Author: Momenti

  • Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Musliu kërkon raportim nga Maqedonci ose Jashari për incidentet në FSK

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar raportim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ose nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, lidhur me incidentet e fundit që përfshijnë ushtarët e FSK-së.

    Kërkesa u bë gjatë mbledhjes së Komisionit për Siguri, ku Musliu tha se është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të japin sqarime për këto raste, qoftë përmes raportimit me shkrim apo në prezencë.

    “E shoh domosdoshmëri me ardhë edhe me na njoftu, qoftë me shkrim, qoftë me prezencë, ose edhe komandanti me ardhë me i sqaru këto çështje për opinionin e gjerë. Sepse nuk kemi nevojë me kriju mjegull për diçka që ka ndodhë dhe është e dukshme”, ka deklaruar Musliu.

    Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar të hënën si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, në Babaj të Bokës.

    Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur një pjesëtar i FSK-së raportohet se lëndohet gjatë ushtrimeve si pasojë e shpërthimit të municionit.

  • Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

    Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

    Ahmeti letër ministrit të Drejtësisë: Mundësoni provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka drejtuar një letër të hapur ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me të drejtën e shqiptarëve për ta dhënë provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale shtetërore në gjuhën shqipe.

    Në letrën e tij, Ahmeti ka kërkuar zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se institucionet shtetërore janë të obliguara të mundësojnë zhvillimin e procedurave edhe në gjuhën shqipe.

    “Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i miratuar në vitin 2018 dhe i hyrë në fuqi në vitin 2019, përfaqëson një akt dhe arritje të rëndësishme në përmbushjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve, në përputhje me Amendamentin V të Kushtetutës dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, prej së cilës buron dhe me të cilën lidhet kjo e drejtë. Marrëveshja e Ohrit është njëherazi pikëkthesa dhe gurthemeli i përfshirjes juridike dhe institucionale të shqiptarëve në vend. Miratimi i këtij ligji nuk ka qenë aspak një proces i lehtë. Ai u arrit përmes një përpjekjeje të gjatë politike, e cila u përball me rezistencën e vazhdueshme të qarqeve të caktuara politike maqedonase” – shkroi ai mes tjerash.

    Ahmeti theksoi edhe aspekte të tjera të ligjit.

    Postimi i plotë:

  • Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt

    Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt

    Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt

    Katër persona raportohet se janë arrestuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për të afërm të familjes së ish-burrit të Arlindës, Jeton Sylajt.

    Arlinda u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.

    Rasti i saj e dëshmoi se shteti dështoi t’i ofrojë mbrojtje, edhe pse e ndjera kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte pasur urdhër mbrojtës.

    Klankosova.tv është në pritje të një deklarate zyrtare nga institucionet lidhur me zhvillimet e reja.

  • Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

    Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

    Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes të cilit qytetarët do të njoftohen për çdo masë administrative në platformën e-Albania.

    Gjatë një takimi me drejtuesit e institucioneve publike, Rama ka thënë se sistemi i ri do t’i japë fund praktikës së vendosjes së gjobave në letër.

    Ai ka bërë të ditur se të gjitha gjobat do të regjistrohen në një databazë të përbashkët, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi t’i kontrollojnë, paguajnë dhe apelojnë ato përmes telefonit.

    “Çdo qytetari i jepet mundësia të kontrollojë në e-Albania gjobat që ka. Po ashtu, gjobat do të mund të paguhen nga telefoni dhe të apelohen po ashtu nga telefoni”, ka deklaruar Rama.

    Sipas TCH, kreu i Qeverisë shqiptare ka njoftuar edhe një tjetër masë, atë të pajisjes së policëve dhe inspektorëve në terren me kamera trupore.

    Sipas tij, kamerat do të jenë aktive gjatë gjithë kohës, me qëllim monitorimin e punës së zyrtarëve dhe sjelljes së tyre ndaj qytetarëve.

    Rama ka thënë se këto ndryshime synojnë rritjen e transparencës dhe eliminimin e gjobave që shqiptohen pa gjurmueshmëri.

    “Sigurisht që praktikisht kjo përmbyll një proces jo të lehtë, sepse ka qenë një punë e gjatë për të ardhur deri këtu dhe dua të shtoj që së shpejti do të fillojë projekti për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi që do të jenë aktive gjatë gjithë kohës. Kjo do të bëjë që në kohë reale, sipas kodeve të përcaktuara, të ndiqet aktiviteti i çdo inspektori në terren dhe të shihet sjellja e tyre me qytetarin dhe të vlerësohen edhe situatat në kohë reale kur është nevoja për ndihmë.”, ka deklaruar Rama.

  • “Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi”, Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin “Eli Z” lëshon banesa me qira në SHBA

    “Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi”, Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin “Eli Z” lëshon banesa me qira në SHBA

    “Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi”, Kurti ia ruante vendin në Prokurori, Elezi me emrin “Eli Z” lëshon banesa me qira në SHBA

    “Le të ecë Lumezi, që të kthehet Elezi” ishte një nga deklaratat që Albin Kurti e përsëriste gjatë kohës kur ishte në opozitë.

    Në vitin 2019, atëherë lideri i Vetëvendosjes premtonte se me ardhjen në pushtet do ta kthente në Kosovë ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ishte larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kishte raportuar se ishte përballur me kërcënime.

    Kurti nuk ishte mjaftuar vetëm me premtimin për kthimin e tij. Ai kishte paralajmëruar se Blakaj do të emërohej në krye të Prokurorisë së Shtetit, duke pretenduar se në qeverisjen e tij askush nuk do të kishte guxim ta kërcënonte ish-prokurorin.

    Megjithatë, vite pas këtyre deklaratave, Blakaj vazhdon jetën dhe karrierën profesionale në SHBA, larg sistemit të drejtësisë në Kosovë.

    Ish-prokurori tashmë merret me shitjen dhe dhënien me qira të pronave të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara. Ai ushtron këtë veprimtari në kuadër të kompanisë “JB Goodwin Realtors”, ku prezantohet me emrin profesional “Eli Z”.

    Në profilin e tij në ueb-faqen e kompanisë, Blakaj ka përfshirë edhe një përshkrim të rrugëtimit të tij profesional, duke iu referuar përvojës së mëparshme në institucionet publike dhe në fushën e sundimit të ligjit.

    Ai bën të ditur se ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, ndërsa ka vazhduar shkollimin në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë gradën master në Drejtësi Penale në Universitetin Wake Forest, në Karolinën e Veriut.

    “Kam përfunduar Fakultetin Juridik dhe kam marrë gradën master në Drejtësinë Penale në Universitetin Wake Forest, në Karolinën e Veriut, SHBA. Pasionet e mia në jetë janë arti dhe sporti!”, thuhet në biografinë e tij të publikuar në faqen e kompanisë.

    Blakaj ishte larguar nga Kosova pas punës së tij si prokuror, ndërsa rasti i tij ishte shndërruar në një nga temat kryesore të debatit politik në vend, veçanërisht për shkak të premtimeve që Kurti kishte bërë për kthimin dhe avancimin e tij në sistemin e drejtësisë.

    Profili i tij profesional në SHBA: JB Goodwin Realtors.

    Burimi: Insajderi

  • Arrestohen edhe katër të dyshuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

    Arrestohen edhe katër të dyshuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Dukagjinin se katër persona janë arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Burimi: Dukagjini

  • A e lini fëmijën tuaj të shikojë filma vizatimorë ndërsa ha? Hulumtimet tregojnë pse nuk është ide e mirë

    A e lini fëmijën tuaj të shikojë filma vizatimorë ndërsa ha? Hulumtimet tregojnë pse nuk është ide e mirë

    Vizatimet gjatë vakteve ua lehtësojnë shumë prindërve të ushqehen vetë, por hulumtimet tregojnë se fëmijët që hanë rregullisht para ekranit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë zakone më të këqija të të ngrënit dhe të kenë një oreks më të dobët. Studimi më i madh i këtij lloji midis fëmijëve të vegjël, i botuar në revistën amerikane Academic Pediatrics, përfshinte 532 dyvjeçarë nga katër qendra universitare në Shtetet e Bashkuara, dhe të dhënat u mblodhën nga prindërit.

    U tregua se fëmijët që zakonisht hanë me televizorin ndezur kanë 3.7 herë më shumë gjasa të pinë pije me sheqer, 2.8 herë më shumë gjasa të hanë ushqim të shpejtë dhe 4.25 herë më shumë gjasa të hanë ushqime të pashëndetshme sesa fëmijët që i kalojnë vaktet e tyre pa ekran.

    Autorët e studimit theksojnë se të dhënat e tyre tregojnë një lidhje, jo një marrëdhënie të drejtpërdrejtë shkak-pasojë. Megjithatë, ata besojnë se rezultatet mbështesin rekomandimet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila thotë se prindërit duhet të këshillohen në lidhje me kohën para ekranit në tryezën e darkës, jo vetëm për sasinë totale të kohës që fëmijët e tyre kalojnë para tyre.

    Oreks i dobët dhe neveri ndaj ushqimit

    Një studim turk i publikuar këtë vit krahasoi fëmijët e moshës një deri në tre vjeç që hanin shpesh ose gjithmonë para një tableti, telefoni ose televizori me ata që rrallë ose kurrë nuk e bënin këtë. Fëmijët në grupin e parë kishin oreks më të dobët, ishin më rezistentë ndaj ushqimit dhe shënuan rezultate më të ulëta në vlerësimet e aftësive social-emocionale.

    Edhe këtu, autorët paralajmërojnë se lidhja mund të jetë dypalëshe. Është e mundur që prindërit po u japin fëmijëve që përndryshe hanë me vështirësi më shumë ekrane në mënyrë që ta bëjnë më të lehtë ushqyerjen e tyre.

    Ushqyerja e një fëmije duhet të bazohet në njohjen e sinjaleve të urisë dhe ngopjes së tij. Kjo është arsyeja pse udhëzimet e ekspertëve për të punuar me prindërit rekomandojnë kufizimin e të gjitha shpërqendrimeve gjatë vakteve, përfshirë televizorin, për ta bërë më të lehtë për prindërit të dallojnë se çfarë po u thotë fëmija i tyre.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e ekraneve për fëmijët nën një vjeç. Për fëmijët e moshës dy deri në katër vjeç, rekomandohet maksimumi një orë në ditë, me kushtin që më pak është gjithmonë më mirë.

  • A ftoheni shpesh? Mjekët kanë nxjerrë në pah disa këshilla të dobishme

    A ftoheni shpesh? Mjekët kanë nxjerrë në pah disa këshilla të dobishme

    Një ftohje mund të jetë dobësuese. Hunda e bllokuar, dhimbja e fytit dhe kolla mund të na mundojnë për ditë të tëra. Meqenëse shkaktohet nga më shumë se 200 viruse të ndryshme, nuk është e pazakontë të sëmuremi disa herë në vit. “Edhe pse është e pakëndshme, një ftohje zakonisht nuk është e rrezikshme”, shpjegon Dr. Deborah S. Clements, mjeke e mjekësisë familjare.

    Kur shfaqen simptomat e para, ne jemi tashmë të infektuar, prandaj është e rëndësishme të marrim masa në kohë që mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit.

    Si ta dalloni një ftohje?

    Simptomat e para janë zakonisht dhimbje fyti dhe hundë që rrjedhin, dhe mund të shfaqen lodhje, kollë dhe dhimbje koke. Dr. Thomas Russo, profesor i sëmundjeve infektive, paralajmëron se gripi dhe COVID-19 kanë simptoma të ngjashme. Gripi zakonisht fillon papritmas, ndërsa ftohja zhvillohet gradualisht.

    Si ta zvogëloni rrezikun e ftohjes?

    Ajri i thatë than mukozën e hundës, kështu që një lagështues ajri mund të ndihmojë. “Një lagështues ajri ndihmon në mbajtjen e kanaleve të hundës me lagështi. Kanalet e thata të hundës zvogëlojnë aftësinë e trupit tuaj për të ndaluar hyrjen e mikrobeve në trupin tuaj”, shpjegon Dr. Amber Tully. Është e rëndësishme ta pastroni lagështuesin rregullisht.

    Mungesa e vitaminës D është lidhur me një rrezik më të lartë të infeksioneve. “Disa studime kanë treguar se marrja e 400 IU vitaminë D çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të frymëmarrjes”, thotë Dr. Adiba Khan. Megjithatë, flisni me mjekun tuaj përpara se të merrni suplemente.

    Është e rëndësishme të shmangni prekjen e fytyrës me duar të ndyra sepse viruset mund të hyjnë në trup përmes hundës, gojës dhe syve. “Viruset përhapen edhe përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, siç është shtrëngimi i duarve”, thotë Dr. Clements. Duart duhet të lahen me sapun për të paktën 20 sekonda, dhe kur kjo nuk është e mundur, përdorni një dezinfektues.

    Gjithashtu rekomandohet që ta pastroni telefonin celular rregullisht, pasi mikroorganizmat mund të grumbullohen në të. Stresi i zgjatur gjithashtu mund të dobësojë sistemin imunitar, kështu që ecja, meditimi dhe aktivitete të tjera që ju ndihmojnë të relaksoheni janë të dobishme.

    Gjumi është gjithashtu i rëndësishëm. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që flenë më pak se shtatë orë kanë rreth tre herë më shumë rrezik për t’u ftohur sesa ata që flenë tetë orë ose më shumë. Sasia e rekomanduar për të rriturit është shtatë deri në nëntë orë gjumë.

    Nëse dikush në familje është i sëmurë, shmangni ndarjen e sendeve personale. “Kur dikush në familje është i sëmurë, përdorni gota të disponueshme ose etiketojini ato. Kjo parandalon përhapjen aksidentale të virusit”, këshillon Dr. Khan.

    Masa shtesë mbrojtëse

    Kosi dhe lakra turshi mund të kontribuojnë në shëndetin e zorrëve. Hulumtimet sugjerojnë se disa probiotikë mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, por nevojitet konfirmim i mëtejshëm. Mbajtja e një maske mund të ndihmojë për mbrojtje shtesë, veçanërisht në ambiente të mbyllura. Është gjithashtu e rëndësishme të ajrosni dhomat rregullisht, dhe pastruesit e ajrit me filtra HEPA mund të jenë gjithashtu të dobishëm.

    Gjithashtu, shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit e sëmurë. Viruset respiratore transmetohen lehtësisht midis njerëzve, madje edhe para se një person i infektuar të shfaqë simptoma.

    Po sikur të sëmuresh?

    Ftohjet janë më të zakonshme në dimër, por mund të ndodhin gjatë gjithë vitit. Ato zakonisht zgjasin rreth një javë, me simptomat që arrijnë kulmin në ditën e dytë ose të tretë. Për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave, pushoni shumë, pini shumë lëngje dhe merrni ilaçe pa recetë sipas nevojës. Antibiotikët nuk ndihmojnë me ftohjen e zakonshme sepse nuk funksionojnë kundër viruseve.

    Shumica e ftohjeve zhduken vetë. Megjithatë, nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen, është mirë të kërkoni ndihmë mjekësore.

  • Siguria publike, emergjenca civile e siguria kibernetike – Sveçla për vizitë në Japoni

    Siguria publike, emergjenca civile e siguria kibernetike – Sveçla për vizitë në Japoni

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni.

    Sveçla në një postim në Facebook shkruan se me homologun Hisayuki Fujii kanë biseduar për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, emergjencat civile dhe sigurinë kibernetike.

    Njoftimi i ministrit Sveçla:

    Në kuadër të vizitës sime zyrtare në Japoni, pata kënaqësinë të pritem në takim nga Ministri për Punë të Brendshme dhe Komunikim i Japonisë, z. Hisayuki Fujii.

    Kosova dhe Japonia gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe të menaxhimit të emergjencave civile. Me Ministrin Fujii diskutuam për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, emergjencat civile dhe sigurinë kibernetike.

    Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona, si dhe për gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët. Në këtë frymë të miqësisë dhe partneritetit, e ftova Ministrin Fujii për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet dhe progresin e arritur, si dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim.

  • Ministri i Jashtëm gjerman thotë se u “trondit” nga ndërhyrja e Trumpit në çështjen e Nvidia-s

    Ministri i Jashtëm gjerman thotë se u “trondit” nga ndërhyrja e Trumpit në çështjen e Nvidia-s

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, deklaroi të martën se ishte tronditur nga ndërhyrja e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta bindur kompaninë Nvidia që ta rikthente themeluesin Jensen Huang në pozitën e drejtorit ekzekutiv.

    “Po, të them të drejtën, kjo më tronditi”, tha Wadephul gjatë një aktiviteti në Berlin, kur u pyet për veprimin e Trumpit. “Nuk kam parë apo vërejtur më parë një ndërhyrje të tillë të politikës në një kompani.”

    Ai shtoi se kishte dyshime nëse një qasje e tillë përbënte model të mirë për të ardhmen, transmeton Telegrafi.

    Huang ishte larguar nga posti i drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s në fillim të këtij muaji, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore, përfshirë një me një grua që dyshohet se kishte lidhje me inteligjencën kineze. Po ashtu, ishin ngritur pikëpyetje lidhur me respektimin nga kompania të kontrolleve amerikane për eksportin e çipave të avancuar.

    Të hënën, Nvidia njoftoi se bordi drejtues kishte vendosur unanimisht ta rikthente Huangun në pozitat e presidentit, drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të bordit. Kompania tha se vendimi ishte marrë pas konsultimeve me nivele të larta të qeverisë amerikane.

    Trump më pas mori publikisht meritat për këtë vendim, duke deklaruar në një intervistë se kishte biseduar me bordin dhe se i kishte “bindur” anëtarët e tij.

    Wadephul e cilësoi këtë ngjarje si një tjetër arsye për të mbrojtur sundimin e ligjit, rregullat ndërkombëtare dhe normat e vendosura.

    “Ne kemi mjaft arsye për ta mbrojtur me të vërtetë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kjo nënkupton gjithashtu se në vendet e lira, demokratike dhe të bazuara në ligj, pushteti politik duhet të përmbahet nga ndërhyrja në veprimtarinë ekonomike të kompanive”, tha ai.

    Muajin e kaluar, Gjermania arriti një marrëveshje për të zgjeruar bashkëpunimin me Nvidia-n në fushën e inteligjencës artificiale industriale, veçanërisht për përdorimin e saj në prodhim dhe robotikë.

    Qeveria konservatore e kancelarit Friedrich Merz e ka cilësuar këtë partneritet si një mundësi për të ndërthurur përvojën gjermane në inxhinieri me teknologjinë e avancuar të inteligjencës artificiale. /Telegrafi/