Author: Momenti

  • Dy të vdekur dhe 15 të zhdukur pas sulmit me dron rus në rajonin e Kievit

    Dy të vdekur dhe 15 të zhdukur pas sulmit me dron rus në rajonin e Kievit

    Mes të zhdukurve janë dy fëmijë. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

    Haxhiu uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke rikujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe unifikimit të alfabetit shqip.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka kujtuar se më 22 nëntor 1908, përfaqësues të trevave shqiptare dhe të mërgatës, me besime dhe të folme të ndryshme, arritën marrëveshjen për alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe.

    Ajo ka theksuar se rilindasit, pavarësisht dallimeve mes tyre, arritën ta vendosnin gjuhën dhe interesin kombëtar mbi çdo ndarje.

    “Sot, një fëmijë në Gjilan dhe një tjetër në Korçë i mësojnë shkronjat e para të shqipes, ashtu siç i mësojnë edhe fëmijët shqiptarë në Zvicër, Gjermani, Amerikë e kudo në mërgatë”, ka shkruar Haxhiu.

    Në urimin e saj, ajo ka vënë në pah edhe rolin e mësuesve në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te gjeneratat e reja.

    “Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon, dhe mësuesit janë ata që me punën e tyre e mbajnë gjallë dhe e përcjellin ndër breza”, ka deklaruar ajo.

    Në fund, Haxhiu u ka uruar të gjithë mësuesve punë të mbarë dhe suksese, duke përcjellë urimet për Ditën e Alfabetit. /Telegrafi/

  • Goditje e rëndë për PSG-në, Désiré Doué këput ligamentet e gjurit dhe humb sezonin

    Goditje e rëndë për PSG-në, Désiré Doué këput ligamentet e gjurit dhe humb sezonin

    Goditje e rëndë për PSG-në, Désiré Doué këput ligamentet e gjurit dhe humb sezonin

    Paris Saint-Germain ka marrë një lajm shumë të keq pas fitores 3-2 ndaj Nice, pasi Désiré Doué ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, që do ta mbajë jashtë fushave deri në sezonin e ardhshëm.

    Sulmuesi francez ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL), një dëmtim serioz që kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi. Kështu, trajneri Luis Enrique humbet një prej futbollistëve të rëndësishëm të repartit ofensiv për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

    Dëmtimi ndodhi në minutën e 39-të të takimit ndaj Nice, vetëm pak minuta pasi Doué kishte realizuar golin e dytë të PSG-së, duke e kaluar skuadrën në epërsi 2-1.

    Gjatë një aksioni ku po përpiqej të mbronte topin nga kundërshtari, gjuri i tij i djathtë u përdrodh në mënyrë të pafat, pa pasur kontakt fizik me ndonjë lojtar të Nice.

    Francezi u rrëzua menjëherë në fushë, duke shfaqur dhimbje të mëdha, ndërsa pas trajtimit mjekësor u largua me barelë, mes lotësh dhe duartrokitjeve të tifozëve në stadiumin Allianz Riviera. Në vend të tij u aktivizua Ferran Torres.

    Pavarësisht këtij momenti të dhimbshëm, PSG arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 3-2, falë golit të Ferran Torres në minutën e 85-të. Megjithatë, suksesi në kampionat u la në hije nga dëmtimi i rëndë i talentit francez, i cili tashmë do të fokusohet te rikuperimi për t’u rikthyer në fushë sezonin e ardhshëm.

  • Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni private në Kaliforni

    Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni private në Kaliforni

    Miley Cyrus i jep fund beqarisë, martohet në një ceremoni private në Kaliforni

    Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, është martuar me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në një ceremoni private të organizuar në Palm Springs të Kalifornisë.

    Fotografitë e publikuara nga ceremonia tregojnë se çifti ka kurorëzuar dashurinë pranë një pishine, nën një hark të zbukuruar me lule të bardha.

    Në dasmë kanë marrë pjesë edhe familjarë të këngëtares, përfshirë nënën e saj, Tish Cyrus, dhe motrën Noah Cyrus, raportojnë mediat amerikane.

    Fituesja e çmimit Grammy, e njohur edhe për rolin e saj si Hannah Montana, për këtë ditë të veçantë kishte zgjedhur një fustan të bardhë.

    Cyrus e kishte konfirmuar fejesën me Morandon gjatë një interviste në emisionin televiziv amerikan “Good Morning America”, vitin e kaluar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë, sipas një zyrtari të aleancës ushtarake.

    Zyrtari tha se takimi do të zhvillohet në kuadër të konsultimeve të rregullta mes aleatëve.

    Autoritetet polake njoftuan se më 20 nëntor, gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, tri objekte hynë në hapësirën ajrore të vendit dhe ranë në territor.

    Njëri prej tyre u identifikua si raketë ruse lundruese Kh-101.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi shkeljen si “të rrezikshme” dhe tha se aeroplanët uftarakë të NATO-s u ngritën në përgjigje të incidentit.

    Ai theksoi se aleatët do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet e tyre të parandalimit dhe mbrojtjes.

    Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se Polonia ka vërtetuar se të tria objektet vinin nga Rusia dhe se incidenti mund të ketë qenë provokim i qëllimshëm. /AA/

  • Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

    Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

    Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

    Juventusi ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A, në një ndeshje ku Edon Zhegrova ishte një nga protagonistët kryesorë të skuadrës italiane.

    Ylli i përfaqësueses së Kosovës e nisi takimin nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke treguar paraqitje të mirë në krahun e sulmit.

    Pas një pjese të parë që përfundoi pa gola, 0-0, Juventusi shpërtheu në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola brenda 18 minutash.

    Zhegrova ishte vazhdimisht rrezik për mbrojtjen kundërshtare me depërtimet dhe lëvizjet e tij, ndërsa në minutën e 65-të regjistroi edhe asistimin e tij në këtë takim.

    Futbollisti kosovar shërbeu saktë për Juan Cabal, i cili realizoi për rezultatin 3-0.

    Zhegrova dhe Kolo Muani bëjnë shqiponjën pas golit të katërt të Juventusit ndaj Venecias

    Paraqitja e Zhegrovës dhe fakti që luajti të gjitha 90 minutat dëshmojnë rëndësinë e tij në lojën e Juventusit, në një fitore të rëndësishme për skuadrën bardhezi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Diskutuam çështjet me interes kombëtar”, takohen Edi Rama e Ali Ahmeti

    “Diskutuam çështjet me interes kombëtar”, takohen Edi Rama e Ali Ahmeti

    “Diskutuam çështjet me interes kombëtar”, takohen Edi Rama e Ali Ahmeti

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, ka takuar edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

    Ky i fundit ka treguar edhe për çështjen që ka diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare.

    “Me Edin, si gjithmonë, biseduam vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin tonë shqiptar, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, për perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave me të cilat përballemi.”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka thënë se ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare. Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë. Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!”, ka shkruar Ahmeti. /Klankosova.tv

  • Nis akademia përkujtimore për vendosjen e busteve të Skënderbeut, Adem Jasharit e Bogdanit (VIDEO)

    Nis akademia përkujtimore për vendosjen e busteve të Skënderbeut, Adem Jasharit e Bogdanit (VIDEO)

    Nis akademia përkujtimore për vendosjen e busteve të Skënderbeut, Adem Jasharit e Bogdanit (VIDEO)

    Ka nisur akademia përkujtimore në Llapushnik të Drenasit, me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, atë të Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

    Në këtë akademi kanë marrë pjesë personalitete dhe përfaqësues institucionalë, ku një fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Gjithashtu, ky aktivitet është shoqëruar edhe me interpretime muzikore nga tenori Shkodran Tolaj, sopranoja Besiana Qani Mehmeti dhe pianistja Magdalena Sedaj.

  • Atmosferë në oborrin e shtëpisë, Bejta dhe banorët këndojnë së bashku (VIDEO)

    Atmosferë në oborrin e shtëpisë, Bejta dhe banorët këndojnë së bashku (VIDEO)

    Atmosferë në oborrin e shtëpisë, Bejta dhe banorët këndojnë së bashku (VIDEO)

    Bejta nuk ka qëndruar vetëm ulur përballë banorëve të tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Por, qëndrimi i tij është përfshirë me muzikë, ku ai ia ka krisur këngës para banorëve të tjerë.

    “Të dua përgjithmonë”, ka qenë një pjesë e këngës që Bejta ka kënduar, derisa banorët e tjerë e kanë dëgjuar.

    Ndërkaq, më vonë bashkë me të kanë kënduar edhe banorët e tjerë.

    Momentin e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Gruaja blen një diamant me çmim qesharak në TikTok, zbulimi i argjendarit e befason

    Gruaja blen një diamant me çmim qesharak në TikTok, zbulimi i argjendarit e befason

    Një grua ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi bleu një diamant për vetëm rreth 22 euro në TikTok Shop dhe vendosi ta dërgonte te argjendarët për të zbuluar nëse ishte i vërtetë apo një mashtrim.

    Maggie, e cila ndau përvojën e saj në TikTok, pranoi se për shkak të çmimit jashtëzakonisht të ulët nuk kishte pritshmëri të mëdha për blerjen.

    “Do ta dërgoj te dy argjendarë të ndryshëm për të verifikuar nëse është i vërtetë. Të shohim nëse jam mashtruar”, u shpreh ajo.

    Argjendari i parë nuk arriti të përcaktonte nëse diamanti ishte prodhuar në laborator, pasi për këtë nevojiteshin pajisje të specializuara.

    Megjithatë, argjendari i dytë konfirmoi se diamanti ishte i vërtetë, por i krijuar në laborator, një zbulim që e befasoi blerësen.

    “Vërtet? Jam e tronditur që është diamant i vërtetë”, reagoi Maggie.

    Por kishte edhe një problem. Sipas argjendarit, diamanti kishte cilësi të dobët.

    “Pra, në thelb nuk është një diamant shumë cilësor, por mbetet një diamant i vërtetë i prodhuar në laborator”, shpjegoi Maggie.

    Pavarësisht çmimit të lirë, ajo pranoi se do të preferonte një diamant më të bukur dhe cilësor për ta mbajtur si bizhuteri.

    Historia nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues sugjeruan se çmimi i ulët mund të lidhej pikërisht me cilësinë e dobët të diamantit.

    Diamantet e prodhuara në laborator kanë përbërje kimike dhe veti fizike të njëjta me diamantet natyrore, por krijohen në kushte të kontrolluara dhe zakonisht kushtojnë më pak. /Telegrafi/