Author: Momenti

  • Kosova importon gati 700 milionë euro mallra brenda një muaji, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro

    Kosova importon gati 700 milionë euro mallra brenda një muaji, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro

    Eksportet e Kosovës kanë shënuar rritje prej 35,3 për qind në tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e importeve ka arritur në 699,3 milionë euro.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti i mallrave gjatë tetorit kishte vlerën 124,2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 35,3 për qind. Ndërkaq, importi arriti në 699,3 milionë euro, me rritje prej 12,5 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2025.

    Deficiti tregtar në këtë periudhë ishte 575,1 milionë euro, krahasuar me 530 milionë euro në tetorin e vitit të kaluar. Kjo paraqet rritje prej 8,5 për qind të deficitit tregtar.

    Sipas ASK-së, eksporti mbuloi importin me 17,8 për qind.

    Në strukturën e eksporteve, pjesën më të madhe e përbënin metalet bazë dhe artikujt prej tyre, me 23,3 për qind. Pas tyre renditeshin produktet minerale me 20,6 për qind, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 10,7 për qind, si dhe ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 8,7 për qind.

    Ndërsa, në strukturën e importeve dominonin produktet minerale me 18,6 për qind, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 12,3 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,5 për qind, si dhe mjetet e transportit me 11 për qind.

    Tregtia me vendet e BE-së dhe CEFTA-s

    Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian (BE) arritën në 35,3 milionë euro, që përbëjnë 28,5 për qind të eksporteve të përgjithshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ato shënuan rritje prej 13,8 për qind.

    Partnerët kryesorë për eksport në BE ishin Gjermania me 9,5 për qind, Holanda me 2,9 për qind dhe Italia me 2,2 për qind.

    Në anën tjetër, importet nga vendet e BE-së arritën në 283,6 milionë euro, apo 40,6 për qind të importeve të përgjithshme, duke shënuar rënie prej 0,2 për qind. Pjesën më të madhe të importeve nga ky grup e përbënin mallrat nga Gjermania me 12,8 për qind, Greqia me 5,7 për qind dhe Italia me 4,5 për qind.

    Ndërkaq, eksportet e Kosovës në vendet e CEFTA-s arritën në 65,9 milionë euro, që përbëjnë 53,1 për qind të eksporteve të përgjithshme. Në këtë grup u regjistrua rritje prej 66,4 për qind.

    Partnerët kryesorë për eksport ishin Shqipëria me 28,7 për qind, Maqedonia e Veriut me 11,4 për qind, Serbia me 6,7 për qind dhe Mali i Zi me 4,2 për qind.

    Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 84,7 milionë euro, apo 12,1 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12,3 për qind. Pjesëmarrjen më të madhe në këtë grup e kishin Maqedonia e Veriut me 5,2 për qind, Serbia me 3,1 për qind dhe Shqipëria me 2,5 për qind.

    Tregtia me vendet e tjera

    Eksportet e Kosovës drejt vendeve të tjera arritën në 22,9 milionë euro, që përbëjnë 18,5 për qind të eksporteve të përgjithshme. Ndër partnerët kryesorë në këtë grup ishin Zvicra me 9 për qind dhe Turqia me 2,4 për qind.

    Ndërkaq, importet nga këto vende arritën në 330,9 milionë euro, apo 47,3 për qind të importeve të përgjithshme. Kina, me 15,5 për qind, dhe Turqia, me 10,6 për qind, ishin vendet me pjesëmarrjen më të madhe në këtë grup. /Telegrafi/

  • LEX | Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën – Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt

    LEX | Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën – Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt

    LEX | Burgim i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën – Apeli vërteton dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin prej 30 vjetësh burgim ndaj Kushtrim Kokallës, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të publikuar sot, Departamenti për Krime të Rënda i Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve.

    Me këtë vendim është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 6 korrik 2026.

    Naim Murseli është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa Granit Plava për “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe armëmbajtje pa leje. Kushtrim Kokalla është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Emrat e plotë të tre të dënuarve përputhen me raportimet për këtë rast.

    Apeli ka lënë të paprekur edhe pjesën e aktgjykimit me të cilën ishte refuzuar akuza ndaj Kokallës për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

    Të treve u llogaritet në dënim koha e kaluar në paraburgim nga 1 dhjetori 2023 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Sipas njoftimit të gjykatës, dënimet do të ekzekutohen menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/⁠

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Vumë gurthemelin e rikonstruktimit të urës së Sitnicës, investim 700 mijë euro

    Kurti: Vumë gurthemelin e rikonstruktimit të urës së Sitnicës, investim 700 mijë euro

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është vënë gurthemeli i projektit për rikonstruktimin e urës së lumit Sitnica, projekt që kap vlerën e 700 mijë eurove.

    Burimi: Dukagjini

  • Zoja i shpall "beef" Erikut, kapet me banorin

    Zoja i shpall “beef” Erikut, kapet me banorin

    Zoja i shpall "beef" Erikut, kapet me banorin

    Zoja e ka akuzuar Erikun se po i lë hapësirë për t’u keqkuptuar në debat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Gjatë bisedës, ata janë përplasur me njëri – tjetrin.

    Momentin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

  • Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

    Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

    Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

    Gjykata e Apelit e vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj N.M. dhe G.P., si dhe ndaj K.K., me burgim prej 30 vjetësh

    Prishtinë, 23 nëntor 2026– Gjykata e Apelit e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrojtësit të palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve N.A., G.P. dhe K.K., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.3/25, të datës 06.07.2026, ndërsa përkitazi me veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre, nga neni 378 paragrafi 1, pika 1.1 të KPRK, për të akuzuarin K.K., për pjesën refuzuese sipas aktgjykimit të ankimuar, mbetet i paprekur.

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas aktgjykimit PKR.nr.3/25, të datës 06.07.2026, i ka shpallur fajtorë: të akuzuarin N.M., për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK, të akuzuarin G.P., për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.6 e lidhur me nenin 31 të KPRK, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, si dhe të akuzuarin K.K., për shkak të veprës penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, ashtu që të akuzuarin N.M., e ka gjykuar me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, nga data 01.12.2023 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, të akuzuarin G.P., e ka gjykuar me dënim me burgim të përjetshëm në të cilin dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 01.12.2023 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, dhe të akuzuarin K.K., me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) vjet, në të cilin dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 01.12.2023 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, dënime këto të cilat do të ekzekutohen menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Me aktgjykimin e ankimuar është refuzuar akuza e prokurorisë, kundër K.K., për veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 378 paragrafi 1, pika 1.1 të KPRK, me arsyetim se për veprën penale në fjalë, në seancën e shqyrtimit gjyqësor, prokuroria është tërhequr nga akuza, prandaj është vendosur si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar. 

    Gjykata e Apelit, pas mbajtjes së seancës, si dhe pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, ka vlerësuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, të parapara në nenin 384 të KPPK, e as në nenin 394 të KPPK, ngase dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin, ku janë paraqitur të gjitha arsyet në të cilat është bazuar gjykata e shkallës së parë, me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprës penale dhe përgjegjësisë penale të akuzuarve të lartcekur.

    Sa u përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe të shkeljes së ligjit penal, kolegji gjykues ka konstatuar se këto pretendime nuk qëndrojnë. Vlerëson se rrethanat dhe faktet e vërtetuara nga shkalla e parë janë të drejta dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprimet inkriminuese të cilat përbëjnë tiparet e veprave penale, për të cilat të akuzuarit edhe janë shpallur fajtorë dhe janë gjykuar, prandaj nuk qëndrojnë pretendimet ankimore se është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarve të lartcekur.

    Lidhur me pretendimet ankimore përkitazi me vendimin për dënim, Gjykata e Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, dhe atë konform dispozitave të nenit 69 dhe 70 të KPRK, ku si rrethana rënduese ka marrë shkallën e lartë të dashjes për të gjithë të akuzuarit, motivin e kryerjes së veprës penale për të akuzuarin N.M., pra i njëjti këtë e ka bërë edhe me qëllim të përfitimit material, mënyrën e kryerjes së veprës penale, për të akuzuarit N.M. dhe G.P., duke e kryer në praninë e dy fëmijëve të tani të ndjerës Liridona Ademaj, ndërsa për të gjithë të akuzuarit, se e ndjera ka qenë e moshës së re, se vepra penale është kryer ndaj viktimës së pa mbrojtur, tutje sjelljet e të akuzuarve para dhe pas kryerjes së veprës penale, ku para kryerjes së veprës penale të akuzuarit e kanë bërë planifikimin e detajuar se si ta privojnë nga jeta tani të ndjerën, ndërsa, pas kryerjes së veprës penale të akuzuarit kanë vazhduar me aktivitetet e tyre edhe të argëtimit, duke shkuar pra në lokale, pa treguar aspak dhimbje për tani të ndjerën, andaj në prezencën e rrethanave në fjalë, të akuzuarve iu ka shqiptuar dënimin si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.

    Sa u përket pretendimeve ankimore të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, përkitazi me vendimin për dënim ndaj K.K., kolegji gjykues ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë, me të drejtë të akuzuarit në fjalë i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) vjet, ashtu si lejohet me dispozitat e KPRK, ngase për rastet e kryerjes së veprës penale në ndihmë, dispozita në fjalë shprehimisht parasheh se në rastet e ndihmës kryerësit të veprës penale i shqiptohet dënim më i butë se sa kryerësit të veprës penale, prandaj, në këtë drejtim gjykata e shkallës së parë, edhe nuk ka pasur mundësi që të akuzuarit K.K.,  t’i shqiptojë dënim me burgim të përjetshëm. Po ashtu, kolegji gjykues pati parasysh edhe pretendimet ankimore se tek të akuzuarit në fjalë ka edhe rrethana lehtësuese, e që konkretisht ceken disa prej tyre, mirëpo, duke pasur parasysh pasojën e veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, atëherë rrethanat lehtësuese në raport me ato rënduese janë irelevante, për çka, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se edhe gjykata e shkallës së parë, me të drejtë të njëjtat nuk i ka marrë parasysh dhe ka shqiptuar dënimet si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.

  • Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

    Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

    Pjesëtari i Mbrojtjes së Afërt i Policisë Ushtarake të FSK-së kryen kursin në Mbretërinë e Bashkuar

    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar përfundimin e kurseve të ndryshme për ngritje profesionale ushtarake.

    Në një njoftim për media, FSK-ja ka njoftuar për suksesin e radhës që një pjesëtar i saj e ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

    “OR-5 Valdrin RRECAJ nga Mbrojtja e Afërt e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar. Kursi i cili zgjati nëntë javë, ishte një trajnim intensiv dhe me kërkesa të larta fizike e profesionale, ku nga 30 pjesëmarrës që nisën trajnimin, vetëm 14 arritën ta përfundonin me sukses.”, thuhet në njoftimin e FSK-së.  

    Gjatë këtij programi, sipas njoftimit, pjesëmarrësit u angazhuan në skenarë të ndryshëm operacional, përfshirë edhe ushtrime të evakuimit me helikopter.

    “Pjesëtari i FSK-së e përfundoi kursin me rezultate të larta dhe me vlerësim të shkëlqyeshëm nga instruktorët, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe gatishmërie. Ky trajnim, i realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Britanike dhe Policinë Ushtarake Mbretërore (Royal Military Police), dëshmon partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Policisë Ushtarake të FSK-së dhe institucioneve ushtarake britanike.”, thuhet tutje në njoftim.

    FSK-ja ka thënë se përvoja dhe njohuritë e fituara do të kontribuojnë në ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake. /Klankosova.tv

  • “Kam dashur të bëhem e famshme si Justin Bieber” – Valdrina i tregon Bejtës

    “Kam dashur të bëhem e famshme si Justin Bieber” – Valdrina i tregon Bejtës

    “Kam dashur të bëhem e famshme si Justin Bieber” – Valdrina i tregon Bejtës

    Valdrina dhe Bejta kanë qenë në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Valdrina i ka treguar Bejtës se cila kishte qenë dëshira e saj në të kaluarën.

    Pamjet e plota i gjeni në videon e mëposhtme.

  • Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë pas 15 vitesh

    Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë pas 15 vitesh

    Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë pas 15 vitesh

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë Libinë, muajin e ardhshëm.

    Kjo do të jetë vizita e parë e tij në këtë shtet, pas më shumë se 15 vjetësh.

    Erdogan do të duhëtojë në Libi për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i planifikuar të mbahet në Tripoli, nga 8 deri më 9 dhjetor.

    Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan njoftoi vizitën vetëm disa orë pasi ai dhe shefi i inteligjencës turke, Ibrahim Kalin u takuan me Abdulhamid Dbeibah, kreun e Qeverisë së Bashkimit Kombëtar të Libisë, të shtunën në Stamboll.

    Fidan theksoi se Erdogan kishte diskutuar zhvillimet në Libi dhe përpjekjet për ribashkim kombëtar me Dbeibah gjatë një takimi në margjinat e Konferencës së 31-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, më 12 nëntor.

    Erdogan vizitoi për herë të fundit Libinë më 16 shtator 2011, kur ishte kryeministër.

    Ai vizitoi Tripolin dhe Bengazin pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit, duke u takuar me Mustafa Abdul Jalil, atëherë kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional dhe Mahmoud Jibril, kreu i zyrës ekzekutive të Këshillit. Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

  • Nora Kaliqi: Është zbehur vija që ndan gazetarin nga influenceri

    Nora Kaliqi: Është zbehur vija që ndan gazetarin nga influenceri

    Kryeredaktorja e Televizionit të Maqedonisë së Veriut, Nora Kaliqi, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për përvojën e saj në media, inteligjencën artificiale dhe Këshillin për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).

    Kaliqi tha se ka gati 25 vite përvojë pune në servisin publik të Maqedonisë së Veriut, ku ka kaluar në disa sfera të ndryshme.

    “Kam kaluar gati 25 vite në Radio Televizionin e Maqedonisë, kam filluar prej pjesës administrative, në pjesën e drejtorisë e më pas në program. I njoh të gjitha qelizat e televizionit shtetëror. Nuk dua të them se jam e gjithëdijshme, por çdo pozitë ka përgjegjësinë e vetë dhe përgjegjësia më e madhe është kur duhet ta ndryshosh sistemin e funksionimit në mesin e kolegëve që e kam kaluar një të katërtën e jetës bashkë”.

    “Në RTVM jemi në periudhë transformimi, e dijmë se në çdo raport të Komisionit Evropian përmenden reformat në servisin publik. Dhe pikërisht kur bëhen këto reforma unë kam marrë një përgjegjësi të tillë”, tha Nora Kaliqi.

    E pyetëm nëse gazetari mund të bëhet edhe influencer, ajo tha se është zbehur shumë vija që ndan gazetarin dhe influencerin.

    “Duhet t’i ndajmë atë që krijon opinion publik dhe ai që krijon përmbajtje. Një gazetari nuk i përfundon puna kur e publikon deklaratën e një ministri të caktuar, por aty i fillon. Ndërsa një influencer është i destinuar për të sjellë shikime dhe klikime. Është zbehur vija në mes asaj se kush është gazetar dhe kush është influencer”, tha Kaliqi.

    Në lidhje me Këshillin për Etikë në Media, ajo tha se mundohen që të edukojnë qytetarët në lidhje me mediat, duke shtuar se bëjnë punë të pavarur.

    “KEMM është organizatë joqeveritare dhe ne funksionojmë në bazë të donacioneve. Mundohemi të japim kontribut dhe t’i informojmë qytetarët se ekziston trup ku mund të ankohen”.

    “Inteligjencën artificiale duhet ta pranojmë se është pjesë e jetës tonë, por jo ta keqpërdorim. Neve si gazetarë na shërben për të gjetur informacione dhe grumbullimin e tyre. Edhe me KEMM-in jemi munduar që redaksitë të kenë verifikues të fakteve”, tha Nora Kaliqi./Telegrafi/

  • LEX | “Qomni në qeli, ju lutna” – tensione paradite e përgjime pasdite, gjithçka që ndodhi sot në gjykimin “Capat dhe Sekiraqët”

    LEX | “Qomni në qeli, ju lutna” – tensione paradite e përgjime pasdite, gjithçka që ndodhi sot në gjykimin “Capat dhe Sekiraqët”

    LEX | “Qomni në qeli, ju lutna” – tensione paradite e përgjime pasdite, gjithçka që ndodhi sot në gjykimin “Capat dhe Sekiraqët”

    Seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët” nisi në orën 09:00 në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Seanca u ndërpre paradite, pasi debati mes palëve për dëgjimin dhe publikimin e përgjimeve u tensionua dhe i akuzuari Salih Sekiraqa kërkoi të kthehej në qeli, raporton Gazeta Sinjali.

    Gjykata konstatoi në fillim se të gjitha palët ishin të pranishme dhe se ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës. Trupi gjykues mori aktvendim për administrimin e raportit të ekspertizës forenzike për predhat metalike të gjetura në trupin e viktimës. Palët nuk patën vërejtje për raportin.

    Sekiraqa kërkon publikimin e përgjimeve, mbrojtja e Gashit kërkon privatësi

    Debati nisi kur gjykata kaloi te audioincizimet e siguruara përmes masave të fshehta hetimore. Mbrojtësi i Korab Gashit kërkoi që komunikimet e të akuzuarit me bashkëshorten për çështje familjare të mos dëgjoheshin në prani të publikut. Ai kërkoi nga Prokuroria të shpjegonte rëndësinë e këtyre bisedave për rastin dhe të tregonte minutat e sekondat e pjesëve që donte të dëgjoheshin.

    Sipas mbrojtjes, pikërisht kjo çështje kishte çuar në shtyrjen e seancës së kaluar. Mbrojtësi tha se kishte pritur që Prokuroria t’i sillte pjesët e përzgjedhura, ndërsa edhe në këtë seancë kërkoi që gjykata të garantonte privatësinë e familjes së Gashit.

    Prokurori i Shtetit tha se palët ishin dakorduar më herët që të përqendroheshin te pjesët me rëndësi për rastin. Ai tha se nuk shihte arsye që publiku të mos i dëgjonte ato pjesë dhe se ishte kujdesur që të mos përfshinte bisedat personale.

    Salih Sekiraqa kërkoi që të publikoheshin të gjitha përgjimet dhe që mediat të mund t’i publikonin edhe pamjet.

    “Gjykimin po ma jepni në emër të popullit, unë po du me pa krejt populli se qysh kanë dasht me m’likuidu”, tha Sekiraqa.

    Edhe mbrojtja e Sekiraqës kërkoi respektimin e parimit të publicitetit dhe që mediat të qëndronin në sallë. Sipas saj, publiku duhej të kishte qasje në provat që lidhen me mënyrën se si ndodhi ngjarja, me personat që ishin në vendin e ngjarjes dhe me pretendimet se kush e organizoi atë. Mbrojtja përmendi edhe pamjet që lidhen me hyrjen nga ballkoni dhe tha se nuk kundërshtonte publikimin e përgjimeve të të mbrojturit të saj.

    Gjatë debatit, Korab Gashi tha se përgjimet mund të publikoheshin dhe pretendoi se përmbajtja e tyre mund t’i jepte Prokurorisë shkas për të ngritur aktakuza të tjera për fajde dhe vepra të tjera. I akuzuari Robert Llumnica tha se e autorizonte mbrojtësin e tij t’ua vinte mediave në dispozicion të gjitha shkresat e lëndës. Ai deklaroi se ishte plagosur 13 herë dhe kërkoi që shkresat të bëheshin publike.

    “Qomni në qeli, ju lutna” – seanca ndërpritet pas përplasjes në sallë

    Pas ndërhyrjeve të mbrojtësve gjatë debatit, Sekiraqa iu drejtua me tone të ashpra mbrojtësit të Korab Gashit, duke e quajtur “shpifës” dhe “mashtrues”. Ai tha se nuk mund ta dëgjonte më dhe kërkoi të kthehej në qeli.

    “Qomni në qeli, ju lutna, nuk muj me nejt ma”, tha Sekiraqa. Seanca u ndërpre pas këtij reagimi.

    Seanca rifillon pasdite, në sallë dëgjohen përgjimet

    Gjykimi rifilloi pasdite dhe u bë e ditur se seanca do të videoincizohej në tërësi. Gjyqtarja u kërkoi mediave të tregojnë kujdes dhe të mos publikojnë pjesët e përgjimeve që kanë të bëjnë me çështje familjare.

    Në njërin prej audioincizimeve, Korab Gashi dëgjohet duke i thënë një familjari se po priste të vinte ekspertiza. “Nuk kena bo kurgjo për me na majt”, dëgjohet të thotë ai. Në një pjesë tjetër dëgjohet duke thënë: “Nuk mujnë me ma gjuajt mua, kam qenë 30–40 metra larg”. Në një tjetër bisedë të dëgjuar në sallë, Gashi përmendi Llumnicën dhe tha se të nesërmen “e ka leximin”.

    Gashi deklaroi në sallë se ishte paraqitur sikur të kishte qenë në vende të ndryshme dhe tha se ishte plagosur në organe vitale. Ai kërkoi që bisedat me familjen të mos përdoreshin në gjykim.

    “Kam duru qe sa, s’kam fol asgjë. Mos m’i përdorni çka kom fol me familjen tem, sene familjare”, tha Gashi.

    Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali