Author: Momenti

  • Protestat në Francë mund t'u kushtojnë kompanive të sigurimit 207 milionë euro

    Protestat në Francë mund t’u kushtojnë kompanive të sigurimit 207 milionë euro

    Protestat në Francë mund t'u kushtojnë kompanive të sigurimit 207 milionë euro

    Dëmet e shkaktuara gjatë protestave të pandërprera në Francë kundër kostos së jetesës do t’u kushtojnë kompanive të sigurimit një shumë prej 207 milionë eurosh.

    Siguruesit francezë thonë se kjo kosto është e lartë, veçanërisht për dëmet e shkaktuara gjatë ngjarjeve të përqendruara në periudhat brenda 24 orëve.

    Ndër të tjera, ata bëjnë të ditur se 95 për qind e dëmeve të shkaktuara janë ndaj pronave të bizneseve, raporton Euronews.com.

    Autoritetet lokale kanë ndarë gjithashtu fonde emergjente për zonat më të prekura, ndërsa një kredi pa interes nga Bpifrance u mundëson tregtarëve të prekur të marrin hua deri në 50 mijë euro, përfshirë edhe për të rimbushur stoqet e mallrave para festave të Krishtlindjeve. /Klankosova.tv

  • Mehmeti-Selimi nga Asambleja e NATO-s: Jemi partner i besueshëm i sigurisë

    Mehmeti-Selimi nga Asambleja e NATO-s: Jemi partner i besueshëm i sigurisë

    Mehmeti-Selimi nga Asambleja e NATO-s: Jemi partner i besueshëm i sigurisë

    Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, kanë marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku është diskutuar për çështjet kyçe të sigurisë dhe stabilitetit, shkruan Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje nga zhvillimet e këtij takimi, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e Kosovës.

    Ajo ka theksuar se Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    “Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mehmeti-Selimi nga Asambleja e NATO-s: Jemi partner i besueshëm i sigurisë

    Mehmeti-Selimi nga Asambleja e NATO-s: Jemi partner i besueshëm i sigurisë

    Mehmeti-Selimi nga Asambleja e NATO-s: Jemi partner i besueshëm i sigurisë

    Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, kanë marrë pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku është diskutuar për çështjet kyçe të sigurisë dhe stabilitetit, shkruan Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje nga zhvillimet e këtij takimi, duke vënë në pah rolin dhe kontributin e Kosovës.

    Ajo ka theksuar se Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

    “Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, pjesë e listës së 10 më të kërkuarve nga FBI-ja

    Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, pjesë e listës së 10 më të kërkuarve nga FBI-ja

    Arrestohet bosi i drogës në Meksikë, pjesë e listës së 10 më të kërkuarve nga FBI-ja

    Një nga bosët më të kërkuar të drogës në ShBA, Fausto Isidro “Chapo Isidro” Meza Flores, është arrestuar në Meksikë pas një përplasjeje të armatosur me forcat speciale meksikane.

    Meza Flores u arrestua së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë gjatë një operacioni të zhvilluar të premten në qytetin Guasave, në shtetin Sinaloa. Lajmi u bë i ditur nga Sekretariati i Mbrojtjes i Meksikës, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.

    Ai ishte në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja dhe akuzohet nga autoritetet amerikane për trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit, kokainës, heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike drejt ShBA-së. Uashingtoni ka kërkuar ekstradimin e tij.

    Meza Flores, i njohur edhe si drejtues i organizatës Meza Flores, që mban emrin e Kartelit të Guasaves, dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës që prej viteve 1990. Për vite me radhë ai arriti t’u shmangej autoriteteve, duke mbajtur një profil të ulët.

    Sipas autoriteteve meksikane, operacioni u realizua bazuar në informacione të inteligjencës amerikane për vendndodhjen e tij. Forcat speciale ndërhynë në mënyrë të befasishme, duke rrethuar zonën për të parandaluar arratisjen e tij dhe mbërritjen e përforcimeve.

    Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, efektivët u përballën me rezistencë të armatosur, përfshirë të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime. Pas përplasjes, ata arritën të hynin në objekt dhe të arrestonin Meza Floresin dhe bashkëpunëtorin e tij.

    Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar video që pretendohet se tregojnë helikopterë duke qëlluar drejt tokës në zonën e Guasaves. Pamje të tjera duket se tregojnë momentet kur njerëzit në një stadium bejsbolli largohen të frikësuar pasi dëgjojnë të shtëna armësh.

    Burimi: Insajderi

  • FSK-ja zhvillon qitje me mortaja 120 mm në Bizë të Shqipërisë

    FSK-ja zhvillon qitje me mortaja 120 mm në Bizë të Shqipërisë

    FSK ka zhvilluar aktivitet me mortaja 120 mm në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Burimi: Dukagjini

  • Tronditet Italia, gjendet i vdekur ish-kreu i policisë - po hetohej për masakrën ku mbeti i vdekur Borselino

    Tronditet Italia, gjendet i vdekur ish-kreu i policisë – po hetohej për masakrën ku mbeti i vdekur Borselino

    Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, është gjetur i vdekur në moshën 78-vjeçare në vilën e tij të pushimit në Toskanë. Sipas raportimeve të mediave italiane, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

    Ngjarja vjen në një periudhë kur De Gennaro po përballej me një hetim të Prokurorisë së Caltanissetta-s, lidhur me dyshimet për pengim dhe devijim të hetimeve për atentatin mafioz të vitit 1992 në rrugën Via D’Amelio, ku mbeti i vrarë gjyqtari i njohur antimafia, Paolo Borsellino.

    Më 1 dhjetor, Gjykata e Apelit pritej të shqyrtonte kërkesën për arrestimin e tij, pasi ajo ishte refuzuar fillimisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

    Si u zbulua ngjarja?

    Sipas informacioneve të para, 78-vjeçari ndodhej i vetëm në banesë. Familjarët kishin ngritur alarmin pasi kishin humbur kontaktet me të që nga mbrëmja e së premtes, 20 nëntor.

    Rreth orës 09:00 të mëngjesit, punonjësit e mirëmbajtjes së vilës njoftuan karabinierët, ndërsa më pas u angazhuan edhe ekipet e urgjencës.

    Në vendngjarje mbërritën përfaqësues të Prokurorisë së Grosseto-s, mjeku ligjor dhe ekspertët e policisë shkencore, të cilët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

    Hetimet për vrasjen e Borsellinos

    De Gennaro ishte përfshirë në hetimet lidhur me zhdukjen e të ashtuquajturës “axhenda e kuqe” të gjyqtarit Paolo Borsellino, një dokument që konsiderohet i rëndësishëm për zbardhjen e rrethanave të atentatit mafioz.

    Ditët e fundit, autoritetet kishin kryer kontrolle në disa prona të tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në hetim.

    Sipas dyshimeve të prokurorisë, ish-kreu i policisë dhe disa bashkëpunëtorë të tij mund të kenë penguar dhënien e dëshmive dhe të kenë fshehur dokumente të rëndësishme për hetimet.

    Megjithatë, këto mbeteshin pretendime të organit të akuzës dhe nuk kishte një vendim gjyqësor që vërtetonte fajësinë e tij.

    Reagime pas vdekjes

    Avokati i tij, Francesco Bertorotta, reagoi i tronditur, duke kritikuar ashpër akuzat dhe presionin publik ndaj klientit të tij.

    “Jam i shokuar dhe i shkatërruar. Këto janë pasojat e akuzave shpifëse që i serviren opinionit publik”, deklaroi ai.

    Edhe vëllai i gjyqtarit të vrarë, Salvatore Borsellino, kritikoi prokurorët, duke i akuzuar se kishin ushtruar presion që, sipas tij, mund të ketë ndikuar në vendimin tragjik.

    Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh thellësisht e tronditur nga vdekja e ish-zyrtarit të lartë.

    Kush ishte Gianni De Gennaro?

    De Gennaro e nisi karrierën në Policinë italiane në vitin 1973, pasi kishte përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin La Sapienza të Romës.

    Për më shumë se një dekadë bashkëpunoi me gjyqtarin Giovanni Falcone në luftën kundër mafias, ndërsa më vonë drejtoi Drejtorinë e Hetimit Antimafia.

    Në vitin 2000 u emërua drejtor i përgjithshëm i Policisë italiane, detyrë që e ushtroi deri në vitin 2007.

    Gjatë karrierës së tij mbajti edhe poste të tjera të rëndësishme, përfshirë drejtimin e strukturave të inteligjencës dhe presidencën e kompanisë së mbrojtjes Leonardo.

    Vdekja e tij ka nxitur reagime në Itali, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

  • FSK zhvillon ushtrime në poligonin e Bizës në Shqipëri

    FSK zhvillon ushtrime në poligonin e Bizës në Shqipëri

    FSK zhvillon ushtrime në poligonin e Bizës në Shqipëri

    Në kuadër të avancimit të kapaciteteve operacionale, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm të sistemit Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri.

    Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti u realizua nga bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake, në kuadër të Komandës së Forcave Tokësore.

    Qitjen e kanë përcjellë nga afër Komandanti i KFT-së, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, stafi i tij, Atasheu Ushtarak i FSK-së në Shqipëri dhe përfaqësues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë aktivitetit u vlerësua zbatimi i procedurave të planifikimit, ekzekutimit dhe sigurisë gjatë mbështetjes luftarake me zjarr indirekt.

    Me këtë rast, Gjeneral Brigade Lladrovci falënderoi përfaqësuesit e ushtrisë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe pjesëtarët e RML-së për angazhimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale të njësisë.

  • Xhudisti Milot Gashi, i bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë në Selanik

    Xhudisti Milot Gashi, i bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë në Selanik

    Xhudisti Milot Gashi, i bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë në Selanik

    Xhudistët e rinj të Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, duke sjellë medalje të reja për vendin. Këtë herë, suksesi vjen nga Selaniku i Greqisë, ku xhudisti kosovar Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë.

    Gashi, i cili garoi në kategorinë deri në 66 kilogramë, zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse me plot fitore bindëse deri në sigurimin e podiumit.

    Rrugëtimin e tij drejt medaljes ai e nisi fuqishëm, duke mposhtur me Ippon garuesin vendas, Nikolaos Tosounidis, në xhiron e parë. Ecurinë e shkëlqyer e vazhdoi edhe në përballjen e dytë, ku triumfoi sërish me Ippon ndaj xhudistit italian, Francesco Robert Di Benedetto. Serinë e fitoreve të pastra me Ippon e kompletoi në xhiron e tretë, duke e mposhtur garuesin Ariel Yehuda Cohen.

    Në fazën çerekfinale, Milot Gashi u ndal nga moldavi Vladislav Moga, rezultat që e dërgoi atë në garat e repasazhit. Megjithatë, xhudisti kosovar u rikthye fuqishëm, duke arritur një tjetër fitore me Ippon ndaj grekut Anastasios Kiourtzidis, çka i siguroi atij luftën vendimtare për medaljen e bronztë.

    Në duelin final për podium, Milot Gashi u përball me xhudistin serb, Luka Dangubiq. Në një luftë mjaft të fortë, Gashi arriti ta mposhtë kundërshtarin me Yuko, duke u kurorëzuar kështu me medaljen e bronztë në këtë garë prestigjioze evropiane.

    Një rol kyç në këtë sukses të madh të xhudistit të ri patën edhe trajnerët e tij, Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi, të cilët e udhëhoqën dhe e këshilluan nga afër gjatë gjithë garës në Selanik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Baca Jakup, qëndro i fortë” – fjalët që prekën zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e panë momentin (Video)

    “Baca Jakup, qëndro i fortë” – fjalët që prekën zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e panë momentin (Video)

    “Baca Jakup, qëndro i fortë” – fjalët që prekën zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e panë momentin (Video)

    Për arsye humanitare, shëndetin e gruas së tij Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë lejuar Jakup Krasniqit qëndrimin për katër ditë në Kosovë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

    Në pamundësi për t’i takuar vëllezërit dhe nipërit nga afër, këta të fundit sot u shfaqën në ballkonin e shtëpisë për ta përshëndetur.

    Njëri prej tyre madje dëgjohet duke i thënë: “Baca Jakup, qëndro i fortë”, ndërsa Krasniqi, për disa sekonda, ngriti dorën lart në shenjë përshëndetjeje.

    Sot, shumë qytetarë janë prekur nga pamjet e momentit kur Jakup Krasniqi, i përlotur, përshëndetet me vajzat, mbesat dhe djalin e tij.

    Pas përfundimit të vizitës, sot, pas orës 12:00, ai është nisur për t’u kthyer në Hagë./Insajderi.org

    Më 16 shtator, Gjykata Speciale e shpalli Krasniqin fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burgim.

    Burimi: Insajderi

  • Zbulohen prapaskenat: Guimaraes përdori një taktikë të pazakontë për të siguruar kalimin te Arsenali

    Zbulohen prapaskenat: Guimaraes përdori një taktikë të pazakontë për të siguruar kalimin te Arsenali

    Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës, duke zbuluar një mënyrë të veçantë se si kampi i futbollistit brazilian tentoi të ndikonte në të ardhmen e tij te Neëcastle United.

    Mesfushori 29-vjeçar u transferua nga Newcastle te Arsenali për një shumë të raportuar prej 89 milionë eurosh.

    Guimaraes ishte njëri prej futbollistëve kryesorë që u larguan nga “St James’ Park” gjatë verës, në një periudhë kur Newcastle humbi edhe Sandro Tonalin dhe Anthony Gordonin.

    Braziliani pritet të rikthehet në Newcastle këtë mbrëmje, kësaj radhe si kundërshtar me fanellën e Arsenalit.

    Ai ishte transferuar te Newcastle nga Lyoni në janar të vitit 2022, për një shumë që raportohej të arrinte deri në 48 milionë euro. Gjatë qëndrimit në klub, Guimaraes shënoi 31 gola në 195 paraqitje dhe ishte kapiteni që ngriti trofeun e Carabao Cup në vitin 2025, pas fitores ndaj Liverpoolit. Ky ishte trofeu i parë madhor vendor i klubit pas shtatë dekadash.

    Sipas një raportimi të The Daily Telegraph, dëshira e Guimaraesit për t’iu bashkuar Arsenalit ishte e njohur, por mënyra se si u tentua të realizohej transferimi ka qenë shumë më e pazakontë nga sa ishte menduar.

    Në muajin korrik, Newcastle kishte pranuar një dokument me shkrim nga një ndërmjetës, i cili mbante logon e Arsenalit dhe ku pretendohej se klubi londinez ishte i gatshëm të paguante 54 milionë euro për mesfushorin.

    Megjithatë, drejtuesit e Newcastle nuk morën asnjë konfirmim nga Arsenali për këtë ofertë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të verifikuar vërtetësinë e dokumentit. Pas disa javësh pa përgjigje, “Laraskat” vendosën ta refuzonin atë.

    Raportimi zbulon se dokumenti ishte pjesë e një përpjekjeje të kampit të futbollistit për të krijuar presion mediatik ndaj Newcastle, me synimin që klubi të pranonte shitjen e kapitenit të tij. Në të njëjtën kohë, kjo ishte edhe një mënyrë për të qetësuar pakënaqësinë e Guimaraesit, i cili ishte i shqetësuar për mungesën e përparimit në lidhje me të ardhmen e tij.

    Bisedimet reale mes Arsenalit dhe Newcastle nisën drejt fundit të korrikut. Sipas The Daily Telegraph, oferta e klubit londinez përbëhej nga rreth 60 milionë euro, të shoqëruara me bonuse në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve.

    Por Newcastle nuk ishte i gatshëm ta lëshonte kapitenin me këto kushte. Drejtuesit e klubit vendosën një ultimatum: Arsenali duhej të paguante 89 milionë euro pa bonuse shtesë në mënyrë që transferimi të realizohej.

    Në fund, marrëveshja u përmbyll dhe Guimaraes u bë pjesë e Arsenalit, ndërsa prapaskena e dokumentit me logon e klubit londinez ka zbuluar një aspekt të panjohur të negociatave./Telegrafi/