Author: Momenti

  • “Putini është kasap, e jo miku ynë” – deklaratë e fortë vjen nga Britania e Madhe

    “Putini është kasap, e jo miku ynë” – deklaratë e fortë vjen nga Britania e Madhe

    Ministri britanik për Marrëdhëniet Ndërqeveritare dhe Marrëdhëniet Evropiane të Mbretërisë së Bashkuar, Hamish Falconer, ka kritikuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka quajtur disa herë presidentin rus Vladimir Putin “mikun tim”.

    Në një intervistë për Sky News, Falconer e cilësoi Putinin si një “kasap”, duke dënuar ashpër luftën e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën e përshkroi si barbare dhe të paligjshme.

    “Çmimi i kësaj lufte ka qenë jashtëzakonisht i lartë dhe pothuajse askush nuk e ka paguar më shtrenjtë sesa vendi që përfaqëson ai njeri”, deklaroi Falconer.

    Sipas tij, pasojat e luftës po ndihen rëndë edhe nga vetë qytetarët rusë, veçanërisht të rinjtë.

    “Rusia po vuan tmerrësisht nga një luftë që është e paligjshme. Është brutale dhe po ua mohon të rinjve rusë shumë mundësi për të ardhmen”, theksoi ministri britanik.

    Ai ishte kategorik kur u pyet nëse do ta konsideronte Putinin mik.

    “A do të ishte Vladimir Putini miku im? Jo. Dhe ai nuk është as mik i Mbretërisë së Bashkuar”, u përgjigj Falconer.

    I pyetur nëse qeveria britanike do t’ia përcillte Trumpit qëndrimin e saj lidhur me deklaratat për miqësinë me Putinin, ministri tha se kryeministri britanik komunikon rregullisht me presidentin amerikan.

    “Kryeministri flet rregullisht me presidentin dhe nuk i zbut aspak qëndrimet kur bëhet fjalë për ndjenjat e forta që Mbretëria e Bashkuar ka lidhur me pushtimin rus të Ukrainës”, deklaroi ai. /Telegrafi/

  • Zhegrova shkëlqen me asistim në startin e parë si titullar - Juventusi shkatërron Venezian

    Zhegrova shkëlqen me asistim në startin e parë si titullar – Juventusi shkatërron Venezian

    Juventusi ka shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias, në një ndeshje ku Edon Zhegrova ishte njëri prej futbollistëve më të dalluar, duke dhënë edhe një asistim.

    Futbollisti kosovar e nisi për herë të parë këtë sezon një ndeshje si titullar me fanellën e Juventusit dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë nga trajneri Luciano Spalletti. Ai e mbylli ndeshjen duke luajtur 90 minuta.

    Zhegrova fillimisht ishte pranë golit në minutën e 23-të, kur pas një depërtimi të bukur në mbrojtjen kundërshtare goditi nga distanca, por portieri Filip Stankovic reagoi shkëlqyeshëm.

    Juventusi kaloi në epërsi në minutën e 53-të me Nick Woltemade, ndërsa gjashtë minuta më vonë Teun Koopmeiners realizoi për 2-0, pas një aksioni të bukur të nisur nga sulmuesi gjerman.

    Momenti më i mirë i Zhegrovës erdhi në minutën e 65-të. Kosovari harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ndërsa Juan Cabal u shkëput bukur dhe me kokë shënoi për 3-0, duke regjistruar kështu asistimin e tij të parë në këtë takim.

    Në minutën e 71-të, Randal Kolo Muani realizoi nga pika e bardhë për rezultatin 4-0, pas një penalltie të konfirmuar edhe nga VAR-i.

    Zhegrova ndërkohë vazhdoi të ishte pjesë e lojës deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa reprezentuesi tjetër i Kosovës, Albion Rrahmani, u paraqit vetëm në minutën e 87-të në fushë.

    Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A, duke grumbulluar 21 pikë. /Telegrafi/

  • Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për rolin e diasporës në zhvillimin e Kosovës

    Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për rolin e diasporës në zhvillimin e Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim Avni Mustafajn dhe Anila Hykën, anëtarë të Bordit të organizatës GERMIN, me të cilët ka diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë e përfshirjes së saj në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e forcimit të lidhjeve me diasporën, si dhe krijimi i mundësive konkrete për angazhimin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, shkruan Telegrafi.

    Presidentja Shiroka-Pula ka vlerësuar angazhimin e organizatës GERMIN në forcimin e këtyre lidhjeve, duke theksuar se profesionistët, sipërmarrësit dhe akademikët shqiptarë jashtë vendit përbëjnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.

    “Më tej, Presidentja Shiroka-Pula theksoi gatishmërinë për të mbështetur bashkëpunimin me GERMIN-in dhe organizatat e diasporës, me qëllim të krijimit të mundësive konkrete për angazhimin e tyre në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Nga ana tjetër, organizata GERMIN ka falënderuar presidenten Shiroka-Pula për pritjen, vlerësimin e punës së saj dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

    “Forcimi i lidhjeve me diasporën dhe krijimi i mundësive konkrete për përfshirjen e saj në zhvillimin e Kosovës mbeten në qendër të misionit tonë”, thuhet në reagimin e GERMIN-it.

    Organizata ka ritheksuar përkushtimin e saj për të vazhduar punën në fuqizimin e rolit të diasporës dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet bashkatdhetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

    “Vazhdojmë të punojmë që potenciali i diasporës të shndërrohet në mundësi konkrete për Kosovën”, ka theksuar GERMIN-i.

    Takimi është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit institucional me organizatat e diasporës dhe përfshirjen më aktive të saj në proceset zhvillimore të vendit./Telegrafi/

    Postimi i plotë:

  • Vetëm 9 vjeçe, Aria Tamniku shkëlqen në Vjenë dhe fiton çmimin e tretë në piano

    Vetëm 9 vjeçe, Aria Tamniku shkëlqen në Vjenë dhe fiton çmimin e tretë në piano

    Vetëm 9 vjeçe, Aria Tamniku shkëlqen në Vjenë dhe fiton çmimin e tretë në piano

    Aria Tamniku, vetëm 9-vjeçare, ka arritur një sukses të veçantë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke fituar Çmimin e Tretë në garën “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”.

    Përfaqësuesja e vetme nga Kosova në këtë grupmoshë është vlerësuar me çmimin “Third Prize Winner”, ndërsa ka performuar edhe në Gala Koncertin madhështor të mbajtur në Mozarthaus Vienna.

    Aria ushtron piano që nga mosha katërvjeçare dhe deri më tani ka marrë pjesë në gara të shumta pianistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.

    Për talentin dhe përkushtimin e saj, ajo ka fituar gjithashtu bursë për edukim të mëtejshëm pianistik nga “Balkan Thalberg Piano”.

    Në rrugëtimin e saj muzikor, Aria ka shprehur mirënjohje të veçantë për prof. Besarta Guri Bobaj, prof. Giuseppe Devastato, Piano Balkan Academy, Balkan Thalberg Piano dhe Melisa Ibrahimi, për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre.

    Suksesi në Vjenë shënon një tjetër hap të rëndësishëm për pianisten e re kosovare, e cila që në moshë të vogël po dëshmon talentin e saj në skenën ndërkombëtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hykmete Bajrami pyet ZRRE-në: A do të vazhdojë licencimi i kompanisë së Vuk Hamoviqit?

    Hykmete Bajrami pyet ZRRE-në: A do të vazhdojë licencimi i kompanisë së Vuk Hamoviqit?

    Hykmete Bajrami pyet ZRRE-në: A do të vazhdojë licencimi i kompanisë së Vuk Hamoviqit?

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me vazhdimin e licencës së kompanisë EFT të Vuk Hamoviqit.

    Në një reagim në Facebook, Bajrami ka kërkuar të dijë nëse rilicencimi i kësaj kompanie vazhdon të jetë në rend të ditës së Bordit të ZRRE-së, apo është hequr nga agjenda.

    “Më 23 tetor 2026, në rendin e ditës të mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka rikujtuar se më 16 nëntor, Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.

    “Prandaj, ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka pyetur deputetja e LDK-së.

  • Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, "One Stop" tashmë kemi edhe me Shqipërinë

    Toshkovski: Pas Kosovës dhe Serbisë, “One Stop” tashmë kemi edhe me Shqipërinë

    Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në faqen e tij në Fejsbuk, pas promovimit të sotëm të sistemit në vendkalimin kufitar “QafëThanë”.

    “Sot në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, në prani të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, promovuam sistemin ‘One Stop’ për kontrollin e përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Me këtë përmbyllim procesin e vendosjes së sistemit ‘One Stop’ me fqinjët tanë jashtë zonës Shengen, pas zbatimit të mëparshëm me Serbinë dhe Kosovën. Përfitimet e këtij modeli tashmë janë të dukshme. Në VK ‘Tabanoc’, pas vendosjes së sistemit ‘One Stop’, koha e pritjes në periudha të caktuara është ulur nga disa orë në rreth 30 minuta, pavarësisht rritjes së qarkullimit të udhëtarëve për 15 deri në 20 për qind“, theksoi ministri.

    Ai theksoi se e njëjta gjë pritet edhe në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” – rrjedhë më e shpejtë e udhëtarëve dhe automjeteve, më pak ndalime të panevojshme, procedura të thjeshtuara dhe koordinim më i mirë midis shërbimeve kufitare.

    Ministri shtoi se qëllimi është që qytetarët të kalojnë më pak kohë në kufij dhe që kontrollet kufitare të mbeten efikase dhe të sigurta.

  • Ferrari prezanton një “bishë” të re - e krijuar për pistë por e lejuar edhe në rrugë

    Ferrari prezanton një “bishë” të re – e krijuar për pistë por e lejuar edhe në rrugë

    Ferrari ka prezantuar modelin e ri 296 Challenge Stradale, një superveturë të frymëzuar drejtpërdrejt nga garat automobilistike, por të homologuar edhe për përdorim në rrugët publike.

    Prodhuesi italian e përshkruan këtë model si veturën e tij të prodhimit serik me lidhjen më të afërt me një makinë garash.

    Ndryshe nga Ferrari 296 GTB dhe 296 Speciale, modeli i ri nuk përdor teknologji hibride.

    Ai fuqizohet vetëm nga një motor V6 biturbo, 3.0 litra, që zhvillon 670 kuaj fuqi.

    Falë peshës së reduktuar në rreth 1,330 kilogramë, Ferrari 296 Challenge Stradale përshpejton nga 0 në 100 km/h për rreth 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale tejkalon 300 km/h.

    Modeli është zhvilluar paralelisht me Ferrari 296 Challenge Evo, i cili do të marrë pjesë në kampionatin Ferrari Challenge duke filluar nga viti 2027.

    Çmimi fillestar i Ferrari 296 Challenge Stradale është rreth 307 mijë dollarë, duke e pozicionuar atë si një nga modelet më sportive të markës italiane, të dizajnuara për entuziastët që kërkojnë përvojën e pistës edhe në rrugët publike. /Telegrafi/

  • Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

    Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

    Tragjedi në një festë për foshnjën e palindur në SHBA, tre të vrarë dhe një e plagosur nga të shtënat

    Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një feste për zbulimin para lindjes së foshnjës (baby shower), të shtunën në mbrëmje, në qytetin Parma të shtetit amerikan Ohajo, njoftoi policia lokale,

    Departamenti i Policisë së Parmës iu përgjigj një thirrjeje për një incident me disa viktima në bllokun 5300 të rrugës Ridge.

    Zëdhënësi i policisë së Parmës, Scott Traxler, u tha mediave lokale se të shtënat me armë zjarri shpërthyen brenda ambienteve të eventeve “Pandora’s Magical Events Venue’, gjatë një feste para lindjes së foshnjës, shkruan AA.

    Sipas policisë, konflikti ka ndodhur mes një 19-vjeçari, i identifikuar si babai i fëmijës që pritet të lindë, dhe një burri 29-vjeçar, raportoi televizioni WJW, filial i rrjetit FOX.

    Si pasojë e incidentit, kanë humbur jetën 19-vjeçari, një burrë 45-vjeçar, babai i nënës së foshnjës, si dhe një vajzë 17-vjeçare.

    Një grua tjetër 39-vjeçare ka pësuar plagë në këmbë, e cila nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.

    Burri 29-vjeçar është arrestuar.

    Autoritetet ende nuk i kanë bërë publike emrat e tre viktimave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

    Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

    Zhegrova asiston bukur, Juventusi nuk po ndalet ndaj Venezias

    Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Juventusit.

    Ylli kosovar ka dhuruar një asist fantastik në ndeshjen ndaj Venezias, duke harkuar në mënyrë të shkëlqyer në zonë, aty ku Juan Cabal u gjend në vendin e duhur për të realizuar me kokë.

    Ky ishte goli i tretë i Juventusit në këtë takim, ndërsa Zhegrova po vazhdon të dëshmojë cilësitë e tij në fanellën bardhezi.

    Burimi: Insajderi

  • Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës

    Vitia dhe ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë vizitojnë Spitalin e Gjakovës

    Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka bërë të ditur se gjatë vizitës janë takuar me profesionistët shëndetësorë dhe kanë vizituar disa nga repartet e spitalit.

    Ai ka theksuar se ky spital ofron shërbime edhe për qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht ata që jetojnë në zonat kufitare.

    “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shëndetësi është i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e të dy vendeve”, ka shkruar Vitia.

    Burimi: RTKLive