Author: Momenti

  • “Baca Jakup, qëndro i fortë” – fjalët që prekën zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e panë momentin (Video)

    “Baca Jakup, qëndro i fortë” – fjalët që prekën zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e panë momentin (Video)

    “Baca Jakup, qëndro i fortë” – fjalët që prekën zemrat e familjarëve dhe të gjithë atyre që e panë momentin (Video)

    Për arsye humanitare, shëndetin e gruas së tij Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë lejuar Jakup Krasniqit qëndrimin për katër ditë në Kosovë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

    Në pamundësi për t’i takuar vëllezërit dhe nipërit nga afër, këta të fundit sot u shfaqën në ballkonin e shtëpisë për ta përshëndetur.

    Njëri prej tyre madje dëgjohet duke i thënë: “Baca Jakup, qëndro i fortë”, ndërsa Krasniqi, për disa sekonda, ngriti dorën lart në shenjë përshëndetjeje.

    Sot, shumë qytetarë janë prekur nga pamjet e momentit kur Jakup Krasniqi, i përlotur, përshëndetet me vajzat, mbesat dhe djalin e tij.

    Pas përfundimit të vizitës, sot, pas orës 12:00, ai është nisur për t’u kthyer në Hagë./Insajderi.org

    Më 16 shtator, Gjykata Speciale e shpalli Krasniqin fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burgim.

    Burimi: Insajderi

  • Meg Ryan kujtoi rolin në të cilin ajo simuloi një orgazmë në mes të një restoranti: Ne provuam pafund herë ta xhironim atë

    Meg Ryan kujtoi rolin në të cilin ajo simuloi një orgazmë në mes të një restoranti: Ne provuam pafund herë ta xhironim atë

    Meg Ryan luajti një sërë rolesh dytësore gjatë viteve 1980, dhe më pas në fund të dekadës, një skenë në një restorant në Nju Jork ndryshoi karrierën e saj dhe siguroi vendin e saj në historinë e filmit, shkruan revista Far Out.

    Pas roleve të vogla në filma kryesisht të harruar, me përjashtim të një roli mbështetës në filmin “Top Gun” të vitit 1986, Ryan u bë një yll i komedive romantike dhe prototipi i “America’s Sweetheart”. Ajo e çimentoi statusin e saj si “vajza fqinje” me rolin e saj të parë kryesor në filmin “When Harry Met Sally” (1989). Filmi u drejtua nga Rob Reiner sipas një skenari nga Nora Ephron dhe shpesh citohet sot si një nga shembujt më të mirë të zhanrit.

    Filmi tregon qartë ndikimin e Woody Allen dhe filmit të tij fitues të çmimit Oscar “Annie Hall”, dhe Ryan madje vesh rroba që të kujtojnë stilin e Diane Keaton. Harry, i luajtur nga Billy Crystal, është neurotik, ndërsa Sally është shumë më optimiste për jetën dhe dashurinë.

    Në takimin e parë, ata nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Harry argumenton se burrat dhe gratë nuk mund të jenë kurrë vetëm miq, dhe Sally nuk është dakord. Me kalimin e viteve, ata takohen rastësisht, derisa bëhen miq me një tension romantik në rritje.

    Filmi është plot me momente të paharrueshme, që nga bisedat në telefon gjatë shikimit të filmit “Casablanca” e deri te deklarata e Vitit të Ri e Harry-t: “Kur e kupton se do ta kalosh pjesën tjetër të jetës tënde me dikë, do që pjesa tjetër e jetës tënde të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

    – YouTube youtu.be

    Megjithatë, skena më e famshme është në Katz’s Deli. Sally e pyet Harry-n se si mund të jetë i sigurt se gratë me të cilat është nuk po e bëjnë sikur është, dhe ai përgjigjet me besim se thjesht e di. Sally më pas bën sikur po përjeton një orgazëm në mes të restorantit. Ajo bën gjithnjë e më shumë zë, dhe të ftuarit e tjerë e shikojnë. Skena përfundon kur një mysafire i thotë kamerierit: “Do të porosis të njëjtën gjë si ajo”. Kjo fjali u tha nga nëna e Reiner, Estelle.

    Xhirimi përpara figuracionistëve dhe të gjithë ekipit ishte mjaft i pakëndshëm.

    “Ndoshta e kemi provuar pafundësisht herë”, kujtoi Ryan në një intervistë me revistën Interview në vitin 2023. Edhe pse nuk ndihej rehat, e dinte se ishte mundësia e saj e madhe.

    Ajo pranoi se skena është më e pakëndshme sot për fëmijët e saj, përfshirë aktorin Jack Quaid. Ai dikur e telefonoi pas një vizite në Katz’s Deli dhe i tha: “E di, ka një shigjetë në atë restorant që tregon drejt e në tavolinën ku e ke xhiruar atë skenë”. /Telegrafi/

  • Zbulohen prapaskenat: Guimaraes përdori një taktikë të pazakontë për të siguruar kalimin te Arsenali

    Zbulohen prapaskenat: Guimaraes përdori një taktikë të pazakontë për të siguruar kalimin te Arsenali

    Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës, duke zbuluar një mënyrë të veçantë se si kampi i futbollistit brazilian tentoi të ndikonte në të ardhmen e tij te Neëcastle United.

    Mesfushori 29-vjeçar u transferua nga Newcastle te Arsenali për një shumë të raportuar prej 89 milionë eurosh.

    Guimaraes ishte njëri prej futbollistëve kryesorë që u larguan nga “St James’ Park” gjatë verës, në një periudhë kur Newcastle humbi edhe Sandro Tonalin dhe Anthony Gordonin.

    Braziliani pritet të rikthehet në Newcastle këtë mbrëmje, kësaj radhe si kundërshtar me fanellën e Arsenalit.

    Ai ishte transferuar te Newcastle nga Lyoni në janar të vitit 2022, për një shumë që raportohej të arrinte deri në 48 milionë euro. Gjatë qëndrimit në klub, Guimaraes shënoi 31 gola në 195 paraqitje dhe ishte kapiteni që ngriti trofeun e Carabao Cup në vitin 2025, pas fitores ndaj Liverpoolit. Ky ishte trofeu i parë madhor vendor i klubit pas shtatë dekadash.

    Sipas një raportimi të The Daily Telegraph, dëshira e Guimaraesit për t’iu bashkuar Arsenalit ishte e njohur, por mënyra se si u tentua të realizohej transferimi ka qenë shumë më e pazakontë nga sa ishte menduar.

    Në muajin korrik, Newcastle kishte pranuar një dokument me shkrim nga një ndërmjetës, i cili mbante logon e Arsenalit dhe ku pretendohej se klubi londinez ishte i gatshëm të paguante 54 milionë euro për mesfushorin.

    Megjithatë, drejtuesit e Newcastle nuk morën asnjë konfirmim nga Arsenali për këtë ofertë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të verifikuar vërtetësinë e dokumentit. Pas disa javësh pa përgjigje, “Laraskat” vendosën ta refuzonin atë.

    Raportimi zbulon se dokumenti ishte pjesë e një përpjekjeje të kampit të futbollistit për të krijuar presion mediatik ndaj Newcastle, me synimin që klubi të pranonte shitjen e kapitenit të tij. Në të njëjtën kohë, kjo ishte edhe një mënyrë për të qetësuar pakënaqësinë e Guimaraesit, i cili ishte i shqetësuar për mungesën e përparimit në lidhje me të ardhmen e tij.

    Bisedimet reale mes Arsenalit dhe Newcastle nisën drejt fundit të korrikut. Sipas The Daily Telegraph, oferta e klubit londinez përbëhej nga rreth 60 milionë euro, të shoqëruara me bonuse në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve.

    Por Newcastle nuk ishte i gatshëm ta lëshonte kapitenin me këto kushte. Drejtuesit e klubit vendosën një ultimatum: Arsenali duhej të paguante 89 milionë euro pa bonuse shtesë në mënyrë që transferimi të realizohej.

    Në fund, marrëveshja u përmbyll dhe Guimaraes u bë pjesë e Arsenalit, ndërsa prapaskena e dokumentit me logon e klubit londinez ka zbuluar një aspekt të panjohur të negociatave./Telegrafi/

  • Debati për propozim-buxhetin e vitit 2027, refuzohen të gjitha amandamentet e partisë "E Majta"

    Debati për propozim-buxhetin e vitit 2027, refuzohen të gjitha amandamentet e partisë “E Majta”

    Shumica parlamentare e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka refuzuar amendamentet e partisë E Majta për Propozim-buxhetin e vitit 2027.

    Propozimet përfshinin financimin e ekipeve të përbashkëta për trajtimin e dhunës në familje, forcimin e kapaciteteve zjarrfikëse dhe shpëtuese, përmirësimin e kushteve në Armatë, kontrollin GPS të automjeteve zyrtare, si dhe themelimin e Akademisë Diplomatike.

    Nga E Majta bëjnë të ditur se shumica parlamentare ka refuzuar të gjitha këto propozime, përfshirë edhe amendamentet që synonin përmirësimin e shërbimeve diplomatike-konsullore dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën maqedonase dhe komunat.

    Një ndër amendamentet kryesore të kësaj partie parashihte ndarjen e 95 milionë denarëve për krijimin e ekipeve të përbashkëta operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe qendrave për punë sociale.

    Sipas Të Majtës, qëllimi ishte koordinimi i ndërhyrjeve të policisë dhe punonjësve socialë, shkëmbimi i informacioneve dhe sigurimi i mbrojtjes në kohë për viktimat e dhunës në familje.

    Nga E Majta vlerësojnë se refuzimi i amendamenteve dëshmon dallimin ndërmjet zotimeve deklarative të Qeverisë dhe prioriteteve të saj reale buxhetore.

    Partia akuzon shumicën qeveritare se po i injoron propozimet e opozitës, pavarësisht përmbajtjes dhe rëndësisë së tyre për qytetarët.

  • Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

    Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

    Forcat speciale meksikane e kapën në Sinaloa pas një shkëmbimi zjarri. SHBA-ja kërkon ekstradimin e tij për akuza të trafikut të drogës

    Burimi: Dukagjini

  • Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

    Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

    Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në Selanik

    Xhudisti kosovar Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, që po mbahet në Selanik të Greqisë.

    Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi garoi në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku shënoi disa fitore me Ippon ndaj garuesve nga Greqia, Italia dhe vende të tjera.

    Pas humbjes në çerekfinale nga moldavi Vladislav Moga, ai vazhdoi garën në repasazh, ku siguroi fitoren dhe më pas, në luftën për medaljen e bronztë, mposhti serbin Luka Dangubić me Yuko, transmeton Klankosova.tv.

    Në këtë garë, Milot Gashi u udhëhoq nga trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.

    “Urime Milot për suksesin dhe medaljen e bronztë!”, ka shkruar federata e xhudos.

  • Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit

    Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit

    Djali i Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit

    Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë ka marrë vëmendje edhe nga familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një fotografi të Jakup Krasniqit, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin:

    “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”.

    Krasniqi qëndroi për katër ditë në Kosovë, në një vizitë që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.

    Pas përfundimit të vizitës, sot pas orës 12:00 ai është nisur për t’u kthyer në Hagë.

    Burimi: Insajderi

  • Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

    Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Polonisë, pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga tre mjete fluturuese ruse.

    Burimi: Dukagjini

  • Nëntë ndeshje në 29 ditë, Mourinho vendos tri objektiva të mëdha për Real Madridin

    Nëntë ndeshje në 29 ditë, Mourinho vendos tri objektiva të mëdha për Real Madridin

    Jose Mourinho ka hyrë në fazën e tretë të projektit të tij te Real Madridi, me trajnerin portugez që synon të shohë përparim të mëtejshëm të skuadrës para pushimit të dimrit.

    Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Mourinho ka vendosur disa objektiva për periudhën deri në Krishtlindje. Ai dëshiron që skuadra të përmirësojë paraqitjet, të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe, në skenarin ideal, ta mbyllë pjesën e parë të sezonit në krye të La Ligës.

    Që nga marrja e drejtimit të skuadrës në muajin korrik, trajneri portugez e ka ndarë punën e tij në tri faza. E para ishte e përqendruar në njohjen më të mirë të futbollistëve dhe karakteristikave të tyre, ndërsa e dyta kishte për qëllim përmirësimin e gjendjes taktike dhe fizike të ekipit.

    Një prej zhvillimeve më të rëndësishme të kësaj periudhe ka qenë edhe bashkëpunimi mes Arda Gulerit dhe Bernardo Silvës, të cilët janë shndërruar në një prej pikave të forta të skuadrës.

    Tashmë Mourinho përballet me një kalendar tejet të ngjeshur, pasi Real Madridi do të zhvillojë nëntë ndeshje brenda 29 ditësh. Pjesa më e vështirë e këtij orari pritet të jetë një periudhë prej vetëm një jave, gjatë së cilës madrilenët do të luajnë si mysafirë ndaj Real Sociedadit, Athletic Bilbaos dhe Arsenalit.

    Megjithatë, trajneri ka marrë edhe lajme pozitive para kësaj faze. Aurelien Tchouameni dhe Bernardo Silva janë rikuperuar nga problemet e tyre dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Celta Vigos.

    Edhe Eder Militao ka shënuar përparim në aspektin fizik, ndërsa Vinicius Junior rikthehet nga angazhimet me përfaqësuesen në formë të mirë shënimi.

    Mourinho, ndërkohë, ka theksuar se ndërtimi i një skuadre fituese kërkon kohë dhe se nuk beson në ndryshime të menjëhershme apo në momente që e kthejnë gjithçka përnjëherë.

    Portugezi preferon t’i besojë procesit të punës, duke synuar që skuadra të përmirësohet gradualisht dhe të arrijë objektivat e vendosura para përfundimit të vitit./Telegrafi/

  • Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”

    Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”

    Edhe këtë të shtunë po mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur disa qytetarë dhe studentë, në vijim të tubimeve të zhvilluara në ditët e fundit.

    Protestuesit janë vendosur fillimisht në “Rrugën e Durrësit”, ku kanë bllokuar për disa momente qarkullimin e automjeteve. Policia u ka bërë thirrje të lirojnë rrugën dhe i ka zhvendosur në trotuar, por ata janë rikthyer sërish në rrugë, duke bllokuar sërish qarkullimin.

    Ndërkohë, policia ka krijuar një kordon sigurie në të dy anët e “Rrugës së Durrësit”./EuronewsAlbania/