Author: Momenti

  • Të shtëna me armë në një shkollë në Kragujevc të Serbisë: Plagosen dy persona

    Të shtëna me armë në një shkollë në Kragujevc të Serbisë: Plagosen dy persona

    Të shtëna me armë në një shkollë në Kragujevc të Serbisë: Plagosen dy persona

    Në Shkollën e Parë Teknike në Kragujevc, mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë, si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona të moshuar, ndërsa nxënësit kanë mbetur të padëmtuar. Policia ka njoftuar se sulmuesi është arrestuar menjëherë, ndërsa gratë e plagosura janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta serbe, Danas.

    Policia e Kragujevcit ka publikuar një njoftim zyrtar, në të cilin ka bërë të ditur se rreth orës 8 të mëngjesit ka marrë një raportim se në Shkollën e Parë Teknike në Kragujevc ka ndodhur një incident, ku dy persona kanë pësuar lëndime, njëri prej të cilëve është plagosur me shumë gjasë nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri si pasojë e thyerjes së xhamit.

    Policia ka neutralizuar dhe arrestuar një nxënës 17-vjeçar të kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit të vogël në hollin e shkollës.

    Drejtori i Shkollës së Parë Teknike në Kragujevc, Nemanja Joksimoviq, u ka thënë gazetarëve se punonjësja ndihmëse, e cila u plagos sot në sulmin nga një nxënës i klasës së katërt, nuk është në rrezik për jetën.

    “Ngjarja ndodhi gjatë orës së parë të mësimit, kështu që asnjë nga nxënësit nuk ishte i pranishëm, gjë që është rrethanë e favorshme në këtë situatë”, tha Joksimoviq.

    Burimi: Insajderi

  • Bardiqi: Shëndetësia në Kosovë ndër sektorët më pak të financuar si në Evropë dhe Ballkan

    Bardiqi: Shëndetësia në Kosovë ndër sektorët më pak të financuar si në Evropë dhe Ballkan

    Bardiqi: Shëndetësia në Kosovë ndër sektorët më pak të financuar si në Evropë dhe Ballkan

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka thënë se financimi i ulët i shëndetësisë në Kosovë nuk mund të krahasohet me vendet e tjera evropiane, pasi ato ndajnë përqindje më të lartë të bruto produktit vendor për këtë sektor.

    Gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi, ku po diskutohen furnizimet, listat e pritjes dhe pajisjet mjekësore, ai ka thënë se rreth 3 për qind e bruto produktit vendor në Kosovë ndahet për shëndetësi, njofton Klankosova.tv.

    “Pavarësisht investimeve të vazhdueshme, që janë rreth 10 për qind e buxhetit, shëndetsia në Kosovë vazhdon të jetë sektori më pak i financuar, ashtu si në Ballkan dhe Evropë. Diku rreth 3 për qind e bruto produktit vendor është shpenzuar për shëndetësi”, ka deklaruar ai.

    Bardiqi ka deklaruar se në vitin e fundit është shënuar rritje e shpenzimeve për shëndetësi, duke shtuar se krahasimi me vendet e tjera duhet të bëhet duke marrë parasysh nivelin e financimit.

    “Si sektor i financuar në këtë mënyrë, nuk mund të bëjmë analogji me vendet e tjera, pasi të gjitha kanë një shpenzim më të madh të GDP-së në shëndetësi”, ka thënë Bardiqi.

    Ai ka përmendur edhe paqëndrueshmërinë institucionale dhe zgjedhjet e shpeshta, për të cilat ka thënë se kanë ndikuar drejtpërdrejt në mosrritjen e buxhetit për shëndetësi dhe në zvarritjen e realizimit të investimeve të planifikuara.

    Duke folur për listat e pritjes, Bardiqi ka vlerësuar se decentralizimi i shërbimeve është një hap i mirë i ndërmarrë nga SHSKUK-ja për shkurtimin e kohës së pritjes për pacientët.

    “Sa i përket listave të pritjes dhe decentralizimit, konsideroj se është një hap i mirë i ndërmarrë nga SHSKUK-ja për të ulur pritjet”, ka deklaruar ai.

  • Paguan rreth 300 euro në muaj që dikush t’ia kryejë punët e përditshme: “Ia vlen çdo cent”

    Paguan rreth 300 euro në muaj që dikush t’ia kryejë punët e përditshme: “Ia vlen çdo cent”

    Paguan rreth 300 euro në muaj që dikush t’ia kryejë punët e përditshme: “Ia vlen çdo cent”

    Për shumë njerëz, angazhimet e përditshme, nga punët e shtëpisë e deri te organizimi i dokumenteve dhe pagesave, janë kthyer në një barrë të vazhdueshme.

    Maxine Dillion, 44-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, kishte filluar të ndihej e mbingarkuar nga lista e pafundme e punëve personale dhe familjare që nuk arrinte t’i përfundonte.

    “Ndihesha sikur të gjitha ato punët e vogla, për të cilat nuk kisha kohë, po grumbulloheshin gjithnjë e më shumë”, tregon Maxine, transmeton klankosova.tv.

    Maxine, e cila jeton në Mansfield dhe fiton rreth 32 mijë funte në vit, vendosi të paguajë 250 funte në muaj (rreth 300 euro) për pesë orë shërbime.

    Sipas BBC, edhe pse nuk ka shumë të ardhura të lira për shpenzime shtesë, ajo thotë se kjo pagesë ia vlen, pasi i ndihmon të zvogëlojë edhe ngarkesën mendore që vjen nga organizimi i vazhdueshëm i jetës së përditshme.

    Shërbime të tilla, të njohura si asistente personale për jetën e përditshme, po bëhen gjithnjë e më të përhapura në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara, duke u ofruar njerëzve mundësinë të kursejnë kohë dhe të lehtësojnë barrën e angazhimeve të përditshme.

  • Mbi 12 mijë pacientë në listat e pritjes, opozita kërkon raportim të Bordit të SHSKUK-së

    Mbi 12 mijë pacientë në listat e pritjes, opozita kërkon raportim të Bordit të SHSKUK-së

    Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të raportojë para Komisionit për Shëndetësi lidhur me listat e pritjes në institucionet shëndetësore, derisa deputetët e pozitës kanë theksuar investimet dhe donacionet për pajisje mjekësore.

    Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, ku po diskutohet për raportin me shkrim të Bordit të SHSKUK-së lidhur me listat e pritjes në institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë vitit 2026 dhe furnizimin me pajisje medicinale, po ashtu janë diskutuar sfidat në funksionimin e shërbimeve shëndetësore.

    Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar për numrin e pacientëve që presin për shërbime shëndetësore, duke thënë se statistikat nuk tregojnë përmirësim të qëndrueshëm.

    “Nëse e shohim raportin, shifrat që kemi nuk flasin për përmirësim të qëndrueshëm dhe kushdo që lexon statistikat e sheh që mbase në vitin 2023 kur kanë qenë 14 mijë ka pas një lëvizje në vitin 2024 që shifra ka zbrit në 10 mijë pacientë në listën e pritjes. Në qershorin e vitit 2025 i kemi pasur mbi 12 mijë pacientë. Janar të këtij viti listat e pritjes figurojnë prej 12 mijë e 249 pacientë.

    Këtyre ditëve është raportuar edhe për mbi 1 mijë e 300 pacientë të cilët presin në listat e pritës për koreografi, dhe kjo pritje në shumicën e rasteve merr kohë deri në një vit që e bën të pashmangshëm raportimin e bordit të SHKUK-së të jenë para komisionit, të diskutojmë një mori të argumenteve. P.sh a janë marrë përsipër raportet e auditimit të vitit 2024 të cilat evidentojnë po ashtu shkelje, sepse u përmend raporti i vitit 2025, por, në rast se bordi ka marrë përsipër që t’i trajtojë edhe të dhënat e vitit 2024, janë një mori temash, në të cilat klinika, sepse, po shihet ka pasur një shpërndarje të listave tek klinikat, do të ishte mirë që të kemi informatat se në cilat klinika është bërë shpërndarja e këtyre rasteve”, tha ajo.

    Edhe deputetja nga Aleanca, Albana Bytyqi ka kërkuar që Bordi i SHSKUK-së të ftohet për raportim në Komision, në mënyrë që të diskutohen edhe një herë shqetësimet dhe kërkesat e ngritura lidhur me raportin.

    “Ne kërkojmë nevojë urgjente që të thirret bordi i SHSKUK-së dhe të diskutojmë dhe njëherë këtë raport”, tha ajo.

    Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sylejman Meholli, ka vlerësuar investimet në pajisje mjekësore dhe donacionet e siguruara për institucionet shëndetësore.

    “Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një mori të pajisjeve dhe aparaturës mjekësore donacione për vitin që po flasim, për raportin e vitit 2026. Një sasi të konsiderueshme të pajisjeve të siguruara përmes donacioneve që përmblidhen nën një shifër buxhetore prej 1 milion e 139 mijë e 572 euro. Pra, nuk është pak, tregon për një nivel të lartë të bashkëpunimit me donatorë, për një qasje të mirë dhe pozitive qoftë nga ana e MSH-së, qoftë nga ana e SHSKUK-së, apo spitaleve rajonale… MSH nuk është ndalur, ka bërë edhe investimet e veta në pajisje mjekësore, që duhet me u cekë, e që janë afër 4 milionë euro…Jemi prej dikastereve që kemi pasur mundësi me ngrit çështje para ministrit më shumë se çdo komision dhe ministri tjetër deri në këtë fazë”, tha Meholli.

    Ndërsa, deputeti i LVV-së, Naim Bardiqi, ka thënë se SHSKUK-ja ka mbi 3 mijë e 800 shtretër, duke theksuar se mungesa e pajisjeve është njëri ndër faktorët që ndikon në listat e gjata të pritjes.

    “SHSKUK-ja i ka mbi 3 mijë e 800 shtretër si organizatë buxhetore…Natyrisht se pajisjet janë një prej arsyejeve pse janë listat e pritjes të gjata, shpeshherë ka pasur paqëndrueshmëri në krijimin e organeve, mungese e qëndrueshmërisë qeverisëse dhe zgjedhjet e shpeshta janë ato që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore në të cilën kanë qenë të akomoduara rreth 20 milionë euro për sektorin e shëndetësisë, kryesisht në digjitalizime, ndërhyrje në fëmijërinë e hershme, po edhe në menaxhimin e mbeturinave si projekt i ri, dhe jashtëzakonisht i rëndësishme ne menaxhimin e mbeturinave mjekësore”, ka thënë ai. /kp/

  • Arrestohen edhe katër persona të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekajt, dyshohen për ndihmë pas krimit

    Arrestohen edhe katër persona të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekajt, dyshohen për ndihmë pas krimit

    Arrestohen edhe katër persona të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekajt, dyshohen për ndihmë pas krimit

    Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë marr kthesë tjetër. Rreth një muaj pas krimit që tronditi Kosovën, hetimet janë intensifikuar dhe kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të tjerë, realizimin e bastisjeve dhe sekuestrimin e provave.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se arrestimet e fundit lidhen me dyshimet për shtytje në vrasje dhe dhënie të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

    Hetimet tashmë nuk kufizohen vetëm te personi që dyshohet se kreu vrasjen e Arlindës, por janë zgjeruar edhe në drejtim të atyre që mund të kenë nxitur kryerjen e krimit apo të kenë ndihmuar kryerësin pas vrasjes.

    Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore janë realizuar edhe bastisje, gjatë të cilave janë sekuestruar prova me interes për hetimin.

    Katër arrestimet hapin një kapitull të ri në zbardhjen e vrasjes së Arlindës, duke vënë në fokus të hetuesve edhe ngjarjet që i kanë paraprirë krimit dhe veprimet e personave të tjerë pas kryerjes së tij.

    Burimi: Insajderi

  • Opozita kërkon raportim të Bordit të SHSKUK-së për listat e pritjes

    Opozita kërkon raportim të Bordit të SHSKUK-së për listat e pritjes

    Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të raportojë para Komisionit për Shëndetësi lidhur me listat e pritjes në institucionet shëndetësore, derisa deputetët e pozitës kanë theksuar investimet dhe donacionet për pajisje mjekësore.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga diplomacia te traditat zvicerane, ambasadorja amerikane viziton tregun e famshëm të qepëve në Bernë

    Nga diplomacia te traditat zvicerane, ambasadorja amerikane viziton tregun e famshëm të qepëve në Bernë

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zvicër, së bashku me ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, kanë vizituar tregun tradicional të qepëve “Zibelemärit” në Bernë.

    Ambasada amerikane në Zvicër ka ndarë në Facebook pamje nga vizita, duke vënë në pah atmosferën festive dhe traditat zvicerane që karakterizojnë këtë ngjarje.

    “Ambasadorja dhe kryetari Gingrich shijuan eksplorimin e tregut ikonik ‘Zibelemärit’ në Bernë, me ekspozitat shumëngjyrëshe të qepëve, atmosferën festive dhe traditat e mrekullueshme zvicerane”, thuhet në postimin e ambasadës.

    Tregu tradicional i qepëve, i cili këtë vit u mbajt më 23 nëntor, organizohet çdo vit të hënën e katërt të nëntorit dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të njohura kulturore në kryeqytetin zviceran.

    Me këtë rast, fermerët vendas sjellin në Bernë dhjetëra tonë qepë dhe hudhra, ndërsa rrugët e qytetit të vjetër mbushen me stenda shumëngjyrëshe, ushqime tradicionale dhe mijëra vizitorë nga Zvicra dhe vendet fqinje.

    Kjo traditë shekullore vazhdon të jetë një nga atraksionet kryesore të Bernës në prag të festave të fundvitit. /Telegrafi/


  • “Janë vra sepse ishin UDB-ashë”, Abdixhiku reagon për vrasjet politike: Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione - le të veprojnë

    “Janë vra sepse ishin UDB-ashë”, Abdixhiku reagon për vrasjet politike: Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione – le të veprojnë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka theksuar sot se ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës.

    Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se pret reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave, gjersa thekson se ofenduesit nuk i edukojnë dot, por ky shtet ka institucione dhe duhet të veprojnë.

    Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

    Ju kam thënë, mos i dëgjoni.

    Në fillim flasin për fotografi. Pse e kërkojnë aty. Le ta largojmë. Më pas trillojnë për gurë të mbështjellë në celofan e të nisur për në Beograd. Dikur i shpallin viktimat kufoma politike – sepse s’kanë asnjë ndjesi njeriu. Fundja, njihen veç për zhurmë, shpifje, sharje e grushte mes vete – analizë u thonë këtyre. Në fund thonë “boll më”. Janë vra sepse ishin UDB-ashë.

    Ju kam thënë me kohë. Që nga fillimi, këta kanë agjendë luftën kundër Lidhjes Demokratike. Se durojnë si ide, se pranojnë si histori, frikësohen nga e ardhmja. Prandaj me aq zell tregojnë çfarë duhet të ndodhë në këtë shtëpi. Shikovca u themi ne. I bajmë në qafë. Tash e gjashtë vjet, ditë e natë.

    Pres reagim të fortë nga Komisioni i Pavarur i Mediave. Ofendimet ndaj vrasjeve politike lëndojnë kujtesën historike dhe cenojnë themelet e Republikës. Familjet që tash e sa vjet presin të mësojnë kush ua vrau më të dashurit, sot dëgjojnë se përse ata e paskan merituar vrasjen. Ofenduesit nuk i edukojmë dot, por ky shtet ka institucione. Le të veprojnë!

  • Vendoset mbishkrimi në shqip në Parkun “Oaza” në Butel, BDI: Atë që duhej ta bënin institucionet, e bënë qytetarët

    Vendoset mbishkrimi në shqip në Parkun “Oaza” në Butel, BDI: Atë që duhej ta bënin institucionet, e bënë qytetarët

    Pas reagimeve dhe kërkesave për përfshirjen e gjuhës shqipe, disa qytetarë, me vetëiniciativë, kanë vendosur edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe në Parkun “Oaza” në Komunën e Butelit.

    Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Butelit thonë se atë që e bënë qytetarët, në fakt, duhej ta bënin Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit.

    “Për këtë çështje kemi reaguar vazhdimisht, përmes mediave, rrjeteve sociale, në seancë të Këshillit të Komunës së Butelit dhe me kërkesa drejtuar Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Megjithatë deri tani institucionet përgjegjëse nuk i morën parasysh kërkesat tona për respektimin e dygjuhësisë”.

    “Prandaj, qytetarët vendosën të ndërmarrim këtë hap konkret: Në tabelën e Mega Parkut të Butelit të vendosin edhe mbishkrimin në gjuhën shqipe. Me këtë veprim jo vetëm që plotësohet një obligim ligjor, por njëkohësisht sigurohet që qytetarët shqiptarë të lexojnë në këtë hapësirë publike edhe në gjuhën e tyre amtare, e që kjo përbën krenari për ta”.

    “Atë që e bënë qytetarët, në fakt, duhej ta bënin Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit. Dhe shtrohet një pyetje e thjeshtë: Pse duhej të krijohej gjithë kjo situatë? Pse duhej të arrihej deri te ky veprim, kur gjithçka mund të zgjidhej në mënyrën më të thjeshtë dhe institucionale, pa nxitur ndarje, pa diskriminuar dhe pa cenuar ndjenjat e asnjë qytetari?”.

    “Theksojmë se ky veprim është në përputhje me ligjin. Ndërsa institucionet dhe personat përgjegjës që nuk e kanë zbatuar atë duhet të japin llogari për mosveprimin e tyre”.

    “Po ashtu, neni 16 i këtij ligji parasheh përdorimin e të dyja gjuhëve në emërtimet e rrugëve, shesheve, parqeve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në komunat përkatëse. Orce dhe Darko, kjo është tabela që duhej të ishte vendosur që në fillim! Kjo është tabela që respekton ligjin, barazinë dhe qytetarët. Jo ajo që ju e vendosët dhe e promovuat, duke anashkaluar gjuhën shqipe”.

    “Merreni këtë tabelë si shembull për të gjitha veprimet tuaja të ardhshme, sepse respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor. Respekti nuk dëshmohet me fjalë, por me vepra. Kështu dëshmohet respekti për bashkëjetesën, Darko! Është koha për reflektim dhe veprim!”, thanë nga BDI./Telegrafi/

  • Nga Nicola Peltz te Blue Ivy - kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

    Nga Nicola Peltz te Blue Ivy – kush janë personazhet që vijnë nga familje miliarderësh dhe si e ndërtuan rrugën e tyre drejt famës

    Jo të gjithë personazhet e famshëm e kanë ndërtuar jetën nga zero.

    Disa prej tyre janë rritur në familje me pasuri marramendëse, ku bizneset miliardëshe, trashëgimitë dhe emrat e njohur kanë qenë pjesë e përditshmërisë që në fëmijëri.

    Edhe pse më vonë kanë ndërtuar karrierat e tyre në muzikë, aktrim dhe industrinë e argëtimit, këta emra kanë pasur një pikënisje krejtësisht të ndryshme nga shumica e njerëzve.

    Nicola Peltz Beckham është një nga shembujt më të njohur.

    Nicola

    Aktorja, e cila është e martuar me Brooklyn Beckham, është vajza e biznesmenit dhe investitorit amerikan Nelson Peltz, pasuria e të cilit vlerësohet në miliarda dollarë.

    Babai i saj ka ndërtuar një karrierë të fuqishme në botën e investimeve, ndërsa Nicola ka ndjekur rrugën e saj në aktrim.

    Një tjetër emër është Patrick Schwarzenegger, djali i aktorit dhe ish-guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.

    Patrick

    Ky i fundit ka ndërtuar një pasuri të konsiderueshme përmes aktrimit, investimeve dhe pronave të paluajtshme.

    Patrick ka ndjekur gjithashtu karrierën në Hollywood, duke u shfaqur në disa produksione filmike dhe televizive.

    Në mesin e emrave të njohur është edhe Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay-Z.

    Blue Ivy

    Dy artistët kanë një pasuri të përbashkët që vlerësohet në rreth 3.8 miliardë dollarë.

    Megjithatë, Blue Ivy ka filluar të krijojë edhe identitetin e saj artistik, duke fituar një çmim Grammy dhe duke performuar në skenë përkrah nënës së saj.

    Kate dhe Rooney Mara vijnë nga dy familje të fuqishme të futbollit amerikan.

    Kate dhe Rooney

    Familja e tyre lidhet me pronësinë e ekipeve New York Giants dhe Pittsburgh Steelers.

    Pasuria e familjes Rooney është vlerësuar në rreth 1.2 miliardë dollarë, teksa të dyja motrat kanë ndërtuar karriera të suksesshme si aktore.

    Edhe Sasha Spielberg, vajza e regjisorit të famshëm Steven Spielberg dhe aktores Kate Capshaw, është rritur në një prej familjeve më të njohura të Hollywood-it.

    Sasha

    Në vend që të mbështetej vetëm te mbiemri i të atit, ajo ka zgjedhur të zhvillojë karrierën muzikore me emrin artistik Buzzy Lee, duke synuar të krijojë një identitet të pavarur.

    Një histori tjetër është ajo e Balthazar Getty, pjesëtar i dinastisë së njohur Getty, pasuria e së cilës lidhet me industrinë e naftës.

    Balthazar Getty

    Ai ka ndjekur rrugën e aktrimit, duke u bërë i njohur për rolet në filma dhe seriale televizive.

    Në listë përfshihet edhe Tamara Ecclestone, vajza e Bernie Ecclestone, ish-drejtuesit të Formula 1, i cili luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin global të këtij sporti.

    Tamara

    Tamara ka punuar në televizion dhe është shfaqur në disa programe që kanë dokumentuar jetën e saj luksoze.

    Ndërsa në Bollywood, Suhana dhe Aryan Khan, fëmijët e aktorit të famshëm Shah Rukh Khan, po krijojnë rrugët e tyre në industrinë e filmit.

    Suhana dhe Aryan

    Babai i tyre konsiderohet një nga aktorët më të pasur në botë, me një pasuri që vlerësohet në mbi një miliard dollarë.

    Këto histori tregojnë se pasuria familjare mund të ofrojë mundësi dhe privilegje të jashtëzakonshme, por shumë prej këtyre personazheve kanë zgjedhur të krijojnë edhe identitetin dhe karrierën e tyre përtej emrit të familjes. /Telegrafi/