Author: Momenti

  • Valdrina lëshon një koment për Anjezën, i pëshpërit Valdrinit: Na këqyrë me një sy tepër të keq

    Valdrina lëshon një koment për Anjezën, i pëshpërit Valdrinit: Na këqyrë me një sy tepër të keq

    Valdrina është zyrtarisht banorja më e re e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, pasi fillimisht qëndroi për 24 orë si konkurrente e përkohshme, për t’iu bashkuar më pas garës si banore e rregullt.

    Ajo do të garojë së bashku me Valdrinin si një konkurrent i vetëm, pasi ky i fundit ishte pjesë e shtëpisë që nga dita e parë e spektaklit.

    Pas hyrjes së saj, Valdrina ka nisur të ambientohet me shtëpinë dhe banorët e tjerë, ndërsa qëndrimi i saj i parë 24-orësh kishte tërhequr vëmendje dhe komente të shumta.

    Së fundmi, ajo ka ndarë me Valdrinin një përshtypje për banoren Anjeza, duke lënë të kuptohet se nuk ndihet rehat me mënyrën se si kjo e fundit i shikon.

    “Anjeza me nifar syni tepër keq na këqyrë”, i tha ajo Valdrinit, duke pëshpëritur gjatë një bisede në kuzhinë.

    Megjithatë, Valdrina nuk pati mundësi ta elaboronte më tej pretendimin e saj, pasi biseda u ndërpre në momentin kur në kuzhinë u shfaqën Sharri dhe Anjeza.

  • Zhvillime të bujshme në politikën shqiptare: Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Zhvillime të bujshme në politikën shqiptare: Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Zhvillime të bujshme në politikën shqiptare: Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

    Një vendim i papritur është marrë sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro largimit të deputetes Elisa Spiropali nga grupi.

    Mbledhja e thirrur për këtë të martë ka nisur në orën 09:30 dhe ka zgjatur deri në përfundimin e procesit të votimit, raporton Euronews Albania, përcjell Gazeta Sinjali.

    Kërkesa për hedhjen në votim të largimit të Spiropalit nga grupi është inicuar nga vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

    Gjatë votimit, shumica e deputetëve socialistë janë shprehur pro këtij vendimi, ndërsa burimet bëjnë të ditur se dy figura të njohura të kësaj partie, deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, kanë zgjedhur të abstenojnë.

    Pas përfundimit të votimit që vulosi largimin e Spiropalit nga grupi, mbledhja është mbyllur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mashtrim me SMS në emër të Parkingjeve të Qendrës në Shkup, qytetarëve u kërkohen 20.000 denarë

    Mashtrim me SMS në emër të Parkingjeve të Qendrës në Shkup, qytetarëve u kërkohen 20.000 denarë

    NP “Parkingjet e Komunës Qendër” paralajmëron për SMS-mesazhe të rreme, përmes të cilave dërgues të panjohur keqpërdorin emrin e ndërmarrjes, duke i njoftuar qytetarët për gjoja detyrime të papaguara për parkim dhe duke i drejtuar në faqe të rreme interneti për kryerjen e pagesave.

    Në mesazhe përmenden edhe kërcënime me gjoba prej të paktën 20.000 denarësh, si dhe pezullim të regjistrimit të automjetit në rast se nuk kryhet pagesa.

    Nga ndërmarrja informojnë se mesazhet nuk janë dërguar nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe se bëhet fjalë për një tentim mashtrimi në internet (phishing), përmes keqpërdorimit të emrit të ndërmarrjes.

    Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen këtyre mesazheve, të mos hapin lidhjet, të mos vendosin të dhëna personale apo të kartelave bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes tyre.

    “Nëse qytetarët tashmë kanë vendosur të dhënat e kartelës së pagesës ose kanë kryer ndonjë pagesë, duhet menjëherë të kontaktojnë bankën e tyre dhe ta denoncojnë rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për të kontrolluar detyrimet eventuale për parkim, nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” i udhëzojnë qytetarët që të përdorin ekskluzivisht kanalet zyrtare të ndërmarrjes: ueb-faqen www.poc.mk, adresën elektronike info@poc.mk ose numrat e telefonit 02/3212-488 dhe 02/3212-489.
    Nga ndërmarrja apelojnë për kujdes të shtuar, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme financiare dhe keqpërdorimit të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

  • Irani kërcënon me mbylljen e mëtejshme të Ngushticës së Hormuzit, Katari kërkon rifillimin e negociatave

    Irani kërcënon me mbylljen e mëtejshme të Ngushticës së Hormuzit, Katari kërkon rifillimin e negociatave

    Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, urdhëroi të hënën marinën që ta shtrëngojë edhe më shumë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin kushtet e Teheranit. Ndërkohë, Katari po përpiqet të ndërmjetësojë rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve.

    Hatami paralajmëroi se çdo veprim i ri ushtarak amerikan do të sillte kundërpërgjigje “më të rënda, më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike”, transmeton Telegrafi.

    “Derisa të përmbushen shtatë kushtet e Republikës Islamike të Iranit, Ngushtica e Hormuzit jo vetëm që nuk do të hapet, por duhet të mbyllet edhe më shumë çdo ditë. Kushtet për armikun duhet të bëhen më të vështira dhe kontrolli mbi të duhet të forcohet”, deklaroi Hatami para komandantëve të lartë të forcave të armatosura iraniane.

    Duke iu referuar urdhrave të liderit suprem, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ai shtoi se nëse SHBA-ja “bën një tjetër gabim dhe nis një luftë të re, goditjet në fazën e ardhshme do të jenë më të rënda, më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike”.

    Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) pretenduan të hënën se tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit kishin pësuar “shpërthime të fuqishme dhe zjarre masive” pasi kishin goditur mina detare.

    Sipas një deklarate të IRGC-së, një cisternë u godit pranë brigjeve jugore, ndërsa dy të tjerat në pjesën lindore të ngushticës, ndërsa lundronin “nën përcjellje të gjerë ajrore të ushtrisë amerikane”.

    IRGC-ja tha se do të publikonte pamje të shpërthimeve dhe paralajmëroi pronarët e anijeve se “përcjellja ushtarake nga ushtria amerikane nuk e zëvendëson respektimin e rregullave detare”.

    Megjithatë, Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar (JMIC), në një raport për periudhën 19-21 nëntor, deklaroi se kishte regjistruar 114 kalime nëpër ngushticë “me ndihmën e Shteteve të Bashkuara”. Ajo theksoi se pretendimet për goditjen e cisternave nga minat detare nuk ishin konfirmuar.

    Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’i imponojë Teheranit një situatë mes luftës dhe paqes. Ai paralajmëroi se ekzistojnë “mënyra ushtarake për ta thyer bllokadën”, të cilat, sipas tij, Irani synon t’i përdorë së shpejti.

    Ghalibaf, i cili udhëheq delegacionin iranian në bisedimet në Islamabad, tha se nuk do të ketë negociata apo veprime të mëtejshme pa lëvizje nga ana e Uashingtonit.

    “Para zbatimit të shtatë kushteve të Iranit nuk do të ketë as veprime dhe as negociata. Ndaj lëvizjeve të armikut jemi gjithashtu të gatshëm të japim një përgjigje vendimtare dhe ta ndryshojmë gjeografinë e fushëbetejës në rast të ndonjë gabimi nga ana e tij”, deklaroi ai.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, e cilësoi bllokadën detare si “të barasvlershme me agresion ushtarak” dhe tha se Irani ka të drejtë të përdorë çdo mjet në dispozicion për t’u mbrojtur.

    “Sigurisht që nuk do ta tolerojmë këtë situatë dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet tona për t’u përballur me këtë agresion amerikan”, u shpreh ai.

    Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, vizitoi të hënën Uashingtonin, ku u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance. Në fokus të takimeve ishte përpjekja për të rifilluar negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit.

    Pas bisedës me Rubion, Al Thani deklaroi se rajoni “nuk mund ta përballojë një përshkallëzim të ri të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”. Ai tha se Doha po punon për t’i rikthyer të dyja palët në tryezën e negociatave.

    Sipas tij, Katari dhe SHBA-ja po shqyrtojnë gjithashtu mënyra për të forcuar bashkëpunimin ushtarak. Agjencia Associated Press, duke cituar një burim të njohur me takimin, raportoi se biseda e Al Thanit me Vance zgjati rreth 10 minuta.

    Vizita në Uashington erdhi pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, të dielën, se sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të rifillojnë pas Vitit të Ri. Në fillim të këtij muaji, Trump kishte thënë se i kishte kërkuar Vance-it ta zhvendoste vëmendjen nga Irani te politika e brendshme amerikane.

    Ditëve të fundit, Irani ka sulmuar disa herë bazat ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt. Ndërkohë, forcat e armatosura iraniane kanë raportuar pothuajse çdo ditë se cisterna, të cilat i cilësojnë si shkelëse të rregullave, kanë goditur mina detare.

    Katari strehon bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, si dhe selinë rajonale të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). Vendi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit. /Telegrafi/

  • Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj

    Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj

    Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj

    Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë marr kthesë tjetër. Rreth një muaj pas krimit që tronditi Kosovën, hetimet janë intensifikuar dhe kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të tjerë, realizimin e bastisjeve dhe sekuestrimin e provave.

    Burimet e Sinjalit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Nurije Sylajn, vjehrrën e Arlindës dhe Driton Sylajn, kunatin e saj.

    Arrestimi i tyre vjen rreth një muaj pas vrasjes së Arlindës, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të rolit të dyshuar të familjarëve të bashkëshortit në kryerjen e këtij krimi.

    Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore janë realizuar edhe bastisje, gjatë të cilave janë sekuestruar prova me interes për hetimin.

    Burimi: Insajderi

  • Goditje e rëndë për PSG-në, Luis Enrique përballet me një tjetër mungesë të madhe

    Goditje e rëndë për PSG-në, Luis Enrique përballet me një tjetër mungesë të madhe

    Paris Saint-Germaini ka marrë një tjetër goditje të rëndë, pasi Desire Doue ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

    Burimi: Dukagjini

  • Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar raportim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ose nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, lidhur me incidentet e fundit që përfshijnë ushtarët e FSK-së.

    Kërkesa u bë gjatë mbledhjes së Komisionit për Siguri, ku Musliu tha se është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të japin sqarime për këto raste, qoftë përmes raportimit me shkrim apo në prezencë.

    “E shoh domosdoshmëri me ardhë edhe me na njoftu, qoftë me shkrim, qoftë me prezencë, ose edhe komandanti me ardhë me i sqaru këto çështje për opinionin e gjerë. Sepse nuk kemi nevojë me kriju mjegull për diçka që ka ndodhë dhe është e dukshme”, ka deklaruar Musliu.

    Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar të hënën si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.

    Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur një pjesëtar i FSK-së raportohet se lëndohet gjatë ushtrimeve si pasojë e shpërthimit të municionit.

  • Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

    Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

    Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka drejtuar një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me të drejtën e shqiptarëve për ta dhënë provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale shtetërore në gjuhën shqipe.

    Në letrën e tij, Ahmeti ka kërkuar zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të mundësojnë zhvillimin e procedurave edhe në gjuhën shqipe.

    “Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i miratuar në vitin 2018 dhe i hyrë në fuqi në vitin 2019, përfaqëson një akt dhe arritje të rëndësishme në përmbushjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve, në përputhje me Amendamentin V të Kushtetutës dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, prej së cilës buron dhe me të cilën lidhet kjo e drejtë. Marrëveshja e Ohrit është njëherazi pikëkthesa dhe gurthemeli i përfshirjes juridike dhe institucionale të shqiptarëve në vend. Miratimi i këtij ligji nuk ka qenë aspak një proces i lehtë. Ai u arrit përmes një përpjekjeje të gjatë politike, e cila u përball me rezistencën e vazhdueshme të qarqeve të caktuara politike maqedonase” – shkroi ai mes tjerash.

    Ahmeti theksoi edhe aspekte të tjera të ligjit.

    Postimi i plotë:

  • Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt

    Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt

    Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt

    Katër persona raportohet se janë arrestuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për të afërm të familjes së ish-burrit të Arlindës, Jeton Sylajt.

    Arlinda u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

    Rasti i saj e dëshmoi se shteti dështoi t’i ofrojë mbrojtje, edhe pse e ndjera kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte pasur urdhër mbrojtës.

    Klankosova.tv është në pritje të një deklarate zyrtare nga institucionet lidhur me zhvillimet e reja.

  • Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

    Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

    Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes të cilit qytetarët do të njoftohen për çdo masë administrative në platformën e-Albania.

    Gjatë një takimi me drejtuesit e institucioneve publike, Rama ka thënë se sistemi i ri do t’i japë fund praktikës së vendosjes së gjobave në letër.

    Ai ka bërë të ditur se të gjitha gjobat do të regjistrohen në një databazë të përbashkët, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi t’i kontrollojnë, paguajnë dhe apelojnë ato përmes telefonit.

    “Çdo qytetari i jepet mundësia të kontrollojë në e-Albania gjobat që ka. Po ashtu, gjobat do të mund të paguhen nga telefoni dhe të apelohen po ashtu nga telefoni”, ka deklaruar Rama.

    Sipas TCH, kreu i Qeverisë shqiptare ka njoftuar edhe një tjetër masë, atë të pajisjes së policëve dhe inspektorëve në terren me kamera trupore.

    Sipas tij, kamerat do të jenë aktive gjatë gjithë kohës, me qëllim monitorimin e punës së zyrtarëve dhe sjelljes së tyre ndaj qytetarëve.

    Rama ka thënë se këto ndryshime synojnë rritjen e transparencës dhe eliminimin e gjobave që shqiptohen pa gjurmueshmëri.

    “Sigurisht që praktikisht kjo përmbyll një proces jo të lehtë, sepse ka qenë një punë e gjatë për të ardhur deri këtu dhe dua të shtoj që së shpejti do të fillojë projekti për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do të jenë aktive gjatë gjithë kohës. Kjo do të bëjë që në kohë reale, sipas kodeve të përcaktuara, të ndiqet aktiviteti i çdo inspektori në terren dhe të shihet sjellja e tyre me qytetarin dhe të vlerësohen edhe situatat në kohë reale kur është nevoja për ndihmë.”, ka deklaruar Rama.