Author: Momenti

  • PLD: Jo subvencionim të karburanteve për fqinjët, po rimbursim të TVSH-së për qytetarët dhe bizneset e vendit

    PLD: Jo subvencionim të karburanteve për fqinjët, po rimbursim të TVSH-së për qytetarët dhe bizneset e vendit

    Ndërsa çmimet e karburanteve po rriten çdo ditë dhe po ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare, dhe qytetarët e Maqedonisë po përballen me kosto gjithnjë e më të larta jetese çdo ditë, Qeveria më në fund duhet të tregojë se prioritet i saj janë qytetarët e saj, dhe të mos flasë për masa të improvizuara dhe të pamenduara mjaftueshëm, thonë nga PLD-ja.

    “Ne kujtojmë propozimin tonë për rimbursimin e TVSH-së për karburantin e shtrenjtë, si një masë konkrete dhe e drejtpërdrejtë për lehtësim financiar për qytetarët dhe kompanitë vendase.

    Në vend që të subvencionojë qytetarët që furnizohen me karburant nga vendet fqinje, Qeveria duhet t’i drejtojë fondet publike tek ata që kanë më shumë nevojë për to: qytetarët e vendit, transportuesit, spedicionerët dhe bizneset vendase.

    Sot, kur çdo denar ka rëndësi dhe çdo denar është i rëndësishëm, nevojiten politika të zgjuara ekonomike, jo marketing politik, marrëdhënie me publikun dhe masa pa efekt afatgjatë. Në vend që të shpenzojë para për shpenzime të panevojshme, festime, funksione të reja dhe privilegje partiake, Qeveria duhet të tregojë se di të njohë problemet reale ekonomike”, thonë nga atje.

    PLD kërkon që Qeveria ta shqyrtojë atë, të gjejë një mënyrë për të zbatuar propozimin për rimbursimin e TVSH-së për karburantin dhe të tregojë se di të menaxhojë financat publike në interes të mbrojtjes së qytetarëve vendas.

    “Rritja rekord ekonomike, siç i pëlqen të thotë Kryeministri, nuk duhet të ndërtohet mbi shpinën e qytetarëve vendas. Një ekonomi vërtet shtetërore ndërtohet me politika që mbajnë paratë në xhepat e qytetarëve”, shtojnë nga PLD./Telegrafi/

  • "Nuk do të thyhet asnjë xhamë..." Gucati bisedon me zyrtarin policor - kërkon të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit deri në votimin e Ligjit për Specialen

    “Nuk do të thyhet asnjë xhamë…” Gucati bisedon me zyrtarin policor – kërkon të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit deri në votimin e Ligjit për Specialen

    Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), i është drejtuar eprorit policor me kërkesën që t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës deri në përfundimin e votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Gucati kërkoi që veteranët të qëndrojnë në hapësirën përpara Kuvendit, duke theksuar se synimi i tyre është të presin procesin e votimit dhe se nuk kanë ndërmend të shkaktojnë incidente.

    Eprori policor, ndërkaq, i bëri një kërkesë Gucatit që të mos ketë përplasje apo tentativa për hyrje në hapësirat e Kuvendit.

    “Vetëm një kërkesë e kam, mos na sfido, nëse ti me 2-3 vetë doni me hy…”, i tha eprori policor Gucatit.

    Në përgjigje, Gucati tha se veteranët do të qëndrojnë të qetë dhe nuk do t’i afrohen ndërtesës së Kuvendit, duke shtuar se do të presin zhvillimet e procesit parlamentar.

    “Bëhet mirë me emër të Zotit. As shkallë nuk afrohemi, do të presim çka do. Sa të lexohet ligji në lexim të dytë, ne nuk afrohemi. Asnjë xham nuk do të thyhet”, tha Gucati.

    Ai shtoi se veteranët nuk kanë ardhur për të shkaktuar dhunë apo për të fyer deputetët.

    “Ne ju kemi pru në pushtet e jo me ju fye juve… kemi derdhur gjak për këtë vend. Ne s’po gjuajmë me tulla e s’po ju shajmë, as nuk ju shajmë”, u shpreh Gucati. /Telegrafi/

  • Hyrja e Kuvendit bllokohet me kombi, qytetari: Mos të dalin deputetët pa u votuar ligji

    Hyrja e Kuvendit bllokohet me kombi, qytetari: Mos të dalin deputetët pa u votuar ligji

    Një qytetar që po proteston para Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se protestuesit e kanë kryer pjesën e tyre të punës dhe se tashmë u takon deputetëve të bëjnë të njëjtën gjë.

    Ai tha se gjatë protestës kanë pasur edhe një keqkuptim me Policinë e Kosovës, ndërsa shpjegoi arsyen e vendosjes së një kombi para hyrjes së Kuvendit.

    “Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kombit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha qytetari.

    Protestuesit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. /Telegrafi/

  • Rrahen dy persona në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

    Rrahen dy persona në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

    Pas një mosmarrëveshje dy persona janë sulmuar fizikisht nga disa të tjerë.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:15 në rrugën “Ivo Llolla Ribar”, në veri të Mitrovicës.

    Ndërkaq, siç thuhet në raport rasti është duke u hetuar.

    “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Vdes këmbësori i cili u aksidentua nga një veturë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë në QKUK

    Vdes këmbësori i cili u aksidentua nga një veturë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë në QKUK

    Një këmbësor i cili u godit të shtunën nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës (QKUK).

    Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ku ndër të tjera thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Prishtinë / 03.10.2026 – 20:36. Lidhur me rastin është raportuar se me 04.10.2026 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar pasi ishte goditur nga një veturë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKMF-në e Leposaviqit, personi ndërroi jetë

    U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKMF-në e Leposaviqit, personi ndërroi jetë

    Një person kishte ndërruar jetë pasi në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF në Leposaviq për trajtim mjekësor.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30 në magjistralen Leposaviq-Banjskë.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF-Leposaviq për trajtim mjekësor. Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Zhduket një grua në Prishtinë, rasti në hetim

    Zhduket një grua në Prishtinë, rasti në hetim

    Një grua largohet nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00, në Prishtinë.

    Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Prishtinë / 03.10.2026 – 22:00. Me 04.10.2026 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • “Mysafiri i paftuar” viziton shtëpinë e zviceranes, kamera e vendosur në tualet e nxori në pah

    “Mysafiri i paftuar” viziton shtëpinë e zviceranes, kamera e vendosur në tualet e nxori në pah

    U kthye nga pushimi pas pesë jave, por, jo çdo gjë që kishte lënë aty, ishte në vend.

    Një lexuese e 20Minuten, i shkroi gazetës duke i treguar një ndodhi që i ndodhi në shtëpi, ku pa disa “qime të panjohura” në tualetin e saj.

    E kjo çudi, e bëri atë që të vendoste një kamerë në këtë pjesë, për të parë se kush është “mysafiri i paftuar” që po e viziton, transmeton Telegrafi.

    Dhe pamjet, ia nxorën të vërtetën në pah.

    Një mi kishte hyrë në shtëpi dhe po shëtitej, duke alarmuar vajzën e cila kishte kërkuar ndihmë në institucione në komunën e Luterbach, Solothurn, aty edhe ku jeton.

    Më pas, komuna kishte dal me një njoftim ku bëri thirrje që të ndërtohen edhe tubat për minj, në mënyrë që ata mos të kalojnë në ambientet shtëpiake. /Telegrafi/

  • Rrahje masive në Prishtinë, disa persona bëhen për spital - rasti po hetohet

    Rrahje masive në Prishtinë, disa persona bëhen për spital – rasti po hetohet

    Disa persona kanë sulmuar fizikisht disa të tjerë të cilët kanë marrë lëndime trupore.

    Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00, në Prishtinë.

    Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në hetim.

    “Prishtinë / 04.10.2026 – 19:00. Është raportuar se disa persona të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht disa persona të tjerë, të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/