Author: Momenti

  • Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi është mbajtur në shtabin e misionit, në Kampin Film City në Prishtinë, ku është diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, procesin e optimizimit të KFOR-it dhe kontributin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

    Gjatë takimit, Vergori ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj KFOR-it, si dhe për kontributin e Forcave të Armatosura Sllovene në kuadër të misionit.

    Sipas KFOR-it, ky kontribut është i rëndësishëm në përpjekjet për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë në Kosovë, si dhe për të mbështetur stabilitetin në rajonin më të gjerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ndryshon moti në Kosovë, ja temperaturat për sot

    Ndryshon moti në Kosovë, ja temperaturat për sot

    Ndryshon moti në Kosovë, ja temperaturat për sot

    Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të karakterizohet nga shtimi i vranësirave, ndërsa vonë pasdite dhe gjatë orëve të mbrëmjes parashihen reshje lokale shiu.

    Në disa zona, për shkak të mbetjeve të ajrit të ftohtë, reshjet fillimisht mund të paraqiten në formë të fjollave të borës, por më pas pritet të shndërrohen në reshje shiu.

    Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë ditës së enjte.

    Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.

  • Jennifer Barreto kurorëzohet “Miss Universe 2026”, shkruan histori si fituesja e parë nënë

    Jennifer Barreto kurorëzohet “Miss Universe 2026”, shkruan histori si fituesja e parë nënë

    Jennifer Barreto kurorëzohet “Miss Universe 2026”, shkruan histori si fituesja e parë nënë

    Përfaqësuesja e Puerto Rikos, Jennifer Barreto, është kurorëzuar “Miss Universe 2026”, duke shënuar një fitore historike në edicionin e 75-të të konkursit të bukurisë.

    Gara u mbajt të martën në mbrëmje në San Juan, në Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot, ku Barreto përfaqësoi vendin e saj të lindjes para publikut vendas.

    27-vjeçarja, e cila me profesion është psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në histori duke u bërë gruaja e parë nënë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze, Penelope.

    Kurora iu dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar, Fátima Bosch.

    Me këtë triumf, Puerto Riko ka fituar për herë të gjashtë titullin “Miss Universe”. Para Barretos, këtë çmim për vendin e tyre e kishin fituar Marisol Malaret (1970), Deborah Carthy-Deu (1985), Dayanara Torres (1993), Denise Quiñones (2001) dhe Zuleyka Rivera (2006).

    Në pesëshen më të mirë të këtij edicioni u renditën gjithashtu përfaqësueset e Filipineve, Zelandës së Re, Venezuelës dhe Republikës Dominikane.

    Në mesin e 117 konkurrenteve të këtij viti kishte 22 gra me tituj masteri, pesë me doktoraturë dhe dhjetë nëna, duke e bërë këtë edicion një nga garat me përfaqësim të gjerë të grave me profesione dhe përvoja të ndryshme jetësore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bruno Fernandes me deklaratë të papritur: Ronaldo u ndje i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

    Bruno Fernandes me deklaratë të papritur: Ronaldo u ndje i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

    Bruno Fernandes me deklaratë të papritur: Ronaldo u ndje i mosrespektuar nga bashkëlojtarët te Portugalia

    Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo mund të jetë ndjerë i mosrespektuar nga bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Portugalisë.

    Ronaldo njoftoi pensionimin nga përfaqësuesja portugeze në muajin nëntor, duke u larguar si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e vendit dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kombëtaren.

    I pyetur së fundmi për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Fernandes tha se lojtarët e Portugalisë janë përpjekur gjithmonë ta respektojnë në maksimum, duke marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e tij në futbollin portugez.

    “Ndoshta Cristiano e ka ndjerë këtë, nuk e di… Kemi provuar gjithnjë ta respektojmë sa më shumë që është e mundur sepse është referencë e të gjithë gjeneratave”.

    Ai theksoi se, ndonëse nuk mban shiritin e kapitenit, pasi këtë përgjegjësi e ka Bernardo Silva, nga ana e tij dhe e bashkëlojtarëve është bërë gjithçka për ta respektuar Ronaldon.

    “Por, nëse është ndjerë i mosrespektuar, kush jam unë ta them të kundërten? Mund të them se si lojtar i kombëtares, jo kapiten, sepse Bernardo Silva është kapiteni, kemi bërë gjithçka në kombëtare për ta respektuar Ronaldon, njeriun dhe lojtarin”, nënvizoi ai.

    Ndërkohë, pas largimit të Ronaldos, Portugalia u përball edhe me rezultate negative, përfshirë humbjen e thellë në shtëpi ndaj Danimarkës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Disa komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

    Disa komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

    Disa komisione parlamentare mblidhen sot, këto janë çështjet që do të shqyrtohen

    Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raportet e auditimit, buxhetin për vitin 2027, marrëveshjet për kredi në sektorin e shëndetësisë dhe të drejtat e komuniteteve.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 09:00. Në këtë mbledhje do të zhvillojë takim me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ku temë diskutimi do të jenë çështjet lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

    Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili do të shqyrtojë raportet e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për vitin 2025.

    Në këtë mbledhje është e ftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa për shqyrtimin e raporteve të KOSTT-it dhe KEK-ut janë ftuar kryeshefët ekzekutivë dhe kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve.

    Po ashtu, në orën 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky komision do të shqyrtojë Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tij.

    Në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, ku në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë në sektorin e shëndetësisë. Njëra marrëveshje është ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”, ndërsa tjetra ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për projektin e përmirësimit të pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës. Ky komision do të shqyrtojë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.

    Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbajë dy takime. Në mbledhjen e parë, që nis në orën 11:30, do të shqyrtojë gjendjen e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve. Në orën 12:30, i njëjti komision do të zhvillojë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Afro 500 mijë ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, zbulohen të dhënat sekrete të Moskës

    Afro 500 mijë ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, zbulohen të dhënat sekrete të Moskës

    Afro 500 mijë ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, zbulohen të dhënat sekrete të Moskës

    Të paktën 490 mijë e 334 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo shifër del nga një analizë e BBC-së, e bazuar në të dhënat e rrjedhura të agjencisë shtetërore ruse të statistikave, Rosstat.

    Sipas BBC-së, gazetarët kanë siguruar qasje në më shumë se 11 milionë regjistrime të vdekjeve, që përfshijnë periudhën nga viti 2021 deri në shtator të vitit 2026. Të dhënat u zbuluan pas një sulmi kibernetik të kryer nga grupi bjellorus Cyber Partisans BY dhe ai ukrainas Silent Crow.

    Në bashkëpunim me median e pavarur ruse Mediazona, BBC krahasoi këto regjistrime me listën e saj të ushtarëve rusë të vrarë, të dokumentuar përmes burimeve të hapura. Analiza gjeti përputhje në 90 për qind të rasteve.

    Të dhënat tregojnë përmasat e mëdha të humbjeve njerëzore që ka shkaktuar lufta, veçanërisht te të rinjtë. Gjatë vitit 2025, 65 për qind e rusëve të moshës 18 deri në 24 vjeç që humbën jetën u vranë në luftë. E njëjta gjë vlen për 59 për qind të grupmoshës 25 deri në 34 vjeç.

    Humbjet janë veçanërisht të mëdha edhe në disa nga rajonet më të varfra të Rusisë. Sipas analizës, burrat nga Tyva, Buryatia dhe Zabaykalsky Krai kanë 20 deri në 25 herë më shumë gjasa të vriten në luftë sesa banorët e Moskës dhe Shën Petersburgut.

    Një tjetër e dhënë tronditëse lidhet me betejat për disa vendbanime ukrainase. Rreth 20 mijë ushtarë rusë u vranë gjatë luftimeve për kontrollin e vetëm 10 fshatrave, të cilat para luftës kishin gjithsej 12 mijë banorë. Vetëm në betejën për fshatin Andriivka, pranë Bakhmutit, humbën jetën 1 mijë e 122 ushtarë rusë, ndonëse para luftës aty jetonin vetëm 74 persona.

    BBC ka dokumentuar në mënyrë të pavarur 290 mijë e 12 vdekje të ushtarëve rusë, përmes njoftimeve zyrtare, rrjeteve sociale, memorialeve dhe varreve. Megjithatë, ekspertët ushtarakë vlerësojnë se kjo listë mund të përfaqësojë vetëm 45 deri në 55 për qind të humbjeve reale, duke e çuar numrin e mundshëm të ushtarëve rusë të vrarë në 527 mijë deri në 644 mijë.

    Analiza ka identifikuar gjithashtu të paktën 5 mijë e 17 shtetas të huaj të vrarë duke luftuar për Rusinë, përfshirë 1 mijë e 31 uzbekë dhe 720 taxhikë. Ndërkaq, BBC ka identifikuar edhe 2 mijë e 304 ushtarë koreano-veriorë të vrarë gjatë luftimeve në territorin rus, në vitin 2024.

    Rusia nuk ka publikuar shifra zyrtare për humbjet ushtarake që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ndërsa dy vjet më parë agjencia Rosstat ndaloi publikimin e të dhënave për vdekjet nga shkaqe të jashtme.

    Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar në korrik të vitit 2026 se vendi i tij kishte humbur rreth 50 mijë ushtarë. Megjithatë, një listë e pavarur e bazuar në burime të hapura, e publikuar nga platforma UA Losses, vlerëson se numri i ushtarëve ukrainas të vrarë arrin në 115 mijë e 952.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LabBox triumfon në garën evropiane të inovacionit në industrinë e lodrave

    LabBox triumfon në garën evropiane të inovacionit në industrinë e lodrave

    Kosova shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. LabBox me produktin edukativ “Reactor Rescue” ka fituar çmimin e artë (Gold Award Winner) në kategorinë “Life Skills” në kuadër të “Play for Change Awards”, të organizuar nga Toy Industries of Europe.

    Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme për LabBox, pasi “Play for Change Awards” janë ndër çmimet prestigjioze të industrisë së lodrave në Evropë. Organizatorja, Toy Industries of Europe, përfaqëson prodhuesit kryesorë të lodrave në nivel ndërkombëtar.

    Kështu ka bërë të ditur Arta Shehu Zaimi, kryeshefe ekzekutive e LabBox Education.

    Lexoni të plotë postimin e saj:

    Sonte LabBox me produktin Reactor Rescue – është Gold Award Winner në kategorinë Life Skills nga Play for Change Awards e organizuar nga Toy Industries of Europe!

    Play for Change Awards janë ndër çmimet më prestigjioze të industrisë së lodrave në Evropë, të organizuara nga Toy Industries of Europe, organizatë që përfaqëson prodhuesit më të mëdhenj të lodrave në botë.

    Fituesit përzgjidhen nga një juri e pavarur ekspertësh, duke e bërë këtë çmim një vlerësim shumë të rëndësishëm në nivel evropian.

    Jam jashtëzakonisht krenare me punën që e bojmë dhe shumë falënderuese për mundësinë me pru produkte të tilla në jetë.

    Sonte LabBox fitoj vendin e parë, në konkurrencë jo bash të lehtë

    Kosovë e vogël jena, po me zemër plot!. /Telegrafi/

  • Një ‘varrezë’ lavatriçesh dhe frigoriferësh – pamje të jashtëzakonshme nga thellësi prej rreth 1.500 metrash në Gjirin e Meksikës

    Një ‘varrezë’ lavatriçesh dhe frigoriferësh – pamje të jashtëzakonshme nga thellësi prej rreth 1.500 metrash në Gjirin e Meksikës

    Shpeshherë, ky mjedis përshkruhet si kufiri i fundit i Tokës – një hapësirë e gjerë, e errët dhe e egër, që duket sikur nuk është prekur kurrë nga aktiviteti njerëzor.

    Megjithatë, një ekspeditë në thellësitë e Gjirit të Meksikës ka nxjerrë në pah shtrirjen e ndikimit tonë, duke zbuluar një fushë të çuditshme mbeturinash, të përbërë nga lavatriçe, frigoriferë dhe ngrirës horizontalë, rreth 1500 metra nën sipërfaqen e ujit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Në vitin 2017, një ekip studiuesish nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) po e eksploronte zonën, duke menduar se do të gjenin mbetjet e ndonjë anijeje të mbytur.

    Por pamjet e marra nga mjeti i tyre nënujor i telekomanduar (ROV) – të cilat u bënë publike vetëm së fundmi – zbuluan një “varrezë” pajisjesh shtëpiake.

    “Kjo është disi sureale”, u shpreh një anëtar i ekipit.

    “Jemi në një thellësi prej 1,5 kilometrash nën det dhe po lëvizim mes një fushe të mbushur me ngrirës horizontalë, frigoriferë dhe lavatriçe”.

    “Shpesh mendohet se thellësitë e oqeanit janë vende të paprekura, por ky është një kujtesë se, në fakt, nuk është kështu. Ne arrijmë të ushtrojmë ndikim edhe në këtë mjedis dhe ekosistem që duket krejtësisht i huaj për ne”.

    Ndërsa mjeti nënujor (ROV) eksploronte thellësitë, një nga studiuesit dëgjohet të thotë: “Sot është vërtet një ditë eksplorimi, ndërsa e drejtojmë mjetin drejt këtij objektivi të panjohur, të diktuar nga sonari”.

    “Po punojmë bazuar në një imazh të marrë nga sonari i një mjeti tjetër autonom nënujor (AUV). Imazhi tregonte një fushë mbeturinash, si dhe një objekt më të madh, i cili mund të jetë trupi i një anijeje”.

    Megjithatë, kur pamjet u bënë më të qarta, u dalluan radhë të tëra pajisjesh shtëpiake të shpërndara në shtratin e detit.

    Disa prej pajisjeve ishin pjesërisht të mbuluara nga sedimentet, ndërsa të tjera ishin shndërruar në strehë për krijesa të thellësive detare.

    Pasi kuptuan se çfarë kishin përpara, njëri prej tyre bëri shaka: “Dyshoj se pajisja e rrotullimit do të funksionojë ende. Do të doja t’ia ktheja këtë prodhuesit dhe të pyesja për garancinë”.

    Ekspertët besojnë se pajisjet kanë qenë të ngarkuara brenda një kontejneri transporti, i cili ka rënë në det gjatë një stuhie, përpara se të fundosej në shtratin e oqeanit.

    Deri në 90 për qind e mallrave në botë transportohen me kontejnerë detarë, përpara se të shkarkohen dhe të dërgohen në dyqanet ku shiten.

    Sipas Këshillit Botëror të Transportit Detar (World Shipping Council), në vitin 2025 humbën në det pothuajse 1.500 kontejnerë, si pasojë e stuhive, dallgëve të fuqishme dhe aksidenteve. /Telegrafi/

  • Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë

    Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë

    Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë

    Rënia e temperaturave ka sjellë rikthimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, ku vlerat e grimcave të dëmshme në atmosferë kanë arritur nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve.

    Sipas të dhënave të fundit të platformës “IQAir”, Kosova mbrëmë është renditur në vendin e 29-të në botë për nga ndotja e ajrit.

    Ndërkohë, përqendrimi i grimcave të dëmshme PM në Prishtinë ka arritur në 79 njësi, nivel që konsiderohet i pashëndetshëm dhe që mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë.

    Në renditjen globale të qyteteve me ajrin më të ndotur, prin kryeqyteti i Pakistanit, Lahori, ndërsa Tokio e Japonisë renditet ndër qytetet me ajrin më të pastër në botë.

    Ndotja e ajrit nuk është gjithmonë e dukshme, por një ndër shqetësimet kryesore përbëjnë grimcat e imëta të pezulluara në atmosferë, të njohura si PM10 dhe PM2.5.

    Grimcat PM10 kanë diametër deri në 10 mikrometra, ndërsa PM2.5 janë edhe më të vogla dhe për këtë arsye mund të depërtojnë më thellë në organizëm. Derisa PM10 mund të hyjnë në sistemin e frymëmarrjes, PM2.5 arrijnë deri në pjesët më të thella të mushkërive dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin e gjakut.

    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre grimcave lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të sistemit të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.

    Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 nuk duhet të kalojë pesë mikrogramë për metër kub ajër, ndërsa për PM10 kufiri i rekomanduar është 15 mikrogramë për metër kub.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Grabitnin vila për 10 minuta dhe fshiheshin në male, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë

    Grabitnin vila për 10 minuta dhe fshiheshin në male, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë

    Grabitnin vila për 10 minuta dhe fshiheshin në male, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë

    Një grup kriminal i përbërë nga tre shtetas shqiptarë është shkatërruar nga Garda Civile spanjolle, nën dyshimin se ka kryer 17 grabitje në banesa në tri provinca të rajonit të Galicisë, përkatësisht Ourense, Pontevedra dhe A Coruña.

    Sipas gazetës spanjolle La Región, tre të dyshuarit, të identifikuar me inicialet R.D., E.N. dhe F.P., janë arrestuar më 18 nëntor në Vila de Cruces, në provincën e Pontevedrës, ndërsa aktualisht ndodhen në burg.

    Grupi dyshohet se ishte i specializuar në grabitje të shpejta, duke arritur të kryente bastisjen e një banese brenda vetëm 10 minutash. Objektiv i tyre ishin kryesisht shtëpitë dhe vilat, ku paraprakisht siguroheshin se nuk kishte persona brenda. Për të depërtuar në banesa, përdornin mjete të sofistikuara, ndërsa arrinin të identifikonin shpejt sendet me vlerë.

    Hetimi, i koduar “Ziralla”, nisi më 30 tetor, pas regjistrimit të disa grabitjeve në provincën e Ourenses. Gjatë punës hetimore, autoritetet arritën të lidhin grupin me gjashtë raste në zonat A Merca, Allariz, Vilanova dos Infantes, Barbadás, Coles dhe Vilamarín.

    Në total, tre të dyshuarve u atribuohen 17 grabitje në tri provincat e Galicisë.

    Pas kryerjes së vjedhjeve, ata largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe strehoheshin në një tendë të vendosur në një zonë të izoluar malore në Pontevedra, ku kalonin natën për t’iu shmangur zbulimit nga policia.

    Për lëvizjet e tyre përdornin një automjet me fuqi mbi 350 kuaj fuqi, në të cilin kishin vendosur targa të ndryshuara për të vështirësuar identifikimin. Në dy raste, të dyshuarit kishin arritur t’u shpëtonin forcave të rendit, ndërsa gjatë arrestimit automjeti i tyre u përplas me veturat e Gardës Civile, duke shkaktuar dëme në dy prej tyre.

    Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan bizhuteri, mbi 5.000 euro para të gatshme, mjete që dyshohet se përdoreshin për hapjen me forcë të banesave, si dhe pajisje kimike për verifikimin e pastërtisë së arit dhe diamanteve.

    Sipas autoriteteve, të dyshuarit shmangnin çdo kontakt me banorët dhe, nëse vërenin se në banesë ndodhej dikush, largoheshin menjëherë pa e vazhduar grabitjen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali