Author: Momenti

  • Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja

    Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka reaguar me emocione pas largimit të papritur të djalit të saj nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, duke pranuar se kjo situatë ka qenë e vështirë për të dhe familjen.

    Në një intervistë për median portugeze TV 7 Dias, Aveiro ka treguar se lajmi e ka tronditur dhe se nuk e ka fshehur trishtimin për atë që ndodhi.

    “Jam e trishtuar, është normale. Ishte një tronditje. Djali im mund të ishte larguar nga dera kryesore, por në vend të kësaj doli nga dera e pasme”, tha Aveiro.

    Megjithatë, ajo u shpreh se përpiqet ta shohë situatën me optimizëm dhe të vazhdojë përpara, duke ia lënë pjesën tjetër në dorë Zotit.

    “Por gjithçka është në rregull, Zoti do të kujdeset për të. Qava pak. Edhe të çlirohesh nga emocionet është mirë. Tani duhet të ecim përpara”.

    Sipas raportimit, largimi i Ronaldos lidhet me tensionet e krijuara në marrëdhënien e tij me trajnerin Jorge Jesus. Pakënaqësia e yllit portugez thuhet se u shtua pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë në Oslo, ndeshje në të cilën ai qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua.

    Ronaldo raportohet se ishte udhëzuar të ngrohej gjatë pjesës së dytë, por nuk u fut në lojë. Kjo situatë dyshohet se i shkaktoi zhgënjim dhe ndjenjën se nuk ishte trajtuar siç priste, duke përfunduar me largimin e tij nga grumbullimi i kombëtares.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëna e Ronaldos thyen heshtjen pas largimit të djalit nga kombëtarja appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rritet dhuna në Serbi në prag të zgjedhjeve

    Rritet dhuna në Serbi në prag të zgjedhjeve

    Sipas raportit të Qendrës për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi gjatë tri javëve të para të fushatës janë regjistruar 49 incidente.

    Dhuna, kërcënimet dhe presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve dhe studentëve mbizotërojnë artikujt e disa mediave serbe ditët e fundit, të cilat ngrenë shqetësim për klimën politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve. Në një artikull të revistës serbe “Radar”, autorja Dragana Nikoletiq përshkruan një realitet të shënuar nga përplasjet politike dhe incidentet e dhunshme, të cilat, sipas analizës së saj, rrezikojnë ta kthejnë frikësimin në pjesë të zakonshme të jetës publike.

    Në qendër të kësaj përplasjeje është Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiqit, e cila prej vitesh ushtron ndikim dominues në skenën politike të vendit. Përballë saj qëndrojnë opozita dhe lëvizjet qytetare, që kërkojnë më shumë përgjegjësi institucionale, liri politike dhe kushte të barabarta në garën zgjedhore.

     Sipas raportit të Qendrës për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi gjatë tri javëve të para të fushatës janë regjistruar 49 incidente. Ndërkohë, protestat studentore, të intensifikuara pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, janë shndërruar në një nga sfidat më të rëndësishme për pushtetin.

    Kërkesat për luftimin e korrupsionit dhe përgjegjësi institucionale kanë zgjeruar debatin për mënyrën se si qeveriset vendi dhe për drejtimin që duhet të marrë ai thotë raporti.

    Për Radar dhe disa media të tjera në shtetin serb këto nuk janë vetëm incidente të izoluara, por shenja të një klime politike ku dhuna ndaj kundërshtarëve po rrezikon të normalizohet, ndërsa përgjegjësia e autorëve mbetet e paqartë.

    Sipas  gazetares Nikoletiq sfida mbetet nëse e ardhmja do të ndërtohet mbi dialogun, përgjegjësinë dhe sundimin e ligjit, apo nëse ndasitë dhe frikësimi do të vazhdojnë ta thellojnë krizën politike.

    Burimi: RTKLive

  • Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord

    Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord

    Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi të mëdha karburanti nafte, duke paralajmëruar ulje rekord të çmimeve të energjisë.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, Trump ka bërë të ditur sasitë e karburantit që, sipas tij, Rusia do të furnizojë në faza të ndryshme. Ai ka theksuar se ulja e kostove për qytetarët amerikanë mbetet një nga prioritetet e tij kryesore.

    Sipas njoftimit të Trumpit, furnizimi do të nisë me mbi 300 mijë tonë karburant, ndërsa 500 mijë tonë të tjerë pritet të dërgohen gjatë muajit nëntor. Ai ka përmendur edhe sasi shtesë prej një milion tonësh, si dhe tre milionë tonë të tjerë brenda një periudhe të shkurtër kohore, varësisht nga gjendja e rafinerive ruse.

    Trump pretendon se këto furnizime, së bashku me atë që e përshkroi si kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit, do të ndikojnë në uljen e çmimeve të naftës në SHBA dhe në tregjet ndërkombëtare.

    “Sapo kam përfunduar një diskutim shumë të suksesshëm me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë, ku u ra dakord që Rusia do të furnizojë menjëherë mbi 300,000 ton karburant nafte në tregun amerikan dhe global, 500,000 ton të tjerë gjatë muajit nëntor dhe 1,000,000 ton menjëherë pas kësaj. Përveç kësaj, bazuar në gjendjen e rafinerive të tyre të naftës, Rusia do të furnizojë, brenda një periudhe të shkurtër kohore, 3,000,000 ton karburant nafte. Midis KONTROLLIT tonë TOTALE të Ngushticës së Hormuzit dhe këtij njoftimi të shkëlqyer mbi energjinë ruse, çmimet e naftës për amerikanët dhe, në fakt, për botën, do të ULEN, NË NUMRA REKORD, DHE SHPEJT! Çmimet më të ulëta për amerikanët, veçanërisht për fermerët, blegtorët dhe kamionistët tanë të shkëlqyer, janë përparësia ime më e madhe. Ky është një njoftim shumë i madh dhe i rëndësishëm. Përveç kësaj, duhet të kuptohet se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump në X.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash

    16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash

    16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash

    Një 16-vjeçar kosovar nga kantoni i Aargaut në Zvicër është arrestuar pasi tentoi t’i shmangej policisë me një skuter të vjedhur në autostradën A1. Gjatë ndjekjes, ai kreu disa shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa policia i gjeti edhe rreth 50 gramë hashash.

    Sipas Policisë Kantonale të Cyrihut, ngjarja ndodhi pak para orës 21:30, kur një patrullë vërejti të miturin duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të skuterit në autostradën A1.

    Edhe pse policët i sinjalizuan të ndalonte, adoleshenti vazhdoi rrugën në autostradën A1, në drejtim të Bernës. Gjatë tentimit për t’u larguar, ai parakaloi një autobus turistik nga ana e djathtë, duke shfrytëzuar korsinë e emergjencës.

    Arratisja përfundoi pak para daljes në Dietikon, ku 16-vjeçari humbi kontrollin e skuterit dhe u rrëzua. Pas kësaj, ai tentoi të ikte në këmbë, por u kap nga një zyrtar policor pas disa qindra metrash. Sipas raportimit, i riu nuk pësoi lëndime.

    Gjatë ndjekjes, adoleshenti kishte hedhur një qese, në të cilën policia gjeti rreth 50 gramë hashash. Hetimet zbuluan gjithashtu se skuteri ishte i vjedhur dhe se i mituri nuk posedonte patentë shoferi.

    Rasti tashmë i është dorëzuar prokurorisë kompetente për të mitur, ndërsa ndaj 16-vjeçarit pritet të zhvillohen procedura penale lidhur me veprat e dyshuara.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 16-vjeçari kosovar tenton t’i ikë policisë në Zvicër me skuter të vjedhur, kapet pas rrëzimit – i gjendet edhe hashash appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

    Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

    Protestat në Francë: Shteti premton 3000 mësues shtesë si hap për të qetësuar protestat e nxënësve

    Qeveria franceze ka dhënë shenjën e parë pozitive ndaj protestuesve të rinj, duke premtuar angazhimin e 3000 mësuesve shtesë zëvendësues në ditët në vijim.

    Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, e bëri këtë ofertë gjatë një interviste televizive të enjten në mbrëmje, në fund të një dite tjetër demonstratash – herë-herë të dhunshme – nga ana e nxënësve të shkollave, raporton BBC.

    Qeveria bën të ditur se janë arrestuar 6877 persona, 86% e të cilëve janë nën moshën 18-vjeçare, që nga fillimi i protestave të përqendruara te kërkesat për më shumë burime në arsimin e mesëm.

    Në atë që sindikatat e kanë cilësuar si “Akti i Katërt” i lëvizjes trejavore, rreth 71,000 njerëz protestuan në mbarë vendin të enjten, ndërsa 24,000 prej tyre u mblodhën në sheshin “Bastille” në Paris, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ndërhyri sërish me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet që e sulmuan atë me gurë kalldrëmi dhe mjete piroteknike të improvizuara.

  • Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

    Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

    Restaurime në Gjirokastër: Trashëgimia fetare, potencial turizmi (VIDEO)

    Trashëgimia kulturore dhe fetare konsiderohet një aset i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e identitetit historik të Gjirokastrës.

    Në rajonin jugor regjistrohet një numër i lartë kultesh fetare, me status monument kulture, të cilat datojnë shekuj më parë.

    Për të mos lejuar degradimin e tyre më tej, Drejtoria e Trashëgimisë në Gjirokastër, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Kulturës, ka nisur ndërhyrjet për restaurimin e disa objekteve të besimeve të ndryshme fetare, ndërsa ka përfunduar dhe restaurimi total i kishës së Leklit, e cila u përfshi nga flakët një vit më parë.

    Gjirokastra po shënon një numër të lartë vizitorësh, të cilët janë të interesuar më tepër për turizmin fetar e kulturor.

    Numri më i lartë i kulteve me status monument kulture regjistrohet përgjatë luginës së Drinos, shumica e tyre të stilit bizantin, të ndërtuara shekuj më parë.

  • Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

    Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

    Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës

    Ushtarët shumëkombësh të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar një seri marshimesh këmbësore në terrene të vështira malore në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.

    Sipas KFOR-it, stërvitjet kishin për qëllim rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe përmirësimin e aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të RC-W-së.

    KFOR-i thekson se stërvitjet e rregullta në terrene të vështira u mundësojnë ushtarëve të ruajnë aftësitë profesionale, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën, të nevojshme për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë territorin e Kosovës.

    Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të misionit për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

    “KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës. Misioni vepron në çdo kohë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë”, njofton KFOR-i.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ushtarët e KFOR-it në stërvitje në terrenet e vështira malore të Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

    Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

    Tragjedia në Gjilan: Mësohet identiteti i viktimave

    Një rast i rëndë në Livoç të Gjilanit tronditi sot opinionin publik në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

    Dorasi vrau gruan e tij dhe vëllain e saj, kurse i plagosur mbeti xhaxhai i viktimës, transmeton klankosova.tv.

    Faqja e fshatit “Pozherani Live” ka njoftuar se viktimat janë: Nafije Bugujevci dhe Egzon Bugujevci.

    “Një tragjedi e rëndë ka tronditur sot Pozheranin. Nafije Bugujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bugujevci, kanë humbur jetën në një ngjarje tragjike, ku bashkëshorti i i të ndjerës dyshohet se ka kryer këtë akt të rëndë. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe xhaxhai i të ndjerës ndërsa kjo tragjedi ka lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që i njohën”, shkruhet në njoftim.

  • Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

    Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

    Shpërndarja e WiFi: Hapësirat publike me plot internet (VIDEO)

    Në 33 komuna të vendit, saktësisht në 43 lokacione, tashmë ka përfunduar shtrirja e rrjetit “Wifi for Western Balkans”, i cili do të ofrojnë internet falas për qytetarët në hapësirat publike të komunave.

    Matjet që u bënë për ta testuar këtë deri më tani dhanë rezultat shumë të mirë. Meqë ka mijëra banorë që e përdorën.

    Vëmendja po konsiderohet se duhet të jetë tek funksionimi i tij, meqë ka rëndësi shumë të madhe për të gjitha shtresat e popullsisë.

    Meritat për këtë projekt u pohua se janë të Bashkimit Evropian. Megjithëse përfaqësuesi i unionit e adresoi një kërkese.

    Këto të dhëna u bënë të ditura në ngjarjen “Gati për t’u Lidhur: Festimi i përfundimit të shtrirjes së Wifi for Western Balkans në Kosovë.

    Në fund u bë edhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Prishtinës dhe GIZ-it gjerman.

  • Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

    Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

    Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

    Malisheva ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Dritës, duke triumfuar me rezultat 0-1 në Gjilan, për t’u ngjitur përkohësisht në pozitën e parë të tabelës me 19 pikë.

    Hero i mysafirëve ishte Gjemal Ibishi, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57-të, duke ia siguruar Malishevës tri pikë të arta.

    Në anën tjetër, Drita krijoi më shumë raste shënimi, por sërish vuajti mungesën e efikasitetit para portës kundërshtare.

    Skuadra gjilanase nuk arriti të shënojë për ndeshjen e tretë radhazi, duke e thelluar problemin me realizimin e golave.

    Pas kësaj humbjeje, Drita mbetet me 11 pikë, ndërsa Malisheva kalon përkohësisht në krye të tabelës me 19 pikë.