Author: Momenti

  • Detaje të reja rreth rënies së dy raketave ruse dhe një droni në Poloni

    Detaje të reja rreth rënies së dy raketave ruse dhe një droni në Poloni

    Dy raketa ruse dhe një dron kanë rënë në territorin e Polonisë mëngjesin e sotëm, konfirmoi ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. Incidentet ndodhën gjatë një sulmi masiv rus ndaj objektivave në pjesën perëndimore të Ukrainës.

    Mediumi polak Wirtualna Polska publikoi mëngjesin e sotëm një fotografi të një krateri, në qendër të të cilit shihej zjarr.

    Sipas portalit, objekti kishte rënë në një fushë në fshatin Nowy Lipowiec, në juglindje të Polonisë, rreth 60 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe disa qindra metra larg objekteve të banimit.

    Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

    Qeveria polake ka paralajmëruar muajt e fundit për të dhëna të inteligjencës që tregojnë mundësinë e provokimeve ruse, përfshirë shkeljen e hapësirës ajrore dhe të kufirit shtetëror.

    Në shtator të këtij viti, një helikopter rus kaloi për pak kohë kufirin nga enklava ruse e Kaliningradit, ndërsa në fillim të këtij muaji Polonia njoftoi se kishte parandaluar një operacion tokësor pranë këtij kufiri.

    Incidente të tilla nuk janë të paprecedentë. Në shtator të vitit 2025, rreth 20 dronë rusë kaluan kufirin lindor të Polonisë.

    Ndërkaq, në nëntor të vitit 2022, në fazat e para të luftës në Ukrainë, dy persona humbën jetën në Poloni pasi një raketë ra në territorin e saj.

    Hetimet e mëvonshme zbuluan se bëhej fjalë për një raketë ukrainase të mbrojtjes kundërajrore, e lëshuar në përgjigje të një sulmi rus.

    Ministri Kosiniak-Kamysz konfirmoi në një konferencë për media se në fshatin Nowy Lipowiec kishte rënë një raketë ruse e lundrimit e tipit Kh-101.

    Ai tha se bëhej fjalë për të njëjtin lloj rakete që kishte hyrë në hapësirën ajrore polake dhe kishte shpërthyer në pjesën lindore të vendit në korrik të këtij viti.

    Ministri zbuloi gjithashtu se një raketë tjetër kishte rënë në qytetin Rudnik nad Sanem, ndërsa një objekt, për të cilin dyshohet se ishte dron me motor reaktiv, kishte goditur fshatin Mołodycz.

    Të dyja lokacionet ndodhen në juglindje të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën.

    Kosiniak-Kamysz tha se incidentet ndodhën gjatë njërit prej sulmeve më të mëdha ruse ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës.

    Ai shtoi se deri në atë moment nuk kishte raportime për persona të lënduar apo dëme në infrastrukturën kritike të vendit. /Telegrafi/

  • Fetoshi: Lista Studentore në Serbi vazhdon politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës, Rusisë dhe Kinës

    Fetoshi: Lista Studentore në Serbi vazhdon politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës, Rusisë dhe Kinës

    Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka publikuar një analizë për programin politik të të ashtuquajturës Lista Studentore në Serbi, duke vlerësuar se ai nuk paraqet ndryshim të orientimit gjeopolitik të vendit, pavarësisht pretendimeve për transformim demokratik.

    Në analizën e tij, Fetoshi argumenton se programi i Listës Studentore përmban qëndrime të ngjashme me ato të qeverive të mëparshme serbe nën presidencën e Aleksandar Vuçiqit, veçanërisht sa i përket Kosovës, Rusisë, Kinës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sipas Fetoshit, Lista Studentore vazhdon të mbështesë të ashtuquajturin neutralitet ushtarak të Serbisë, kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe partneritetin strategjik me Kinën.

    Një prej pikave kryesore të analizës është edhe qëndrimi ndaj Kosovës. Fetoshi thekson se programi i kësaj liste parasheh vazhdimin e kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës dhe të anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Ai vlerëson se ky qëndrim paraqet vazhdimësi të politikave të qeverive të mëparshme dhe, sipas tij, shkon edhe më tej në raport me marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

    Sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetoshi vëren se Lista Studentore synon ruajtjen e partneritetit me Rusinë dhe Kinën, ndërsa Bashkimin Evropian e trajton kryesisht si partner ekonomik dhe burim të investimeve e mbështetjes financiare.

    Në raport me SHBA-në, sipas analizës, programi parasheh vazhdimin e dialogut strategjik dhe bashkëpunimin në fusha si energjetika, transporti, inteligjenca artificiale dhe mbrojtja.

    Në përfundim, Fetoshi argumenton se ndryshimi i mundshëm i pushtetit në Serbi nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht ndryshim të politikës së saj ndaj Kosovës dhe rajonit.

    Ai e cilëson Listën Studentore si një alternativë që, pavarësisht retorikës për ndryshim, ruan orientimet kryesore të politikës së deritashme të Serbisë.

  • “Çka merr në dorë nuk e lëshon”, Jetmir Agaj reagon pas pretendimeve të Labinot Rexhës për të dhe Elijonën

    “Çka merr në dorë nuk e lëshon”, Jetmir Agaj reagon pas pretendimeve të Labinot Rexhës për të dhe Elijonën

    Jetmir Agaj ka reaguar pas deklaratave të fundit të Labinot Rexhës në “Top Albania Radio”, pasi ky i fundit foli për të dhe Elijonën.

    Pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt, Agaj ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë për shpifje.

    Në reagimin e tij, ai ka mohuar pretendimin e Rexhës se kishte qenë menaxher i tij para 15 vjetësh, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim profesional me të.

    Gjatë intervistës, Labinot Rexha bëri edhe një deklaratë për Jetmir Agajn dhe Elijonën, duke u shprehur se ai [Jetmiri]:“Çka merr në dorë nuk e lëshon”.

    Madje, Rexha i lidhi këto pretendime edhe me ndarjen e Elijonës dhe Klodit, ndonëse nuk dha shpjegime të qarta për deklaratën e tij.

    Agaj madje ka reaguar edhe ndaj komenteve që lidhen me Elijonën, duke paralajmëruar se çdo deklaratë e pavërtetë që cenon figurën dhe dinjitetin e saj do të trajtohet në rrugë ligjore.

    “Sa i përket emrit Elijona, të paralajmëroj se çdo përmendje, njollosje apo deklaratë e pavërtetë që cenon figurën dhe dinjitetin e saj, veçanërisht duke qenë person i afërt i familjes sime, do të trajtohet me seriozitet të plotë ligjor”, ka shkruar menaxheri Jetmir Agaj në Instagram.

    “Kompania ime është subjekt serioz, me përgjegjësi dhe marrëdhënie financiare me institucione administrative dhe shtetërore. Prandaj nuk pranoj që emri im, emri i familjes sime apo i personave të afërt të përdoret për deklarata të pabazuara”, ka deklaruar ai mes tjerash./Telegrafi/

  • Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, publikohet rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, publikohet rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, publikohet rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke filluar nga ora 11:00.

    Fillimisht, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

    Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Po ashtu, në rend dite të seancës së ardhshme janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti: Eksportet e Kosovës kanë tejkaluar pesë miliardë euro, rritja ekonomike 4.7%

    Kurti: Eksportet e Kosovës kanë tejkaluar pesë miliardë euro, rritja ekonomike 4.7%

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në takimin e rregullt të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime është diskutuar për mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës

    Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës

    Aktakuzë ndaj tre personave për mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, Miftar Ahmetajt, rreth 44-vjeçar, Blerton Ahmetajt, rreth 19-vjeçar, dhe Fazli Ndrecajt, rreth 47-vjeçar, të cilët ndodhen në paraburgim, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kultivuar dhe përgatitur për shitje 512 kilogramë marihuanë në fshatin Maqitevë të Suharekës.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit, në një periudhë të pavërtetuar deri më 16 shtator 2025, dyshohet se kanë kultivuar kanabis në dy parcela të një zone malore në Maqitevë. Për këtë qëllim, ata dyshohet se kishin vendosur një sistem ujitjeje, të përbërë nga rezervuari dhe gypa me sistem pikë-pikë.

    Veprimtaria e tyre dyshohet se është zbuluar më 16 shtator 2025, gjatë kontrolleve të zhvilluara në një shtallë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë marihuanë. Sipas Prokurorisë, droga ndodhej në fazën e tharjes dhe përgatitjes për shpërndarje dhe shitje.

    Mostrat e ekzaminuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë kanë rezultuar pozitive për kanabis që përmban substancën psikoaktive THC.

    Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, të tre të pandehurit akuzohen veçmas edhe për posedim të paautorizuar të armëve. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një raketë krahu antitank, një mortajë dore, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike dhe municion.

    Prokuroria ka kërkuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Po ashtu, është kërkuar konfiskimi i përhershëm i pasurisë dhe i sendeve që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale ose janë përfituar përmes tyre. Në mesin e tyre janë dy parcela me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë, shtëpia dhe shtalla, narkotikët dhe pajisjet për kultivim, armët dhe municioni, telefonat mobilë, traktori me rimorkio, si dhe prova të tjera materiale.

    Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast, që nga zbulimi i mbi 512 kilogramëve marihuanë në Maqitevë, në shtator të vitit 2025. Fillimisht, Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht identitetin e Fazli Ndrecajt, i cili ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit. Në mars të vitit 2026, ai ishte dorëzuar në Polici, ndërsa në tetor të po këtij viti u raportua edhe për arrestimin e dy personave të tjerë në kuadër të rastit të koduar “Shtalla”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tetë të vrarë në Ukrainë nga sulmet masive ruse, Moska kundërpërgjigjet pas sulmeve ndaj urës së Krimesë

    Tetë të vrarë në Ukrainë nga sulmet masive ruse, Moska kundërpërgjigjet pas sulmeve ndaj urës së Krimesë

    Rusia ka ndërmarrë të premten një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe duke vrarë të paktën tetë persona.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbeumo zemëron tifozët e Unitedit, kritikohet për postimin në Instagram

    Mbeumo zemëron tifozët e Unitedit, kritikohet për postimin në Instagram

    Mbeumo zemëron tifozët e Unitedit, kritikohet për postimin në Instagram

    Bryan Mbeumo është kritikuar ashpër nga tifozët e Manchester Unitedit, pasi publikoi një fotografi nga videoloja “GTA 6” në orët e vona të natës.

    Reagimet erdhën për shkak se skuadra po kalon një periudhë të vështirë dhe futbollisti kishte stërvitje të nesërmen nën drejtimin e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino.

    Tifozët e akuzuan për mungesë profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj klubit.

  • KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja stërviten me "Shpatën e Artë"

    KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja stërviten me “Shpatën e Artë”

    KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja stërviten me "Shpatën e Artë"

    Misioni i KFOR-it, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë” (Golden Sabre) në poligonin stërvitor të Kampit Vrelo, me pjesëmarrjen edhe të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi kishte për qëllim rritjen e gatishmërisë dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë për reagim ndaj krizave dhe situatave emergjente në Kosovë.

    Gjatë stërvitjeve u zhvilluan skenarë të ndryshëm, përfshirë menaxhimin e turmave dhe trazirave, evakuimin e shpejtë mjekësor, si dhe identifikimin dhe trajtimin e mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

    Në këto aktivitete, pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK-së ushtruan edhe procedurat për trajtimin e rreziqeve kimike dhe mjedisore në një ambient të simuluar si të kontaminuar.

    Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe profesionalizmit në garantimin e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ky është thelbi i misionit tonë. Bëhet fjalë për njerëzit, për sigurinë e tyre dhe tonën. Kjo është ajo që ne jemi këtu për të ofruar: me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim”, deklaroi Vergori.

    KFOR-i ka bërë të ditur se ushtrimet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synimin e forcimit të koordinimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, si dhe mbështetjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

  • Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë - Prokuroria e Prizrenit jep detaje

    Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë – Prokuroria e Prizrenit jep detaje

    Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë - Prokuroria e Prizrenit jep detaje

    rokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me inicialet F.N., M.A. dhe B.A., të cilët ndodhen në paraburgim, nën dyshimin për kultivim të kanabisit, trafikim të narkotikëve dhe posedim të paautorizuar të armëve.

    Sipas aktakuzës, tre të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kultivuar kanabis në dy parcela në një zonë malore të fshatit Maqitevë të Suharekës. Për këtë qëllim, ata dyshohet se kishin vendosur edhe një sistem ujitjeje me rezervuar uji dhe gypa për ujitje pikë-pikë, transmeton Klankosova.tv.

    Rasti ishte zbuluar më 16 shtator 2025, gjatë kontrolleve në një shtallë, ku ishin gjetur dhe sekuestruar 512 kilogramë marihuanë, të cilat ndodheshin në fazën e tharjes dhe përgatitjes për shitje.

    Gjatë kontrolleve, autoritetet kishin sekuestruar edhe armë dhe municion, përfshirë një raketë krahu antitank, një mortajë dore, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmëautomatike dhe fishekë.

    Përveç veprave që lidhen me narkotikët, të pandehurit akuzohen edhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Prokuroria ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e përhershëm të dy parcelave, me sipërfaqe prej 1 mijë e 963 dhe 1 mijë e 438 metrash katrorë, si dhe të shtëpisë dhe shtallës që dyshohet se janë përdorur për kultivimin dhe përgatitjen e narkotikëve.

    Në mesin e sendeve dhe pasurisë për të cilat është kërkuar konfiskimi janë edhe substancat narkotike, pajisjet e kultivimit, armët, municioni, telefonat mobilë, traktori me rimorkio dhe prova të tjera materiale.