Author: Momenti

  • Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, "One Stop" tashmë kemi edhe me Shqipërinë

    Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, “One Stop” tashmë kemi edhe me Shqipërinë

    Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në faqen e tij në Fejsbuk, pas promovimit të sotëm të sistemit në vendkalimin kufitar “QafëThanë”.

    “Sot në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, në prani të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, promovuam sistemin ‘One Stop’ për kontrollin e përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Me këtë përmbyllim procesin e vendosjes së sistemit ‘One Stop’ me fqinjët tanë jashtë zonës Shengen, pas zbatimit të mëparshëm me Serbinë dhe Kosovën. Përfitimet e këtij modeli tashmë janë të dukshme. Në VK ‘Tabanoc’, pas vendosjes së sistemit ‘One Stop’, koha e pritjes në periudha të caktuara është ulur nga disa orë në rreth 30 minuta, pavarësisht rritjes së qarkullimit të udhëtarëve për 15 deri në 20 për qind“, theksoi ministri.

    Ai theksoi se e njëjta gjë pritet edhe në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” – rrjedhë më e shpejtë e udhëtarëve dhe automjeteve, më pak ndalime të panevojshme, procedura të thjeshtuara dhe koordinim më i mirë midis shërbimeve kufitare.

    Ministri shtoi se qëllimi është që qytetarët të kalojnë më pak kohë në kufij dhe që kontrollet kufitare të mbeten efikase dhe të sigurta.

  • Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

    Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

    Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

    Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një feste për zbulimin para lindjes së foshnjës (baby shower), të shtunën në mbrëmje, në qytetin Parma të shtetit amerikan Ohajo, njoftoi policia lokale,

    Departamenti i Policisë së Parmës iu përgjigj një thirrjeje për një incident me disa viktima në bllokun 5300 të rrugës Ridge.

    Zëdhënësi i policisë së Parmës, Scott Traxler, u tha mediave lokale se të shtënat me armë zjarri shpërthyen brenda ambienteve të eventeve “Pandora’s Magical Events Venue’, gjatë një feste para lindjes së foshnjës, shkruan AA.

    Sipas policisë, konflikti ka ndodhur mes një 19-vjeçari, i identifikuar si babai i fëmijës që pritet të lindë, dhe një burri 29-vjeçar, raportoi televizioni WJW, filial i rrjetit FOX.

    Si pasojë e incidentit, kanë humbur jetën 19-vjeçari, një burrë 45-vjeçar, babai i nënës së foshnjës, si dhe një vajzë 17-vjeçare.

    Një grua tjetër 39-vjeçare ka pësuar plagë në këmbë, e cila nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.

    Burri 29-vjeçar është arrestuar.

    Autoritetet ende nuk i kanë bërë publike emrat e tre viktimave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

    Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

    Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

    Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Juventusit.

    Ylli kosovar ka dhuruar një asist fantastik në ndeshjen ndaj Venezias, duke harkuar në mënyrë të shkëlqyer në zonë, aty ku Juan Cabal u gjend në vendin e duhur për të realizuar me kokë.

    Ky ishte goli i tretë i Juventusit në këtë takim, ndërsa Zhegrova po vazhdon të dëshmojë cilësitë e tij në fanellën bardhezi.

    Burimi: Insajderi

  • Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës

    Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës

    Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se gjatë vizitës janë takuar me profesionistët shëndetësorë dhe kanë vizituar disa nga repartet e spitalit.

    Ai ka theksuar se ky spital ofron shërbime edhe për qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht ata që jetojnë në zonat kufitare.

    “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shëndetësi është i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e të dy vendeve”, ka shkruar Vitia.

    Burimi: RTKLive

  • Opozita kritikon Qeverinë për krizën energjetike, kërkohet përgjigje nga ZRRE-ja për licencën e EFT-së të Vuk Hamoviqit

    Opozita kritikon Qeverinë për krizën energjetike, kërkohet përgjigje nga ZRRE-ja për licencën e EFT-së të Vuk Hamoviqit

    Përfaqësues të opozitës kanë reaguar lidhur me situatën energjetike në Kosovë, duke kritikuar masat e Qeverisë për përballimin e krizës dhe duke ngritur pikëpyetje për vendimet që pritet të marrë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike ZRRE-së lidhur me mundësinë e rilicencimit të kompanisë EFT, të lidhur me biznesmenin serb Vuk Hamoviq.

    Bajrami ka rikujtuar se më 23 tetor 2026, në rendin e ditës së mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte përfshirë edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja për këtë çështje ishte shtyrë.

    Ajo ka theksuar se më 16 nëntor Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe, prandaj kërkon nga ZRRE-ja të sqarojë nëse rilicencimi i EFT-së është ende në agjendë.

    “ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka shkruar Bajrami.

    Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka kritikuar masat emergjente të Qeverisë për furnizimin me energji elektrike, duke vënë në pikëpyetje ndikimin e tyre në kapacitetin e përgjithshëm energjetik.

    Sipas saj, blloku B1 i Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit, ka kapacitet neto prej 264 megavatësh, ndërsa kapaciteti neto i hidrocentralit të Ujmanit është 35 megavatë.

    Duke u bazuar në këto shifra, Ymeri ka thënë se kapaciteti i Ujmanit është 7.5 herë më i vogël sesa ai i bllokut B1.

    “Praktikisht, masat qeveritare për nga kapaciteti janë pa efekt”, ka shkruar ajo.

    Në anën tjetër, edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me krizën energjetike, duke e cilësuar atë si dëshmi të mungesës së punës së Qeverisë.

    Ramadani ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve, mungesën e investimeve dhe problemet në sektorë të ndryshëm, duke përmendur arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe largimin e qytetarëve nga vendi.

    Sipas tij, situata me energjinë elektrike është një tjetër dëshmi e mungesës së planifikimit dhe investimeve për zhvillimin e vendit.

    “Kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e mospunës së Qeverisë”, ka shkruar Ramadani.

    Ai ka kritikuar gjithashtu, nepotizmin në institucione dhe mungesën e një plani për investime dhe zhvillim.

    Reagimet e tre përfaqësuesve vijnë në kohën kur furnizimi me energji elektrike dhe masat e ndërmarra nga Qeveria janë bërë temë diskutimi, ndërsa çështja e licencimit të kompanisë EFT mbetet një nga temat e ngritura nga opozita. /Telegrafi/

  • Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam vëllazërisht për interesat e kombit shqiptar

    Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam vëllazërisht për interesat e kombit shqiptar

    Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam vëllazërisht për interesat e kombit shqiptar

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka diskutuar për çështje me interes të përbashkët për shqiptarët dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se takimi u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe me përkushtim, ndërsa në fokus ishin thellimi i bashkëpunimit, perspektiva evropiane, partneriteti në kuadër të NATO-s dhe sfidat me të cilat përballen të dyja vendet.

    Ahmeti ka theksuar se takimi merr një domethënie të veçantë pasi u zhvillua më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka shtuar se shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet mes tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë.

    “Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!”, ka përfunduar Ahmeti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Publikohen fotot e vjetra të Antonetës, ja si dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë

    Publikohen fotot e vjetra të Antonetës, ja si dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë

    Publikohen fotot e vjetra të Antonetës, ja si dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë

    Në rrjet po qarkullojnë dy fotografi të vjetra të Antoneta Koçit, të cilat tregojnë si dukej moderatorja shumë vite para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Në njërën prej tyre, Antoneta shihet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë dhe me kokën mbështetur në dorë.

    Në tjetrën, e veshur me të kuqe, ajo shfaqet më lozonjare teksa mban një laps mes dhëmbëve. Edhe pas kaq vitesh, në të dyja fotot dallohet e njëjta bukuri dhe ëmbëlsi që e karakterizon edhe sot.

    Antoneta është një ndër protagonistet e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”. Ajo ka fituar simpatinë e publikut për natyrën e saj të çiltër dhe mënyrën e drejtpërdrejtë si e thotë atë që mendon.

    Burimi: Insajderi

  • Liki i flet, por Nichi e "injoron" duke i kënduar e kërcyer para fytyrës (VIDEO)

    Liki i flet, por Nichi e “injoron” duke i kënduar e kërcyer para fytyrës (VIDEO)

    Liki i flet, por Nichi e "injoron" duke i kënduar e kërcyer para fytyrës (VIDEO)

    Arlinda (Liki) e Nichi sërish janë bërë pjesë e debateve të nxehta mes tyre, të shoqëruar me mospajtime dhe me gjuhë jo të duhur ndaj njëri-tjetrit.

    Në një moment, Nichi ka kënduar e kërcyer, derisa para tij ka qëndruar Arlinda, duke i folur, por ai vazhdimisht e ka injoruar.

    Përderisa, më pas, ata janë përfshirë në një diskutime, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër.

    “Ja ke nis tash me nga një birrë me u pi”, i ka thënë Nichi.

    “Shumë tuc je a”, i ka thënë Arlinda atij, derisa kanë vazhduar debatin mes vete.

    Pamjet e plota i gjeni në videon e mëposhtme:

  • “Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron “dështimet” Qeverisë Kurti

    “Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron “dështimet” Qeverisë Kurti

    “Rryma është kulmi”, Ramadani ia numëron “dështimet” Qeverisë Kurti

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e mospunës së ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti.

    Ramadani, ka përmendur edhe sektorë të tjerë, që sipas tij, janë në gjendje të mjerueshme.

    “Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madh të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet. Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv

  • SHBA, 3 të vrarë në një incident me armë gjatë një feste familjare

    SHBA, 3 të vrarë në një incident me armë gjatë një feste familjare

    Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një feste për zbulimin para lindjes së foshnjës (baby shower), të shtunën në mbrëmje, në qytetin Parma të shtetit amerikan Ohajo, njoftoi policia lokale, transmeton Anadolu.

    Departamenti i Policisë së Parmës iu përgjigj një thirrjeje për një incident me disa viktima në bllokun 5300 të rrugës Ridge.

    Zëdhënësi i policisë së Parmës, Scott Traxler, u tha mediave lokale se të shtënat me armë zjarri shpërthyen brenda ambienteve të eventeve “Pandora’s Magical Events Venue’, gjatë një feste para lindjes së foshnjës.

    Sipas policisë, konflikti ka ndodhur mes një 19-vjeçari, i identifikuar si babai i fëmijës që pritet të lindë, dhe një burri 29-vjeçar, raportoi televizioni WJW, filial i rrjetit FOX.

    Si pasojë e incidentit, kanë humbur jetën 19-vjeçari, një burrë 45-vjeçar, babai i nënës së foshnjës, si dhe një vajzë 17-vjeçare.

    Një grua tjetër 39-vjeçare ka pësuar plagë në këmbë, e cila nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.

    Burri 29-vjeçar është arrestuar.

    Autoritetet ende nuk i kanë bërë publike emrat e tre viktimave. /AA/