Author: Momenti

  • Nga Nicola Peltz te Blue Ivy - kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

    Nga Nicola Peltz te Blue Ivy – kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

    Jo të gjithë personazhet e famshëm e kanë ndërtuar jetën nga zero.

    Disa prej tyre janë rritur në familje me pasuri marramendëse, ku bizneset miliardëshe, trashëgimitë dhe emrat e njohur kanë qenë pjesë e përditshmërisë që në fëmijëri.

    Edhe pse më vonë kanë ndërtuar karrierat e tyre në muzikë, aktrim dhe industrinë e argëtimit, këta emra kanë pasur një pikënisje krejtësisht të ndryshme nga shumica e njerëzve.

    Nicola Peltz Beckham është një nga shembujt më të njohur.

    Nicola

    Aktorja, e cila është e martuar me Brooklyn Beckham, është vajza e biznesmenit dhe investitorit amerikan Nelson Peltz, pasuria e të cilit vlerësohet në miliarda dollarë.

    Babai i saj ka ndërtuar një karrierë të fuqishme në botën e investimeve, ndërsa Nicola ka ndjekur rrugën e saj në aktrim.

    Një tjetër emër është Patrick Schwarzenegger, djali i aktorit dhe ish-guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.

    Patrick

    Ky i fundit ka ndërtuar një pasuri të konsiderueshme përmes aktrimit, investimeve dhe pronave të paluajtshme.

    Patrick ka ndjekur gjithashtu karrierën në Hollywood, duke u shfaqur në disa produksione filmike dhe televizive.

    Në mesin e emrave të njohur është edhe Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay-Z.

    Blue Ivy

    Dy artistët kanë një pasuri të përbashkët që vlerësohet në rreth 3.8 miliardë dollarë.

    Megjithatë, Blue Ivy ka filluar të krijojë edhe identitetin e saj artistik, duke fituar një çmim Grammy dhe duke performuar në skenë përkrah nënës së saj.

    Kate dhe Rooney Mara vijnë nga dy familje të fuqishme të futbollit amerikan.

    Kate dhe Rooney

    Familja e tyre lidhet me pronësinë e ekipeve New York Giants dhe Pittsburgh Steelers.

    Pasuria e familjes Rooney është vlerësuar në rreth 1.2 miliardë dollarë, teksa të dyja motrat kanë ndërtuar karriera të suksesshme si aktore.

    Edhe Sasha Spielberg, vajza e regjisorit të famshëm Steven Spielberg dhe aktores Kate Capshaw, është rritur në një prej familjeve më të njohura të Hollywood-it.

    Sasha

    Në vend që të mbështetej vetëm te mbiemri i të atit, ajo ka zgjedhur të zhvillojë karrierën muzikore me emrin artistik Buzzy Lee, duke synuar të krijojë një identitet të pavarur.

    Një histori tjetër është ajo e Balthazar Getty, pjesëtar i dinastisë së njohur Getty, pasuria e së cilës lidhet me industrinë e naftës.

    Balthazar Getty

    Ai ka ndjekur rrugën e aktrimit, duke u bërë i njohur për rolet në filma dhe seriale televizive.

    Në listë përfshihet edhe Tamara Ecclestone, vajza e Bernie Ecclestone, ish-drejtuesit të Formula 1, i cili luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin global të këtij sporti.

    Tamara

    Tamara ka punuar në televizion dhe është shfaqur në disa programe që kanë dokumentuar jetën e saj luksoze.

    Ndërsa në Bollywood, Suhana dhe Aryan Khan, fëmijët e aktorit të famshëm Shah Rukh Khan, po krijojnë rrugët e tyre në industrinë e filmit.

    Suhana dhe Aryan

    Babai i tyre konsiderohet një nga aktorët më të pasur në botë, me një pasuri që vlerësohet në mbi një miliard dollarë.

    Këto histori tregojnë se pasuria familjare mund të ofrojë mundësi dhe privilegje të jashtëzakonshme, por shumë prej këtyre personazheve kanë zgjedhur të krijojnë edhe identitetin dhe karrierën e tyre përtej emrit të familjes. /Telegrafi/

  • “Janë vra sepse ishin UDB-ashë”, Abdixhiku reagon për vrasjet politike: Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione - le të veprojnë

    “Janë vra sepse ishin UDB-ashë”, Abdixhiku reagon për vrasjet politike: Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione – le të veprojnë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka theksuar sot se ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës.

    Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se pret reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave, gjersa thekson se ofenduesit nuk i edukojnë dot, por ky shtet ka institucione dhe duhet të veprojnë.

    Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

    Ju kam thënë, mos i dëgjoni.

    Në fillim flasin për fotografi. Pse e kërkojnë aty. Le ta largojmë. Më pas trillojnë për gurë të mbështjellë në celofan e të nisur për në Beograd. Dikur i shpallin viktimat kufoma politike – sepse s’kanë asnjë ndjesi njeriu. Fundja, njihen veç për zhurmë, shpifje, sharje e grushte mes vete – analizë u thonë këtyre. Në fund thonë “boll më”. Janë vra sepse ishin UDB-ashë.

    Ju kam thënë me kohë. Që nga fillimi, këta kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike. Se durojnë si ide, se pranojnë si histori, frikësohen nga e ardhmja. Prandaj me aq zell tregojnë çfarë duhet të ndodhë në këtë shtëpi. Shikovca u themi ne. I bajmë në qafë. Tash e gjashtë vjet, ditë e natë.

    Pres reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave. Ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës. Familjet që tash e sa vjet presin të mësojnë kush ua vrau më të dashurit, sot dëgjojnë se përse ata e paskan merituar vrasjen. Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione. Le të veprojnë!

  • Vetëm një gol në 13 ndeshje, Mourinho zbulon arsyen e formës së dobët të Viniciusit

    Vetëm një gol në 13 ndeshje, Mourinho zbulon arsyen e formës së dobët të Viniciusit

    Jose Mourinho ka dalë fuqishëm në mbështetje të Vinicius Juniorit, duke besuar se sulmuesi brazilian do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë, para përballjes së Real Madridit me PSV-në në Ligën e Kampionëve.

    Trajneri i Los Blancos ka insistuar se rënia e fundit në formën e brazilianit lidhet me mungesën prej katër ndeshjesh për shkak të pezullimit dhe jo me mungesën e motivimit.

    Duke folur në konferencën për media para ndeshjes në Santiago Bernabeu, Mourinho e mbrojti futbollistin e tij, i cili këtë sezon ka regjistruar vetëm një gol dhe tri asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat.

    Pavarësisht kritikave për formën e tij, trajneri portugez beson se mosha e re dhe dëshira për sukses janë në anën e Viniciusit.

    Mourinho theksoi se shumëkush harron se sa i ri është braziliani, për shkak të ngritjes së tij të shpejtë në majat e futbollit botëror.

    “Ai do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë. Është i ri dhe ndonjëherë, kur futbollistët i afrohen moshës 30-vjeçare ose e kalojnë atë, fillojnë të kenë vështirësi për ta ruajtur gjendjen ideale fizike dhe disa prej tyre humbin pak motivimin”.

    “Vini Jr është i ri dhe njerëzit mund ta harrojnë se ai erdhi shumë i ri dhe arriti jashtëzakonisht shpejt në një nivel shumë të lartë”, deklaroi Mourinho për faqen zyrtare të klubit.

    “Ka fituar gjithçka, por edhe kur njerëzit ishin kundër tij, ai gjithmonë thoshte se është një djalosh shumë i mirë dhe se ka shumë empati ndaj të gjithëve. Kjo është një bazë thelbësore”, shtoi trajneri portugez./Telegrafi/

  • Kthehen emocionet e Champions League, super-përballje sonte në fushë

    Kthehen emocionet e Champions League, super-përballje sonte në fushë

    Kthehen emocionet e Champions League, super-përballje sonte në fushë

    Gara më prestigjioze evropiane për klube, UEFA Champions League, rikthehet sonte me ndeshje spektakolare që pritet të dhurojnë emocione të mëdha për adhuruesit e futbollit.Në programin e së martës janë paraparë gjithsej nëntë përballje tejet interesante, të cilat do të zhvillohen në dy termine të ndryshme.

    Gjithçka nis nga ora 18:45 me dy takime, ku Galatasaray e pret Aston Villën, ndërsa Bodo/Glimt ballafaqohet me skuadrën austriake LASK.

    Ndërkohë, vëmendja kryesore do të jetë në terminin e mbrëmjes nga ora 21:00, ku zhvillohen shtatë super-sfida.

    Kampioni në fuqi, Real Madrid, e pret PSV Eindhovenin, Arsenal mat forcat me gjigantin gjerman BVB Dortmund, kurse një tjetër duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes Manchester Cityt dhe Napolit.

    Ky është orari i plotë i ndeshjeve të së martës në Champions League:

    Nga ora 18:45:

    Galatasaray – Aston Villa Bodo/Glimt – LASK

    Nga ora 21:00:

    Real Madrid – PSV Eindhoven

    Arsenal – BVB Dortmund

    Manchester City – Napoli

    Como 1907 – AEK Athens

    Feyenoord – FC Porto

    RB Leipzig – Lens

    Slovan Bratislava – Real Betis

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Një lajm “bombë” nga Madridi, Haaland mund të transferohet te Reali për 150 milionë euro

    Një lajm “bombë” nga Madridi, Haaland mund të transferohet te Reali për 150 milionë euro

    Një lajm “bombë” nga Madridi, Haaland mund të transferohet te Reali për 150 milionë euro

    Real Madridi mund të ketë një mundësi të artë për të transferuar Erling Haalandin nga Manchester City. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Defensa Central, sulmuesi norvegjez mund të ketë një klauzolë largimi në kontratën e tij me vlerë shumë më të ulët sesa ishte menduar më parë.

    Gazetari i ABC-së, Rubén Cañizares, ka zbuluar se klauzola mund të jetë ndërmjet 100 dhe 150 milionë eurove. Sipas tij, rrethi i afërt i Haalandit, ku përfshihet edhe babai i tij, dëshiron që futbollisti të transferohet në Santiago Bernabeu.

    Situata te Manchester City mund të ndikojë gjithashtu në të ardhmen e norvegjezit. Largimi i Pep Guardiolës, ardhja e Enzo Marescas dhe rezultatet jo të mira të skuadrës kanë rikthyer spekulimet për një aventurë të re të sulmuesit.

    Megjithatë, transferimi i tij do të krijonte një problem të madh për Jose Mourinhon.

    Në skuadër janë tashmë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande.

    Sipas gazetarit spanjoll, ardhja e Haalandit mund të kërkojë largimin e njërit prej yjeve aktualë, ndërsa Vinicius përmendet si emri që mund të sakrifikohet.

    Burimi: Insajderi

  • Kosova përballet me Maltën dhe Izraelin, Krasniqi publikon listën e futbollisteve

    Kosova përballet me Maltën dhe Izraelin, Krasniqi publikon listën e futbollisteve

    Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës në futboll te femrat, Sanije Krasniqi, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e ardhshme miqësore ndërkombëtare.

    Burimi: Dukagjini

  • Sveçla në Japoni, takohet me homologun japonez dhe diskuton bashkëpunimin në fushën e sigurisë

    Sveçla në Japoni, takohet me homologun japonez dhe diskuton bashkëpunimin në fushën e sigurisë

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri japonez për Punë të Brendshme dhe Komunikim, Hisayuki Fujii, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Japoni.

    Burimi: Dukagjini

  • Mungojnë pajisjet për përkthim në Komisionin për Siguri, ankohen deputetët

    Mungojnë pajisjet për përkthim në Komisionin për Siguri, ankohen deputetët

    Mungojnë pajisjet për përkthim në Komisionin për Siguri, ankohen deputetët

    Mungesa e pajisjeve për përkthim në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shkaktuar pakënaqësi.

    Gjatë mbledhjes së kryesuar nga Mefail Bajqinovci është dëgjuar një kërkesë që, në mungesë të pajisjeve për përkthim, të sigurohet një person që mund ta bëjë përkthimin për të pranishmit.

    “Dikush le të vijë e të përkthejë pra, pasi që nuk i keni pajisjet këtu”, ka kërkuar kryesuesi Bajqinovci.

  • Aeroporti i Kopenhagës planifikon zgjerim për të pritur deri në 55 milionë udhëtarë në vit

    Aeroporti i Kopenhagës planifikon zgjerim për të pritur deri në 55 milionë udhëtarë në vit

    Aeroporti i Kopenhagës po përgatitet për një zgjerim të madh, me synimin që kapaciteti i tij të rritet deri në 55 milionë udhëtarë në vit, pothuajse 60 për qind më shumë se numri që përballon aktualisht.

    Agjencia Daneze për Planifikim dhe Zhvillim Rural po mbikëqyr planet për zgjerimin e terminaleve dhe hapësirave për udhëtarët. Projekti do të marrë parasysh kërkesat për siguri, qëndrueshmëri dhe teknologji, si dhe synon të përmirësojë përvojën e pasagjerëve.

    Operatori Copenhagen Airports A/S tha se planet bazohen në parashikimet e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), sipas së cilës kërkesa globale për udhëtime ajrore pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, transmeton Telegrafi.

    Aeroporti parashikon që deri në fund të vitit 2026 të ketë shërbyer rreth 34.5 milionë udhëtarë, ose 2.1 milionë më shumë se gjatë vitit 2025. Vetëm në korrik, gusht dhe shtator të këtij viti, përmes tij udhëtuan 9.9 milionë persona, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.

    “Si një vend i vogël me ekonomi të hapur, Danimarka varet shumë nga lidhjet me pjesën tjetër të botës. Ato u mundësojnë kompanive daneze qasje në tregjet ndërkombëtare, sjellin turistë dhe investime në vend dhe na lidhin me botën. Prandaj, duhet të krijojmë që tani kushte fleksibile që aeroporti të zhvillohet në përputhje me nevojat e Danimarkës”, tha Christian Poulsen, drejtor ekzekutiv i Aeroportit të Kopenhagës.

    Sipas parashikimeve të operatorit, deri në vitin 2030 aeroporti dhe industria e aviacionit pritet të krijojnë 35 mijë vende të reja pune. Kontributi i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Danimarkës vlerësohet të arrijë nga 60 deri në 90 miliardë korona daneze, ose rreth 8 deri në 12 miliardë euro.

    Planet përfshijnë gjithashtu ndërtimin e pozicioneve të reja për avionët më të mëdhenj që kryejnë fluturime në distanca të gjata, në pjesën veriperëndimore të aeroportit. Po ashtu, parashihet zhvendosja dhe shkurtimi i pistës tërthore, në mënyrë që të krijohet më shumë hapësirë për zhvillim.

    Poulsen theksoi se zgjerimi duhet të shoqërohet me masa për mbrojtjen e mjedisit.

    “Jemi shumë të vetëdijshëm se përfitimet e shumta të një aeroporti të fuqishëm shoqërohen edhe me pasoja për mjedisin. Prandaj, duhet të vazhdojmë të gjejmë mënyra të reja për të zvogëluar ndikimin tonë. Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që rritja e linjave dhe numrit të udhëtarëve të mos sjellë rritje përkatëse të zhurmës dhe ndotjes”, tha ai.

    Përshtatja me gjeneratat e reja të avionëve është një nga përparësitë kryesore të projektit. Sipas Copenhagen Airports A/S, këta avionë zakonisht kërkojnë më shumë hapësirë se modelet e mëparshme, por mund të transportojnë më shumë udhëtarë, janë më të qetë dhe përgjithësisht kanë gjurmë më të vogël të emetimeve të CO₂.

    Aeroporti planifikon gjithashtu të zgjerojë dhe të lartësojë barrierat kundër zhurmës, ndërsa tashmë ka nisur puna për vendosjen e veshjeve thithëse të zërit në ndërtesa.

    Operatori theksoi se edhe në të ardhmen do të synohet që avionët të përshkojnë distancën sa më të shkurtër të mundshme në tokë, ndërsa motorët janë të ndezur, për të kufizuar ndotjen e ajrit.

    Agjencia Daneze për Planifikim dhe Zhvillim Rural pret që përgatitja e bazës së re të planifikimit të përfundojë deri në vitin 2028. Pas miratimit të saj, aeroporti do të mund të nisë zbatimin e pjesëve të veçanta të projektit. /Telegrafi/

  • Real Madridi synon ta mbajë Bellinghamin deri në vitin 2031, i ofron rritje të madhe të pagës

    Real Madridi synon ta mbajë Bellinghamin deri në vitin 2031, i ofron rritje të madhe të pagës

    Real Madridi synon ta mbajë Bellinghamin deri në vitin 2031, i ofron rritje të madhe të pagës

    Jude Bellingham është një prej figurave kryesore të projektit të Real Madridit dhe klubi spanjoll po punon për t’ia siguruar të ardhmen për shumë vite të tjera.

    Sipas “The Athletic”, negociatat për rinovimin e kontratës kanë përparuar ndjeshëm. Synimi i madrilenëve është që mesfushori anglez të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2031, duke përfituar një rritje të konsiderueshme të pagës.

    Bellingham aktualisht ka kontratë deri në vitin 2029 dhe fiton rreth 15 milionë euro neto në vit.

    Oferta e re pritet ta afrojë financiarisht me Vinicius Juniorin, duke e pozicionuar mes lojtarëve më të paguar të futbollit evropian.

    Në hierarkinë e pagave te Reali, Kylian Mbappe do të mbetet në krye, por marrëveshja e re do të dëshmojë edhe një herë se sa e rëndësishme është figura e Bellinghamit për të ardhmen e klubit.

    Burimi: Insajderi