatën e bankave që janë pjesë e saj, mirëpret këtë avancim të rëndësishëm dhe inkurajon vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim që përfitimet e këtij sistemi të jenë sa më të mëdha dhe të qasshme për të gjitha bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

    Burimi: RTKLive